Konflikti për pronën, një 55-vjeçar vetëdigjet para gjykatës

Redaksia Online November 1, 2013 09:06

Konflikti për pronën, një 55-vjeçar vetëdigjet para gjykatës

Një 55-vjeçar është vetëdjegur sot para Gjykatës së Durrësit, në shenjë proteste për çështjen ende të pazgjidhur të pronave.  Ashim Shemsi, 55 vjeç, i ka vënë flakën vetes pasi ishte lyer me benzinë.

Fatmirësisht, pranë vendit të ngjarjes janë ndodhur disa efektivë policie, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke i shuar flakët dhe më pas e kanë dërguar 55-vjeçarin në spital, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ashim Shemsi, banor i lagjes numër 15 në Durrës ka prej vitesh një proces të hapur për çështje pronësie. Moszgjidhja e këtij të fundit e ka detyruar 55-vjeçarin të marrë vendimin fatal për jetën.

Redaksia Online November 1, 2013 09:06
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*