Konflikti për ilaçet, dështon marshimi i farmacistëve para kryeministrisë

May 14, 2018 15:20

Konflikti për ilaçet, dështon marshimi i farmacistëve para kryeministrisë

Farmacitë e lidhura me Fondin kanë mbyllur dyert përreth dy orë në të gjithë Shqipërinë, si në shenjë proteste për kontratat që duhej të lidhnin.

Farmacistët kishin planifikuar të marshonin drejt kryeministrisë, por një takim i sotëm me drejtues të Fondit u ka ndryshuar planin.

 “Kemi arritur një të mesme të përbashkët të çështjeve që kemi diskutuar. Ka patur dakordësi, mirëkuptim dhe lëshime aty ku ishte e nevojshme, dhe nuk prekeshin ato që ne i konsiderojmë në interes të pacientëve që përfitojnë nga rimbursimi i barnave”, tha drejtori i FSDKSH, Eduart Ahmetaj.

Farmacistët janë njohur me pikat që u zgjidhën në favor të tyre përmes presidentes së Urdhrit të Farmacistëve.

“Në dakordësi të plotë diferencat në minus u hoqën, në dakordësi u la të ngrihet menjëherë një grup pune me kryesimin e drejtorit të Fondit ku në përbërje të tij do të jenë përfaqësues nga rrjeti i hapur, që të gjendet një akt përpilimi për të gjetur formën e rimbursimit të farmacisë për dëmin që i shkaktohet”, tha Diana Toma, kreu i Urdhrit të Farmacistëve.

Pikat e ndryshuara në kontratë priten të marrin miratimin nga këshilli administrativ, në krye të të cilit qëndron ministrja e Shëndetësisë.

s.a/dita

May 14, 2018 15:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*