FOTO: Konspiracionet dhe nëntori i vrasjes së Kenedit 55 vjet më parë

November 24, 2018 17:54

FOTO: Konspiracionet dhe nëntori i vrasjes së Kenedit 55 vjet më parë

Historia e njerëzimit duke filluar qysh nga kohërat më të vjetra, e deri më tani njeh ngjarje të cilat nëpërmes komploteve, tradhtive apo atentateve, janë munduar që në esencë t’i ndërrojnë rrjedhat historike. Këto ngjarje ishin të karakterit politik, fetar, social dhe të antagonizmave të tjera. Sipas analitikëve dhe njohësve të këtyre rrethanave në botë vetëm gjatë shek. XX janë kryer apo ndërmarr mbi shtatëdhjetë atentate. Shumica e këtyre atentateve kishin epilog tragjik, ndonëse kishte edhe raste të cilat nuk përfundonin tragjikisht. Viktimë i këtyre atentateve ishin mbretërit, kryetarët e shteteve, liderët politik e fetarë, ministrat e rangjeve të larta etj.

Atentate të tilla ndodhën edhe në SHBA, ku gjatë historisë së saj ajo humbi katër kryetar. Dy të parët në shekullin e XIX. kurse dy të fundit në shekullin XX.

Vrasja e John Kennedy

Më 22 nëntor, 1963, në ora 12.39, kolona me presidentin e Shteteve të Bashkuara John Kennedy iu afrua udhëkryqit të rrugëve Elm dhe Houston në Dallas të Teksasit, pranë ndërtesës së një biblioteke.

Nga automobili, Kennedy dhe bashkëshortja e tij Jacqueline, buzëqeshnin dhe i përshëndetnin qytetarët e shumtë. Para tyre ishte ulur guvernatori i Teksasit John Conolly dhe gruaja e tij. Ajo që ndodhi më pas e ndryshoi historinë, por deri sot ka mbetur mister. Reporteri i radios ngjarjen e përshkroi si vijon: “Duket sikur diçka ka ndodhur në kolonën e automjeteve. Plot njerëz vrapojnë nëpër rrugë, ndërsa shihen edhe policë të shumtë që rendin gjithandej”, thoshte zëri i reporterit. Disa vlerësime thonë se të paktën dy apo tre të shtëna ishin shkrepur nga drejtimi i bibliotekës.

Sipas hetuesve të qeverisë dhe hetuesve të pavarur, njëri plumb e goditi Kennedy-n prapa qafës dhe i kaloi nëpër fyt, që më pas të vazhdojë nëpër shpatullën dhe krahun e guvernatorit Conolly dhe të përfundojë në këmbën e këtij të fundit.

Ky më vonë u quajt “plumbi magjik”, një teori e mbështetur nga Komisioni qeveritar i Warren-it.

Plumbi tjetër e goditi Kennedy-n në anën e djathtë të kokës, duke e qëlluar për vdekje. Kolona e automjeteve shpejtoi drejt spitalit Parkland në Dallas. Gazetari para spitalit raportonte: “Presidenti i Shteteve të Bashkuara është i vdekur”.

Keennedy u shpall i vdekur në orën 13, kurse Conolly mbeti gjallë.

Pesë minuta më vonë, Lee Harvey Osvald u arrestua në Teatrin e Teksasit, pasi ishte përpjekur të hyjë në kinema pa biletë. Policia më pas, në katin e 6-të të bibliotekës e zbuloi pushkën që ishte përdorur për vrasjen e Kennedi-t. U dëshmua se Oswald e kishte blerë përmes postës, dhe i mbante shenjat e gishtërinjve të tij.

Kush ishte Oswald? Kjo mbetet pyetja qendrore dhe e pazgjidhur në misterin e vrasjes së Kennedy-t. Oswald pohonte se është marksist, dhe se kishte jetuar dhe punuar 3 vjet në Minsk.

Pas arrestimit, në pyetjen e gazetarëve nëse ai e vrau presidentin, Oswald tha: “Nuk e kam vrarë”, tha Oswald, historia e të cilit përmban shumë enigma supozime për lidhjet e tij me kubanezët antikomunistë dhe Mafien. Shtrohet pyetja nëse ai veproi vetë apo ishte pjesë e një veprimi të organizuar. Ndoshta këtë e dinte vetëm ai. Por dy ditë më vonë derisa po transferohej nga arresti, zëri i tij u hesht përgjithmonë. Li Oswaldin e vranë.

Vrasësi ishte Jack Ruby, një pronar i klubit të natës nga Dallasi, i lidhur me Mafien. Ruby dhe vrasja e Oswaldit edhe më shumë i shtuan pyetjet në rastin që vështirë shpjegohej. Komisioni i emërtuar sipas drejtuesit, gjykatësit Earl Warren, në 1964 i përfundoi hetimet me kokludimin se Oswald ka vepruar vetë kur e ka vrarë Keneddy-n, ndërsa vrasja e tij nga Ruby nuk ishte pjesë e komplotit.

Max Holland nga Universiteti Virginia, 8 vjet ka hulumtuar nëpër arkivat kombëtare. Në një prononcim për Evropën e Lirë, Holland thotë: “Jemi aq afër dhe aq larg ashtu siç ishim gjithmonë. Por mendoj se vrasja e Oswaldit bëri që kaq vite të ketë dyshime dhe teori të shumta”.

Historiani Peter Kuznick nga universiteti Amerikan në Uashington është një ndër 72% të amerikanëve, që mendojnë se vrasja e Kennedy-t ishte pjesë e komplotit.

“E dijmë se kishte shumë njerëz në CIA që e urrenin Kennedy-n. Pas dështimit të CIA-s në gjirin e Derrave në Kubë, Kennedy tha se do ta bëjë CIA-n 1 mijë copë. Ai e largoi drejtorin e CIA-s Alan Dulles dhe dy udhëheqës të lartë. Edhe drejtuesi i Byrosë Federale të Hetimeve Edgar Hoover e urrente Kennedy-n. Mund të kishte motive edhe nga kubanezët, sepse Kennedy ishte ndërlidhur në operacionin për rrëzimin e Fidel Castro-s”, thotë Kuznick.

Ndërkaq Max Holland thotë se përvoja ruse e Oswaldit, gjithashtu mund të sjellë përfundime për ndërlidhjen e mundshme të sovjetikëve.

Kështu citon VOA për ngjarjen

Më 22 nëntor të vitit 1963, u vra presidenti amerikan John Kennedy, ndërsa po kalonte me autokololën e tij në Dallas të Teksasit.

Kennedy ishte presidenti amerikan më i ri në moshë, 46 vjeç. Pranë tij, në makinën e hapur ishte bashkëshortja e tij Zhaklinë. Lajmi për vdekjen e presidentit u dha nga spitali i Dallasit dhe po atë ditë nënpresidenti Lindon Johnson bëri betimin si president i SHBA.

Vrasja e Presidentit Kennedy ka mbetur një moment historik me përmasat e një ikone dhe ajo është e gjallë në mendjen e shumë amerikanëve. Hetuesit arritën në përfundimin se mbi presidentin qëlloi Lee Harvey Oswald, i cili u arrestua menjëhererë pas vrasjes, por i cili nuk doli kurrë para një gjykate për këtë akt.

Dy ditë pas vrasjes, pronari i një klubi nate në Dallas, Jack Ruby, qëlloi dhe vrau Oswaldin, ndërsa policët po e shoqëronin atë në polici.

Gjatë gjysmë shekulli që nga vrasja e Presidentit John Fixherald Kennedy (John F. Kennedy), shkruan CNN, ju mund të keni dëgjuar shumë teori komploti. Dekada hetimesh, dëgjesash, dokumentesh, librash e intervistash, kanë dështuar të kënaqin teoricienët e komploteve me një përgjigje përfundimtare ndaj pyetjes: A veproi Li Harvej Osvald (Lee Harvey Oswald) vetëm kur qëlloi mbi Presidentin?

