Konica, luftë “Luftës së Vlorës”

September 14, 2016 15:00 Updated

Konica, luftë “Luftës së Vlorës”

Nga Fitimi Çaushi

Vijon nga numri i kaluar

Duke fshehur karakterin politik të aksionit kundër Fotit, gazetat e Athinës u munduan ta paraqitin atë si një aksion terrorist. Është krejt antishqiptare vendosja e shenjave të barazimit midis veprimtarisë së çetës kombëtare shqiptare të Bajo Topullit dhe çetave të andartëve. I njëjti qëndrim i Konicës edhe për aksionin e Sarandës: “Mëmëdhetarët e shenjtë nga të Çerçiz Topullit hynë në Sarandë dhe nisnë e bëjnë plaçkë, si përfshinë postën dhe disa vende të tjera u sulën në shtëpinë e Th. Lapës, i cili nuk u ndodh në Sarandë, mëmëdhetarët e shenjtëruar nuk u kënaqën, me pisqolle në dorë urdhëruan gruan dhe fëmijët ku i kini paratë! Pas kësaj trimërie, mëmëdhetarët e shenjtëruar i qasen arkës së argjendtë, hapën arkën dhe rrëmbyen 370 napolona dhe ikën.”

Prof. Kristo Frashëri, për këtë aksion, ka shkruar: “Krismat e kryengritësve lanë përshtypje në rrethin e gazetarëve që rrethonin Kajzerin e Gjermanisë, që ishte në Korfuz, lanë jehonën e tyre edhe në opinionin europian, duke treguar se Shqipëria luftonte për të drejtat e saj kombëtare”.

Gjatë Luftës së Parë Botërore, për të marrë një subvencion financiar, Konica në raportin dërguar një funksionari në 9 shkurt 1916, propozon për drejtimin e Shqipërisë një princ turk nga oborri i sulltanit: “Zgjedhja e një princi mysliman për fronin e një vendi, shumica dërmuese e të cilit është myslimane…sepse populli do t’i bindej instinktivisht një sovrani, të parët e të cilit kanë mbretëruar për pesë shekuj në Shqipëri”. Pas kthimit nga Stambolli, ai i futet punës për këtë çështje: “Kam thirrur këtu në një mbledhje Nuzhdet bej Vrionin, Dervish Himën… dhe kemi rrahur mendime… Kisha frikë se mos ndonjëri do të më dilte austrofil, por të gjithë u treguan burra fjale…kështu kemi krijuar një lloj komiteti”. Dhe më tej: “I dashur beu im, detyrohem të them se shuma që Tufektehieff-i më kishte dhënë, është shpenzuar, ai duhet të më japë edhe një shumë tjetër posa të jetë kthyer në Vjenë…Po të mungojnë fondet vazhdimi i propagandës është i vështirë”.

Lidhur me këtë rol mercenari, Dh. Fullani ka theksuar: “Në dosjen e Konicës në DQASH ndodhen tri letra për këtë çështje bashkë me letrën e dytë të 15 prillit 1916, Konica i dërgon qendrës së Stambollit broshurën dorëshkrim, që të shpërndahet nëpër shqiptarët muhamedanë për propagandimin e planit të tyre”.

Konstant në këtë qëndrim, në mitingun e Bostonit në tetor 1912 Konica ishte kategorik: “I vetmi shpëtim për kombin shqiptar është të hyjë në një bashkim me Turqinë”.

Konica në shërbim të politikës italiane
Mehdi Frashëri, në bisedën me bashkëpunëtorin e gazetës Shtypi, na zbulon shkakun pse prishen marrëdhëniet e Konicës me Austro-Hungarinë: “Në kohën e luftës, kur rroga që i jipte Austria nuk i dilte, u bë edhe Halldup…par excellence, blen një feste të kuqe, vete në Stamboll…vetes së tij i jep titullin përfaqësuesi i Shqipërisë për të sjellë një princ turk në Shqipni, merr të holla dhe pasaportë të Xhonturqve, që i lidhën edhe një rrogë. Qeveria Austro-Hungareze i gjen letrat, merr vesh vagabondazhin e tij dhe e përzë nga Vjena”.

I braktisur prej Austro-hungarisë, nisur edhe nga ekzistenca e Traktatit të fshehtë të Londrës, Konica kupton kalimin e Shqipërisë nën protektoratin e Italisë, prandaj flak flamurin austriak, dhe fillon t’u lëpihet italianëve: “Në fund të majit 1916, policia e shtetit më boshatisi shtëpinë. Shkaku për të cilin më internuan pati të bëjë me botimin frengjisht në vjeshtë të 1915 me titull “L`Allemagne et l`Albanie”, e cila fliste kundër politikës austrohungareze…ndodheshim në një kohë, kur ushtria e Fuqive Qendrore, dukej sikur po e fitonte luftën. Shqipëria mbetej pa dyshim një provincë austriake…mejtova për të zgjuar interesin e Bullgarisë dhe Turqisë për një Shqipëri të lirë dhe të pavarur, që të kundërshtojnë në Berlin, planet e Austro-Hungarisë”.

Jemi para një hipokrizie me përmasa… koniciane. Ai pranon se i njihte planet e Austrisë për ta bërë Shqipërinë provincë të saj dhe, si një “patriot i madh”, u kërkon Turqisë dhe Bullgarisë ndihmë për ta bërë Shqipërinë të lirë dhe të pavarur! Prof. Kristo Frashëri sqaron: “Gjer në prag të Luftës së Parë Botërore, Faik Konica kishte bindjen se Austro-Hungaria do t’i dilte kurdoherë në krah Shqipërisë. Në fakt, gjatë vitit 1913 Vjena luftoi me këmbëngulje për njohjen e pavarësisë së Shqipërisë nga Fuqitë e Mëdha por, me fillimin e Luftës I Botërore, punët ndryshuan, hynë në mes llogaritë ushtarake, të cilat po vërtiteshin në kurriz të Shqipërisë. Më 1915, Faiku botoi në Zvicër broshurën “Gjermania dhe Shqipëria”, në të cilën godiste aleaten e madhe të Austrisë rreth planit që po gatuante për ta copëtuar më tej Shqipërinë midis Greqisë dhe Serbisë, pastaj shkoi në Austri për të protestuar kundër projektit gjerman, me të cilin thuhej se ishte dakord edhe Vjena. Në të njëjtën kohë trokiti në ambasadat e Bullgarisë dhe të Turqisë, në Vjenë, për të tërhequr vëmendjen e tyre kundër projektit austro-gjerman. Kështu Konica nga “miku” i austro-hungarezëve u bë kundërshtar i saj”.

