Kongresi i PS, Blushi mund të kandidojë përballë Ramës për kryetar

Muhamet Veliu January 26, 2016 19:43

Kongresi i PS, Blushi mund të kandidojë përballë Ramës për kryetar

Deputeti Ben Blushi deklaroi se, do të paraqitet me një platformë të tijën politike në Kongresin e Partisë Socialiste, që do të mbahet më 19 mars, duke lënë të hapur kështu kandidimin për kryetar përballë Edi Ramës.

Duke folur në një prononcim ekskluziv për Top Channel, Blushi thekson se, megjithatë e rëndësishme është që në parti të ketë një proces zgjedhor demokratik. Me deputetin Blushi ka biseduar gazetari Muhamed Veliu.

A do të garoni për postin e kryetarit të partisë, përballë Edi Ramës?

Nuk është kjo çështja. Çështja është nëse ka, apo jo, zgjedhje. Duhet të pyesni Edi Ramën dhe duhet ta japë këtë përgjigje besoj. Pse i pengon zgjedhjet për kryetarin e partisë? Kjo është dilema e madhe e këtij Kongresi. Pra, a do të ketë, apo jo, zgjedhje për kryetarin e partisë? Sigurisht që duhet të ketë, sepse mandat 7-vjeçar nuk ka kryetar partie që të ketë. Është e pamundur, e padrejtë, e papërligjur, jashtë çdo tradite tonën dhe europiane, që një kryetar partie të ketë një mandat të përhershëm. Nëse shkohet për këtë në Kongres, unë nuk mund ta pranoj. Në ditën që do të ketë zgjedhje, do të them nëse do të kandidoj apo jo.

Nëse do të ketë garë, ju jeni i gatshëm për të kandiduar?

Besoj se ka arsye, që të ketë më shumë se një kandidat në këtë Kongres. Jo vetëm për t’i dhënë kuptim garës, por sepse Partia Socialiste ka nevojë për një platformë alternative, sesi të qeveriset më mirë; çfarë qëndrimi duhet të mbajë partia; koalicioni që ka, apo që duhet të ndërtojë, si dhe shumë çështje të tjera që janë në diskutim, të cilave Partia Socialiste pa kolegjialitet nuk po u jep përgjigjet e duhura.

A do të jeni ju njëri prej atyre në garë?

Ditën që do të ketë zgjedhje, do ta them me patjetër. Duhet të vendosim që të kemi zgjedhje njëherë. S’mund të ketë parti pa zgjedhje. Ditën që do të ketë zgjedhje, do të vendos se çfarë do të bëj. Por, pse nuk e pyesni Edi Ramën se, përse i pengon zgjedhjet në parti? Kush është arsyeja që i pengon?

Ka disa aludime, që po përgatiteni për ngritjen e një partie të re. Sa e vërtetë është kjo?

Unë jam në një parti, jam pjesë e një partie politike që nga viti ’97, shpresoj që ajo të bëhet më e mirë dhe po përpiqem që ajo të përmirësohet, sepse besoj që ka mundësi të përmirësohet. Kam një pyetje për të gjithë: A mund të ketë një vend demokratik, nëse partitë e veta nuk janë demokratike? A mund të jetë Anglia, për shembull, apo vendet e Europës në përgjithësi, vende demokratike, nëse partitë e tyre nuk bëjnë zgjedhje, janë monokratike, nuk përfaqësohen të gjithë ata që mendojnë ndryshe, nuk ka zgjedhje, s’ka kolegjialitet? Imagjinoni për shembull në Britaninë e Madhe, sikur laburistët të mos kishin zgjedhje dhe t’i jepnin kryetarit mandat të përhershëm? Kjo është ajo fatkeqësi, që po ndodh sot në Shqipëri. Prandaj të gjithë problemet që kemi sot, kriminalizimin, financimet e dyshimta, mungesën e kolegjialitetit, vendime jashtë statutit e që bien ndesh me programin… Sidomos në rastin tonë kjo po theksohet, nuk po qeveriset si një parti e majtë. Këto pra, gjithmonë e më shumë bëhen prè apo vendime të një njeriu. Unë jam kundër kësaj praktike dhe po shkojmë në Kongres për ta refuzuar këtë vullnet.

A do të keni një platformë tuajën në Kongres?

Sigurisht që po. Është e sigurtë që do të kem, ose do të mbështes një platformë.

Muhamet Veliu January 26, 2016 19:43
Komento

12 Komente

  1. Mina Qirici January 26, 19:57

    E meriton Ben Blushi. Eshte vlere e padiskutueshme e PS.

    Reply to this comment
  2. katarakti January 26, 19:59

    Une mendoj se Edi Rama e perfundoi misionin e tij. Tani duhet t’ia leje vendin dikujt tjeter. Qe eshte socialist dhe jo rilindas. Pra qe eshte i majte. Por nuk e di se kush mund te jete ky! Blushi ka brume, por me duket se eshte ekspozuar pak shume si jugor dhe ortodoks. Duhet dikush qe te perfaqesoje Shqiperine nga Konispoli ne Vermosh dhe te mos kete shume tendenca fetare.

    Reply to this comment
  3. E po kjo pune! January 26, 20:11

    O Ben, nuk ke stof per lider ti se jeni minj kafenesh ju, jo se Rama eshte ndonje shenjtor por ka pak seder si artist rebel qe ka qene dhe do te lere nje gjurme dhe perkushtohet disi. Ti mor zoteri ke nje jete ne parlament, ke thene shume gjera te mira por jeni te mire vetem per dekor sepse kjo puna e liderit do sakrifice dhe ka ndodhur edhe me pare qe lideri u dha pas xhinit dhe kazinove dhe e delegoi partine, prandaj xhanem erdhi dhe qoftelargu prape ne pushtet me 2005. Ju doni te beni te gjithe kokoshin, mjere mileti me ju. Dil dhe bej ca takime me elektoratin, zhytu pak ne balte me cizme, bej ca gjera qofte dhe per kamera se nga mjediset e hoteleve dhe bareve apo ne studion tende te shkrimtarit nuk preket me dore realiteti dhe mbijetesa e shqiptarit.

    Reply to this comment
  4. N.VJOSA January 26, 20:39

    Po qe per Blush Karieristin, eshte me mire Rama se Blushi!
    Blushi eshte nje denglaxhi qe mund ta çoje vendin keq e me keq.
    Nje ekonomist i mire dhe politikan i matur do te ish shume me i sukseshem per PS-ne dhe per qeverisjen.
    Erion Veliaj,edhe pse i ri, duket shume me organizator i mire dhe korrekt., me kembe ne tokë…
    Por gjithsesi hamendjet tona ,jane thjesht hamendje dhe Kryetari i PS-se eshte problem i vet Socialdemokratve shqiptare…!

    Reply to this comment
  5. demo January 26, 21:27

    Ben Blushi nuk eshte i ftuar ne partine socialiste,;eshte kahere pjese e partise socialiste,;eshte partia socialiste.Ben Blushi nuk ka qene “pertej te majtes dhe te djathtes”;nuk ka qene “rilindas”;nuk ka qene aventurier i ftuar per experimente me koncession ne partine socialiste.Kjo parti me ne fund me Blushin ka shansin e vetem te kthehet ne identitet,pas deshtimit te qeverisjes rilindase.Le t`i thone Rames nje faleminderit per fasadat e ministrive,se nuk na kishte vajtur mendja,Shqiperine me koncession,dime ta japim edhe vete!

    Reply to this comment
  6. gazetari January 26, 21:35

    Sa bole eshte ky Muhamed Veliu mer jahu. Shiko cthote: “Duke folur në një prononcim ekskluziv për Top Channel”. Edhe prononcim per Top Channel edhe “ekskluziv” . Do ta theksoj ekskluzivin bolja a thua ka marre Obamen ne interviste.

