Konsiderohej e shkatërruar, gjendet skena filmike nudo e Marilyn Monroes

August 13, 2018 17:47

Konsiderohej e shkatërruar, gjendet skena filmike nudo e Marilyn Monroes

Një skenë nudoje e Marilyn Monroes, e cila konsiderohej e shkatërruar, është gjendur pas shumë vitesh.

Bëhet fjalë për një skenë të shkëputur nga filmi “Të martuarit” ( “The Misfits”), i cili daton në 1961-shin dhe është me regji të John Huston.

Skena ka dalë në dritë falë Charles Casillo, i cili e zbuloi gjatë punës për librin e tij me titull “Marilyn Monroe: Jeta private e një ikone publike”.

Gjatë intervistës së bërë me Curtice Taylor, i biri i producentit Frank Taylor, ka zbuluar se ky i fundit e ka fshehur filmimin në një sirtar të mbyllur, që pas vdekjes se babait të tij, në vitin 1999.

I pyetur për të ardhmen e videos, Curtice Taylor ka thënë se nuk është marrë asnjë vendim deri tani.

Saiti “Deadline” shkruan se në skenë shfaqet një moment pasioni i Monroes me Clark Gable. Diva hollivudiane lejon t’i bjerë çarçafi që e mbulon, dhe aty shfaqet e tëra e zhveshur.

Regjisori John Huston vendosi përfundimisht të mos e përfshinte skenën në film, sepse mendonte se nuk ishte e rëndësishme për subjektin e filmit. Por nëse skena do përfshihej në film, do ishte një ndër të parat nudo të një aktoreje amerikane në epokën e filmave me zë.

“Të martuarit” është shkruar nga bashkëshorti asokohe i Monroe, Arthur Miller, dhe në të tregohet historia e tre djemve në garë mes tyre për të tërhequr vëmendjen e një gruaje të bukur.

s.a/dita

August 13, 2018 17:47
Komento

5 Komente

  1. emmm...Bjondja sexi veshur me mistere August 13, 18:01

    Nudo .
    stili me i bukur i nji femre sexi .
    nji nga femrat qe cmendi meshkujt ne kohen qe jetoje e deri sot ruan kuroren e femres
    Sex Aplel ne Bote .

    Reply to this comment
  2. LORA August 14, 15:21

    E mjera kjo ”ikone” budallaqe,,,u perdor aq keq sa ishte gjalle,,,saqe nuk po reshtin se perdoruri edhe pas gjys-shekulli ,qe ajo nuk eshte me.
    E promovojne kaq shume modelin e saj,,,,por fatmiresisht artistet e kohes sone i ka bere shume me te zgjuara dhe vetmbrojtese historia e trishte e Marilyn.

    Reply to this comment
  3. Mbi figuren e M.M ka disa kendveshtrime August 14, 17:49

    Sigurishte qe etja per suxses /Fama qe ajo donte te arrinte ne kohen qe jetoj ,
    ja kerkonte ti bente vehtes ato leshime (qe shume e jo vetem Lora i etiketojne si veprime prej budallaqe ).
    Dhe aq “budallaqe” mua nuk do me dukej ,
    sepse nqs ,do shofim se me cilet ajo u lidh e u martua e para
    me Regjizorin e Hollivudit ,i cili i sherbeu si Tiket
    per te fluturuar ne Majat /Lartesit e Hollivudit ,

    lidhjen “intime” me Presidentin Amerikan Kenedi ,
    pastaj me pothuaj ne te njeten kohe paralel edhe
    me Frenk Sinatran ,

    ne nji far menyre ishin kembet e sigurta ,ne nji Spargat …
    qe e mbanin M.M ne ato Maja ,qe edhe sot eshte veshtire ti arrije kush ,
    edhe pse shume Artiste Hollivudi pas saj ,ndoqen
    pothuaj te njejten taktike ,i lejuan vehtes lidhje intime ..me regjizore me emer e skenariste te Hollivudit , te cilet po i denoncoje sot ,(sado te drejte kan ne dukje )
    ne menyren me hipokrite ,se u ndjen te shfrytezuara dhe s’arriten ate qe pretendonin .
    Pra ,ne nji tjeter kendveshtrim Merrlyn ishte
    nji femer mjaft largepamse dhe dinte se ku te shkelte
    per te arritur qellimin ASAJ QE AJO VET DONTE dhe ja arriti .

    Natyrishte qe te besh nji loje te tille ,te pavullneteshme
    kunder zemres tende ,vjen nji Momente dhe perplasesh ne shpirtin tend ,

    ndodh ajo kontardite e brendeshme qe ajo per shume kohe e mbulonte me suxsesin e saj euforine qe e bente
    te fluturonte ,deri ne momentin qe ajo ndjenje pesoj pikjate duke u rrexuar ne depresion . Pompimi pastaj me Medikamente e droga te ndryshme dhe resti i jetes se saj .qe si e dime edhe ne
    eshte thjeshte mister ne kte histori.

    Eshte natyrishte per te ardhur keq ,qe u largua ne ate moshe aq te re 35-vjecare ,ne moshen me te bukur
    per nji Artiste 😉

    Reply to this comment
  4. Bujara Kanapari August 14, 20:43

    Une nuk e paragjykoj per sknat e nxehta ne filma duke respektuar profesionin.
    Keta tipa nuk dashurojne; nuk mund te dashurohesh me 100 apo 1000 burra apo gra, sepse ka dhe burra te tille.
    Per mua, nuk mund te jete kurre femra ideale, vecse e deshtuar, sic e tregon dhe fundi tragjik i saj.

    Reply to this comment
  5. ´´ August 14, 23:37

    Pamje qe te terheq si me Magnet drejt saj . 😉
    Natyrishte qe behet fjal per nji pamje femre
    ku gjithcka ke ajo ehste e Bukur ,
    fytyra ,ajo buzeqeshje e parezistushme ,
    sikur me u cfar dielli papritur .
    pastaj trupiii …eh pra gjithcka .
    Por natyrishte qe ska te bej me femren Ideale .
    Femra ideale eshte dicka tjeter …
    por kjo nuk eshte tema ktu .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*