A është babai i aktorit Destani shqiptari më i pasur në botë?

February 4, 2018 12:29

A është babai i aktorit Destani shqiptari më i pasur në botë?

Mediat italiane kanë bërë një krahasim në çmim mes lojtarëve të Milanit dhe Shkëndijës që administrohet nga Lazim Destani, duke vendosur përballë profilet e ish-pronarëve të dy skuadrave të futbollit.

Ata e kanë quajtur Lazim Destanin, babai i aktorit të njohur Blerim Destani si “bosi i madh i Shkëndijës së vogël”, duke shkruar se pasuria e tij mund të krahasohet edhe me pasurinë e ish pronarit të Milanit, Silvio Berluskoni.

Pasuria e Destanit mund të jetë deri në 6 miliardë euro, e me këtë pasuri Destani është shumë më i pasur se pronari aktual i AC Milanit, kinezi Yonghong Li, pasuria e të cilit vlerësohet në 500 milionë.

Blerimi 37-vjeçar, i rritur në Gjermani, atje ku zhvillon dhe karrierën, njihet për rolet në filmat “Koha e kometës” dhe “Dosja K”. Ai është i vetmi artist i familjes Destani, e cila përbëhet nga nëna, babai dhe dy vëllezër biznesmenë.

Së fundi, një prej vëllezërve të aktorit, Nazif Destani, është përfolur si shqiptari më i pasur në botë, pasi, sipas Forbes, pasuria e tij shkon mbi 3 miliardë dollarë. Edhe pse është kaq i pasur, ndryshe nga Blerimi, fama nuk i intereson aspak, pasi shumë pak persona e njohin.

Nazifi është djali i Lazim Destanit nga Maqedonia, që numëron biznese në 39 shtete të botës. Të gjithë ata që i njohin burrat e kësaj familjeje e dinë se truri i sipërmarrjeve të familjes Destani është Nazifi.

Babai Lazim Destani është nga Malësia e Sharrit të Tetovës. Ai dhe familja e tij drejtojnë një rrjet ndërkombëtar biznesesh, që veprojnë në sektorin e shërbimeve, inxhinierisë dhe ndërtimit, energjetikës e logjistikës në Gjermani, SHBA, Zvicër, Dubai, Turqi, Maqedoni, Liban, Kuvajt, Rusi, Mongoli dhe Kinë.

Për t’u veçuar është njëra nga kompanitë e familjes, e cila për më shumë se një dekadë, është kontraktori kryesor në mega projekte për shërbime teknike, logjistike, infrastrukturë të përkohshme dhe permanente, “Ecolog-International”.

Destani, po ashtu është njëri prej aksionerëve kryesor në gazetën “Zëri i Kosovës” së bashku me biznesmenin Remzi Ejupi.

Familja Destani po ashtu ka në pronësi edhe klubin futbollistik “Shkëndija” nga Tetova.

Duke qenë se imazh të familjes kanë babain, Lazimin, në fund të vitit 2017-të, Universiteti Shtetëror i Tetovës i dha atij titullin “Doctor Honoris Causa”, si pronari i kompanisë “Ecolog”.

 o.j/dita

     

February 4, 2018 12:29
Komento

8 Komente

  1. ! February 4, 15:03

    TALIBANET E PASUR LOL !
    PASURI KANE EDHE BUBUT´ZHELAT E SHKRETETIRES POR
    MBETEN PO ATA

    Reply to this comment
  2. redaktor February 4, 16:53

    Vetem droga te ben kaq t pasur.
    Ose lidhja e fshehte me politiken.
    T tjerat jane koperture

    Reply to this comment
  3. Daku February 4, 19:34

    Redaktori mi mori fjalet nga goja! Nuk i shtoj as edhe nje presje, bravo

    Reply to this comment
    • ALBAN DEGA February 5, 00:07

      DROGA TE BEN TE PASUR SHPEJT POR EDHE TA HA KOKEN EDHE ME SHPEJT !

      Ndaj mos njollosni basheatdhetare tane qe me ounen e mendjen e tyre kane arritur ne majat e Botes.
      Lazim Destani dhe djemte e tij jane nderi i shqiptarevr dhe Kombit tone. !
      Uroj qe sa me shume shqiptare atdhetare e te suksesshem tu shtohen radheve te tyre !
      I pasuri te ndrite fikani te fike !
      Vete fakti qe ata sponsorizojne nje skuader futbollit si “Shkendija “” e Tetoves dhe gazeten “ Zeri Kosoves “ jane deshmi te dhqiptarizmit dhe atdhetarise se tyre shembullore !
      Duhet te krenohemi me punen dhe veprimtarine e tyre !

      Reply to this comment
  4. sopiqoti February 4, 23:45

    Me ju lumte burave te familjes Destani.Ne shume vende kane investuar POR n Shqiperi JO.A thu se nuk jane shqiptare ?

    Reply to this comment
  5. Jimmy September 1, 10:00

    Ne shqiperi vetem shqiponjen qe pruni ju kushton 2 milion zotri

    Reply to this comment
  6. Shumi November 9, 10:59

    Bexhet pacolli gjep tvogel i shtin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim