Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë nënshkruhet sot në Prespë

June 16, 2018 20:37

Marrëveshja për emrin e ri të Maqedonisë nënshkruhet sot në Prespë

Marrëveshja e Maqedonisë dhe Greqisë sa i takon zgjidhjes së konfliktit shumëvjeçar për emrin do të nënshkruhet të dielën.

Dokumenti që cakton emrin e ardhshëm të Maqedonisë ( Republika e Maqedonisë së Veriut), do të nënshkruhet në Prespë nga ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias.

Të pranishëm do të jenë edhe kryeministrat e dy vendeve në fjalë, Zoran Zaev dhe Aleksis Cipras.

Sa i takon përfaqësuesve ndërkombëtarë, në nënshkrimin e marrëveshjes do të marrin pjesë ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç, shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, si dhe përgjegjësja për çështjet politike të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Rozmari Di Karko.

Pasi të arrihet nënshkrimi, dy delegacionet do të kalojnë në pjesën e territorit të Maqedonisë në një drekë solemne, prej nga ku mendohet se do të përcjellin mesazhe për paqe, siguri dhe fqinjësi të mirë në rajon.

Marrëveshja që zgjidh konfliktin 25-vjeçar, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në Nato dhe BE, por edhe normalizon marrëdhëniet mes dy vendeve.

s.a/dita

June 16, 2018 20:37
Komento

1 Koment

  1. intelektuali June 17, 09:31

    “MAQEDONIA” SLLAVE E STALINIT DHE TITOS KA MBETUR NE HISTORI SI NJE DEMAGOGJI BOLSHEVIKE PER TE KRIJUAR SHTETE ME URDHERA DIKTATORESH

    “Maqedonia e Veriut” perseri eshte nje trillim i BOSAVE qe e shkruajne historine me nje te levizur te gishtit pa pyetur fare:

    CFARE I LIDH SLLAVET E TITOS ME ALEKSANDRIN E MADH TE MAQEDONISE QE LINDI NE PELA TE EPIRIT DHE VDIQ NE BABILONI TE PERSISE?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*