Konspiracionet/ Gazetarët amerikanë, si i zbatonin porositë e CIA-s

October 29, 2018 17:25

Konspiracionet/ Gazetarët amerikanë, si i zbatonin porositë e CIA-s

Materiali i sugjeruar është marrë nga libri “Konspiracionet dhe mashtrimet më të famshme të të gjitha kohëve” me autorë Jonathan Vanckin (Xhonatan Venkin) & Jon Whalen (Xhon Uheilen). Vëllimi me nëntitullin mbështetës: “Misteret, mashtrimet dhe intrigat më të mëdha të historisë” ka ardhur në shqip nga Valter File ndërsa është botuar nga shtëpia botuese “Bota Shqiptare”.

 

MIKROFILMI

 

Pushteti i katërt i vënë në shërbim të CIA-s, dhe se si gazetarët marrin rroga nga organizata.

 Shefat e medias janë ata që kryesisht rekrutohen nga shërbimi informativ dhe i japin tonin shtypit.

CIA-ka median e vet jo vetëm brenda SHBA-së, por edhe në shumë vende të botës së tretë.

Po qe se një gazetar, vlen sa 20 agjentë, atëherë cila duhet të jetë vlera e pronarëve dhe drejtuesve të mediave?

Është e frikshme të mendosh që mjetet e përpunimit të opinionin masiv kanë rënë në duart e spiunëve të shërbimeve të fshehta.

 

Në vitin 1997 Karl Bershtajni, i dëgjuar jo më pak se Uduordi, deklaroi: “Që gjatë 25 viteve të fundit, më shumë se 400 gazetarë amerikanë kanë zbatuar porosi të CIA-s”. Sipas burimeve të Bernshtajnit. “Nju Jork Tajmsi”, një nga institutet e medias më të vyer të për CIA-n, pranon, që “më shumë se 800 organizata dhe persona të veçantë, që kanë punuar në sferën e lajmeve dhe të informacionit masiv”, shërbejnë në CIA.

Sinqeritet i habitshëm. Për më shumë se dy dhjetëvjeçarë gazetarë të zgjedhur e lejojnë CIA-n të vëzhgojë mbi shënimet e tyre dhe bashkëpunojnë gjatë rekrutimit të spiunëve të huaj, apo punojnë si korrierë të tyre. Disa prej tyre, me mirënjohje, pranojnë të marrin rroga nga Daj Sami.

Fakti, që pushteti i katërt punon për CIA-n, është i pakëndshëm, por akoma më shqetësuese është, që shumë nga gazetarët-spiunë të CIA-s me vetëdije bëjnë propagandë jashtë shtetit. Shpesh, disinformacioni i shpërndarë jashtë kthehet mbrapsht, për t’u shfaqur si “rikoshetë” ose “produkt dytësor” në shtypin amerikan, në formën e së vërtetës më të pastër. Nga ana tjetër është e qartë, që informacioni “i transformuar” ose i ardhur “nga një burim i panjohur”, shpesh është propagandë, e drejtuar direkt, në mënyrë jo të ligjshme, për amerikanët.

CIA arrin të futë punonjësit e vet operativë në organizatat më prestigjioze amerikane të lajmeve. Spiunët e CIA-s punojnë nën mbulesat ideale si gazetarë të “Nju Jork Tajmsit”, në revistën “Tajm”. Në rolin e reporterëve kureshtarë, agjentët e qendrës kanë kontakt gjithandej dhe mund të bëjnë gjithfarë pyetjesh, pa u bërë të dyshimtë.

“Një gazetar vlen sa 20 agjentë”, i tha Bernshtajnit një funksionar i lartë i CIA-s. Pseudo gazetarët e CIA-s madje kryejnë edhe përgatitje speciale, për ta mësuar zanatin. Njëkohësisht gazetarët e vërtetë e shumëfishojnë artin elitar të spiunimit, shkrim i fshehtë, metoda speciale gjurmimi dhe aftësime të tjera të këtij lloji.

Organi i CIA-s, i cili merret me kontrollin mbi mediat, është i njohur si Inventari i arkivit të propagandës. Frank Xh. Uizneri, shefi i parë, nën të cilin u kryen operacionet e para të fshehta të CIA-s, me krenari e quan “organ elektronik”, një metodë për të përpunuar opinionin publik në të gjitha pikat e botës. Në 1961-in Uzneri vrau veten, por veprimtaria, fillimin e të cilës e krijoi, vazhdoi akoma disa dhjetëvjeçarë. Në plotësimin e aktivit të vet me gazetarë dhe agjentë CIA disponon plotësisht ose sponsorizon 50 gazeta, agjenci informacioni, radiostacione ose revista. Shumica e tyre janë jashtë shtetit, por ka edhe mjaft në vend. Qendra mban frerët e gazetave private si “Roum Dejli Amerikan”, “Manila Tajms” dhe “Bangkok Post”.

Ka mundësi, që të mos mësohet kurrë, se deri ku janë shtrirë manipulimet e CIA-s me mediat. Për këtë duhet t’u jemi mirënjohës ish-drejtorëve të qendrës Uilljam Kolbit dhe Xhorxh Bushit, të cilët me manovrat e tyre të shkathëta arritën të ndërprisnin hetimet e Senatit rreth këtij problemi. I penguan në çdo hap, duke i trembur me paralajmërimin, që veprimtaria e tyre do të çojë në “gjueti shtrigash”. Komisioni i përhershëm për zbulimin në Senat, i kryesuar nga Frank Çarçi, “me qëllim fshehu rezultatet e hetimit për lidhjet e CIA-s me gazetarët”, shkruan Bershtajni. Por ne e dimë, se drejtuesit e lartë të medias e kanë dhënë bekimin e tyre, për rekrutimin e reporterëve si spiunë, informatorë ose propagandues. Siç thotë ish-drejtori i CIA-s Uilliam Kolbi: “Të mos i mërzisim reporterët e varfër, më mirë t’u kthehemi shefave të tyre. Ata e dinë punën e tyre”. “Në përpjekjen për të luftuar kundër komunizmit botëror”, – shkruan Bernshtajni, – “manjatët amerikanë të medias lejuan të ktheheshin në shërbëtorë të shërbimeve të zbulimit”.

Lista e shefave të shtypit, radios dhe televizionit, të cilët bashkëpunojnë me CIA-n, është madhështore: Artur Hejz Celleberger, ish-pronar i “Nju Jork Tajmsit”; Uilljam Pejli, president i “Kolumbia Brodkasting Sistem” (Si Bi Es); Henri Enlus, krijuesi i revistave “Tajm” dhe “Llajf”; Xhejms Kopli i “Kopli Njuz Servis” (i cili me gatishmëri jep njoftime të kundërshtarëve të luftës dhe luftëtarëve për të drejtat e lëkurëzinjve, publikon artikuj shkruara nga agjentët e CIA-s dhe i afron qendrës të paktën 23 nga punonjësit e vet). Midis mastodontëve të tjerë të medias, të vënë në shërbim të CIA-s, janë kompania televizive “Ej Bi Si” (flitet, se një korrespondent shumë i shquar i saj është bashkëpunëtor i CIA-s, megjithëse emri i tij nuk përmendet), En Bi Si, Asosiejdet Pres, Junajtid Pres Interneshenëll, revista “Njuzuik”, “Skrips-Herald”, “Herst Njuzpejpers” dhe “Majami Herald”. Sipas burimeve të Bernshtajnit në CIA dhe Senat me rrjetën e madhe të informacionit “Nju Jork Tajmsi” dhe Si Bi Es-i janë aktivi më i çmuar i qendrës. I ndjeri Artur Hejz Sellenbergeu, botuesi i “Tajms”, lidhi një marrëveshje të fshehtë me CIA-n për vendosjen e më shumë se gjysmë duzine agjentësh në byro të huaja korrespondentësh, ku do të punonin ilegalisht si punonjës të gazetave. Sellenbergu, i cili ishte njeri i afërm me drejtorin e atëhershme të CIA-s Alen Dallasin, ra dakord të firmoste deklaratën për të ruajtur të fshehtën. Në të njëjtën mënyrë veproi edhe nipi i tij S. L. Sellenbergu. Sipas disa burimeve nga CIA S. L. Sellenberger, një herë vuri emrin e vet në informacionin e marrë nga CIA dhe e botoi pa i bërë asnjë ndryshim. (Sellenbergu deklaron që kjo është “fantazi”). “Tajms” i dërgonte artikujt e vet tek Dallasi, kurse më vonë tek zëvendësi i tij Xhon MekKouni, për t’i parë dhe aprovuar. MekKouni shpesh hiqte pjesë nga materiali informativ, dhe në fakt vendoste në vend të “Tajms” se ç’duhej publikuar.

