Kongresi: Mandati i Ramës shkon në referendum më 9 Prill

March 19, 2016 21:16

Kongresi: Mandati i Ramës shkon në referendum më 9 Prill

Më 9 Prill socialistët do të shkojnë në referendum për të vendosur nëse duhet të shkohet në zgjedhje për kryetarin e PS, apo kryetari rikonfirmohet kur është kryeministër.

Në përfundim të Kongresit, deputeti socialist Ben Blushi e quajti një nul këtë referendum duke u shprehur se “ky referendum s’mund t’i japi fuqi dhe mandat një njeriu por një çështjeje. Është njësoj sikur një shumicë shqiptarësh të marrin vendim që presidenti të mos zgjidhet nga Parlamenti ose nga populli”.

Ndërkohë kreu i PS-së, Edi Rama, e cilësoi referendumin një kontribut në demokracinë e PS-së. “Votuan sepse ishte një kërkesë e imja për t’u votuar, pasi unë besoj se ky është një kontribut i rëndësishëm në jetën demokratike të partisë socialiste. Në procesin që vazhdon, të reformimit, të rritjes së PS-së unë jam i vendosur që të nxisë një demokratizim të marrëdhënies mes anëtarëve të partisë, dhe përfaqësuesve, dhe kjo e referendumit është një mundësi fantastike, që përgjigjen ta marrin nga anëtarësia”, tha ai pas Kongresit.

I pyetur rreth mundësisë për penalizim të Blushit, Rama tha: “PS-ja ka treguar se rebelët çmohen, por PS-ja ka vepruar kur rebelimi ka shkuar jashtë parimeve, vlerave të përbashkëta, shpresoj që ky të mos jetë rasti”.

March 19, 2016 21:16
Komento

9 Komente

  1. ganiu March 19, 21:58

    Dhe një herë fitoi çmenduria shqiptare.
    Referendum partiak në do të mbetet o do të zgjidhet një tjetër kryetar? Referendum i propozuar nga po ai kryetar që nuk pranon të zbatojë rregullat me të cilat është zgjedhur?
    Çudi, çmenduri? E një njeriu apo një populli që vdes për diktator?
    Si lum ne. 25 vite tranzicion për të riperfunduar në DIKTATURË?
    Mua më duket si një deja vue me 1 shtatorin e 1928es! Rroftë mbreti.
    Leka zogu su bë dot mbret megjithëse e veshën me tuta mimetike, ky do të bëhet me lapsa me ngjyra.

    Reply to this comment
  2. Haaaaa March 19, 23:09

    Me pranimin e ketij palo referendumi Edi Rama e ka PERDHOSUR perfundimisddht PS-ne!
    Turpi i mbulofte te gjithe delegatet e Kongresit te TURPIT!!
    As satrapi Zogoll nuk ka vepruar kaq poshtersisht!
    Rama ka marre detyre qe ta shkaterroje PS-ne!

    Reply to this comment
  3. nikoll March 19, 23:19

    o Gani ngele duke ngrene corbe e nderruar pseudonimet…

    Reply to this comment
  4. 666 March 19, 23:26

    Kur nuk zgjedh bashkepunetoret e duhur per te drejtuar vendin por zgjedh kriminel dhe femij, kur nuk di se si behet shteti dhe politika, kshu fillon mundohesh ti zgjidhesh duke bere gjera qe si si ben njeri ne asnje shtet dhe ben gjera si ato te sales

    Reply to this comment
  5. Arben March 20, 07:37

    TANI JA HODHEM B….. S, SI SHQIPETARE.

    RROFTE POPULLI SHQIPETAR, TRIM DHE HEROIK.

    Reply to this comment
  6. idjoti i Bathores March 20, 17:07

    ALABAKE KAAAMENTUES!
    Pse mereni me ‘QENJE’ e njerine e nuk mereni me PARTINE!
    Pse mereni me Ramen qe ne fund te fundit si bojaxhi te pakten ka dhene prova se punon e nuk i jepni pergjigje nje pyetje te veteme:

    Si ka mundesi nje BENI qe 25 vjet nuk ecen dot vete po e kane mbajtur ne kurriz femijet e pa ngrene shqipetare se nuk ka nje dite pune e nuk i ka thene ‘njeri PUNAMBARE,qe nuk ka perfaqesuar asgje ne keto 25 vjet dhe si ‘deputet’ i emeruar nga PARTIJA eshte ne FAKT i perzene nga populli ELBASANASIT DHE NJEREZIJA——E ARRIN TE MBAJE PENG NJE PARTI TE TERE AQE ME TEPER NE PUSHTET KUR VENDI PO SHKON NE GREMINE!?
    KUSH FSHIHET PAS TIJ E KU E GJEN FORCEN O INJORANTE E ANTISHQIPETARE QE I RENDONI TOKES KOT KUR DINASTIJA BLUSHI KA BERE VETEM 3 GJERA :Ka vjedhur,ka ngrene dhe u ka bere MUTIN ne koke e ju flisni per demoKroaci e diktature!?

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 March 21, 09:25

      o halabaku budalla i bathores!
      rama po patenton qëndrimin e tij në kryesi!!rama po këthehet në një diktator dhe ti kërkon që ne të shikojmë qimen në sy të blushit??
      po këtë tra që po të shkatërron tërë kokën dhe me të dhe të dy sytë ti nuk e shikon!eh mor debil dhe sikur blushi të kishte ngrohur karriken dhe të mos kish hapur gojë 500 vjet rresht,me këtë që ka bërë,me këtë inisiativë që ka ndërmarrë AI HYN NË HISTORI!
      ASHTU SI KA PËR TË HYRË NË HISTORI DHE KY KONGRES I TURPSHËM!!
      kongresi më i ndyrë i një partie që e quan veten demokratike!!vështirë të barazohet me kongreset e PK të BRSS,të PP shqipërisë dhe të BAHAT të sadam huseinit!!dhe ata për sy e faqe kanë toleruar më shumë!!
      ky kongres është turp dhe për INTERNACIONALEN SOCIALISTE!!mosreagimi i tyre do të jetë një ndyrësi,një degjenerim i socialdemokracisë botërore!!

      Reply to this comment
  7. Jaho Lunxheria March 20, 20:12

    Rofte gjatoshi exentric,megalloman, dhe burracak. Rofshi ju o delegate bythelepires qe e konvertuat PS asetin me te cmuar te jetes politike shqiptare ne motren siameze Bunker-PD.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*