Konsulli i Shqipërisë në Liban tregon fjalët e 14-vjeçarit kur doli nga kampi Al-Hol: S’më la ta përqafoja, e mbajta afër se kishte frikë se mos e sulmonin me thikë

October 29, 2020 18:36

Konsulli i Shqipërisë në Liban tregon fjalët e 14-vjeçarit kur doli nga kampi Al-Hol: S’më la ta përqafoja, e mbajta afër se kishte frikë se mos e sulmonin me thikë

Konsulli i Shqipërisë në Liban, Marc Ghorayeb ka treguar se si ka qenë gjendja e fëmijëve në momentin që kanë dalë nga kampi famëkeq ‘Al-Hol’ ku po qëndronin prej vitesh.

Ai ka folur veçanërisht për Endri Dumanin, 12-vjeçarin që u largua nga Shqipëria në vitin 2014 dhe që prej asokohe mbeti atje.

Në një intervistë për ReportTv, Konsulli është shprehur se në momentin që ka takuar Endrin nuk ka mundur ta përqafoj pasi sipas tij ai nuk ishte mësuar me emocione të tilla.

Ghorayeb thotë se në momentin që kanë hipur në avion për t’u kthyer në Shqipëri Endri ka thënë se ndihet i lumtur dhe më pas ka nisur të flasë me Glenis Nanon dhe policin, të cilët i shoqëronin në avion.

Ghorayeb ka treguar se në momentin kur kanë shkuar në një hotel në Bejrut ai nuk ka pranuar që të rrijë vetëm  pasi kishte frikë.

Pjesë nga intervista:

Gazetarja;  Këtu pikërisht doja të ndalesha. Cilat ishin përshtypjet tuaja të para pasi takuat fëmijët të cilët u kthyen në Shqipëri. Si ishte gjendja e tyre psikologjike kur ju i takuat për herë të parë kur u nisën drejt Shqipërisë, sepse bazuar në atë që mund të kuptohej nga jashtë është se ata ishin në gjendje shoku. Por cili ishte reagimi i tyre i parë kur ata të panë ty dhe kur i nxorët nga kampi?

Marc Ghorayeb; Endrin jam munduar ta fitoj me dashuri. Sepse në bazë të të dhënave të siguruara, ne e kishim kuptuar sesa i zgjuar është ai dhe e  motra e tij Eva, në kamp e thërrasin me një emër arabik por që për arsye sigurie nuk e publikojmë dot. Endrin kur e takova për herë të parë nuk mund ta përqafoj direkt sepse ai nuk është i mësuar me emocione dhe ndjenja. E mbajta atë afër meje teksa ecnim dhe kishim me vetë shoqërues, Gledis ishte afër meje edhe Endriti po ashtu. Ne të gjithë po lëviznim në  një kamp dhe të gjithë në fakt ishim të frikësuar që mund të sulmoheshim me thikë ose që mund t;i merrnin mbrapsht fëmijët dhe pastaj mund ti vrisnin, ishte me të vërtet një operacion i rrezikshëm. Ai ishte tej mase i lumtur por nuk ishte në gjendje të shprehte lumturinë e tij. E mora në prehër dhe i thash Endri ti do të vish në shtëpi me mua dhe ai nuk kuptoi asgjë në anglisht por kur i tha Gledis ai iu përgjigj me PO, Po. I fola në arabisht dhe ai e njihte gjuhën rrjedhshëm. Ai ishte i lumtur të kthehej në shtëpi, mund të dalloje lot në sytë e tij, por ai nuk mundej të shprehte më shumë. Kur hypën në avionin e kthimit së bashku me mua , Gledisin dhe Endritin, ai filloi të ndihej i sigurtë dhe gjatë fluturimit ai filloi të flasë më shumë, të qesh dhe të bisedojë me Amarin 14 vjecarin pjesën e grupit. Ai ishte  tejet i lumtur. Sapo arritën në Bejrut, ne shkuan në hotelin e rezerveruar nga GS, dhe e vendosëm Endrin në një dhomë dhe gruan me tre fëmijët e tjerë në një dhomë. Ai më thirri dhe më tha Marc, të lutem a mund të shkoj dhe të fle me ta sepse kam frikë të jetoj vetëm. Nuk di çfarë të them më misioni me të vërtetë ishte i tmerrshëm dhe shumë acarues. Çdo  orë ke një lajm të ri, çdo orë ndryshojnë lajmet nga lindja në perëndim. Shumë herë edhe pse mundoheshim ta mbanim moralin tonë lartë, ishim në gjendje tejet të keqe, ndonjëherë edhe shumë agresivë ndaj njëri-tjetrit sepse nuk mund ta besosh sa të thella ishin bisedimet dhe sa të rrezikshme ishin lëvizjet nga një zonë në tjetrën. Lëvizjet ishin të frikshme. Kam shumë filmime teksa lëviznim nga një zonë në tjetrën, nëse ndodh diçka askush nuk mund të gjejë vendndodhjen tuaj. Ne ecnin tre orë në një drejtim të vetme. Faleminderit zotit që shpëtuam, por ne do të kthehemi atje sërish dhe do të sjellim sërish fëmijë. Këshilli vetëqeverisë është treguar jashtë mase ndihmues në këtë proces, Doktor Omar u shndërrua në një mik të mirë dhe po e mbështet këtë proces. Autoritetet sirane, dhe gjysmën hënën e kuqe siriane, nuk dua të harroj pa i përmendur sepse ata na ndihmuan shumë, ata na ndihmuan të shkojmë nga Damaskun në Kamishli, na përcollën deri në aeroport dhe ofruan të gjitha kontrollet mjekësore. Ata na mbështeten të sigurojnë veshjet dhe të gjitha ushqimet e nevojshme. Çfarëdo të them për drejtuesin e tyre fjalët nuk mjaftojnë, ai është një person i mrekullueshëm.