    Reply to this comment
  7. SH.KOLONJA January 26, 22:29

    NE 25 VJET PA BAGETI,FLASIM KUSH DO JETE ÇOBANI!
    Kush shpreson se kongresi i PS do kete objekt krye.Arin o eshte salisjan o idjot 0 socialSSalist!
    Kush shpreson qe djali i Kiços mund te jete kandidat per kryetar partije te ‘majte’ ngaterron te ‘majten’ me doren e b…se Beni si shumica e deputeteve te emeruar 25 vjet jane po aqe pergjegjes per shkaterrimin e shtetit dhe pasurise kombetare e nuk dine çeshte puna e skane asnje dite haber òeshte puna ekonomija zhvillimi i nje vendi e aqe me teper kufijte e Shqiperise i ngaterrojne me kufijte e bathores e studjon e Fev ziut po aqe edhe sa Saliu
    Kush mendon te beje estrade me nje kongres ‘parade’ si ato deri me sot qe vete mblidhemi vete zgjidhemi vete emerohemi me Benat e klubeve te selanikut apo personazhe te ‘Epopese se Ballit kombetar’ do dale i zhgenjyr sepse kjo ‘parti’ ne kete kongres o ben rrevolucion dhe rilind si parti e majte pa ‘agallaret’ e Bathores ose po aty do e mbaroje misionin e saj!
    E qe ky kongres qe duhej bere pas 1 viti nga zgjedhjet as qe duhet ta kete fare ne program zgjedhjen e kryetarit te partise per te vetemen arsye se vendi po kalon tragjedine me te madhe ne historine e tij ne 25 vjet pa shtet nder kohe kur kjo part eshte ne pushtet me 1000 halle e nuk eshte koha per ESTRADE si dikur palaço i cirkut Nano qe direkt u fuste gishtin ne b…Hajdaragave e Xhoanat e ambasadoret benin sehir tragjedi komedite
    Ky kongres duhet te kete paresi kryesore QEVERRISJEN E DOBET,KOALICIONIN QE NUK PO FUNKSIONON,SHUMICEN PARLAMENTARE QE NUK KA QENE ASNJE DITE POLITIKE,REFORMAT QE NUK ESHTE BERE AS EDHE NJE PERFSHI ATE TERITORIALE QE NUK DIHEN AS DETYRA E AS FUNKSIONE QE QUHET REFORMA ‘TDRIZI’,QE NUK ESHTE BERE ASNJE REFORME EKONOMIKE E SISTEMIT FINANCIAR E BANKAR,KUNDER PRIVILEGJEVE E PENSIONEVE TE ARTA,QE NUK BEHET REFORMA RADIKALE E SISTEMIT ELEKTORAL ME 70 DEPUTETE TE ZGJEDHUR DIREKT NGA POPULLI E ASNJE DEPUTET SI BUSHAT BERISHAT E BLUSHAT TE MOS JA SHOFIM ME SURRATIN…………E SHUME E SHUME TE TJERA SI KETO.
    PS.Per tere naivet injorantet e ‘gazetaret:Edvini nuk ka qene e nuk eshte i ‘majte’ ashtu si edhe PS qe e kane kthyer ne ‘kenete’ Nano e nanoistet me Baòat Naòat,Kaçat,e Koqet e tjera e per situaten tragjike qe kalon vendi nuk eshte as kryetari i qeverrise me i miri qe mund te per momentin eshte POR ‘e keqja me e vogel! Kush propogandon ‘kongresin’ si lufte gjelash ne erresire o eshte idjot o antishqipetar qe pas 25 vjetesh e kerkon te ardhmen tek NJISHAT qe e shkaterruan te ardhmen e ketij vendi!Ketu flitet per Rrevolucion e rrevolucionet nuk mund ti bejne as Bushat as Blushat e as Ramat apo karabushat e kesaj mender politike antishqipetare e injorante!

    Reply to this comment
  8. Progresisti January 26, 23:23

    Blushi ka kapacitet intelektual,orizont,aftesira,drejtesi,ndrrshmeri, xhelozet derdellitin kot per te, sepse i konkuron.

