Kongresi antifashist çam

July 15, 2018 11:42

Kongresi antifashist çam

 

Enver Kushi

Ky është titulli i librit që është botuar ditët e fundit, fryt i punës së palodhur të Hektor Sejkos, që siç shkruan në parathënien e tij Prof. Dr. Pëllumb Xhufi, është: “Bir i një familje të shquar patriotike, që i dha personalitete e gjithashtu viktima të shumta, luftërave të shqiptarëve të Çamërisë, për liri e demokraci”.  Hektor  Sejko, prej dekadash ka kërkuar dokumente në Arkivin e Ministrisë së Brendshme, në Arkivin e Shtetit, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme etj. për të parët e familjes së tij, fatin tragjik të tyre e veçmas atë të babait të tij, Taho Sejko. Materialet, që përfshihen në librin “Kongresi Antifashist Çam”, janë mbledhur dhe përgatitur për botim nga Hektor Sejko. Libri është botuar nën kujdesin e Shoqatës Patriotike “Çamëria” dhe ndihmës financiare të Dritan Sejkos. Koordinator i botimit është Niazi Saliko. Këtij botimi ia rrit vlerat jo vetëm konsulenca shkencore e Prof. Dr. Pëllumb Xhufit, por edhe parathënia e shkruar prej tij.

Libri “Kongresi Antifashist Çam”, vjen për lexuesin shqiptar në kohën dhe momentin e duhur. Ai ka peshën e rëndë të kujtesës historike çame, nga më dramatiket dhe tragjiket e Shqipërisë, peshën e dhimbjes, si dhe atë të krenarisë e veçanërisht atë të amaneteve të brezit të luftëtarëve antifashistë çamë, që në një nga momentet më të rënda të Çamërisë e ringritën atë para ndërkombëtarëve, duke e bërë të prekshme, Çështjen Çame dhe kërkuar rikthimin e çamëve në tokat e të parëve të tyre. Ky libër, na bën të reflektojmë dhe nderojmë me respekt  kujtimin e organizatorëve të këtij kongresi në qytetin e Vlorës, në shtatorin e vitit 1945, delegatët dhe punën e palodhur të Këshillit Antifashist Çam dhe Komitetit Antifashist Çam. Ai, me mesazhet që përcjell, na sjell pas 73 vitesh zëra idealesh dhe idealistësh të kulluar çamë, që bëjnë thirrje për bashkim, për përkushtim për Çështjen Çame, për hapa të menduar mirë, për mënçuri, kulturë, dinjitet e mbi të gjitha, për idealizëm dhe vetëm idealizëm, deri në shenjtëri, për shenjtërinë e kauzës sonë.

Nëse do të lexoni me vëmendje dokumentet e përfshira në këtë libër dhe do të rikthehemi në kohë, pra 73 vite më parë, të lind pyetja: si ka mundësi, që në ato kushte të vështira të pasluftës, në një Shqipëri të rrënuar, me fshatra e qytete të shkatërruara e me mijra viktima, si dhe mijra refugjatëve çamë, që luftonin me jetën, të organizohej ky kongres? Dhe është një organizim i shkëlqyer, duke e menduar çdo gjë deri në detaje, si për vendin, delegatët  që do të merrnin pjesë, të ftuarit, veçmas ata të misioneve të huaja, amerikanë, anglezë, sovjetikë, gazetarët, presidiumi, mbajtja e procesverbalit, përshëndetjet e të ftuarve etj.,etj. Organizatorët janë të kujdesshëm, që delegatët të përfaqësojnë të gjitha qytetet apo kazatë e Çamërisë, për të mos krijuar keqkuptime, apo hatërmbetje. Numrin më të madh të delegatëve e përbëjnë pjesëmarrësit aktivë të Luftës Antifashiste, të formacioneve partizane të këtej dhe andej kufirit. Ka dhe delegatë nacionalistë, anëtarë të Këshillit Krahinor Çam, që u ideua dhe realizua nga vëllezërit Dino, Nuri dhe Masar Dino, siç janë Hizër Ahmeti, Muhamet Mala apo ndonjë tjetër. Delegatët janë të grupmoshave dhe niveleve të ndryshme arsimore, që nga Musa Demi, që vinte në Kongres me kontribute në disa periudha të rëndësishme të historisë sonë, që nga fundi i Rilindjes Kombëtare, Lëvizja për Pavarësi e shkollën shqipe, apo Lufta Antifashiste. Delegatë të tjerë janë të arsimuar në shkollat më të mira të Parisit, Romës, Athinës, Moskës, apo në Shqipëri, si: Taho Sejko, Kasem Demi, Veip Demi, Njazi Demi, Rexhep Çami, Veis Sejko, Tahir Demi etj.

Siç dihet, dokumenti është i ftohtë, me të dhëna për ngjarjen dhe kur e lexon, ndodh rëndom, që të mos kesh emocion. Ndryshe janë dokumentet e përmbledhura në këtë libër, apo  referati kryesor i mbajtur nga Veip Demi, veçanërisht kapitulli “Shënime rreth referateve dhe diskutimeve,  që u zhvilluan në Kongresin e çamëve”. Në të mungon euforia, patetizmi fals. Përfaqësuesit e Komunitetit Çam flasin me përgjegjësi për fatin dhe të ardhmen e Çamërisë. Idealistë në shpirt, larg çdo pragmatizmi, të shkolluar e të kulturuar, në këtë kongres ata japin imazhin e çamëve, siç do të shkruante vite më vonë Ismail Kadare: “…të një popullsie heroike, të talentuar, jashtëzakonisht vitale, të zgjuar, aktive, plot kolorit”. Kjo na bën nder ne pasardhësve të tyre dhe është vlerë e patjetërsueshme e Çamërisë. Kongresistët shpalosin dhimbjen e madhe, japin fakte tronditëse për atë ç’ka ndodhur në Çamëri, shqetësohen për gjendjen e emigrantëve çamë në zona të ndryshme të Shqipërisë, ankohen për strehimin dhe ushqimin e tyre, propozojnë ngritjen e një konvikti për fëmijët jetimë çamë. Të tjerë shprehin mirënjohje për Shqipërinë e varfër e për shqiptarët, për bujarinë e tyre, që hapën portat e zemrave e shtëpive të tyre. Kjo mirënjohje është trashëguar nga brezi në brez tek çamët deri në ditët tona.

Ky libër është dëshmi e Antifazhizmit Çam, pjesëmarrjes aktive të bijve të saj në rezistencën aktive antifashiste, këtej e andej kufirit. Antifashizmi Çam është i një dimensioni të rëndësishëm dhe i bën nder Çamërisë, me pjesëmarrjen në radhët e formacioneve të ELLAS-it në Epir. Në dokumentet e këtij libri, jepen dëshmi për batalionin “Ali Demi”, si pjesë e Regjimentit XV të ushtrisë partizane greke, për betejën e Mallunit, rënien heroike të Muharrem Myrtezait, Ibrahim Hallunit, Huso Vejselit, apo betejat në Pleshavicë, Filat, Smarte, Lopës, Koskë e në shumë vise të Epirit. Shifra prej 500 luftëtarësh çamë në rradhët e Ushtrisë Çlirimtare Greke është kontribut i kësaj popullsie, në luftën e përbashkët kundër murtajës fashiste. Më vjen mirë, që historiani grek, Jorgo Margariti, në librin “Bashkëpatriotë të padëshiruar”, botuar në gjuhën shqipe në vitin 2009, jep të dhëna të plota për rezistencën antifashiste në Çamëri.