Herë pas here, dyshuesit ndaj teorisë së një vrasësi te vetëm “kanë akuzuar 42 grupime, 82 vrasës dhe 214 njerëz si të përfshirë në vrasje”, thotë shkrimtari Vinsent Buljosi (Vincent Bugliosi).

Ka shumë paranojë.

Kështu, kur gazetarët, producentët apo historianët amatorë kërkojnë për teorinë më të re konspirative mbi JFK, ata thërrasin Dejv Perri (Dave Perry). “Njerëzit mendojnë se jam njeri antikomplot”, tha Perri së fundmi nga shtëpia e tij në Dallas. Por ka një teori të cilën ai nuk e përjashton si mundësi. Për këtë do të flasim më poshtë.

Teoricienët e komplotit, thotë Perri, afrohen të gjithë pak a shumë me një shkallë obsesioni. Ata mund të besojnë se qeveria qe pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 apo se ulja në Hënë qe mashtrim. Këta njerëz përbëjnë turmën e njerëzve jashtë murit. Të tjerët, thotë ai, lexojnë libra, shohin dokumentarë dhe dalin në konkluzione më pak ekstreme.

Në prag të 50-vjetorit të vrasjes së Presidentit këtë muaj, një numër i madh librash mbi tragjedinë janë ripublikuar krahas publikimit të librave të rinj. Mbreti i filmave konspirativë mbi Kennedyn, filmi “JFK” i Oliver Stone, është ripublikuar në disk.

Teoricienët janë duke u mbledhur nëpër simpoziume për të diskutuar. Në Pitsburg, në një takim të tillë u shfaq në panel Oliver Stone. Ai takim ngjante më shumë si një kishë sesa një konferencë akademike, sipas një gazetari që e ndoqi. Aty kishte njerëz që besonin që qeveria fshehu faktet, por edhe njerëz që besojnë se çdo gjë që qeveria thotë, është gënjeshtër. Shumë ende akuzojnë median se nuk ia doli të zbulojë të vërtetën.

Dhe Perri, një 70-vjeçar pensionist, ka kërkuar dokumente që nga viti 1976 për t’u marrë me këta skeptikë.

Dyshuesit i kërkojnë atij të analizojë histori të çuditshme që shfaqet.

“Unë nuk bëj atë punën seksi”, thotë Perri. “Unë jam ai që kontrolloj të dhënat në mënyrë skeptike. Shumica e njerëzve nuk habiten nga çfarë zbuloj unë”.

Ai kalon shumë kohë duke takuar hetues të tjerë të ngjarjes dhe rrjedhimisht ka dëgjuar shumë teori.

Magazina e librave shkollorë nga ku Osvald qëlloi Kennedyn tashmë është një muze mbi tragjedinë. “Teoritë e komplotit janë ende vërdallë, sepse njerëzit nuk e dinë se çfarë të besojnë”, thotë një punonjës i muzeut ndërsa pranon se edhe ai vetë nuk është i kënaqur me historinë zyrtare.

Nëse Osvald nuk veproi vetëm, kush qe pas të shtënave në Dallas më 22 nëntor 1963? Disa teoricienë komploti besojnë se “njerëzit e naftës” mund të kenë organizuar vrasjen; të tjerë dyshojnë “njerëzit që nuk pëlqenin mënyrën se si Kennedy trajtoi të drejtat civile”.

Perri thotë se janë pesë teori komploti më popullore se të tjerat:

  1. Lindon Johnson e vrau

Perri e ka hedhur poshtë këtë. “Është një teori në përgjithësi e bazuar te deklaratat e bëra nga Madelene Broun (Madeleine Brown)”, një grua që Perri e konsideron si të çmendur. Ajo pati pretenduar se kishte një histori dashurie me Presidentin Johnson. (Johnson). Ajo pretendoi gjithashtu Johnson, në atë kohë zëvendëspresident, qe takuar me ish-zëvendëspresidentin Riçard Nikson (Richard Nixon), drejtorin e FBI Huver (Hoover) etj., natën para sulmit. Kjo nuk është aspak e vërtetë.