E ashtuquajtura broshurë, është një letër e hapur që Konica i dërgon këshilltarit të qeverisë gjermane, profesorit të historisë moderne në Universitetin e Berlinit, Hans Delbryk. Kultura letrare, stili polemizues i Konicës është i përkryer dhe e nderon si shqiptar me horizont të gjerë kulturor që mund të krahasohet denjësisht edhe me intelektualë europianë. Në të ai shkruan: “Ajo që gjithmonë i ka munguar madhështisë morale të Prusisë është aftësia për t’u interesuar për fatin e të dobtëve, por nga ana tjetër u paralajmërua ekzistenca e një traktati bullgaro-grek për ndarjen e Shqipërisë, traktat i garantuar nga Gjermania. Pikërisht këtu, zotëri, po marr lirinë t’ju drejtoj një pyetje: Si do ta pajtoni deklaratën tuaj të bukur me projektin brutal për shpërbërjen e Shqipërisë?”.
Në shikim të parë duket se Konica mban një qëndrim “patriotik” për të mbrojtur Shqipërinë “e dashur” nga shpërbërja! Por në të vërtetë, Konica ngrihet kundër mikes së tij, Austrisë, jo se shqetësohej për pavarësinë dhe lirinë e Shqipërisë, por për të tërhequr vëmendjen e shqiptarëve nga pushtimi italian, duke ekspozuar tani si rrezik kryesor vetëm rrezikun që vinte nga Austria, për të cilën dikur, u kërkonte shqiptarëve përkrahje të plotë. Për të maskuar sado pak këtë manovër, përpunuar nga shërbimet speciale italiane, ndërhyrjet e të cilave kishin sjellë botimin e “L`Allemagne et l`Albania”, Konica merr pozat e një martiri të internuar prej asaj, që e ka mbajtur me subvencion prej 15 vjet, se gjoja paska “guxuar” të kundërshtojë synimet aneksioniste të Austrisë, ndërkohë që më parë kishte kërkuar që Shqipëria të ishte një provincë e saj! Rreziku i vërtetë Shqipërisë i vinte prej Traktatit të fshehtë të Londrës, i cili ishte nënshkruar më 26 prill 1915, plot 6 muaj më parë se Konica t’i shkruante profesorit gjerman. Për këtë traktat Konica ka pasur patjetër dijeni. Veçanërisht komprometues për Konicën është fakti se qeveria austriake e kishte pranuar kërkesën e qeverisë italiane për pushtimin ushtarak të Vlorës, pasi ajo nuk do ta kishte të vështirë ta largonte Italinë nga Vlora, nëse blloku austro-gjerman do ta fitonte luftën.

Konica e dinte planin e Italisë, fiksuar në Traktatin e Londrës, për ta mbajtur Shqipërinë të pushtuar. Përse nuk e denoncon Konica këtë politikë që synon ta mbajë Shqipërinë si provincë italiane, por kërkon vendosjen e sovranitetit të saj mbi krahinat e Vlorës, duke krijuar premisa për copëtimin e Shqipërisë? Konica është në dijeni të pazareve që kanë bërë fuqitë e Antantës me Italinë dhe ai, në vend që të protestojë kundër këtyre pazareve në kurriz të vendit të tij, e përkrah këtë Pazar, sepse andej i vijnë financimet. Është në mes të katër rrugëve në Evropë!

Për të siguruar mbështetjen e shqiptarëve kundër politikës aneksioniste të Austrisë, më 3 qershor 1917 Italia shpall në Gjirokastër me anën e gjeneralit Ferero, “Pavarësinë e gjithë Shqipërisë” nën mbrojtjen e Mbretërisë Italiane. Në të njëjtën kohë nënshkruhet marrëveshja Titoni-Venizellos, e cila i njohu qeverisë greke të drejtën për të futur trupat ushtarake në Shqipëri «si diversion ndaj Vlorës», duke e shitur Shqipërinë si ta “kishte mallin e saj”. Mbarimi i Luftës së Parë Botërore e gjeti Shqipërinë të copëtuar politikisht, të pushtuar ushtarakisht, duke vënë në pikëpyetje ekzistencën e saj. Përpara popullit shqiptar rishtrohej e njëjta detyrë, organizimi i tij politik për të siguruar pavarësinë e shtetit shqiptar dhe tërësinë territoriale. Patriotët shqiptarë e kundërshtuan politikën aneksioniste dhe propagandën demagogjike të qeverisë italiane, duke paralajmëruar rrezikun: “Shqiptarët e kuptojnë lodrën që lot Italia në kurrizin e tyre, se ata e shohin fort bukur varrin që po u bën”.

Federata “Vatra” në Amerikë, i dërgonte Fuqive të Antantës një protestë, në të cilën zgjidhja e çështjes shqiptare sipas Traktatit të fshehtë të Londrës të vitit 1915 konsiderohej “në kundërshtim me vendimet e Konferencës së ambasadorëve të vitit 1913, një nga aktet më të errëta që mund të përmenden”. Në këtë kohë Konica kthehet në Romë dhe deklaron në gazetën «Il Tempo»: “Shqiptarët e dinë që kanë nevojë të mbështeten mbi një mik, i cili t’u rrëfejë udhën, ata janë të bindur se ky mik s’mund të jetë tjetër veç Italisë”.

Konica, është në dijeni për propagandat e kundërta që veprojnë në Shqipëri kundër Italisë, shkaku i këtyre propagandave, sipas Konicës “është se pakti i Londrës e ka ftohur disi simpatinë e shqiptarëve për Italinë, se ç’do me thënë për shqiptarët pakti i Londrës, veç copëtim i Shqipërisë!”. Për të fshehur këtë pozicion prej shërbëtori, Konica bën një ekspoze “patriotike”: “Serbët së bashku me grekët janë armiqtë tanë më të këqij. Ata dëshirojnë që Italia të mos ketë aspak marrëveshje me Shqipërinë, që ta përzënë Italinë fare nga Ballkani ata përpiqen të heqin në lak shqiptarët me shpresën e një aleance ballkanike”.
Në të vërtetë, dy fqinjët grabitqarë, nuk ishin kundër Italisë në Shqipëri, përkundrazi, ishin për prezencën e saj, sepse kishin midis tyre edhe marrëveshje. Vetë ministri i Jashtëm, Sforca, në gusht 1920: deklaron: “Vendosmëria jonë nuk na lejonte që të mos denonconim një marrëveshje që na detyronte të merrnim pjesë aktive për t’ia dorëzuar Greqisë një pjesë të Shqipërisë së vitit 1913, kur qeveria e tanishme ka deklaruar se do të luftojë për pavarësi”.

Lind pyetja: ç’e detyroi Konicën e deleguar në Europë për të mbrojtur çështjen shqiptare, të bekonte pushtimin italian në dëm të Pavarësisë dhe sovranitetit të Shqipërisë? Ky Faik, i cili për vite të tëra në mbrojtje të politikës austriake, e kishte sulmuar Italinë, tani pranonte pushtimin e Shqipërisë prej saj! Kohë më parë ai vetë kishte shkruar për “Intrigat e Italisë”, duke e akuzuar: “Qëllimi i Italisë është të këllasë nën zgjedhë Shqipërinë”. Tani Faiku përpiqet të justifikojë pushtimin: “Shqiptarët intelektualë nuk i veshin faj Italisë edhe atje ku ka bërë lajthime, Italia i ka bërë për të mirë, jo me zemër të keqe”.
Në memorandumin e janarit 1920, Pashiçi, duke patur si mbështetje marrëveshjen Titon–Venizellos dhe memorandumin e përbashkët amerikano-franko-britanik, të 9 dhjetorit 1919, për t’i njohur Greqisë Korçën dhe Gjirokastrën, kërkoi që Konferenca e Paqes ta vinte Serbinë në pozita të barabarta me fqinjët në ndarjen e Shqipërisë. Ministri i Jashtëm i Britanisë, lordi Llojd Xhorxh, në gazetën franceze “Le Temps” deklaronte: “Italia do të mbajë Vlorën siç është parashikuar në Traktatin e Londrës dhe veç kësaj do të ketë edhe një mandat mbi Shqipërinë…Krahinat shqiptare të qeverisura prej serbo-kroato-sllovenëve, do të gëzojnë një sundim autonom të veçantë, kurse kufiri jugor do të vihet në vijën e shënuar prej delegatëve francezë dhe anglezë në komisionin për punët e jashtme. Ajo vijë i lë Greqisë Korçën dhe Gjirokastrën”.

Kundër deklarimit të ministrit anglez Xhorxh, protestoi një grup intelektualësh anglezë, mes të të cilëve edhe mikja e vendit tonë Edit Dyrham: “Shtypi i Parisit botoi se lordi Llojd Xhorxh u kishte falur jugosllavëve Shqipërinë e Sipërme, italianëve Shqipërinë e Mesme dhe grekëve Shqipërinë e Poshtme…Po të vihet në zbatim kjo politikë irracionale dhe e çmendur, do të jetë faji i britanikëve dhe francezëve, prandaj protestojmë në emër të nderit britanik”.

Përpara kësaj proteste internacionaliste për të drejtat kombëtare dhe sovranitetin e Shqipërisë, Faik Konicës del fare zbuluar. Ku vajti nderi i Konicës, kur për Shqipërinë e tij protestonin anglezët në emër të nderit britanik?! Duhet të ketë pasur një shkak të fortë Faik Konica, që nuk u bashkua as me protestat e shqiptarëve, as me protestat e kolegëve të tij intelektualë anglezë. I gjithë opinioni shqiptar ishte për largimin e trupave italiane nga Shqipëria, gazeta “Drita” shkruante: “Me qëndrimin e Italisë në Vlorë Shqipëria do të jetë në rrezik…rreziku vjen nga Vlora, nuk ka çështje të Toskërisë, të Gjirokastrës apo të Shkodrës. Fati i këtyre viseve është i lidhur me atë të Vlorës”.

Kongresi i Lushnjës, në emër të popullit shqiptar, proteston para Konferencës së Paqes më 30 janar 1920: “Kuvendi Kombëtar ka votuar njëzëri të protestojë kundër vendimit të marrë nga Anglia, Franca dhe Italia për ndarjen e Shqipërisë mes Jugosllavisë, Greqisë dhe Italisë, duke vënë në zbatim Paktin e Londrës të 1915. Kuvendi vendosi të mos pranojë asnjë mandat ose protektorat të huaj, shqiptarët janë të vendosur të bëjnë të gjitha sakrificat kundër çdo vendimi që mund të vërë në rrezik pavarësinë e tyre të plotë”. Qeveria e Lushnjës i bëri thirrje popullit shqiptar për t’u ngritur me armë në mbrojtje të Vlorës. Më 3 qershor 1920, vullnetarët shqiptarë të grumbulluar rreth Vlorës i dërguan komandës italiane ultimatumin: «Qeveria italiane sado e madhe që është nuk mund të ndalojë popullin e vogël shqiptar të vdesë për idealin e lirisë së tij».

Katër ditë pas fillimit të luftimeve, Faik Konica proteston kundër vullnetarëve shqiptarë në gazetën «Giornale d’Italia»: «Lajmet nga Shqipëria, të botuara sot nga gazetat e Italisë dhe gazeta të tjera, me dhimbje do t’i kenë pezmatuar italianë dhe shqiptarë që kishin ëndërruar një miqësi të sinqertë e vëllazërore ndërmjet dy popujve. Unë dhe miqtë e mi vajtojmë për verbërinë dhe absurditetin e atyre shqiptarëve që janë përgjegjës të këtyre akteve armiqësie».

Po në këtë ditë gazeta e Partisë Socialiste Italiane, mban qëndrim të kundërt me Konicën: «Populli shqiptar është i vendosur të na hedhë në det dhe të rivendosë pavarësinë dhe tërësinë territoriale të vendit të tij». …«Shqiptarët u ngritën për t’i dhënë fund lojës së diplomacive të Fuqive të Mëdha që e përdorën Shqipërinë si «monedhë këmbimi» për ta shpërbërë, për ta copëtuar, për ta tregëtuar».
Gazeta «Avanti» e nxjerr Konicën mercenar kalibri: «Është hera e parë në historinë e Italisë dhe në atë të vendeve të tjera që trysnitë e parlamentit dhe ato të manifestimeve nëpër rrugë, të kenë detyruar një qeveri të tërhiqet nga veprimet luftarake».

