Konsensus – apo kapaku i një haleje 25 vjeçare?!

Arben Duka July 25, 2016 11:50

Konsensus – apo kapaku i një haleje 25 vjeçare?!

Ai çast i madh e historik,
nuk më bëri pjesë të haresë,
se kapakun shikoja-or mik,
si e vumë në grykë të halesë!

Një haleje çerek shekullore,
dhe kapakë floriri mund t’i vësh,
por pisllëqet edhe ndyrësitë,
për gjithë jetën brenda do t’i lësh!

Nëse ka njeri le të ma thotë,
kush në mëndje kapakun ua futi,
sepse një e ardhme dritëplotë,
s’mund të ngrihet mbi themele muti!

Për reformën s’qe ndonjë çudi,
përse plehrat në ekstazë kaluan,
se përfundimisht-me ligj të ri,
nga qelitë dhe prangat shpëtuan!

Domosdo që lidership’ i ri,
do të ndriste nga jashtë e nga brënda,
se me kushtetutë e ligj të ri,
shpëtoi nga akuzat më të rënda!

Tani pa dyshim të gjithë i dimë,
arkitektët e kësaj beteje,
dhe konsensus më saktë do të thotë,
kapaku i madh i një haleje!

Kur dëgjoj si mburren qelbësirat,
vetvetiu më shkrepet të vjellët,
ajo që s’u tha me zë të lartë,
qe një amnisti për kriminelët!

Kriminelët janë në gosti,
se përjetë i shpëtuan burgut,
dhe me kushtetutë e ligj të ri,
u mbyllën dhe rrugët e Strasburgut!

Kjo ishte pengesa që s’votonin,
“lidershipët” e mbytur në krim,
nëse amnisti u garantonin,
s’do kish më pengesa për votim!

Nuk e di nëse gjetkë ka ndodhur,
që kufij t’i vihen hetimit,
sepse Bota gjykon e dënon,
ende kriminelët e nazizmit!

Këtë ditë të gjithë e kishim pritur,
se e drejta qe bërë një varrezë,
mund të kemi të ardhme të ndritur,
por e djeshmja mbetet krejt e zezë!

Ndaj të gjithë s’janë të gëzuar,
nga kjo kushtetutë e ligj i ri,
se këtu ka mijra të lënduar,
që kurrë s’do marrin drejtësi!

Arben Duka July 25, 2016 11:50
Komento

9 Komente

  1. Zani Burimi July 25, 13:15

    Arben à tehiqem nga kritika per “horra roze e blu” ne nje satire para ca ditesh, sepse sido qe te jete haleja nga ngjyra, njelloj kundermon.
    Aferim te qofte, o Poet!

    Reply to this comment
  2. mmoisiu July 25, 14:08

    Kur do dilte ai tymi i zi i Edi Rames ,apo ishte per te mashtruar njerzit !

    Reply to this comment
  3. nuk ka tym pa zjarr July 25, 14:53

    Arben. Kisha komentuar disa here tek tema duke shpjeguar cpo ndodhte bazuar ne experiencen 21 vjecare ne perendim. Mero baze si gjithmone komentin sma lwjonte te kalonte per aresye se nxirrte te verteten. Shpresoj dita ta lejoj.
    Zgjatja dhe tej zgjatja e reformes dhe miratimi ne minuten e fundit u be e qellimshme dhe e organizuar ne marreveshje midis rames, pd lsi dhe ambasadorwve. Cdo njeri e di qe shqiptaret jane te etur per te burgoaur berishen, meten dhe stafin e tyre hajdut. Prandaj duhejvorganizuar nje skenar per te lare mutin( edin) me shurre. Qe dmth, shiko sa shume u perpoqa bashke me nderkombetarwt po nuk mundem te marrim sa cdeshem. Edi rama ne bashki ka vjedhur me shume se meta e berisha te marre sebashku dhe nuk mund te bente nje ligj per te furur veten ne burg.
    Tjeter qe ta shpjegoj me qarte. Ne kapitalizem qe njerezit naiv kane qef ta quajne demokraci ka dy ligje te ndryshme. Njevper te varferit dhe nje per te pasurit.
    Nese nje i pasur vret, paguan dhe nuk denohet. Nese nje i varfer vjedh nje pakete aoo dy cigare shkon 3-5 vjet burg.
    Pra ligjin e ben maliqi.
    Kjo loje behet edhe ne zgjedhje te cilat jane farsa ai show jon i rwformes se ne fakt eshte formula e rrotacion shkerdhatocracise.
    Edi docta mbaje tete vjet, e cila i shpetoi dhe bashes pa dashje nga goja dhe pastaj prap basha e pd . Edhe lsi si nje pol( vole) i trete eshte nje krijim i ambasadoreve te huaj per krijuar mendimin ne pooyll qe vendi udhehiqet me konsensus dhe nese gjerat ndryshojne konsesnsusi mund te prishet. Dhe se nese dicka edi nuk e benka dot eshte se ai ka shume deshire por nuk e lejon ilir meta dhe prishet konsenausi.
    Keto gjepura i kam kupruar ketu ne pweendim dhe kur aplikohen ne shqiperi me vjen per te vjwlle. Kur shikoja meron qe ma censuronte komentin disa here dhe pallavrat e ngjels mendija qe dhe mero baze eshte pjese e ketij skenari per te eleminuar variantin qe eshte naiv e budalla. Sa per komentuesit te vjen keq cfare niveli kane. Po ne bote eshte edhe me keq. Popujt mbahen ne injorace qellimisht