“Shumë teksanë nuk e pëlqenin Johnsonin – ata mendonin se qe i keq – dhe për rrjedhojë krijuan këtë fantazi ku argumentohet se e vrau Kennedyn për t’i zënë vendin. Por nuk ka prova për këtë”, thotë Perri.

  1. Industria e armatimeve

As kjo teori nuk ngjit, thotë Perri. “Fantazia është se Kennedy po tërhiqte SHBA-në nga lufta e Vietnamit, ndërsa ushtria dëshironte të dërgonte më shumë njerëz në luftë. Kjo është teknikisht jokorrekt, pasi Kennedy foli për të zgjidhur problemin, por nuk deklaroi kurrë se do të tërhiqej”.

  1. E vrau mafia

Sipas Perrit nuk ka vërtetësi këtu. “Ka së paku tri grupime që thuhet se e bënë: gangsterët e Çikagos, ato të Majamit dhe ato të Nju Orlinsit. Por gjithçka është vetëm thashethem”.

  1. Osvald veproi vetëm si pjesë e një komploti të panjohur

Është e mundur që të ketë pasur individë që ndihmuan vrasësin, por që nuk qenë pjesë e një grupi më të madh, e ndoshta, të pavetëdijshëm se çfarë kishte ai në plan të bënte.

  1. E bëri CIA

Kjo është teoria e komplotit që e josh më shumë Perrin. “Problemi është, mbi të gjitha, se është kjo teoria që nuk mund të përgënjeshtrohet”, thotë ai ndërsa qesh.

“Supozohet se Kennedy qe mërzitur nga shumë vrasje që bënte CIA”, thotë Perri. “Ai zbuloi se CIA po përpiqej të vriste Fidel Kastron, gjë që është fakt. Kështu, argumentohet se CIA ndiente se Kennedy dëshironte ta shpërbënte si organizatë dhe për të shmangur këtë, ata urdhëruan vrasjen”.

Perri vëren se ish-kreu i CIA-s, Alen Dulles, qe anëtar i komisionit që hetoi vrasjen. Komisioni përcaktoi se Osvald veproi vetëm. Osvald qe mbështetës i Kubës.

“Ne e dimë se Osvald qe në ambasadën e Rusisë në Meksikë”, thotë Peri. “Ne madje dimë edhe se me cilin foli ai. Por ne nuk dimë se çfarë tha. Pastaj, pak javë më vonë, ai vrau Kennedyn”.

Mund të ketë qenë diçka e tillë që CIA të kishte të punësuar Osvald ose që ai të qe agjent i dyfishtë. A është e mundur që rusët urdhëruan Osvaldin për vrasjen?

Kjo nuk ka shumë gjasa, thotë Perri. Rusët nuk do të urdhëronin kurrë diçka të tillë për shkak të lidhjeve shumë të njohura që ai kishte me Rusinë dhe për simpatitë e tij prokubaneze. Rusët e dinin se qenë të parët që do të dyshoheshin. Do të qe një akt lufte që mund të shkaktonte sulme bërthamore.

“Ne duhet të dimë se çfarë ndodhi në Meksikë”, thotë Perri. Përgjigjja gjendet në dokumente ende sekrete të CIA-s. Këto pritet të bëhen publike në vitin 2017. Por situata është e tillë. Ne ose e dimë sakaq të vërtetën, pra që Osvald veproi vetëm – ose në rastin më të keq, – të vërtetën nuk do ta marrim vesh kurrë. A do të jetë dakord Amerika me këtë?

