KONGRESI / Edi gajas grarinë e PS: Njërën Bashë e mora grua, tjetrën e çova në PD

February 28, 2020 23:00

KONGRESI / Edi gajas grarinë e PS: Njërën Bashë e mora grua, tjetrën e çova në PD

TIRANË – Kryeqyteti shqiptar dje ishte në festë. Kongresi i Partisë Socialiste i nisi punimet me plenumin e Bashkimit të Gruas, në një atmosferë të bukur nursëze, ku gratë në sallë rrudhnin buzët dhe shfrynin uf e buf në shenjë solidariteti, sa herë që një tjetër grua dilte dhe foltore dhe mbante një fjalim inkurajueso-emocionues mbi fuqinë e gruas në shoqërinë tonë moderne.

Por ajri në sallë ndryshoi kur fjalën e mori drejtoresha e Institutit të Studimeve Socialiste, Linda Basha-Rama. Ajo rrëfeu sesi pasi kishte vënë ca lekë mënjanë, vendosi të blejë një këpucë shumë të madhe, numër 76.

“E kështu moj grani… do thoni ju, pse e bleva unë këtë palluqe? Që t’ja fus Edit këmbët në një këpucë!”, deklaroi Linda, duke korrur duartrokitje të stuhishme nga salla, të cilat nisën sapo ekranet e mëdha treguan se edhe vetë Edi po qeshte me shakatë e kripura të Duçeshës.

“Dhe që thoni ju, i thashë Edit: Shumë mirë bëre që ndërtove stadiumin ‘Shqipëria në ajër’, po pse vetëm një? Të kishe bërë tre katër, që të luajn’ kalamanët!”

Dhe Linda shtoi: “Se që ta dini edhe ju, kalamanët janë e ardhmja!”

Pas kësaj fraze historike, nisën të buzëqeshin edhe gratë më të serta të partisë, si Luleshtrydhja e Manastirit, Mamica Pilospari etj etj. Po kishte edhe më.

Kreshendon e vet, fjala e Lindës e arriti kur hyri në lojë Zaharia. Për kuriozitetin e madh të delegateve socialiste, si dhe grave socialiste e progresiste në gjithë vendin dhe mbarë shqiptarisë, ajo rrëfeu shumë episode interesante nga bëmat e Zaharisë në vite, me edukatorët e çerdheve, kopshteve dhe pastrueseve të shtëpisë.

“Më vjen një ditë në Surrel edukatorja e Zaharisë. Nga emocionet, ishte nisur me këmbë që nga Tirana e shkreta. ‘E di ç’më tha yt bir në kopsht miii! Sa i squt është miii! Sa hazërxhevap është miii! Zot i madh, po normal, ka kujt t’i ngjajë’. Kështu më tha,” dhe Linda Basha-Rama rreshtoi për një gjysmë ore, shumë histori të lezeçme me Zaharinë.

Tashmë atmosfera ishte ngrohur përfundimisht. Gratë i buzëqeshnin gjithë mirësi njëra-tjetrës, burrat e paktë po nxirrnin me lezet faqoret nga xhepi i brendshëm i xhaketës dhe ngushëllonin shoshoqin, “Ja edhe pak, do flasë dhe Edi dhe mbaron”.

Në fakt Linda anonçoi pikërisht atë.

“Dhe tani ftoj të marrë fjalën tim shoq, që dikush këtu edhe e ka quajtur Skënderbeu i Dytë i Shqipërisë,” dhe i hodhi një vështrim vrasës Pilosparit, që iu tha gurmazi nga llahtari, “hajde mor burrë, thuaj dhe ti dy llafe”.

Edi i ngjiti shkallët ngadalë, duke shijuar suspansin dhe vështrimet e mijra socialisteve dhe progresisteve.

“Hmmmm,” qëroi gurmazi ai, duke iu drejtuar së shoqes, “rrofsh moj grua. Edhe njëherë që të mora në punë, se kishe merak çfarë bëja gjithë ditën, më bëre rezil më bëre. Po gjene mirë, se mund të kishte shkuar edhe më keq,” dhe iu drejtua sallës:

“Që thoni ju moj gra, unë shumë vite më parë pata dy njohje të rëndësishme në jetën time. Nga njëra anë u njoha me Linda Bashën, nga ana tjetër me Lulzim Bashën. Njohjet vijonin paralelisht. Kishim debate, pika të përbashkëta, sherre e pajtime, ngrirje e shkrirje, kthime e rikthime….”