    Reply to this comment
  4. LABI July 25, 16:02

    Leter per Benin…

    RAMA ZHGENIMI

    Mos u cudit miku im…!
    halet vlereson sot e gjithe bota..,
    ndaj parlamenti i krimbave t’njerizit,
    e votoj, me vota te plota!..

    Halese se madhe cerek shekullore,
    kapakun ja vuri vete shejtani,
    ne gropen gjigande te mbushur plot..,
    ne mute, i tere u zhyte SOVRANI!

    Se kohet o Beni, shume kane ndryshuar,
    jetojme sofistikat e shekullit te ri,
    shkencetarin, brilantin e quajne “plere”
    hajdutit, e kriminelit, i thurim “lavdi”!

    Ti thua “kush ne mendje kapakun ua futi”?
    kjo pyetje vertete me cudit…!
    A thua vertete Ti, nuk e di…,
    c’fare sot prodhojne te gjitha industrite??

    Iku e vate, koha jone i dashur mik!
    kur prodhohej jete e traktore,
    ne shkollat ku te rinjte sot mesojne,
    prodhohet vetem mashtrim dhe terore!

    Jo ne pak vende te botes se zhvilluar,
    sot kapek helesh e pusetash modifikojne,
    se muti qe per nje shekull kane prodhuar,
    eshte veshtire te gjithin ta mbulojne!!

    Me fal o Beni, per fjelet banale…,
    por shpirtin e kame te mbushur me maraz,
    “Reforma ne Drejtesi” qe kaq shume e pritem..,
    FORTE, na e shterngoje lakun ne gurmaz!

    Ligji i ri, nuk eshte per ty, dhe as per mua,
    po per te gjithe ata qe prodhojne kapake…!
    per ata qe sot i ngrejne Obelisket,
    mbi gropa haleshe, dhe mbi gjak!

    Ligji i ri kerkone te ngrehre,
    mbi hi Gerdeci, dhe 21 Janare,
    nje Obelisk te madhe ne mes te sheshit,
    simbol per kriminele e tradhetare!

    Reforme zeza u mbajte sekret,
    pas dyersh hermetike, kudo e blinduar,
    sovrani nuk duhet ta mare veshe…,
    vertete ne te c’fare eshte shkruar!

    Ndaj dhe molusket me miqe e partnere,
    te gjithe ne ekstaze, jo papritmas kaluan,
    kapakun gjigand qe mboloje halene,
    te gjithe nje zeri e votuan!

    Te lutem Beni, aman me thuaj…,
    vertete shqiptaret aty gezojne?
    Keta qe jane ketu me mua….,
    shamite me lot po i mbulojne!

    Kjo qe po shohme nuk eshte drejtesi,
    per sovranin tone, bujar te mjere..,
    ajo vertete eshte nje mburoje..,
    vec per hajdute e kriminele…!

    Me thuaj Beni, me thuaj si mike,
    ata qe shkruan kete Reforme koti,
    vertete besojne se ne ILIRI,
    nuk ka me gjake KASTRIOTI?

    Nuk e di.., nuk mund te them!
    se c’mund te ndodhe nder shqipetare,
    ne se i fameshmi “LIGJ” qe pritem,
    nuk do te denoje keta tradhetare!

    Ah nuk e di, nuk di c’te them….,
    shpirtin e vrare gryen mendimi,
    ndoshta reformen ne drejtesi,
    mund ta emertojme “RAMA ZHGENJIMI”?

    Reply to this comment
  5. kris 1 July 25, 18:59

    reforma ishte nje sukses i madh.Me konsesus ju servir popullit nje torte me kastraveca qe do ti shkaterroje stomakun per 30 vjet.