Të pathënat e fundit mbi vrasjen e JF‐Kenedy

Dy kriminologë amerikanë janë të bindur se kanë arritur të zbardhin misterin

Pavarësisht hetimeve dhe analizave të ndryshme, deri tani askush nuk ka mundur ta shuajë kureshtjen mbi vrasjen e

Duket se, misteri i vrasjes së Presidentit amerikan do të ngacmojë përjetësisht mendjet e amerikanëve. Megjithëse kanë kaluar më shumë se 40 vjet nga atentati i famshëm dhe mbi të janë shqyrtuar një mori versionesh, janë kryer një pafundësi hetimesh dhe janë shkruar një pafundësi librash e artikujsh, asnjë prej tyre, nuk arrin të shuajë tërësisht kureshtjen e publikut. Aq sa edhe përpjekjet më të vogla që sjellin ndonjë detaj “të panjohur” mbi këtë çështje, pasqyrohen menjëherë nga shtypi amerikan e botëror.

Një gjë e tillë shoqërohet, thuajse në mënyrë të pashmangshme nga artikuj e studime, që e mbështesin apo e hedhin poshtë. Në një dritë të tillë, vijnë edhe dy publikimet e bëra gjatë javës së shkuar nga dy kriminologë amerikanë, që të dy (si edhe shumë të tjerë më parë) të bindur se më në fund kanë arritur ta zbardhin tërësisht vrasjen e shekullit XX.

Ish‐Prokurori Vincent Bugliosi I pari që risolli në vëmendjen e shtypit thrillerin presidencial, ishte avokati Vincent Bugliosi, një prokuror mjaft i njohur amerikan, njëherësh autori i një prej bestsellërve të të gjitha kohërave, me titull “Helter Skelter”. Libri bazohet mbi historinë e vërtetë së Charles Manson, i njohur nga publiku amerikan si Mr. Satan, frymëzuesi i disa prej vrasjeve më makabre të kryera në Amerikën e viteve ‘50, ndërkohë që Vincent Bugliosi do të ishte pikërisht prokurori, që do të dërgonte këtë kriminel pas hekurave, fakt që e bën edhe një ndër zërat më autoritarë me gjithçka ka të bëjë me kriminalistikën.

Sipas asaj që tha më datë 13 maj për gazetën “New York Times”, Vincent Bugliosi nuk ka asnjë dyshim, se pas vdekjes së Presidentit Xhon Kenedi, nuk fshihet asnjë komplot. Ai është i bindur se duhen hedhur poshtë të gjitha hamendësimet, se vrasja e tij ishte organizuar nga mafia, nga kubanët e ndjerë të tradhtuar nga Presidenti, nga zëvendëspresidenti që kërkonte t‘i zinte vendin… Për ish‐ prokurorin, Bugliosi, Lee Oswald, vrasësi i Kenedit, e organizoi dhe e kreu atentatin krejt i vetëm dhe pa mbështetjen e askujt tjetër.

Për të arritur në këtë përfundim është mbështetur në 20 vjet kërkime të detajuara, qindra intervista, mijëra dokumente dhe më shumë se 10 mijë citime. Rezultat i gjithë këtij studimi është edhe libri me 1,612 faqe “Duke hedhur poshtë historinë: Vrasja e Presidentit John F. Kennedy”, i cili doli në libraritë amerikane po gjatë ditës, kur dha intervistën për “New York Times”. Gjatë saj kriminologu u shpreh, se shtrembërimi i fakteve dhe konkluzionet e gabuara, kishin ardhur tërësisht për faj të “obsesionit të mijëra studiuesve, që ishin marrë me këtë çështje gjatë këtyre 43 viteve”, për të shtuar se “duke shqyrtuar nën mikroskop çdo të dhënë, çdo detaj, e duke bërë hamendësime personale nga më të çuditshmit, e kanë transformuar këtë vrasje kaq të thjeshtë, në atë që njohim sot”.

William Tobin, ish‐drejtori i laboratorit të FBI‐së si për të hedhur poshtë 1,612 faqet e këtij libri, vetëm pesë ditë pas daljes së tij në treg, vjen deklarata e një tjetër eksperti amerikan të kriminalistikës: William Tobin, njeriu që ka drejtuar për më shumë se 20 vjet laboratorin e analizave të metaleve të FBI‐së, është i bindur, jo vetëm që pas vrasjes së Presidentit fshihet një komplot, por që plumbat nuk kanë dalë vetëm nga arma e Lee Oswald dhe se i pranishëm në atentat ka qenë edhe një snajper i dytë.

“Kemi arritur të vërtetojmë, se provat që përjashtojnë praninë e një vrasësi janë të gabuara”, shkruan William Tobin, i cili është edhe autori kryesor i studimit të publikuar në sitin e specializuar “Annals of Applied Statistics”. Në studim shpjegohet, se copëzat metalike të plumbave të gjetura pas atentatit të Dallasit, mbi të cilët bazohet edhe raporti zyrtar, janë analizuar sërish, duke përdorur arritjet më të fundit teknologjike. “Sipas përfundimeve që arrihen përmes analizës sonë rezulton, se copëzat e plumbave mund të vijnë nga tre plumba të ndryshëm”, shkruhet në studim.

Dhe në rast se këto copëza vijnë nga tre apo më shumë plumba të ndryshëm, mund të vërtetohet plotësisht teza e pranisë së një snajperi të dytë. Pas daljes në pension, Tobin, vuri në dyshin saktësinë e metodave të përdorura nga FBI‐ja për dhjetëvjeçarë të tërë, në përcaktimin e lidhjeve të plumbave të gjetura në trupat e viktimave me të dyshuarit. Këto prova, bazoheshin mbi analizimin e plumbit që përmbanin.

Një gjë e tillë, bëri që Akademia e amerikane e shkencave ta rishqyrtonte tërësisht këto procedura, për të arritur në vitin 2003 se ishte e gabuar. Që në atë kohë FBI‐ja e ka braktisur. Duke përdorur metoda të reja shkencore, Tobin dhe dy ekspertë të tjerë, studiuan sërish pesë fragmentet e plumbave të gjetura pas vdekjes së Presidentit Kenedi.

Analiza balistike zyrtare

Analiza balistike e kryer pas vrasjes, kishte arritur në përfundimin, se pesë copëzat u përkisnin dy plumbave të vetëm dhe pas krahasimeve ishte konkluduar, se ishin qëlluar nga arma e Lee Oswald. Ky përfundim përkonte edhe me atë të komisionit Warren, sipas të cilit Oswald kishte vepruar i vetëm. E megjithatë, në vitin 1976, po ky komision nuk e kishte hedhur poshtë mundësinë e pranisë në atentat të një qitësi të dytë.

burimi: http://albertvataj.com

v.l/ Dita

November 24, 2018 17:54
Komento

3 Komente

  1. Andrea November 24, 18:07

    Epo kapitalizmi i ka keto. Qeveria eshte sa per fasade se pushteti i vertete eshte ne dore te kapitalisteve, dhe kur ndonje qeveritar idealist si Kenedi nuk e kupton rolin e qeveritarit ne kapitalizem, te ekzekutojne edhe ne mes te rruges dhe me pas i mbyllin edhe hetimet.

    Reply to this comment
  2. popull November 24, 20:39

    Epo, poshte kapitalizmi o Andrea! Njerezimi do vazhdoje te kerkoje sistem tjeter, me njerezor.

    Reply to this comment
  3. tomsojeri November 25, 20:12

    Cuditem se si gjith kta analist len jasht kij mithi gjigand te pa kjart e nuk permendin edhe vrasjen e vellait te xhon Kenedit (Bob Kenedi)ish minister i drejtesis ,kur vuri kanditaturen e u egzekutua nga nje “Osvald”i Lindjes se mesme gjat nje fjalimi ! A thua edhe kjo esht nje koincidenc??

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim