Konkurrimi për Spitallën, dy kompani të huaja dorëzojnë ofertat

October 28, 2015 18:56

Konkurrimi për Spitallën, dy kompani të huaja dorëzojnë ofertat

Përfundoi sot afati i procedurës konkurruese për zonën ekonomike të Spitallës. Komisioni i Vlerësimit të Ofertave zhvilloi në orën 10.00 procedurën e përzgjedhjes së zhvilluesit për Zonën Teknologjike të Zhvillimit Ekonomik të Spitallës, në Durrës.

Në konkurrim u paraqitën 2 oferta. Konsorciumi i kompanive kineze “Zhejiang Haiteng Investment Co., Ltd” dhe “Bejing Dongrun Tongbao Technology Co.Ltd”, oferta e të cilëve parashikon një vlerë investimi në shumën e 1.5 miliardë USD. Periudha e përfundimit të të gjitha fazave e ofruar është 9 vjet ndërsa aktivitetet që do të zhvillohen brenda në zonë përfshijnë industrinë e lehtë dhe atë të mesme.

Në planin e saj të biznesit, kompania kineze parashikon hapjen e rreth 90 mijë vendeve të punës brenda periudhës në fjalë.

Kompania e dytë e cila dorëzoi ofertën e saj ishte kompania italiane “REN Dur 4” sh.p.k, për të cilën komisioni është duke shqyrtuar ofertën.

October 28, 2015 18:56
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*