Dh.Fullani shkruan: “Konica kërkon të bëhet vetë i besuari kryesor për zbatimin e politikës italiane në Shqipëri». Një vlerësim demaskues i ka bërë prof. Kristo Frashëri: “Në kushtet që kaloi Shqipëria pas Luftës së Parë Botërore, kur në Konferencën e Paqes diskutohej copëtimi i trojeve të saj midis Italisë, Jugosllavisë dhe Greqisë, Faik Konica nuk u tregua në lartësinë politike që i takonte…Ai nuk e kuptoi siç e kuptuan shumë patriotë përparimtarë se rreziku i copëtimit të vendit do të largohej, jo duke pranuar ombrellën italiane, por duke hedhur poshtë pretendimet e veçanta që kishte Roma ndaj Shqipërisë, në mënyrë të veçantë kërkesën e saj për të aneksuar Vlorën”.
Por, absurditeteti dhe antishqiptarizmi i Konicës nuk kanë fund. Në gazetën «Dielli» ai shkruan: «Ç”bën guverna jonë? Hapi luftë më kot me Serbinë dhe ndezi ca fitilë nga ana e Greqisë…», duke vazhduar më 19 gusht 1920: «Komitaxhinjtë e Tiranës, të paguar kush e di nga kush, dërguan në kufi një major… i cili, pa as nonjë hije provokimi nga ana e serbëve, goditi poste të përndara të dobëta të këtyre, vrau ushtarët e pakët që gjeti mb’udhë dhe hyri disa qillometra thellë në territor politikisht serb. Të habitur e të zëmëruar, serbët i shtynë kudo shqiptarët e u dhanë një mësim të fortë. Avanca në drejtim të Shkodrës, të Tiranës e t’Elbasanit, kundër së cilës ulërijtin «ministrat» e Tiranës është një fantazi brigandësh».
Si për ta përforcuar urrejtjen e tij kundër shqiptarëve, shkruan: «Ju siguroj që Italinë, Sërbinë, Greqinë i provokuam, i provokojmë ne». Vetëm një ndërgjegje e errësuar plotësisht mund të lëshojë akuza të tilla histerike kundër popullit të vet.
Gazeta “Immigranti”, duke tërhequr vëmendjen e atyre shqiptarëve të verbër që i besonin ende Konicës, ia nxjerr bojën beut: ”Ky njeri ka nisur shumë punëra të mëdha, si në Shqipëri, n’Europë, ashtu edhe në Amerikë, po pa i gjysmuar është zemëruar dhe ka sharë shokët e vet në dëm të çështjes…Na pëlqen t’i vemi pas me sy mbyllur, por kemi frikë se dyshojmë në zotësinë e tij si politikan. Duhet më parë të na tregojë një vepër ose fushatë që na ka nderuar dhe na ka nxjerrë përtej. Ky kurdoherë na ka lënë në mes të lumit i zemëruar”.

Fullani do të shprehet: «Ishte i diskredituar, gati fare vetëm, përballë një numri të madh kundërshtarësh, të cilët po e diskreditonin, duke e paraqitur gjithnjë veprimtarinë e tij si një aventurë politike”.

musolini-ne-marshimin-mbi-romeKonica i lëpihet Benito Musolinit
Duke shkruar për dramën e oficerëve amerikanë në Mamurras, Konica e ka kundërshtuar ashpër synimin e Musolinit për gllabërimin e Shqipërisë: “Sinjor Musolini kur proteston kundër vrasjes t’amerikanëve do t’i tregojë botës që fajin e ka guverna e Shqipërisë…E qorton Shqipërinë, i kërkon hesap, në këtë mënyrë çan një udhë që të mbetet e hapur për tjetër herë dhe t’i lehtësojë ndërhyrjen në çdo punë të Shqipërisë…Harron që Shqipëria është një shtet më vete…Mendimi i tij është që Shqipëria të jetë një provincë italiane”.
Konica, si shërbëtor besnik i Zogut, nga kundërshtar i kthimit të Shqipërisë në një provincë italiane, bëhet luftëtar i një Shqipërie të italianizuar. Konicën e komprometon keq fakti që Zogu ia besoi atij misionin sekret: takimin me Musolinin. Lidhur me këtë, “Dielli”, komentonte: “Ministri i Shqipërisë në Uashington Z. Faik Konica, duke u kthyer nga Shqipëria për në SHBA qëndroi ca ditë në Romë, ku pati një pjekje me kryeministrin e Italisë Benito Musolinin, Z. Konica u fjalos një kohë të gjatë me kryeministrin italian përmbi çështjet politike”.