    Reply to this comment
  6. nuk ka tym pa zjarr July 25, 19:56

    E bera nje koment te perafrt tek tema dhe si gjithnje nuk u lejua.
    Mu kujtua kenga
    Bote e trete nje procke tjeter
    Maske e re avaz i vjeter.
    Dhe gatuan tete pikane guzhine te a….. A
    Telenevela e nisur disa muaj me pare e titulluar reforma ne drejresi. Me skenarist dhe regjizor lu dhe vllahutin.
    Si nisi dhe pse?
    Nisi sepse presioni i popullit per edi ramen per te denuar sali berishen, bashen, meten dhe 40 hajdutwt arriti kulmin. Ata qe u sherbeu saliu kurre nuk do ta linin ne balte per sherbimet e bera. Sepse perendimi nuk i shet sherbetoret e vet. Nese i pritej koka saliut me shoke do coheshin shume popuj te tjere te kerkonin kokat e drejtuesve te korruptuar. Kete spirale nuk e lejon perendimi se po te vazhdoje ashtu cohen dhe anglezet dhe kerkojne koken e mretereshes.
    Po te ishte i majte mund te varej apo te qellohej me plumb nebkoke e te behej shemvull per te tjeret.
    Pra telenovela e nxorri edi ramen si nje luftetar te drejtesise qe ne fund i mundi kundershtaret dhe ja coje drejtesise por drejtesia per aresye teknike nuk mund ti denoje edhe pse atavpaskan beee ca gabime. Pastaj edi rama kerkon qe tanivte gjithebketa hajdut me nje amnisti mund ti zbardhinbparate. Ne ditet e fundit telenovela arriti nje nga pikat kulmore ku ilir meta desh te rrexonte udheheqesin e madh dhe populli i tmerruar pranon cdo pazar vetem udheqesi largpames mos te bjere. Se si do bejme ne pa te.
    Ne fund te filmit skenaristi dhe regjizori tebkenaqur per fundin e filmit shtrojne nje darke ku falenderojne aktoret dhe brohorasin per suxesin.
    Te nesermen te gjithe nisen tebluntur me familjet e tyrebneper plazhet e famshme te botes.

    Reply to this comment
  7. shqipe July 26, 00:03

    Ata… Po, e din’ mire,c’do te thote:
    ” S’kini pare gje akoma!…”
    Po dridhen, dhe ket’ topi se lot.
    Shqupasit, kane nis te bien ne koma!…

    Po ju o, filosofarer!
    Me keto,kapaker,puceta!!!…
    Perse i jepni hov saliut te shkare..
    Qe syt’ i mbane tek ilir gaveta.?!..

    Tani ,qe u be reforma vertet’,
    (Me pare thoshit,S’behet reforma!))
    Tash po na zhgenjeka Rama!,Medet…
    Keshtu mendojne vec te sales, mballoma.

    E mbushet kete faqe me puceta,kapak…
    (Aty t’i mbani hundet, ne qelbesire.)
    I vetmi parfum i njerzve deshtak.
    Per ne reforma, eshte dafina er’ mire.

    Reply to this comment
  8. intelektuali July 26, 09:09

    KONSENSUSI NDERKOMBETAR ME “GISHT NE BYTHE” I DEMOKRACISE
    ASHT SI KONSENSUSI ME “HU NE BYTHE” I ENVERIT DHE I PARTISE
    PRANDAJ O DUKE ENVERISTI PEZMATIMIN TEND PER MAFIEN E DREJTESISE
    KERKOJE TEK MURTJAJA BOLSHEVIKE QE ENVERI HODHI ANEKEND SHQYPNISE

    Reply to this comment
  9. MeteH July 26, 11:00

    Lexova Benin dhe disa analiste,
    Refomen qe u be e quajne te piste,
    U be 18 muaj sherr i papare,
    Tashme po synohet kush doli ne vend te pare.
    E ç’mund te bente me shume E.Rama,
    Kur punoi çdo dite ne rrethim,
    Kur Saliu,Luli,Like e KO,
    Ju sulen perendimit me terbim.
    E keqa e ketij vendi o miq,
    Jane Saliu dhe Iliri,
    Ata duan ta pergjakin kete vend,
    Sa ne fund te ngelet hiri.
    Reforma nuk u be per ne,
    As per femijet tane,
    Ajo u be per ata,
    Qe me vjedhje e vrasje kan bere hatane.
    Ne 21 korrik populli u çudite,
    Kur Like floriri kercenoi,
    Po nuk votoi Luli e Saliu,
    Detyren e kryetarit e dorezoi.
    Dhe propozoi per qeveri teknike,
    Ashtu siç kish kerkuar Saliu,
    Por LUJA nga llozha,
    I tha ndal zoti Like.
    Dhe kjo pune nuk ka mbaruar,
    Reformes ju fut mish dhie,
    Nga frika e saj balozet,
    Kene pergatitur qeverine ne hije.Nga kolegu Dukes,Fier

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*