Libri “Kongresi Antifashist Çam”, është dëshmi e krimit, genocidit të bandave të Napoleon Zervës, ndaj popullsisë së pafajshme çame. Në referatin kryesor, diskutimet e delegatëve, veçmas dy kapitujt e fundit, japin të dhëna rrënqethëse, makabre e të pashembullta, që të trondisin. Opinioni grek duhet të njihet me to dhe politikanët e sotëm vizionarë e të rinj, që drejtojnë Greqinë mike, në një farë kuptimi të jenë më realistë dhe me këmbë në tokë, për zgjidhjen e një çështje të drejtë e humane. Çamët e grekët duhet të shohin nga e ardhmja dhe ky libër i jep këto mesazhe.

Në këtë libër, janë përjetësuar disa emra intelektualësh çamë e jo çamë, vargu i të cilëve është i gjatë e disa prej tyre i përmenda më lart, si Taho Sejko, Rexhep Çami, Vehip, Njazi e Kasem Demi e mbi të gjitha Musa Demi, Rexhep Çami, apo Veiz Sejko, studiues brilant, autor i një vepre unikale në llojin e vet, siç është ajo për eposin tonë dhe krahasimit me atë sllav. Do përmendja dhe emra të tillë si Qamil Buxheli nga Pandelejmoni, një nga shqiptarët tanë më të mirë, Gjergj Komnino, autor i disa poezive tragjike, për Paramithinë, Sanije Bollati etj., etj. Me të drejtë Prof. Pëllumb Xhufi, në parathënien e këtij libri, shkruan : “Dokumentet e botuara në këtë vëllim flasin për presionin e ushtruar nga Komiteti Antifashist Çam mbi aleatët anglo-amerikanë, mbi organizatën e UNRAS, por edhe mbi vetë Qeverinë e Tiranës… Por akoma më i rëndësishëm rezulton nga dokumentet e botuara në këtë vëllim, aktiviteti intensiv i këtij Komiteti, në prezantimin e mençur dhe mbrësëlënës të Problemit Çam, jo vetëm tek misionet e aleatëve në Tiranë, por edhe drejtpërdrejt në qeveritë dhe parlamentet e tyre…” Ky libër, prandaj është aktual,  bindës dhe mësim për politikën shqiptare, por veçanërisht për faktorin politik çam.

Asnjë traktat, dekret, apo marrëveshje nuk mund të mohojë ose ndalojë emrin Çamëri, apo të na bëjë të harrojmë mitet, eposin, baladat, epikën dhe lirikën tonë, vallet aq të bukura. Askush nuk mund të na ndalojë të harrojmë Çamërinë, si lëndë e si shpirt. Jetojmë në kohën e globalizmit, të një fryme tjetër në marrëdhëniet mes popujve, si dhe të një Ballkani që duhet të çlirohet përgjithmonë nga ankthet e së kaluarës. Libri “Kongresi Antifashist Çam”, me dokumentet që përmban është një dëshmi jo e largët e kontributit të çamëve në Luftën Antifashiste, bashkë me grekët, si dhe i gjenocidit të forcave ultranacionaliste, të ushtruar ndaj popullsisë së pafajshme çame. Ai është edhe një gur themeli për marrëdhëniet e çimentuara mes çamëve dhe grekëve në Luftën e përbashkët Antifashiste.

 

July 15, 2018 11:42
Komento

10 Komente

  1. Paul Tedeschini July 15, 14:20

    Kur para shume vitesh punoja ne Fier e Mallakaster, vendesit me thonjin: “S’ka me te poshter se çamet”.

    Un habitesha sepse çamt un nuk i njihja fare ne ate kohe.

    Ne fakt edhe shoku Enver e kuptoi se çamt ishin bashkepuntor te anglo-amerikanve.

    Reply to this comment
  2. Flatun July 15, 22:11

    Me habit fakti, qe nuk shikoj asnje koment apo shenim nga Krahina e Camerise apo shoqata “Cameria” ne lidhje me librin e z.Hektor Sejko.
    E kam lexuar shkrimin dhe per kuriozitet i jam kthyer perseri, por asnje reagim nga bashkekrahinoret e autorit te librit ”Kongresi Antifashist Cam”.
    Pergezime, i nderuar Hektor! Une jam nje ish kolegu juaj, dhe ndjej gezim per suksesin tuaj ne shkrimin e Librit mbi trimat e Krahines se Camerise ne Luften Antifashiste. Do te mundohem ta gjej librin, per ta lexuar,sapo te kthehem ne Atdhe.
    Ke bere nje pune te madhe, te lodheshme dhe te vlefshme per Hisotrine.
    Shendet, jete te gjate dhe me deshira te realizuara.

    Reply to this comment
  3. demo July 16, 07:20

    Bashkepunimi i Cameve me ushtrine gjermane ka qene eshte dhe do te mbetet kali i Trojes i Politikes Anticame te shtetit dhe popullit Grek.Pse,,nuk e dijne greket kush bashkepunoi me gjermanet?Organizimi i spastrimit ethnik te Camerise filloi nen shembullin turk te spastrimit te Armenise dhe pati kulmin me masakrat e bashkepunetorit te ushtrise gjermane Napoleon Zerva.Nje perpjekje e spastrimit ethnik te Camerise,qe ne 1923 deshtoi pas kercenimit te ministrit te jashtem te Shqiperise Mehdi Frasheri,se do te shpaguhen me te njejten monedhe me grekerit qe ndodhen ne Shqiperi.As tre vjet qeveri kishte Shqiperia,por diti te treagoje.Ne 1944 camet e izoluar nuk mund te mbroheshin pa intervenimin e UNCL,por UNCL ishte krijuar nga serbomalazezet per te ripushtuar Kosoven dhe jo per te mbrojtur Camerine.Masakra e Camerise kaloi ne indiference te plote nga kupola antishqiptare e Partise komuniste dhe qeverise se saj te quajtur demokratike.Per me teper kjo kupole organizoi largimin e misionit Amerikan ne Shqiperi,duke shpallur agjent Mikun me te njohur te shqiptareve,Harri Fullc,duke protestuar perdite para misionit amerikan per pjesemarrje ne San Francisko dhe kalimin e Triestes Jugosllavise.Senati Amerikan kishte shqyrtuar masakren e Camerise dhe kishte marre vendim per kthimin e Cameve ne shtepite e tyre.Kapakun ceshtjes came ja vuri enver hoxha duke organizuar minimin e luftanijeve Angleze qe patrullonin kanalin e Korfuzit.

    Reply to this comment
    • Orteku i Fekenit July 17, 20:14

      Ne thelb ke te drejt per camet po kupolen te pakten quaje anticame Miku u morr me rekrutime dhe paisjen e bandave me fonde dmth mik deri ne nje far pike!

      Reply to this comment
  4. Messerschmitt July 16, 09:27

    Nuk ka pse te kete Problem te Camve por duhet te kete nje Problem te shqiptarve !

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta July 16, 17:50

    .Fakti , qe Camet ” bashkepunuan me nazistet”eshte perdorur nga Greqia , por edhe nga disa “autoritete” shqiptare per qellime sa politike aq edhe ekonomike ! Po , ne Greqi nuk ka pasur bashkepuntore te nazizmit , po ne Shqiperi nuk kishte bashkepuntore te nazifashizmit , por kjo nuk e pengoi as Greqine fitimtareve ne luften e dyte boterore!Edhe Camet si ne Greqi e Shqiperi luftuan kunder nazifashizmit ne perberje te formacioneve luftarake dhas Shqiperine qe te rrjeshtoheshin ne krahun e e sot nderohen me te drejte heronjte dhe deshmoret Cam te rene ne lufte . Faktet duhen permendur : shkruar e pasqyruar ashtu sic kane ndodhur !

    Reply to this comment
  6. Dhimia e Madhe POPULL. July 17, 01:25

    Enderren pa realizuar:Shqiperi-Kosove-Cameri NJI!

    Faleminderit i nderuar Enver Kushi per kete njohie ineresante te ketij aktivitete Cam,thuajse te panohur. Nje jete me ta ne Tirane ruajme kujtimet me te mira.(natyrisht cdo kale e kuq e ka nga nje huq,po eshte KALE), te tile jane dhe CAMET,vellezerit tane. Miresine dhe Dashurine e NENAVE Came kujtoj..te atyre mbiemrave ju permendur, nje jete me ta dhe sot 80 vite kaluar. Niese atyre qe si kemi midis nesh..
    Qaf-Boten se harroj,manifestimin e pare bere..!
    Dhimbia e madhe POPULL.

    Reply to this comment
  7. Dashamir Patrioti July 17, 14:28

    Nuk ka mbetur asgje pa u thene, lidhur me te vertetat dhe genjeshtrat e adresuara ndaj shqiptareve te Camerise. Edhe kongreset antifashiste Came jane shkruar dhe botuar ne shtypin e shkruar dhe ne media. Te gjitha dihen dhe njihen. Sot kerkohet me urgence rruga qe do te conte ne zgjidhet e “Ceshtjes Came”, kur pala greku eshte kokeforte dhe e palekundur qe nuk e njeh ate problem. Por jo vetem kaq, sipasi shtypit, rezulton se pavaresisht nga deklarimet qe kjo Ceshtje nuk po negociohet, sic deklaron pala greku, ketà tonet pranojne qe tu shuhet emeri dhe mbiemri pleqeve e plakave came. Prandaj zoterinj hektore, envere apo pullumbe na thoni si tja mbushim mendjen negociatoreve te pales tone, qe te mos bien poshte dhe tu puthin bythen pales greke. Historia eshte shkruar dhe njihet. Nashtina duhet te na thoni si te ndalet revanshi antishqiptar grek , qe po “thurret” me shpejtesi ne tokat jugore te vendit tone me kryqet ne varreza te ushtareve greke, te cilet po lumturohen se po kujtojne kockat e grekeve te vrare qe per heleizmin kane vaditur me gjak token helene. Sikunder u festua dhe u deklarun pardje ne Bularat nga personalitetet e larta shteterore greke.
    Sot kerkohet te zgjidhet imediatja, se te ulesh dhe te thuash apo me mire te perserisesh te deklaruarat, nuk ka veshtiresi.
    Lerini fjalet- spese aq sa i njoh keto probleme nga miqte dhe shoket e mi, kerkohet te veprohet me guxim, zgjuarsi, dhimshuri dhe me diplomaci tre here me te l’arte se ajo e grekeve.
    Nje dashamires

    Reply to this comment
  8. Sali Bollai-Shqiptar ÇAM PARAMITHIOT August 7, 11:00

    INTERNACIONALIZMI ENVERIAN ANTISHQIPTARIZEM

    Komunizmi e veçanërisht, ai komunizëm që vazhdoi për afro 50 vjetë ((dhe fatëkeqësisht ende nuk është dënuar) në mini Shqipërinë e 1912, e mohoi plotësisht veprën e madhe të Rilindasve -KRENARINË KOMBËTARE.
    Që nga sajimi I asaj të quajtur parti Komuniste e vazhdim enveristat, I mohuan Shqiptaret e Kosovës, Çamërisë, Dibrës dhe Malësive të Ded Gjo Lulit në Mal të Zi.
    Amanetin e At Gjergj Fishtës :

    Po, por neser, me ndihme t’Zotit,
    Do ta bajme prap Shqipni t’lire
    Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,
    Prej Tivari ne Manastir,
    Edhe flamuri Shqipnise
    Si flake mnijet e PerendiseDo t’valvitet ne Kaçanik
    e zhdukën bashkë me varrin e tijë. Dhe në vend të atdhetarëve shqiptarë u “vëllazëruan” me serbët e grekët dhe më vonë me rusët e kinezët.
    Urdhër rekomandimet e serbëve në fillim dhe ato të rusëve në vazhdim u zbatuan kundër atdhetarëve kosovarë dhe çamë, duke I lënë përsëri këto krahina mijëra vjeçare shqiptare nën pushtimin e serbëve dhe grekëve.

    Kohët e fundit, me sponzorizim të z. Sh.Idrizit, doli në qarkullim një libër në anglisht MASSACRES IN CHAMERIA. Aty krahas dëshmive rrënqethëse të mbijetuarëvet nga masakrat e shovinistave grekë ndaj shqiptarëve të Çamëris më 1944-1945;Drejtori I Arkivave të Ministrisë Brendëshme z.K.Dervishi, na paraqet edhe disa nga dokumentat e ish udhëheqjes komuniste.
    Më tërhoqi vemendjen në mënyrë të veçantë Protokolli I një mbledhjeje të Byrosë Politike të Partisë Punës në Mars 1949. Isha 12 vjeç dhe mbaj mend kur thirën Dajën tim bashkë me shumë burra çamë në mbledhje te kinema Nacional siç quhej para se t’ja ndronin emrin në 17Nëndori .Bashkë me disa fëmijë qëndruam përjashta; dëgjonim zhurmë dhe JO, JO me grekun, Rroftë Flamuri Ynë.
    Sot telefonova me një mikun tim në Filadelfia. Kur fillova ta pyes për atë ngjarje,ai nisi të tregoi se çfare ndodhi në Vlorë. E. ishte 18 vjeç, pra ishte brenda në sallën e mbledhjes. Dhe vazhdon: aty në krye del një çam M.Demi bashkë me një oficer grek I veshur civil. Sa fillon të flasi çami komunist për thirjen, dëgjohet një e bërtitur nga salla, ishte Isa Gera: Ore ku doni të na shpini te oficeri grek që mban në krah??! Dhe I flet në emër atij grekut të deleguar, Ore Kristo, si e paske harruar aqë shpejt, a nuk jeshe ti që pushkatove djemtë tanë atje në fshat??!.

    Mbledhje të tilla u realizuan si në Tiranë, Vlorë, Berat, Lushnjë, Durres, Sarandë, por kudo ndjehej që asnjë çam nuk pranonte të shkonte e të luftonte per Greqinë që I kisht vrare, masakruar e dëbuar nga vatrat e tyre. Një pjesë më e vendosur, pranoi të shkojë në Çamëri vetëm me FLAMURIN Tonë KUQ e ZI
    Kështu të gjitha përpjekjet e komunistave interncionalistë dështuan. Jo vetëm me të moshuarit, aqë më pakë neve fëmijët, nuk mund të harronim tmerret që kishim përjetuar nga grekët atje në Çamërinë tonë para 4-5 vjetësh!
    Asnjë Çam, nuk pranoi të luftoi me të vetëquajturit komunista grekë nën flamurin grek.Të gjithë ishin gati të shkonin vetëm me Flamurin Kuq e Zi e të luftonin për çlirimin e Çamërisë Shqiptare

    Dhe internacionalistat enverian i “shpërblyen” burrat çamë me të njëjtën monedhë siç vepruan grekët më 1940, para se të plaste lufta italo-greke, ata I internuan të gjithë burrat çam që nga mosha 13 vjeç në ishujt e Egjeut dhe ne Peloponez ; kurse komunistat “shqiptarë internacionalista: 800 burra çamë I internuan në ndërtimin e rrugës Gramsh Lozhan që nga Maji e deri më Dhjetor 1949.
    Justifikimi “ligjor” internacionalist enverian ishte se nuk pranuan të luftojnë krah atyre që I masakruan para 5 vjetesh??!
    Pa u zgjatur, por nuk më rrihet pa përmendur, se ata grekë qe luftuan kundër njeri tjetrit gjate luftës civile 1945-1949, mbasi u riedukuan në ish vendet e demokracisë popullore e Rusi,u kthyen në Greqi, gëzojnë të gjitha të drejtat, përfitojnë edhe pensione me paret e Europës duke mbajtur me krenari Statujën e Leninit në mes të Athinës
    Ata nuk quhen bashkëpuntorë të luftës kundër njeri tjetrit,por vëllezër grekë; ndërsa ne Çamët Shqiptarë, që nuk pranuam të bashkëpunonim me komunistat quhemi “bashkëpuntorë të fashizmit” dhe jo vetem na mohohen të drejtat elementare, por nuk na lejohet as të shkojmë për të vizituar vendet ku janë vrarë njerëzit tanë(se varret e tyre I kanë zhdukur?!)
    Pra fatëkeqesia e jone vazhdon, se edhe fëmijtë e nipërit e atyre që bënin thirje internacionaliste më 1949, janë deputetë dhe jo vetëm nuk e ngrejnë zërin,por firmosin për ti falur edhe detin Greqisë së poçaqisur të mbajtur si mike strategjike e udhërefyese për në BE?!

    Bashkangjtur edhe Proces Verbali I Byros Politike
    Nga libri “MASSACRES IN CHAMERIA”
    Pregatitur nga Kastriot Dervishi, Drejtor I Arkivave te Ministrise Brendshme.

    Proçes verbal I mbledhjes së Byrosë Politike të Partisë së Punës Shqipërisë
    më 25 mars 1949.

    Liri Belishova:
    Në bazë të vendimeve të Byrosë Politike, disa shokë janë dërguar poshtë në Jug, për të rekrutuar elementa nga refugjatët Çamë, që duhet të shkojnë e ti bashkohen Ushtrisë Demokratike Greke. Kjo direktivë u është thënë qartë dhe prerë gjatë takimit me antarët e partisë, pa u diskutuar me të tjerët. Por ata kanë demaskuar antarët e partisë dhe e gjithë popullata është në dijeni për këtë. Kjo është edhe arësyeja që janë vetëm 30 njerës që duan të shkojnë, kështu që antarët e partisë nuk kanë asnjë lloj entuziasmi për këtë çështje.Partia e Punës nuk mirëpritet ashtu siç mendohej, kundërshtarët e kanë bërë punën e tyre duke pregatitur edhe terrenin përkatës për këtë veprim. Refugjatët grekë në 2-3 raste janë dërguar forcërisht atje. Në përgjithësi Çamët nuk duan të shkojnë në Greqi. Arësyeja është se ata nuk u besojnë grekëve, ata duan të jetojnë në Shqipëri, ose tu lejohet të shkojnë në Turqi, por nuk duan në Çamëri( kur më 1945 u kthyen një pjesë e tyre atje, u masakruan dhe u vranë përsëri nga forcat greke-SB) Ne duhet të shikojmë me kujdes masat që duhet të marrim për këtë çështje .Përsa u takon antarëve të partisë që kanë paraqitur tendencat se situata është e vështirë, ne këtu duhet të vendosim për problemin tjetër. Janë dy propozime nga ana e shokëve çamë, të organizojmë mobilizim të detyrueshëm dhe të marrim masa ndaj elementëve kundërshtarë.Ata gjithashtu thonë që në mbledhjen me çamët antarë partie, duhet të marri pjesë një delegat I Komitetit Qendror, por unë jam kundër kësaj ideje që partia e jonë ti bashkangjitet kësaj çështje.

    Bedri Spahiu:
    Ne kemi punuar shumë me ata për të pasur të drejtën e mobilizimit. Këtu ata konsiderohen shtetas grekë. Greqia ka nevojë për bashkëluftëtar. Do ishte më mirë sikur të bëhej nëpërmjet agjitacionit, por kjo metodë nuk mund ti shpjerë ata në Greqi. Bile as nga ana ndërkombëtare nuk meret parasysh. E rëndësishme është që të mos zbulohet se jemi ne, prandaj duhet bërë brenda natës. Ne mund të pyesim edhe sovjetikët për këtë,

    Mehmet Shehu:
    Petrit Shahini nga Elbasani thotë se për rastin e mobilizimit të çamëve, elementat kundërshtarë filluan ta përgojojnë Partinë Komuniste Greke. Ne rast se do I lejojmë çamët të vazhdojnë të flasin në këtë mënyrë, partia do të diskreditohet nga kundërshtarët.
    Me këtë rast ne zbuluam se masat çame nuk janë nën kontrollin tonë. Pra në rast se dërgojmë njerës nga partia e jonë tek ata, do të shohim shenja proteste kundër qeverisë sonë. Këtu e vlen të kuptohet se partia e jonë qëndron shumë larg këtyre organizimeve. E rëndësishme është të veprojmë menjiherë ndaj këtyre armiqëve reaksionarë( të gjithë antarët e tjerë bien dakord me propozimet e shokut Mehmet). Pastaj ne duhet ti mbikëqyrim këta elementa, antarë partie, që I kanë trajtuar në këtë mënyrë të deleguarit tanë. Ata duhen përjashtuar nga partia dhe të dërgohen në kampe(shokët e tjerë bien dakord gjithashtu me këtë propozim). Përsa I takon elementave të tjerë, në rast meren me forcë do jetë e vështirë nga pikëpamja ndërkombëtare gjë që është I vetmi risk, pra duhet bërë brenda natës.
    Pra duhet kryer brenda një nate, pa marre vesh askush se çfarë po bëhet. Përndryshe ata do të largohen-arratisen. Tashti për tashti nuk do të përdorim forcën ndaj tyre sepse ata janë shtetas të huaj. Ne duhet të këshillojmë komitetet e partisë në rrethe që ta lejnë në gjumë këtë problem, dhe brenda një nate ti grumbullojmë ata e ti dërgojmë në kufi.

    Tuk Jakova:
    Në këtë rast të gjthë njerëzit kundërshtarë do të fshihen.Ata njerës kanë vuajtur mijëra poshtërsira nga monarkofashistat dhe ata nuk duan të shkojnë e të luftojnë për vendin e tyre.

    Mehmet Shehu:
    Ne kemi për tu thënë atyre që të mos I vendosin në të njetën njësi.

    Tuk Jakova:
    Ne nuk mund ti dërgojmë ata, shokë, është më mirë të marrim masat që propzoi shoku Mehmet.

    Mehmet Shehu:
    le t’ja paraqesim problemin sovjetikeve, nga pikëpamja ndërkombëtare. Ne u kemi dhënë familjeve të tyre tokë. Kështu që ata mund të punojnë atje.

    Hysni Kapo:
    Ne duhet të veprojme simbas atyre që tha shoku Mehmet.

    Beqir Balluku:
    Ata duhen arestuar dhe të dërgohen të punojnë në Lozhan e në Kënetën e Maliqit si vende me te pershtatshem.

    ((AQSH, F. 14/AP, V.1949, D.16, page 14)
    P.S. Pjesë nga porosia e Komisarit Politik E.Hoxhes, dhënë Komandantit të Shtabit të Ushtrisë Soiro Moisiut më 12 Mars 1944:…”Bëni grekët të kuptojnë se Çamëria është rrezik për Greqinë. Shtabi I Përgjithshëm porositi komanden e Zonës Vlorë-Gjirokastër, të prishë urën në rrugen Sarandë-Vlorë; kundër porosise së Shtabt Aleat në Kajro, dhe se Çameria paraqet rrezik si për shqiptarët dhe grekët”

    Në ato kohëra mbi 500 trima Çamë të Batalionit Çameria luftonin në rradhët e Ushtrisë se Komunstave grekë kundër forcave germane. Pra se çfare rreziku perfaqesonte Çamëria Shqiptare vetëm E.Hoxha e “kuptonte“??!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*