Kongresmeni Eliot Engel fiton primaret në Nju Jork, feston me shqiponjën

June 27, 2018 14:38

Kongresmeni Eliot Engel fiton primaret në Nju Jork, feston me shqiponjën

 

Përfaqësuesi për qarkun e 16-të të Nju Jorkut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Eliot Engel mundi tre kundërshtarët e tij në një fitore bindëse një ditë më parë në primaren e Partisë Demokratike në distriktin 16.

Engel e cilësoi fitoren e tij si një vazhdim i një rryme anti-Trump që më parë shënoi fitore në Westchester me George Latimer dhe Nju Jork me Shelley Mayer.

“Do të fitojmë zgjedhje pas zgjedhjeje e pas zgjedhjeje,” tha Engel për mbështetësit e tij, me të cilët ishte mbledhur në restorantin e quajtur Ciao.

“Nisi me George dhe Shelley dhe vazhdoi me mua. Dhe ne do t’i dërgojmë një mesazh Uashingtonit dhe presidentit Trump, që jemi të sëmurë e të lodhur me absurditetin e tij dhe se duam ndryshim”.

Engel, që ndodhet në zyrë prej vitit 1989, konkurroi me tre kundërshtarët: drejtorin ekzekutiv të Scarsdale, Jonathan Lewis, biznesmenin e Mount Vernnon, Derickson Laurence dhe aktivistin e Bronx, Joyce Briscoe.

Edhe pse rezultatet nuk kishin dalë ende, Engel kishte shumë përparësi me75% të votave.

Engel, i njohur si mik i shqiptarëve, pas fitores me mbështetësit e tij ka bërë edhe simbolin e shqiponjës me duar.

Kur ishte kryetar i Kongresit të Komitetit për Çështjet Shqiptare, Engel luftoi spastrimin etnik dhe gjenocidin në Kosovë në vitin 1999 dhe shprehu mbështetje në Kongres për pavarësinë e Kosovës.

Një rrugë në Pejë ka marrë emrin e tij.

a.s/dita

June 27, 2018 14:38
Komento

4 Komente

  1. XXXL June 27, 16:59

    Bej kujdes nga Serbet se do te ankohen ne FIFA dhe do te “denohesh” me 10 mije $ gjobe.

    Reply to this comment
  2. Aliu nga Selenic June 27, 19:29

    Ky simbol i shqiponjes shqiptare me duar do te pushtoj boten.!

    Reply to this comment
  3. MH June 28, 01:02

    Mire qe do pushtoj boten.Po hajde e thuaji FIFA-s qe kjo shqiponje ka kuptim politik.Dhe FIFA bindet nga idiotizmi Serb.
    Shqiponja e paraqitur nga bashkimi i duarve ma shume se asgja ka kuptimin qe jam shqiptare.Dhe ky simbol kaq i thjeshte dhe po kaq praktik e domethenes ia ka imponue shume te huajve ta perqafojne si ide teper e bukur.Kete simbol te atdhetarizmes shqiptare do e improvizojne pa perjashtim e gjithe bota.Pse jo edhe kur te hapen negociatat ne vitin 2019 te prezantohet ne arritjen ne diten e hapjes.Ky figurim asht vertet teper i bukur dhe gezon cdo njeri posa t’ia marrin kuptimin.Qofte dhe pa kuptim gershetimi i duarve te krijon nji emocion te gezushem ne cdo mendje njeriut pervec mendjes Serbe.Te cilet e kane zgavrren e kafkes plot me cakmake.

    Reply to this comment
  4. SHQIPTARIA June 28, 09:26

    Urime per fitoren mikut te Shqiptareve Kongresmenit Eliot Engel.Pci e dhenshi gjithmone miresi.Zoti ju bekofte ne familje ne jete e ne punen Tuaj.Shqiptaret kudo qe jane do t’ju mbeten shume mirnjohes ne jete te jeteve,per ndihmen qe keni dhe e po jepni per te drejtat e ligjeshme per hapsiren shqiptare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*