Omari: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese me foton e presidentit

September 19, 2013 15:03

Omari: Nuk ka asnjë shkelje kushtetuese me foton e presidentit

Çështja e heqjes së portretit të Presidentit Nishani dhe vendosja e atij të Ismail Qemalit ka hapur një debat jo të vogël, i cili po komentohet edhe në media, nëse ky veprim është kushtetues dhe ligjor apo është një trill i kryeministrit të ri, Edi Rama. Si për ta mbyllur këtë debat, në një prononcim për “Panorama”, konstitucionalistët Luan Omari dhe Genti Ibrahimi thonë se nuk ka shkelje të Kushtetutës në vendimin e qeverisë Rama, për të zëvendësuar portretin e Presidentit me fotografin e Ismail Qemalit.

Sipas profesor Omarit, çështja e portretit në zyrat e shtetit është e rregulluar me VKM. “Me sa di unë, kjo çështje është zgjidhur me vendime qeverie. Me vendim qeverie është vendosur mbajtja e fotos së Presidentit Mejdani, Moisiu dhe Topi dhe Nishani, tani me vendim qeverie vendoset që të vihet foto e Ismail Qemalit. Unë nuk e kam lexuar vendimin e qeverisë. Vendimi më duket nuk thotë shprehimisht të hiqet fotoja e Presidentit Nishani, thuhet që të vihet fotoja e Ismail Qemalit”, tha ai. Edhe juristi Genti Ibrahimi shprehet se nuk ka shkelje të Kushtetutës për zëvendësimin e portretit të Presidenti, që sipas tij është çështje protokollare. “Nuk ka shkelje kushtetuese në këtë rast, sepse Kushtetuta nuk thotë asgjë për ceremonialin shtetëror, është thjesht një darkordësim i praktikës dhe i zakonit, por nuk është çështje ligjore”, tha Ibrahimi.

 

September 19, 2013 15:03
Komento

12 Komente

  1. beni September 19, 15:27

    Shum here me mire portretin e Simbolin tone Kombetar Gjergj Kastriotin se sa kete bashkepuntor i Perandoris Osmane,qe nuk esht vecse ish nje vegel e kesaj peradorie!
    Ky portret nuk simbolizon ate qe shqiptaret kan dashur dhe vazhdojn ta nderojne te madhin GJERGJ!

    Reply to this comment
    • fidel September 19, 15:48

      po pse o mendje gjergji per shqiperine e beri ate? apo per principatat e tij? interesaxhinj kane qene te dy.

      Reply to this comment
    • me September 19, 17:14

      Une them te veme Pirron, edhe me I vjeter se Gjergji…ose Monumin edhe ky I lashte, sigurisht dhe patriot. Bini rehat o njerez. Mbylleni me Ismailin kete pune, dhe te vazhdojme perpara se boll mbetem e lagu se lagu… keshtu kursejme printimet cdo 5 vjet dhe fotot e Jarit megjithe kornizat ja dhurojme muzeut te Butrintit.

      Reply to this comment
    • ili September 20, 02:40

      eksakt

      Reply to this comment
  2. era September 19, 15:28

    Ore se na merzitet me foton e mustaqes.Eshte shkelje liji te vesh foton e babait te kombit,babait te te gjithe shqipetareve.Ne qofte se kombi jone ka nje figure me te cilin ne mburemi,dhe na mbushen syte me lote kur i zeme ne goje emrin eshte vetem i madhi ISMAIL QEMAL BEJ VLORA dhe jo keta shkerdhata qe na degjeneruan si komb,duke na detyruar te marim nga syte kembet neper bote si çifutet.

    Reply to this comment
  3. Mimoza September 19, 16:20

    ME I MADH PO TE NISEMI NGA HISTORIA ESHTE GJERGJ KASTRIOTI, PASTAJ VJEN ISMAIL QEMALI, HIQ TURQINE QE PER SHUME ARSYE, ME TE DREJTE, KA KUDO ATATURKUN., GJITHE BOTa mbajne presidentet e zghedhur. Ne pse duhet TE DALIM VEC BOTES, KUR NUK JEMI GJEKUNDI. kA SA TE DUASH ME NDJENJA RACISTE NE AMERIKE, POR NE ZYRE MBAJNE OBAMEN. SA PER KONSTITUCIONALISTET TANE JANE TE POLITIZUAR ne politike. A I KA HIJE TE FLASE OMARI QE QE BABAI I KUSHTETUTES PACAVURE TE 1974.

    Reply to this comment
  4. realisti September 19, 16:31

    shume rendesi po i jepet…

    Reply to this comment
  5. qendrimi drejt September 19, 16:40

    Kush thot qe vendosia eportretit te ISMAIL BEJ VLORES eshte e gabuar tregon qe nuk e njeh istorin. Plaku i urte dhe diplomati zoti vendosi vendin tone ne harten e shteteve te pamvarura
    te Europes.Keta politikanet interesaxhinj qe kemi pasur pas tij edhe emrin e tyre e kane te
    shkruajtur me laps plumbi jo ti qendrojne kohes si ISMAIL BEU.

    Reply to this comment
  6. shpatar September 19, 18:15

    Ata qe merren me kete pune jane shprehur qarte.Si Skenderbeu dhe I.Qemali jane figura te medha te popullit shqiptar.Te dy kane sherbyer ne Perandorine Osmane dhe te dy e luftuan ate.Kontributi i tyre edhe pse ne kohe te ndryshme eshte vlresuar nga historjanet .Midis dy burrave te medhenje te Shqiperise Rama zgjodhi I.Qemalin .Ky nuk eshte favor.Ne kushtetute nuk eshte percaktuar se cila foto duhet te mbahet.
    Po te fillojme e te germojme me cinizem se cfare bene Rama ,sic po bene Pd ,nuk kemi kuptuar situaten dhe angazhimin e politikes per detyrat e vena nga Evropa dhe aleatet tane per integrim.

    Reply to this comment
  7. FREDI September 19, 22:02

    Mos beni lojra fjalesh dhe politike.Ne kushtetute kreu i shtetit eshte Presidenti dhe atij i takon vendi kryesor.Por sigurisht te pyesesh Luan Omarin i cili ka perligjur dhe vrasjen e te jatit nga enver hoxha kuptohet sa i sakte eshte.Personalisht nuk do ta desha ate foto per shkak te menyres si eshte zgjedhur por duam sduam ai eshte i pari.

    Reply to this comment
    • ilir September 20, 02:43

      kjo eshte e vertete,Luan Omarit i ka ikur kaha dhe turp per gazetaret qe i referohen atij,po te majteve ju duhet,harojne qe kompromentojne veten duku ju referuar keture kartave te djegura.

      Reply to this comment
  8. mergimtari fv September 20, 16:29

    Ju komentues leshi ! te mos ishte Ismail Bej Vlora sot disa nga ju do ishit greke e disa serbe ne mos dhe italiane apo austriake ( dhe une do kisha fatin tuaj se si mund te quhesha ) vepra e plakut te Kanines beri qe une dhe ju te quhemi me krenari shqiptareeeeee duke ringjallur kombin tone pas 5 shekujsh te epokes se GJ.Kastriotit nen humbetiren e sundimit shkaterrues otoman , boll me me keta presidenta kukull te politikes se dites qe vetem simbol i unitetit komtar nuk jane .( kombi nuk eshte vetem Rep.Shqip.)

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*