4 fëmijë dhe një grua janë riatdhesuar para tre ditësh në Shqipëri të evakuuarit nga kampi i Al-Holit në Siri.

Bëhet fjalë për Floresha Rashën dhe tre fëmijët e saj të mitur, ndërsa bashkë me ta ishte edhe Endri Dumani.

Pas 6 vitesh ai rikthehet në Shqipëri, por pa të motrën, e cila zgjodhi që të qëndrojë në kamp. Mendohet se numri total i të riatdhesuarve do të shkojë mbi 50 shqiptarë, megjithatë indentitet e tyre ende nuk janë bërë me dije.

Kjo pasi sipas kryeministrit Edi Rama, nga detajet e shumta që mund të publikohen, jeta e tyre mund të vendoset në rrezik.

Kreu i qeverisë, shtoi se disa prej tyre janë bashkë me familjen në kamp, dhe jo të gjithë i kanë ndryshuar pikëpamjet e tyre radikale.

j.l./ dita

October 29, 2020 18:36
Komento

4 Komente

  1. Raimond vlonjati October 29, 18:50

    Bravo Konsulli jone Marc Ghorayeb
    Great job !

    Na nderon me prezencen , inteligjencen e tij dhe dashurine qe tregoon , sidomos ne kete rast duke shpetuar femijet Shqiptare !,
    ne ate ambjent te rezikshem duke vendosur ne rrezik dhe jeten e tij .

    Best regards !

    Reply to this comment
  2. Gzim Kulufi October 29, 18:51

    Grate dhe femijet duhet te kthehen neper vendet e tyre. Muhaxhiret, apo si quhen luftetaret e Allahut, le ti luten Allahut ti ngreje me krahet e tij ne qiell e ti coje ne ndonje planet tjeter, gje kjo qe per Allahun eshte 1 sekonde pune!
    Persa i perket pastaj aksionit te rrezikshem, mos tregoni perralla, sepse si ky aksion dhe ai i para nje viti jane kryer mjaft legal dhe pa rreziqe. Biles, vete kurdet kane deklarauar se jane gati ti lirojne te gjitha grate me femijet e tyre, por jane vete shtetet e vendeve te tyre qe nuk interesohen ti marrin! I kemi pare ne shume e shume emisione televizive! Prandaj mos krijoni heronj artificiale, por deklaroni thjesht shpenzimet e buxhetit te shtetit per keto transporte mwse legale dhe te rendomta!

    Reply to this comment
  3. mali October 29, 22:00

    Me siguri o kuluf,se nuk te tregojme gjithe sekretet e misionit,kishim dhe Cak Norisi-n.Ai na mbaroi pune.,

    Reply to this comment
  4. Lili October 30, 05:55

    Booo kosova riadhesoj gjithe qytetaret pa gjithe kete cirkus,qe mundet me demtuar lireme tjere .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim