Kongresmeni amerikan uron Metën për postin e Presidentit

May 20, 2017 15:37

Kongresmeni amerikan uron Metën për postin e Presidentit

Kongresmeni amerikan, Michael Turner, ka uruar Ilir Metën me rastin e zgjedhjes në postin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë.

Përmes një telegrami, Turner shpreh bindjen se Meta në këtë detyrë të rëndësishme do të shfaqë të njëjtin lidership, që ka shfaqur gjatë kohës që ka shërbyer si Kryetar i Kuvendit.

Kongresmeni Michael Turner ka qenë President i Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe ka drejtuar punimet e Sesionit të Pranverës 2016 të AP të NATO-s që u zhvillua në Tiranë në maj të vitit të kaluar.

Më poshtë teksti i plotë i letrës:

I dashur President Meta:

Dëshiroj t’ju përcjell urimet e mia më të ngrohta si President i sapozgjedhur i Shqipërisë. Për mua ishte kënaqësi t’ju takoj gjatë Sesionit të Pranverës 2016 të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Tiranë, Shqipëri.

Fjala juaj në Sesionin Plenar në lidhje me faktin që NATO duhet të adresojë sfidat komplekse të sigurisë, në mënyrë të unifikuar dhe kolektive, ishte pikërisht në kohën e duhur. Jam i sigurt që ju, si President i Shqipërisë do të shfaqni të njëjtin lidership, që keni shfaqur gjatë kohës që keni shërbyer si Kryetar i Kuvendit.

Dy vendet tona kanë pasur një marrëdhënie dypalëshe të shkëlqyer që me vendosjen fillimisht të marrëdhënieve diplomatike në vitin 1912, të rivendosura në vitin 1991, pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Unë shpresoj në përmirësimin e marrëdhënies tonë të fortë, forcimin e partneritetit tonë në NATO dhe në zgjerimin e përpjekjeve tona kundërterroriste ndaj Shtetit Islamik.

I juaji sinqerisht,

Michael R. Turner

Anëtar i Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës

May 20, 2017 15:37
Komento

1 Koment

  1. C'a bohet kshtu May 21, 06:56

    …. Po Presidnti i Amerikes, Donald Tramp mbase nuk e dime…. e ka “uruar” Meten si President dhe Sorrosist ?
    Nuk ka ngelur nivel i dyte dhe i trete diplomatesh apo qe nuk ja u feshkellejne ne shtetet e tyre pa e uruar Meten, fshararin pa toke nga Cepani i Skraparit, sot miliar-derr.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*