Pas kthimit në Amerikë, Faik “patrioti” me rastin e hypjes së fashizmit në fuqi në përvjetorin e Marshimit mbi Romë, tenton të korrigjojë qëndrimin denoncues ndaj “sinjor” Musolinit dhe ta publikojë atë si shpëtimtarin e Shqipërisë. “Dielli” boton një numër të veçantë festiv me fytyrën e Musolinit në faqe të parë: “Musolini u ka dhënë bejlerëve të gjitha të mirat, protektoratën, kapitalin, kulturën…Për ne shqiptarët Musolini është njeriu që shtiu themelet e një politike të ndershme, të hapët, të lartë, e cila për të parën herë që nga vdekja e Skënderbeut e përfilli kombin shqiptar si komb, i bëri vend në tryezën e popujve të qytetëruar dhe i siguron jo vetëm të marrë frymë por edhe të nderuarit”.

Fan Noli proteston: “Vendin në tryezën e popujve të qytetëruar e kanë fituar vetë shqiptarët në Boston e në Lushnje, në Vlorë e në Gjenevë, pa asnjë ndihmë të huaj, kur Musolinit s’i ishte dëgjuar as emri. Është tallje, të thuhet se politika e Musolinit e përfilli kombin shqiptar si komb! Kjo politikë e poshtëron kombin gjer në shkallën e negërve të Afrikës…edhe Musolini ka qarë me lot prej gjaku, siç ka shkruar vetë, kur mësoi se Vlora u zbraz prej ushtrive italiane!” Me rastin e pushtimit të Shqipërisë, më 7 prill 1939, Konica jep aprovimin e tij. Faiku nuk donte ta prishte me qeverinë e Duçes, të cilit më 28 dhjetor 1939, përmes ambasadës italiane në Romë: “Kërkonte dëshpërblim për pagat që duhej të kishte marrë nga qeveria shqiptare dhe 15.000 franga si pensione të papaguara”.

Numrin e ardhshëm do të lexoni:
-Lufta e Faikut ndaj vëllezërve Frashëri
-Sulmet e Konicës ndaj shqiptarëve të Bukureshtit
-Albafetin me 36 shkronja, e quajti “alfabeti i ylyfexhinjve”

September 14, 2016 15:00 Updated
Komento

11 Komente

  1. beni September 14, 16:24

    E gjith kjo gjyllerdi politikash e intresash filloj mbas ndarjes se kufijve dhe dihet se sa e drejt ka qen kjo ndarje?
    Ndarja ish planifikuar me pare sidomos per ballkanin ku jan perfshir shum interesa te vendeve qe kishin filluar te industrializoheshin dhe disave qe desheronin dalje ne det?
    Lufta e par boterore ish ne prag dhe sado te perpiqeshin politikanet tane,per te mbajt nje vend pa pas inflyenca te shteteve te medha e te industrializuar simbas kohes ish ekonomia qe na la turqia ne nje prapambetje te tejskajshme dhe detyronte politiken e atershme,si faik konicen apo fan nolin te sillnin amerikanizimin si shpetim apo europianizimin e konices?
    U fol e u prapagandua si te pa varur nga 1912 por e verteta qendron krejt ndryshe se i pa varur quhesh kur ke nje ekonomi qe tu pergjigjesh qytetarve te tu as me ndimen e italise ne forma kredish ne kohen e zogut e as ne komunizmin e hoxhes me ndihmen e russve e te kines me von dhe tash nje kaos e borxhe shum her me keq se koha e zogut?
    Italia ne rastin ton perpara e tani ne form kolonialiste apo kohes moderne ka kontribuar dhe vazhdon te kontriboj ne investime ne ekonomin pothuajse te falimentuar ne cdo kohe dhe sado te perpiqen egoistet si prapagandus te patriotizmit gjoja duke ja faturuar gabimet te tjerve faikut nolit apo ku ta di une nuk bejn xhec tjeter vecse te thellojn urejtjen e te pa afteve ndaj te afteve!
    Shqiptaret kan kohe qe jan ndare simbas shijeve te kolonialisve te shteteve te industrializuara si psh,kosova kerkon te jet skllave e gjermanis natyrisht ka exhe mirkuptim mes italis e gjermanis per ket skllaveri,shqiptaret e shqypnis jugu sidomos jan te italise dhe kan luftuar mes tyre greqin ne luften e par boterore veriu kerkon austro hungarin si njerken e saj e si mbajtes te fanatizmit kristiano katolik e franceskan te perandoris austro hungareze!
    Konica ish nje atdhetar pavarsisht politikave te kohes ndaj italise apo austro hungaris ai ngelet nje aristokrat jo vetem si politikan i asj kohe por nje orjental qe ja doli problemet e diversitetit kulturor dhe u integrua ne kulturen ekzistuese europiane!