    Reply to this comment
  9. Socialisti bythpambuk January 27, 04:43

    Me ne fund o Blush u kujtuat .
    Qerojeni Ram mashtruesin nga PS se e shkaterroi .

    Reply to this comment
  10. LORA January 27, 09:19

    Hudhu blush-nano-kurva,,,,ja sheshi,ja mejdani,,,,,,,t’a marresh vesh mire sa te vlen lekura,qofte edhe me te gjitha mbeshtetjet makiaveliste te gangsterizmit politiko-mediatik te 25 vjetve te fundit,ne kontekstin e republikes se ambasadoreve.
    Kjo nuk eshte beteja jote blush-ciprushi,,,,ti je aq bythpambuk dhe dhjaks (nuk ke asnje rekord punish te kryera,ne jetegjatesine tende politike dhe pushtetare) saqe nuk mund te besh asnje beteje,,,ti je xhol,ne kete betejen e gangsterizmit dhe antishqiptarizmit (po te mbeshtet fuqishem tfg. I janulles) te integruar majtas-djathtas ,perkunder vullnetit te shenjteruar te shqiptareve ,ne shumice te cilesuar,me 23 qershor 2013 dhe 21 qershor 2015.
    TUNG.

    Reply to this comment
  11. shpatar January 27, 11:39

    Pse te mos pretendoje Blushi .Ploteson shume elemente qe i duhet nje shteti per te qene Kryetar e pse jo me pas K/Minister e President .Keto ja favorizon Kushtetuta jone e mbrekullueshme qe kushdo qe ka pasaporte shqipptare dhe eshte mbi 18 vjec ka te drejte te zgjidhet ne cdo lloje froni.
    Kam degjuar shume per keto.Nje evgjite pa bente shamata me nje malok .Pse te mos jemi dhe ne ne ato karike qe jane dhe farat e tjera.Pasaporte shqiptare kam dhe se tradhetoje asnjehere vendin .Ju maloket gjithmone jeni akuzuar .Mbylle goje more evgjit .Vetem ne Amerike ke shance te behesh President.Po te ishja ne Amerike, ja kthen evgjiti, do te te peshtyja ty dhe farat e tjera bastarde .Ika dhe nuk ma mbajti te hyja ne diskututim me ta .

    Reply to this comment
  12. qytetari B January 27, 15:31

    Ben Blushi, ne disa prej çeshtjeve qe ngre, ka te drejte; por kjo nuk do te thote se ai ka qene nje njeri aktiv ne partine socialiste dhe pasiviteti duket qe ai nuk merr pjese asnjehere ne zgjidhjen e problemeve, por ne çfaqjen e tyre para publikut. Qe theme se nuk ka qene aktiv, kam parasysh , aktiv ne punen e tij si deputet ne zonen qe mbulon dhe rrugezgjidhjet qe ka dhene, dhe jo ne te folur, se keshtu eshte bilbil. Ben Blushi ka nje te kaluar te dyshimte ne partine socialiste, pavaresisht se ai rezistoi dhe partia socialiste e mbajti duke mos e larguar, megjithese ai ne momente te veshtira te Ps, i ka futur gure nen rrota deri edhe me pasoja te renda. Ben Blushi eshte pjese e grupit antisocialist si Kastriot Islami dhe nuk besoj se ka besueshmeri per te qene perseri ne organet drejtuese te Ps. Le te shkruaj libra sepse gjithe kohen si deputet, per kete e ka çfrytezuar. Ka edhe diçka tjeter qe lexohet ne qendrimin e Ben Blushit: Duke qene shok dikur me Edi Ramen, i ka hypur ne koke qe; pse Edi Rama te behet kryeminister, ndersa une te ngelem ketu. Kjo e ben qe te mos ti besohet asgje atij njeriu. Hyne ne radhen e atyre intelektualeve qe nuk i sherben dot vendit dhe njerzeve, sepse , sipas mendjes se tij, te provuar edhe tek te tjere, do te shtyje kohen e tij dhe jo sherbim ndaj shoqerise.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*