Konsumi në rënie, dëshmi e krizës ekonomike

Edlira Shehu May 14, 2013 08:40

Konsumi në rënie, dëshmi e krizës ekonomike

Shqiptarët po konsumojnë gjithnjë e më pak. Kjo është e dukshme në të gjithë treguesit ekonomikë të vendit tonë, por Banka e Shqipërisë e përforcon këtë ide krize në raportin e saj të fundit të politikës monetare, duke sinjalizuar kështu thellimin e krizës në vend. Banka Qëndrore vëren në këtë raport rënien e importit të mallrave për ushqime si dhe ajo e balancës së blerjeve në shuma të mëdha, si një tregues i dobësimit të mëtejshëm të kërkesës për konsum në ekonomi. Rënia e kërkesës së brendshme, posaçërisht konsumit të familjeve dhe investimeve private është shkaku kryesor i ngadalësimit të ekonomisë në shifrat më të ulëta që nga viti 1997. Nga gjeneratori i rritjes së shpejtë të prodhimit në vitet para krizës, kërkesa për konsum tashmë po prodhon efektin e kundërt ata të tkurrjes ekonomike. Shkaku kryesor i rënies lidhet me pasiguritë e larta që ka sjellë kriza tek familjet. Por vitin e fundit, duket se ka edhe një tjetër arsye se pse qytetarët nuk blejnë dhe ajo lidhet me të ardhurat. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit të kaluar të ardhurat e disponueshme të familjeve u tkurrën krahasuar me një vit më parë. Ndonëse Banka vlerëson se ky tregues u përmirësua në në tremujorin e fundit të 2012-ës, për një grup të madh familjesh, veçanërisht ato që kanë si burim të vetëm pagat, tkurrja e të ardhurave ka vazhduar. Sipas shifrave zyrtare, vitin e kaluar, për herë të parë që nga 2006, paga mesatare në ekonomi u zvogëlua me 6.5 për qind. Në raportin e fundit Banka vlerëson se pagat reale kanë vijuar të ulen edhe në tremujorin e parë të vitit duke tkurrur të ardhurat për të punësuarit veçanërisht në sektorin privat. Ky është një tregues tjetër që konsumi është tashmë në minimunim jetik, duke e bërë jetën e shqiptarëve të pasigurtë

Edlira Shehu May 14, 2013 08:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*