Konkurrimi në 12 degë/ Mesatarja që duhet për të aplikuar në degët e Mjekësisë

July 23, 2020 13:19

Konkurrimi në 12 degë/ Mesatarja që duhet për të aplikuar në degët e Mjekësisë

Pranvera Kola

Të mërkurën e javës së ardhshme (29 korrik) do të nisë zyrtarisht aplikimi për maturantët që duan të vijojnë studimet e larta, si në universitetet publike, ashtu edhe në ato private në të gjithë vendin. Sikundër ka ndodhur gjatë viteve të shkuara, aplikimi do të bëhet nëpërmjet portalit online, ku çdo maturant duhet të plotësojë Formularin A2, duke listuar 10 degët më të preferuara, me të cilat do të konkurojë për të fituar universitetin për pranimet e vitit të ri akademik 2020-2021. Ekspertët e arsimit këshillojnë që para se të bëni përzgjedhjen e këtyre 10 preferencave, duhet të verifikoni me shumë kujdes mesataren minimale që kërkohet për aplikim në çdo program studimi.

Degët e Universitetit të Mjekësisë në kryeqytet janë ndër më të kërkuarat në radhët e maturantëve. Por jo të gjithë prej tyre mund të aplikojnë për të konkuruar në 12 programet e studimit që zhvillohen për ciklin e parë në këtë universitet. Shkak për këtë bëhet mesatarja minimale e përcaktuar për konkurim në secilën degë të fakulteteve që janë pjesë e këtij institucioni të arsimit të lartë publik.

Referuar këtij kriteri, në degët Mjekësi i Përgjithshme, Farmaci dhe Stomatologji mund të përfshihen në garë për kuotat e 2020-s vetëm maturantët dhe kandidatët e viteve të shkuara që kane mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 8.5 e më lart. Senati Akademik i Universitetit të Mjekësisë ka vendosur më herët se për degët e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në garë do mund të hyjnë të gjithë maturantët që kanë mesatare të shkollës së mesme duke nisur nga nota 7.5 e më lart. Ndërsa maturantët që kanë mesatare nga nota 7 e më lart në këtë universitet mund të aplikojnë vetëm për dy programe studimi të Fakultetit të Stomatologjisë, që janë: Higjenist dentar, si dhe Teknikë dentare.

Duhet theksuar se kjo është nota mesatare minimale që duhet për të aplikuar në këto programe studimi, ndërsa përzgjedhja e fituesve do të përcaktohet nga aplikimi i tre kritereve të tjera që kanë të bëjnë me vlerësimin e mesatares së shkollës së mesme (në masën 30 për qind), vlerësimin e mesatares së Maturës Shtetërore (në masën 40 për qind), si dhe vlerësimin e  mesatares së lëndëve të përcaktuara si prioritet (në masën 30 për qind).

Nota mesatare aritmetike e shkollës së mesme do të përllogaritet si mesatare aritmetike e thjeshtë e notave përfundimtare vjetore të lëndëve për të gjitha vitet e shkollimit në arsimin e mesëm dhe mesatarja aritmetike e thjeshtë e notave të provimeve të maturës shtetërore.

Gjithashtu janë përcaktuar edhe koeficientet sipas llojit të shkollës së mesme që kanë përfunduar maturantët. Sipas vendimit të marrë, koeficientet do të jenë: për llojin e shkollës gjimnaz 1.4, Gjimnaz seksion dygjuhësh shqip-frëngjisht 1.4, Gjimnaz seksion dygjuhësh shqip-italisht 1.4, Gjimnaz, seksion dygjuhësh shqip-gjermanisht 1.4, si  dhe për të gjitha llojet e tjera të shkollave të mesme, koeficienti do të jetë 1. Në vijim të shkrimit gjeni të plotë formulën që do të zbatohet në përzgjedhjen e fituesve të rinj që do të vijojnë studimet e larta në një nga programet e këtij universiteti për vitin e ri akademik.

 

Mesatarja që duhet për të aplikuar në degët e Fakultetit të Mjekësisë

  • Bachelor në Shëndet Publik ≥ 8
  • Farmaci ≥ 8.5
  • Mjekësi e Përgjithshme ≥ 8.5

 

Mesatarja që duhet për të aplikuar në degët e Fakultetit të Mjekësisë Dentare

  • Higjenist Dentar ≥ 7
  • Stomatologji ≥ 8.5
  • Teknikë Dentare ≥ 7

 

Mesatarja që duhet për të aplikuar në degët e Fakultetit Shkencave Mjekësore teknike

  • Bachelor në Fizioterapi ≥ 7.5
  • Bachelor në Infermieri e Përgjithshme ≥ 7.5
  • Bachelor në Logopedi ≥ 7.5
  • Bachelor në Mami ≥ 7.5
  • Bachelor në Teknikë Imazherie ≥ 7.5
    Bachelor në Teknikë Laboratori ≥ 7.5

Kriteret për Universitetin e Mjekësisë

  • Mesatarja e përgjithshme e shkollës së mesme 30%.  Pesha në përqindje e notës mesatare aritmetike të shkollës së mesme (për të gjitha vitet) është 30 për qind e rezultatit final që do të grumbullojë maturanti në garë.
  • Mesatarja e Maturës shtetërore 40 % të rezultatit final që do të grumbullojë maturanti në konkurim. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje: Kimi, Fizikë, Biologji, nota e provimit shumëzohet me 1.4. Nëse një kandidat jep provim lëndë me zgjedhje, të ndryshme nga këto, nota e provimit shumëzohet me koeficientin 1
  • Mesatarja e lëndëve formuese vlerësohet po me 30 për qind të ndikimit në përzgjedhjen e fituesve të rinj. Nota mesatare aritmetike e lëndëve formuese (Fizikë, Kimi dhe Biologji), të zhvilluara gjatë tri viteve të shkollës së mesme,ku (lëndët Fizikë, Kimi dhe Biologji të vitit të tretë, shumëzohen me koeficient 1.25).

FORMULA SI DO PËRZGJIDHEN FITUESIT E RINJ TË 2020-S TEK MJEKËSIA 

July 23, 2020 13:19
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim