Konstitucionalistët: Ja ku çalon përzgjedhja e kandidatëve për Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë

May 18, 2015 19:22

Konstitucionalistët: Ja ku çalon përzgjedhja e kandidatëve për Kushtetuesen dhe Gjykatën e Lartë

Ndryshimet kushtetuese të 2008-ës për zgjedhjen e Presidentit të Republikës, kanë sjellë shmangien e një konsensusi politik që më pas reflekton mungesë të mbështetjes dhe besimit tek palët politike për figurën e kreut të shtetit.

“Ky ndryshim kushtetues ka dhënë ndikimin e tij të drejtpërdrejtë në zgjedhjen e Presidentit të Republikës me gjysmën e votave të deputetëve, që anashkalon konsensusin politik në dëm të pavarësisë që duhet të karakterizojë Presidentin e Republikës, në ushtrimin e funksioneve të tij në raport me drejtësinë, në krijimin e një marrëdhënie ku vërehet një mungesë bashkëpunimi mes organeve kushtetuese, gjë që ka ndikuar në mosushtrimin nga Presidenti i Republikës, Kuvendi apo Këshilli i Lartë i Drejtësisë të disa kompetencave kushtetuese në lidhje me sistemin e drejtësisë dhe që mund të jetë bërë shkak për lindjen e mosmarrëveshjeve për kompetencat mes pushteteve”- deklaroi Sokol Sadushi, ekspert i nivelit të lartë.

Po ku çalon formula për zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese.

“Mungon një transparenc lidhur me mbledhjen dhe përzgjedhjen e kandidaturave për Gjykatën Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë, që mund të garantojë një përbërje cilësore të tyre. Kushtetuta nuk përmban kritere të qarta që duhet të plotësojnë kandidatët për gjyqtarë të kushtetueses, kurse për Gjykatën e Lartë nuk parashikon asnjë kriter. Kuvendi nuk jep përherë arsye të qarta për refuzimin e kandidaturave, ndërkohë që shumica minimale prej 36 deputetësh, që kërkohet në Kushtetutë për miratimin e kandidaturës, nuk ofron garanci të mjaftueshme në drejtim të respektimit të pavarësisë, paanshmërisë dhe cilësisë në drejtim të Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese”- shton eksperti Sadushi.

Në tryezën e radhës për reformën në drejtësi, të përbërë nga një komision i posaçëm, u gjet problematik edhe mandati i pamjaftueshëm prej pesë vitesh i Prokurorit të Përgjithshëm, fakti që edhe në përfundim të mandatit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese qëndrojnë në detyrë derisa të zëvendësohen, si edhe kufizimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit për të vendosur në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për çështje të posaçme.

May 18, 2015 19:22
Komento

5 Komente

  1. feniks May 18, 19:44

    Ku ke qene deri tani ti,o KONSTITUCIONALIST i MJERE???
    Pse nuk organizoni KONFERENCA SHKENCORE qe te diskutoni MANGESITE e Kushtetutes dhe ligjeve,por derdellitni neper gazerta e TV-ra???
    Drejtesia e jone eshte bere MASAKRUESE E TE DREJTAVE TE NJERIUT sepse ju ,JURISTET JENI TE PA AFTE ose te MANIPULUAR NGA POLITIKA p[er t’i bere ligjet sipas interesave te tyre!!!Sa me shume MANGESI te kene ligjet AQ ME REHAT E TE PADREJTE E TE KORRUPTUAR BEHEN GJYKATESIT E PROKURORET!!
    UJKU MJEGULL DO!!!
    Vetem ligjet e SIGURIMEVE SHOQERORE TE USHTARAKEVE jane ripunuar e amenduar mbi 10 here dhe ne te gjitha RASTET NE KUNDERSHTIM ME KUSHTETUTEN!!!
    A di gje ti,zoti KONSTITUCIONALIST i nderuar se si mund te dale nje ligj e te beje te PAVLEFSHEM KUSHTETUTEN,sic eshte rasti i AKTIT NORMATIV nr.5/2010 KRIMINAL I Sali Berishes dhe per me keq,kur vete Gjykata Kushtetuese ben SQARIMIN E PLOTE SE SI DUHET INTERPRETUAR NENI nr.29 i ligjit ne.10142/2009,qe NJE E DREJTE E FITUAR LIGJERISHT NUK MUND TE HIQET APO ULET,perseri gjykatat nuk e zbatojne ate???
    NE SHQIPERI KA DORDOLECE E JO JURISTE!!!

    Reply to this comment
  2. Tomorri May 18, 20:00

    O shqiptare ,nuk ka koference shkencore pa Akademi shkencash ,shkaterrimi i Akademise se shkencave nga kremineli Sali ka qene i mire studiuare qe tani do funksiononte ashtu siç deshironte kremineli.
    Edhe juve kontitrucionalisteve qe fklisni tani nuk jemi me me pak faj por tu vije turp nga populli juaj qe kini lejuare kete gjendje per aq sa varet nga ju.
    Tani jemi te detyruare te presim si do ecim me tej.

    Reply to this comment
  3. Arben May 18, 20:15

    RROFTE SALI BISHA

    Reply to this comment
  4. asteri May 19, 10:00

    jam plotesisht dakort me “FENIKS’ por dua te shtoje se ky kosticjunalistiben konstatime,por alternativa per zgjidhje nuk jep,ky problem i madh qe e ka marre peng shqiperine kerkon zgjidhje konkrete,dhe jo llomotitje neper gazeta e tv,kerkon propozime konkrete,inisiativa nga parlamenti,se me llafe kemi 25 vjet qe degjojme te njejtat vrejtje por qendrohet ne vent numero
    perse parlamenti nuk e abrogon ligjin e sigurimeve shoqerore per USHTARAKET QE eshte
    ne kundershtim me KUSHTETUTEN E VENDIT,mendoj se edhe RAME E META jane imunizuar
    me gabimet e soliut qe zbatonte ato ligje qe i interesonin per te mbajtur pushtetin,per te tjerat,si rasti i ishushtarakeve, nuk i behej vone,por me sa po shohim adhe RAMA po ndjek te njejten linje–E PADREJTE.

    Reply to this comment
    • ortes May 19, 14:12

      Te gjithe ish ushtaraket duhet te mblidhemi para kryeministrise per te PROTESTUAR ndaj POLITIKES KRIMINALE e ANTI KUSHTETUESE te KLIKES FASHISTE RAMA-META,qe po sillen me ne ish ushtaraket njelloj si FASHISTI I ZI Sali Berisha!!
      ASNJE VOTE PER KLIKEN FASHISTE RAMA-META!
      Te tere DERRAT nje TURI kane!!!
      POSHTE FASHIZMI BERISHA-NANO-RAMA-META!!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*