Konsullata e gabuar, aplikacioni i MPJ me informacione të pasakta

September 17, 2016 19:50

Konsullata e gabuar, aplikacioni i MPJ me informacione të pasakta

“Një nga çështjet me të cilat unë shpesh jam përballur edhe nga njerëz shumë të njohur, të medias, politikës, biznesit në Shqipëri, më çojnë mesazhe dhe më pyesin e kemi nevojë për viza në filan vend dhe aplikacioni që ne prezantojmë sot e ka të gjithë informacionin të integruar”, kishte deklaruar ministri Bushati para pak ditësh.

Pas kësaj deklarate të ministrit të Jashtëm, u duk se gjithçka tashmë do të shkonte vaj dhe askush nuk do ta shqetësonte më atë në telefon. Por një verifikim i hollësishëm i aplikacionit të lançuar pak ditë më parë E-Konsullata, rezulton se informacionet në të, jo vetem nuk janë të sakta, por në disa raste, nuk përputhen as me listën e publikuar në vet faqen e ministrisë.

Top Channel ka krahasur informacionet që ndodhen në aplikacionin E-Konsullata, me të dhënat e IATA-s, Shoqatës Ndërkombëtare të Transportit Ajror, autoritetit më të lartë të trafikut ajror.

Nëse i referohemi aplikacionit, shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza vetëm në 48 vende të botës. Por nëse zgjedh t’i besosh IATA-s dhe jo E-Konsullatës, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë lirshëm në 89 vende.

Aplikacioni ka informacion të mangët krahasuar edhe me vetë faqen online të ministrisë, sipas së cilës, shqiptarët udhëtojnë pa viza në 50 shtete. Ajo që bie në sy është mungesa e plotë e informacionit për shtete ku çdo shqiptarë mund të pajiset me vizë, por në aeroport, pra pa penguar lëvizjen, me radhë e aplikime në ambasada.

Janë 31 shtete, për të cilat në aplikacionin e Ministrisë së Jashtme thuhet se duhet të aplikohet për vizë ose për kartë turisti, ndërsa në të vërtetë, qytetarët mund t’i hipin avionit vetëm me pasaportë dhe vizën ta marrin në momentin e zbritjes në aeroport.

Gjithashtu, janë një sërë shtetesh apo ishujsh, për të cilat në aplikacion theksohet domosdoshmëria e marrjes së vizës në seli diplomatike jashtë vendit, por që në të vërtetë, në to mund të udhëtosh edhe duke pasur një vizë të Britanisë së Madhe, Kanadasë apo Shteteve të Bashkuara, siç është rasti i shumë shteteve në Amerikën Qendrore, Karaibe apo Amerikën Latine.

Paradoksi më i madh është fakti që E-Konsullata, nuk ka asnjë të dhënë për shtete ku duhet E-Visa, ose thënë më thjesht, aplikimi online për pajisjen me vizë në së paku 9 shtete.

Ministria e Jashtme deklaron se të dhënat për këtë aplikacion janë marrë nga marrëveshjet dypalëshe mes shteteve, por që gjatë verës sipas saj, shtete të caktuara aplikojnë politika lehtësuese.

Dhe nëse zgjedh të mos i besosh as IATA-s dhe as ministrisë, atëhërë mirë është ta verifikosh. Për shembull, sipas Ministrisë së Jashtme, nëse do të udhëtosh në Iran, ti duhet patjetër të paraqitesh pranë kësaj ambasade për të marrë një vizë.

Por në fakt, një shtetas shqiptar mund të udhëtojë lirshëm në avion vetëm me pasaportën e tij dhe vizën turistike ta marrë sapo të mbërrijë në aeroportet e qyteteve kryesore, ashtu si në fakt njofton IATA, por jo E-Konsullata.

September 17, 2016 19:50
Komento

3 Komente

  1. emigranti September 17, 20:14

    po emigrantet shqiptar qe kane me shume se kater vijet rezidence ne vendet e evropes bashkuar kur do behet konvertimi i patentave shqiptare apo su plas bytha per ta po qaheni per viza per te kaluar pushimet me parat e korrupsionit

    Reply to this comment
  2. tony September 18, 09:44

    epo…..
    si ishte ajo shprehja ketij sezoni veror ne shqiperi ???

    mos u merzisni , ne shqiperi jeni,,,, !!!!! lol

    e njejta gje i takon te themi edhe per BUSHATIN and COPMANY…..
    turistet prandaj vijne ne shqiperi ……
    te shohin edhe njehere xhunglen pa qene nevoja te shkojne deri ne KENIA….. ! !!!!!! llollollolollolollloll

    Reply to this comment
  3. info analitike September 18, 10:18

    Shyqyr qe keta kane arrogancen se sa per aftesi e profesionalitet jane zero. Kjo eshte e n-ta here qe ky minister behet qesharak publikisht. Kur ministri eshte ne kete dite te hallit imagjinoni se si jane katandisur perfaqesite diplomatike shqiptare neper bote. Emerime skandaloze nepotiko-klanore ne shkelje te plote te ligjeve e rregullave.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*