    Reply to this comment
  2. Qyteza September 14, 18:00

    Pyetje: Cili eshte me i mire, ky autor rrogtar i ambasades ruse apo Faik Konoca? Cili peshon me shume ky Rreshter (Çaush) apo Faik Konica?

    Reply to this comment
  3. arius September 14, 18:11

    Leri pallavrat konica eshte personaliteti me I madh shqiptar mbase qe u pranua ne gjithe elitat perendimore

    Reply to this comment
  4. Partizan Cene September 14, 20:08

    Enver Hoxha , i dinte keto , ndaj nuk e “zgjoi ” kurrë Konicën dhe nuk e deshi kurrë . Biles ia shoi emrin . Dhe faktet tregojnë se bëri mirë !

    Reply to this comment
  5. Mary Strongwoman Tereza September 14, 20:46

    Po lere o i nderuar qyteza…lere Caushin te kthej ne natyre pagesen per te neperkembur vlerat e ketij kombi…!

    te tere keshtu kane sherbyer caushet, ne fusha te ndryshme, edhe ne letrat, edhe ne sigurim, edhe ne faqet e gazetave…pardje, dje, sot, neser…

    Teksa Noli, pas vdekjes se Konices, pasi ben shakane e bukur per librat e filluar por te pa bitisur prej tij, shton: Sa dinte gishti i vogel i Faik Konices, aq dime ne te tere bashke!

    Dhe, si ka mundesi qe Faik Konica ia besoi eshtrat e Testamentin e tij pikerisht Fano Nolit?
    Na jep dot nje pergjigje ti caush?

    Te gjithe gabojme, absolutisht te gjithe, por jemi te falur kur nisemi per te bere pune te bukura per Atdheun. Me te miren nder te mundshmet.

    Kjo eshte puna qe po ben ti sot, zoti Caush: te hedhesh dyshime mbi shtyllat e dijes dhe te vetedijes shqiptare?!

    Reply to this comment
  6. NOL September 15, 10:54

    I nderuar zoteri Caushi!
    Se pari, respekte per perpjekjen per te ndricuar nje periudhe jo fort te njohur te historise se vendit tone si dhe nje perpjekje per te balancuar nje personazh historik. Por do t’iu lutesha qe te hulumtonit edhe me situatat historike te periudhes ne fjale, sidomos kur bie fjala per aspektin e politikes se jashtme te pas Luftes se Pare Boterore. Situata ishte shume me e komplikuar sesa duket dhe mendoj se duhet te konsultoni me teper burime te jashtme, sidomos amerikane, te cilat qendrojne pak me larg nga emotiviteti i burimeve vendase ose rajonale.

    Reply to this comment
  7. muhameed tabaku September 15, 17:47

    Nuk ndjej asgje per ate qe nuk ka jetuar fare ne vendin tone.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*