Njësoj si Pejli i “Si Bi Es”-it dhe Sellenbergu-plaku, krijuesi i “Tajm” dhe “Llajf”, edhe Henri Llusi gjithashtu ishte mik i Dallasit, i cili shpesh shfrytëzonte shërbimet e botuesit ultra konservator. Llusi dha aprovimin që anëtarë të redaksisë të shërbenin në CIA dhe u afron punë dhe akreditim oficerëve të CIA-s, madje emëron përfaqësuesin e vet, i cili përgjigjet për lidhjet me CIA-n. Ky është botuesi i revistës “Llajf” S. D. Xhekson, i cili grumbulloi eksperiencë si “konsulent special i presidentit për problemet e luftës psikologjike”. Duke pasur parasysh, që Xheksoni njihej si mbret i medias amerikane, njeriu me të drejtë mund të pyesë: luftë psikologjike kundër kujt? Mënyra se si “Llajf” shtiri në dorë shiritin e filmit, në të cilin Zapruderi ka fiksuar vrasjen e Xh. F. Kenedit, për studiuesit e konspiracioneve është e dyshimtë. Revista e drejtuar nga Xheksoni jo vetëm bleu të drejtat mbi filmin, por edhe e ruajti në kasafortat e veta për vite me radhë, pastaj publikon pamje nga filmi i shquar me xhirim të kundërt duke dhënë kështu përshtypjen e gabuar, që koka e Kenedit rrëzohet përpara. Në përpjekjet e veta për të bindur opinionin, që vrasësi është një dhe Kenedi është qëlluar nga shpina, komisioni “Uoren” arriti gjithashtu në këtë përfundim të gabuar.

Bashkëshortja e Henri Llusit, Kler Bunt Llusi, gjithashtu e ka ditur me siguri, që agjentët e CIA-s i përdornin mediat si mbulesë. Kjo zonjë moderne me bindje konservatore, e cila lëvizte në ambiente që merreshin me spiunazh, sponsorizoi aksionet kundër Kastros, që ndërmorën kundërrevolucionarët në Florida, dhe më vonë u bë themeluese dhe drejtoreshë e një organizate – emri e së cilës flet vetë për vetveten – Shoqata e ish-oficerëve të zbulimit.

Megjithëse shkëmbimi i informacionit me punonjësit efektivë të zbulimit dikur konsiderohej si pjesë e pashmangshme e marrëdhënieve të reporterëve me burimet e tyre, disa nga mediat, që kanë bashkëpunuar me CIA-n, i kalojnë të gjithë kufijtë. Një punonjës i rangut të lartë të qendrës, i cituar nga Bershtajni, pohon, që gazetari i shquar Stuart Ollsopi, i cili bashkëpunonte me “Nju Jork Herald Tribun”, “Satërdei Ivning Post” dhe “Njuzuik”, “është agjent i CIA-s”. Ollsopi ndihmoi shpërndarjen e disinformacioneve në mediat e huaja dhe jepte vlerësime për bashkëpunëtorët potencialë të CIA-s jashtë shtetit. Xhozefi, vëllai Ollsopit, e mohoi këtë akuzë, por deklaroi para Bernshtajnit, që ai vetë është më afër me CIA-n, se sa Stju.

Ndryshimi midis shkrimit të reportazhit dhe bërjes propagandë me porosi të CIA-s është akoma më i paqartë në rastin me Hall Andriksin, një nga bashkëpunëtorët më të çmuar të qendrës gjatë viteve 60-të. Si korrespondent i “Majami Njuz” në Amerikën Latine Andriksi ishte në qendër të këtij kazani të fabrikimit të operacioneve sekrete të CIA-s. Sipas Bernshtajnit, në dosjet e qendrës ruhen raporte të hollësishme për detyrat, që janë kryer prej tij me porosi të CIA-s. Megjithëse Hendriksi mohon që të ketë pasur ndonjë lidhje tjetër me CIA-n, përveç “marrëdhëniet normale për të gjithë gazetarët, midis kolegëve të tij ai është i njohur me llagapin “Spiuni”.

Më vonë ai e braktisi reporterllëkun dhe filloi punë në degën kiliane të “Interneshëll telefon end telegraf korporejshën” (Aj Ti Ti). Hendriksi jep dëshmi të rreme, kur u thërrit nga komisioni i Senatit, që hetonte lidhjen e CIA-s dhe Aj Ti Ti me një operacion të fshehtë për të penguar zgjedhjen e Salvador Alendes, udhëheqësin e të majtës kiliane në vitin 1970-të. Pyetjes se nga kanë ardhur të dhënat e telegramit, me të cilin njofton një nga nënpresidentët e Aj Ti Ti, që administrata e Niksonit përkrah planet “për të penguar Alenden që të marrë pushtetin”, Hendriksi u përgjigj, që burimi i informacionit kishte qenë një miku i tij kilian. Si jo! Më vonë doli në dritë telegrami i CIA-s, ku dukej qartë, që informator kishte qenë një agjent i qendrës.

Sipas Bershtajnit në përpjekjet e saj për të lëkundur pozitat e Alendes, CIA më tepër është mbështetur tek shërbimet e gazetarëve. Reporterë të shitur pajisin me para armiqtë e Alendes dhe shkruanin materiale propagandistike kundër tij nëpër botime të kontrolluara prej CIA-s. Zor se mund të jetë e rastësishme, që një pjesë e këtyre materialeve propagandistike shfaqen edhe në mjetet e informacionit amerikan. Në një analizë të CIA-s të vitit 1970-të përmenden për “rikujtimin e materialeve tematike për Kilin” në shtypin amerikan, sidomos në “Nju Jork Tajms” dhe “Uashington Post”. “Kjo veprimtari propagandistike”, – shkruhet më tej në raport, – “përshkruan zhvillimin e ngjarjeve në Kili sipas porosive tona tematike”.

Pas zbulimeve të fundit të vitit 1970 na mbetet vetëm ta marrim me mend se sa nga gazetarët vazhdojnë ende të jenë nën shërbimin e CIA-s. Megjithëse sipas “Nju Jork Tajmsit” qendra ka rikrijuar lidhjet e veta me rrethet gazetareske, megjithëse në kohën e Xhorxh Bushit ajo ka ndaluar punën me bashkëpunëtorët rrogëtarë, të paguarit. Në këtë mënyrë Bushi lë të hapur një derëz për përdorimin e jo rrogëtarëve, bashkëpunëtorët vullnetarë. Në vitin 1980 “Los Anxhelos Tajms”, njofton në një kryeartikull, që “ORGANI I FUQISHËM ELEKTRONIK” I CIA-S KA HESHTUR”.

Me të vërtetë mund të jetë ky fundi? Ndoshta edhe jo. Megjithëse arsyeja primare për partneritet midis mjeteve të informacionit dhe CIA-s “mbrojtja e sigurisë kombëtare” në epokën e Luftës së Ftohtë, tashmë nuk ekziston, sipas një raporti sekret të CIA-s, të zbuluar gjatë vitit 1992, bëhet e qartë, që kjo histori me sa duket vazhdon. Në raportin për “aftësinë zbuluese” të CIA-s shkruhet, që seksioni i lidhjeve me publikun “tani vazhdon kontaktet me të gjithë reporterët e agjencive telegrafike kryesore, gazetat, të përjavshmet dhe televizionet në vend”. Duket qartë që këto lidhje janë të frytshme për CIA-n, sepse “ndihmuan që disa dështime të kundërzbulimit të arrijnë të paraqiten si suksese”… “Në një sërë rastesh”, – nënvizohet më poshtë në raport, – “arritëm të bindim reporterët të vonojnë, ndryshojnë, pengojnë madje edhe të mos i publikojnë materiale, të cilat mund të dëmtonin sigurinë kombëtare”.

Duket qartë, që “organi i fuqishëm elektronik” ende vazhdon të prodhojë zëra.

 

Përgatiti për botim: L.Veizi/ DITA

October 29, 2018 17:25
Komento

3 Komente

  1. Gazetari i Harruar October 29, 19:56

    Çfar ka pe konspiracion ketu?!?!?
    Gazetaret amerikane do i sherbejne vendit te tyre, SHBA. Ato jane patriote.Dhe si i sherbehet memie SHBA e di CIA.

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi October 29, 21:02

    Asgje e re nga fronti i perendimit! E reja e vetme eshte qe pergjate ketyre 20 vjeteve te fundit, CIA ka tentuar te rikthehet ne pozitat e saja te para 50-70 vjeteve. Idiotet duan te rikthehen ne skene!
    Ne Shqiperi parate e CIA-s per gazetaret shqiptare vershojne gjithashtu me doza te vogla, permjet Sorosit, disa bizneseve turke dhe greke, dhe qeverise shqiptare.

    Reply to this comment
  3. Lili October 29, 21:25

    Gazetaret shqiptare qe rekrutohen ngacia per punet e pista na interesojne neve. Sa per kujtim te nje veprimi alla allende ne kosove,ju kujtojme shkrimet e vetonisurroj kunder lujeta pules edhe rexhep qosjes apo kunder salih kabashit..per ne kosove.
    Per ne Shqiperi ,kemi plot sidomos kur lexoni ne nje gazete nje ´reprisé te nje gazete qe nje Zot e di ku eshte publikuar po qe cuditerisht bje ne dore te nje gazetari shqiptar,qe as nuk di ku publikohet ajo gazete,kuptohet se lajmi vjen direkt nga Cia e ketu mero Baze na ishte specialist po keso lajme te nxhjera nga fundit i botes..po ka edhe te tjere..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*