Në sallë mbizotëroi heshtja më kurioze që ka parë historia e sallave kongresiste. Edi vijoi:

“Se si ka vazhduar historia, tashmë e dinë të gjithë. Linda Basha u martua me mua dhe u bë Linda Rama, ndërsa Luli ka mbetur Basha sot e kësaj dite. Mirë t’i bëhet, si thoni ju?”

Salla shpërtheu në ovacione e duartrokitje, sepse sapo kishte bërë gol Partizani…

***

Shënim / Gojët e Liga është një rubrikë satirike që e pa ndeshjen deri në fund, dhe e di shumë mirë se fitoi Tirana 5-1   

February 28, 2020 23:00
Komento

9 Komente

  1. Xxx February 29, 00:33

    Je nje njeri qe nuk ke respekt per grate.
    Je i pandjeshem por i zgjuar.
    Une do preferoja me mire nje politilan te ndjeshem se sa nje te zgjuar.
    Por,
    Natyrisht me mire nje politikan i pandjeshem se sa budallenjte verdalle qe presin radhen te te zene karigen.

    Reply to this comment
  2. Ruspija me dy R. (ose th New Rruspije) February 29, 00:42

    Degjova qe kishin qeshur e gajasur!,
    Kush kish qeshur i parafundit shtrohet çeshtja ?

    Reply to this comment
  3. Lasgushi February 29, 07:41

    Po mire mo,pse PS eshte parti vetem e ketyre bythemedhave,te puspillosura dhe mbushurave me botoks apo parti edhe e pensionisteve qe mbyllin 24 ore me gjysem pule e 1 kg oriz per familje ne dite?Apo e atyre fermereve me duart me kallo qe po u kalben prodhime.E naftetareve te Ballshit dhe Pocemit.
    Po kush te jape pergjigje,per kete pyetje Edi i coli kujdeset vetem per te ajrosur e ventiluar allatet e tij,duke ndruar modelet e potureve dhe tumaneve..Po Gramozi me Erjon Bracen me se meren?

    Reply to this comment
  4. Hosteni February 29, 08:48

    Tragjikomedi !!!

    Reply to this comment
  5. met bathorja February 29, 09:53

    ti ke luajtur mendsh o shoku Rama,mjere PS dhe Shqiperia kush i ka rene per hise….

    Reply to this comment
  6. Biometri February 29, 11:34

    Hahahaaaa 🙂
    Ke harru me.thanë që.me gruan e njohu Henri, ky i arrestumi djeshem.
    I bie qe po zhduk deshmitaret 🙂 🙂

    Reply to this comment
    • Atdheu February 29, 12:23

      Henri e mori per ti bere ivcik CV si zysh Lindes se kish vetem CV si drejtoreshe e privatizimeve e Berishes qe i solli beeqet.Kete bereqet e ndau me Qabirin e yllit dhe dukej e varfer e gjora.Keshtu ja futi ne nje kepuce Rames te Naimi ca ore ku nuk u pa kurre qe te merrte titullin zysh e tja bente Mimit me sy.sdo femer me te zonjen se veten.Kete thote dhe i gjati.Me meson gruja ekonomi.Mjera ne moj motra me mire Linda se i gjati. Se ce do kopjen kur ke origjinalin?

      Reply to this comment
  7. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi February 29, 13:18

    Graria e PS u shqye se qeshuri me shakate e kripura te Duces se PS!
    Duces se PS e vetmja gje qe i ka mbetur eshte humori i shtirur, e perse mund te flase tjeter valle, per ekonomine?

    Reply to this comment
  8. jari March 6, 13:29

    Kete Bashen qe ke mare per grua do ta shohim mbasi te hyshe ne burg , se sa do te jete e jotja
    Qesh ai qe qesh i fundit

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim