Ekonomia diskuton rishikimin e buxhetit, Ahmetaj: Nuk do ketë rritje të borxhit

September 6, 2016 12:54

Ekonomia diskuton rishikimin e buxhetit, Ahmetaj: Nuk do ketë rritje të borxhit

Ministri i Financës Arben Ahmetaj ka raportuar në Komisionin parlamentar të Ekonomisë në lidhje me rishikimin e buxhetit të vitit 2016.

Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se me rishikimin e buxhetit nuk do të ketë rritje të borxhit publik.
“Me rishikimin e buxhetit synojmë më shumë investime publike dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura, nuk do të ketë rritje të borxhit publik. Sa i takon të ardhurave nga privatizimi i INSIG, 2.2 mld lekë do të jenë për uljen e borxhit. 1.1 mld lekë do të jenë investime në transportin rrugor.

Ministri bëri edhe një panoramë të ecurisë së ekonomisë gjatë vitit 2015. Sipas tij rritja ekonomike u regjistrua në rreth 3%.

Ndërsa shkalla e papunësisë sipas tij, është ulur gjatë tremujorit të parë 2016 dhe se konsumi u rrit.

Ndërsa kreu i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe kërkoi sqarime mbi krijimin e borxheve të reja. Ministri Ahmetaj tha se borxhet e prapambetura kanë ardhur nga planifikimi jo real dhe klientelizmi.

September 6, 2016 12:54
Komento

1 Koment

  1. jola September 6, 13:33

    shohim gjthm e me shume perpjekje serioze qe gjendja ekonomike ne vend te rritet. frytet e punes serioze kane nis te duken te pakten ne kendveshtrimin tim

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*