Kontrabanda, doganat do të monitorojnë me GPS lëvizjen e karburanteve

September 16, 2016 14:11

Kontrabanda, doganat do të monitorojnë me GPS lëvizjen e karburanteve

Drejtoria e Përgjithshme e Doganave është duke marrë në konsideratë instalimin e një sistemi GPS për monitorimin e lëvizjes së karburante në zonat e identifikuara me rrezik të lartë.

Sistemet do të instalohen fillimit  mes Shwngjinit, Durrësit dhe Fierit sipas burimeve nga Ministria e Financave.

Importi dhe tregtia e karburanteve futet në aktivitet me rrezik të lartë të kontrabandës nga Dogana. Në këtë konkluzion kishte arritur edhe konsulenti britanik i qeverisë për doganat Crown Agents.

Burimet nga tregu i karburanteve pohojnë se me gjithë rritjen e kontrollit në tregun e hidrokarbureve sërish kontrabanda dhe manipulimet janë evidente.  Nga importi, kontrabanda kryhet nëpërmjet peshkarexhave, ndërsa nafta e prodhuar në vend jashtë çdo kontrolli përpunohet në mbi 40 impiante kryesisht ilegale dhe më pas hidhet në treg, duke shmangur çdo lloj taksimi.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, ekspertët e Croën Agents kryen një kontroll mbi veprimtarinë e flotës së anijeve shqiptare të peshkimit nga ku rezultoi se këto anije përdoreshin për importimin e sasive të mëdha të karburantit ‘duty free’ të ardhur nga portet e Italisë, Malit të Zi dhe Greqisë.

Të dhënat e marra nga Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe Sarandës treguan që në periudhën 1 janar – 12 mars 2015, kishin hyrë rreth 2 milionë litra karburant ‘duty free’, ku çmimi i blerjes së karburantit ishte shumë herë më i ulët se sa ai i marrë prej burimeve të ligjshme shqiptare.

Indikatorë të qartë risku sugjeronin se këto importe karburantesh bëheshin për të shmangur

taksat duke e shitur karburantin në mënyrë të paligjshme brenda vendit. Provat e mbledhura iu raportuan Doganës së bashku me rekomandimet për të forcuar kontrollin e importit të karburantit./MONITOR

September 16, 2016 14:11
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*