Kontrabanda e armëve dhe dosja “Merimanga”…

July 16, 2015 14:16

Kontrabanda e armëve dhe dosja “Merimanga”…

Përkujtimi dhe fjalimi që mbajti Sali Berisha për 20-vjetorin e masakrës së Srebrenicës, ndezi menjëherë debate dhe diskutime.

Nuk është çështja nëse duhej përkujtuar ajo masakër e tmerrshme nga politikanët shqiptarë, por nëse duhej të ishte Berisha politikani i duhur që duhej ta bënte këtë.

Ky është dhe thelbi i një sërë intervistash, shkrimesh dhe prononcimeve të ditëve të fundit. E, thuajse të gjithë bashkohen në një pikë: Srebrenica duhej kujtuar, por jo nga ai që ka furnizuar me karburant dhe armë industrinë serbe të luftës që bëri kërdinë në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Kosovë në ato vite, duke thyer në këtë mënyrë embargon që kishin vendosur Kombet e Bashkuara kundër ish-Jugosllavisë…

Andrea Dimushi ka qenë ish-kryetar i SHIK-ut Pogradec nga Maji ’92 në Mars ’93 dhe kryetar i SHIK-ut Kavajë deri në ’94.

Përfshihet në këtë debat me këtë intervistë ku rrëfen për një tjetër kontrabandë të përmasave të mëdha që është bërë në ato vite nga shteti shqiptar, atë me armë dhe municione në gjysmën e parë të viteve 90. Sipas tij, përmasat e saj kanë qenë të frikshme.

Mirëpo dy njerëzit kyç të kësaj kontrabande, Safet Zhulali dhe Bashkim Gazidede nuk jetojnë më. Çfarë të fshehtash kanë marrë ata me vete dhe pse është shumë e vështirë të zbardhet dosja me emrin e koduar “Merimanga”.

– Zoti Dimushi, ditët e fundit është rikthyer në skenën e debatit publik çështja e kontrabandës së naftës me ish-Jugosllavinë në gjysmën e parë të viteve 90. Mirëpo tek-tuk është prekur edhe çështja e kontrabandës së armëve. Në dijeninë tuaj, sa të vërteta ka në ato që përfliten?

– Kam lexuar mjaft shkrime këto kohë në shtypin e përditshëm, për tregtinë e armatim-municioneve, por edhe për ngjarjen fatkeqe “Trebicka” e AIY. Të bën përshtypje angazhimi maksimal i individëve të strukturave të larta shtetërore e krahas tyre, personazhe të lidhur ngushtë me pushtetin, të cilët përfshihen masivisht në këtë biznes herë të ligjshëm, por sidoqoftë të fëlliqur. Në vite kjo lloj tregtie është zhvilluar aq vrullshëm sa që nga babëzia nuk pyeti askush nëse tregtia bëhej si armatim, apo si lëndë e parë nga demontimi apo tjetërsimi i armatim-municioneve. Nuk pyetej me cilët kontigjente realizohej që nga Afrika, Azia apo Ballkani, mjaftonte të ishe blerës e të kishe paratë! Dhe paratë në këtë biznes të vdekjes gjithmonë janë me shumicë.

– Pse u zhvillua dhe ishte aq fitimprurës kjo lloj kontrabande?

– Të ndalesh e të mendosh një çast se Shqipëria ishte vendi që për nga numri i popullsisë posedonte një sasi të llahtarshme armatimi e municioni, i cili sot është zhdukur – e përveç ndonjë kacidheje, asgjë nuk u bë vlerë për shoqërinë, po vetëm për trafikantët shtetarë e individët e pangopur gjer në gjak. Kontraqbanda e armëve dhe municioneve ishte më fitimprurësja në atë kohë…

– Pse?

Le t’u referohemi vetëm disa shifrave të rrumbullakosura. Rreth 1000 (njëmijë po e theksoj) tanke, tërheqesa, amfibë, mijëra makina të çdo marke, rreth 200 avionë, mijëra topa-armë të lehta e të rënda… miliona predha-çeliku, bakri, bronxi a tunxhi… miliarda fishekë të gjithfarë lloj kalibrash ishin në arsenalin e ushtrisë të sistemuara në tunelet e shpërndarë në gjithë vendin e të paprekura gjersa në skenën politike hyri Ai njeriu, që patëm fatkeqësinë ta kemi jo pak vite kryetar shteti a qeverie, e që na solli në këtë derexhe ku gjaku nuk ka as vlerën e ujit. Ai që thirrej “01”, apo “Njëshi”- Sali Ram Berisha ose si e thërrasin shkurt tani Sali Gërdeci!

– Si është e mundur që zhvillohej një kontrabandë e tillë dhe të heshtej, të mos e merrnin vesh as institucionet përkatëse shtetërore?

– Kjo është një pyetje me vend. Por duhet të rikthehemi në kohë, 20 e ca vite më parë, për të kuptuar gjithçka dhe për të njohur të vërtetën. Duhet pranuar se për realizimin e trafikut të armëve, për hir të “sekretit shtetëror”publiku asnjëherë nuk merr dijeni, e për rezultat ky cikël i mbyllur në sekretin shtetëror nuk bën të mundur që minimumi të deklarohen paratë që hyjnë në buxhet. Kemi dëgjuar ndonjëherë sa dollarë kanë hyrë në buxhet nga kjo tregti, apo përse u shpenzuan paratë e ardhura nga shitja legale e armatim municionit? Kurrë?!

– Për ç’vite bëhet fjalë konkretisht?

– Ka ndodhur në vitet 94-95 dhe është angazhuar gjithë struktura kryesore e SHIK-ut të asaj kohe.

– Cili ishte destinacioni i kontrabandës, për shembull Bosnja, meqë atje bëhej luftë në atë kohë?

Andrea Dimushi

Andrea Dimushi

– Jo… nuk flitej për destinacionin, Bosnjën (luftën), ndonëse u bënë foto në Gjadër e Rinas gjatë ngarkimeve. Ky më shumë ishte problem korrupsioni, e mbulimi të trafikut… Duhej fshehur me çdo kusht trafiku, por për qëllimet e përfitimit me shitjet me dy çmime…

– Si bëhej ky trafik?

– Tashmë ky nuk përbën ndonjë sekret. Ndonëse jo rrallë trafiku zhvillohej në dritë të diellit si nga Rinasi, Kuçova, kalimet tokësore të kufirit, me det etj., apo realizohej demontim paraprak për ta tregtuar si lëndë të parë (rasti i Gërdecit), gjithmonë bëhej një luftë e madhe për ta kamufluar e fshehur këtë aktivitet nga sytë e njerëzve. Për këtë një kontribut ka dhënë edhe Shërbimi Informativ, nga strukturat e të cilit janë shpenzuar jo pak para për mbulim! Për të treguar një histori të vërtetë është dhe qëllimi i këtij shkrimi… Gjithashtu përfitoj nga rasti që ndonjë kërcënuesi t’i jap përgjigje për dy shkrimet e mëparshme…

– Pra ju jeni kërcënuar?

– Po. Por po ju përgjigjem këtyre kërcënuesve dhe po u them: nëse cenohem, unë e di nga do vijë e keqja e s’do ndalem si ca të tjerë që vrasësit i bëjnë temena…

– Kush ju ka kërcënuar dhe në ç’mënyrë?

– Kam Vishon (Ajazin) 50 m larg përballë. Mbase ai…

– Pse t’i “djegë” Vishos dëshmia jote për një histori të 20 viteve të shkuara?

– Sepse edhe ai i asaj kohe është. Ka qenë vasal i bindur ai.

– Le të kthehemi, Andrea, edhe njëherë te trafiku i armëve dhe municioneve. A ka ndonjë dokument që ta vërtetojë këtë në Shërbimin Informativ?

– Po, ka. “MERIMANGA”- është titulli i një dosje që gjendet ndofta akoma në një arkiv! Në nisje të punës, nisur nga emri i koduar, gjithkush mendonte se ishte një aktivitet zbulimi – por e vërteta tregoi se ishte një operacion mbulimi mafioz, që ia arriti qëllimit falë dredhive që realizoi Shërbimi Informativ.

– Mund të mendohet se dosja “Merimanga” ndodhet në sirtarët e Visho Ajazit dhe do të hapet ndonjë ditë papritmas?

– Po dosja është aty, pasi është shumë e ngarkuar. Kam folur me (Fatos) Klosin dikur dhe e garantonte që nuk ka lëvizur gjë. Për t’u hapur edhe mundet, por ka rrjedhur kohë e (Safet) Zhulali ka vdekur bashkë me Bashkimin (Gazideden). Historia e asaj dosje është sa e hidhur dhe intriguese.

– Pse nuk është folur deri më tani për dosjen “Merimanga”?

– Duhet të më kuptoni drejt, Xhevdet. Po e ritheksoj se nuk bëhet fjalë për trafikun në vetvete, por për mbulimin gjurmëve dhe ndarjen e fitimit me çmime që ndryshe shkruheshin dhe ndryshe ishin nën dorë. Operacioni në dukje bëhej qëllim-mirë, por në fund doli e vërteta për qëllimin e realizimit të tij.

– A ka ndonjë prapaskenë të organizuar nga kupola e shtetit të asaj kohe në këtë rast?

– Unë mendoj se ishte një kurth ndaj informacioneve që kish SHIK dhe nevojës për të ditur gjer ku ishte shkalla e njohjes për trafikun në njerëz që mund ta dëmtonin punën në këtë drejtim. Ishte nevoja e Zhulalit dhe Gazidedes për ta ditur gjer ku kish rrjedhur informacioni i trafikut.

– Ju mendoni se kishte rrjedhur informacioni nga brenda strukturave të shtetit?

– Po. Pra dikush apo disa kishin dhënë info për këtë mënyrë të realizimit të trafikut në SHIK. Por SHIK-u dhe Ministria e Mbrojtjes bënë çmos për ta bërë të pavlefshëm dhe për ta kthyer nga një realitet në një thashethem. Por ky nuk ishte thashethem, por një problem mjaft serioz.

Intervistoi: Xhevdet Shehu

July 16, 2015 14:16
Komento

16 Komente

  1. Agim Cani July 16, 14:34

    …si nuk ka turp Edi Rama qe i dha voten populli dhe fle mbi dosjet e krimit…ky vend asnjeher nuk do gjej qetesi pa u denuar Sali Berrisha dhe banda e tije…na ben moral Ridvan Bode per Greqine…hajduti me ordiner qe ka njohur Shqiperia…nuk mer me vote o Ed ne 17 – ten , vetem nese ky popull eshte bere per 17 – ten…do besh nje stan me dele dhe ujqerit i ke brenda…

    Reply to this comment
    • Elpiniqi July 16, 16:17

      Nuk kemi degjuar deri mr sot qe te behet pyetja ne KUVEND:
      -SA QINDARKA JANE FUTUR NE ARKEN E SHTETIT NGA SHITJA E ARMATIMIT GJIGAND TE USHTRISE?
      -KU SHKOI GJITHE AI ARSENAL KOLOSAL I USHTRISE???
      Kjo pyetje nuk eshte bere se te gjithe deputetet jane pjese e MAFIES ANTI SHQIPTASRE!
      Dhe sot 80% e popullit nuk kane BUKE TE HANE!!!
      Dhe kane sy e faqe keta zagare qe te akuzojne ENVER HOXHEN per diktator???

      Reply to this comment
  2. emigranti July 16, 15:23

    Edi Rama eshte burracak , ka frike se po te vije krahu i Berishes ne pushtet e fusin edhe ate ne Burg.Mendoj se edhe ai nuk do ta kete te gjate te mbaje pushtetin. Sot qe te mbash nje pushtet duhet te jesh trim atdhetar i zgjuar dhe duhet te jesh i pa le kunder dhe jo si thote edi Rama qe lere saliun te Flas sa te doje. Ball i kemi degjua keto i kemi degjuar keto budalleqe.FUTENI ne burg shpejt kete BISHE qe te qe Shqipria te eci perpara.

    Reply to this comment
  3. fshatari. pafshat July 16, 15:25

    Ustallaret e Saliut jane edhe te Rames. I vetmi qe nuk i pranoi ishte Fatos Nano, dhe prandaj e futen ne burg, dhe nuk i beri dot 8 vite kryeminister, nje cope, sic i beri Sala e do ti beje Rama, sot. Nano nuk pranoi qe shqiperia te kolonizohej – kujtoni shprehjen Shqiperia nuk eshte “republike e bananeve”, por kerkoi qe ajo te demokratizohej, sic i ishte premtuar popullit. K`shtu, q`ndrimi i Nanos nuk u pelqevi gangstereve euro-amerikane, dhe Ai iku per Lesh, sic e dime.

    Reply to this comment
    • ivani i madh July 16, 19:59

      Per disa gjera ke te drejte po per Nanon je gabim kryekeput se ai kelysh I te njejtes
      Bushter Alia ishte I bute po ileqar,mafjoz,intrigant,imoral shkurt I te 1001 te keqijave
      .Kjo race duhet zdukur Sa me pare te behet Shqiperia pa per pasuri kombetare sbehet llafi se eshte zdukur ne menyren me mafioze te mundur nga mafiopolitikanet tane pa dallim bindiesh pa sapen dosiet se te gjithe Jane te felliqur.

      Reply to this comment
  4. Kopaçe July 16, 15:26

    Sali Berisha nje mut qe nuk na shqitet nga kepucet…

    Reply to this comment
  5. Toni July 16, 15:30

    Meqe ra fjala per korrupsionin gjigand te shitjes per skrap me cmime qesharake te armeve dhe municioneve te ushtrise,a eshte e vertete ajo qe thone se ishte Pandeli Majko ai qe e nisi kete pune?
    Sepse kemi degjuar qe Pandeli “Gjino” ndershmeria ka miliona euro ne Qipro te perfituara nga shitja per skrap e tankeve te ushtrise me te njejten skeme dhe me te njejtet personazhe qe bene skandalin e municioneve te Afganistanit me AEY e Diverolit.
    Po te jete e vertete nuk do ishte keq te behej nje roman dhe nje film edhe ketu sic u be ne Amerike per Diverolin.
    Te pakten nje film te mesoje rinia per bemat e mafies shqiptare sepse per gjithe ate pasuri kombetare qe perfundoi ne llogarite e fshehta milionere te politikaneve dhe mafiozeve shqiptare,as qe behet fjale se do behet ndonjehere drejtesi ne kete vend te qelbur.

    Reply to this comment
  6. Anna July 16, 15:44

    si ka mundesi seriozisht si ka mundesi qe Sali Berisha eshte akoma ne skenen politike dhe vjell vrer e zeher pa i bere syri terr…..? Ai duhet vrare me plumb e barut ne goje po kush ????
    Edi piktorit i rrofshin zbukurimet e pikturat e k.ministrise …si se kupton qe eshte bere qesharak dhe i peshtire….. do beje shtet modern…mender nje m… te madh per sa kohe nuk arrestohet e denohet krykrimineli,kryemafjozi ,kryespiuni, funderrina dhe jashteqitja me endyre e kombit shqipetar….
    O zot c’eshte bere me pasurite e popullit nga ca provinciale,ordinere e fshatare qe nje zot e di se si kane depertuar e penetruar…ne politike e me poste qeveritare…sa shume nuk dime!!!!!! e sa me shume do te mesojme!!!!!

    Reply to this comment
  7. metlaj July 16, 15:45

    ne kete interviste flitet drejte pernje gjarje qe ka ndodhur per te cilen edhe vete poulli nuhaste fliste neambjentet shoqerore por mendimi se ndryshimi ishte me i rendesishem se abuzimet ku pjese e lojes u bene dhe shish dhe ushtria beri qe te pasurohen disa individ si saliu vishua e te tjere por fati i bashkpuntoreve te kesaj masakre i ndahu fatet e jetes disa qe dini shume gjera duhet te vdisni me ekzekutime mafjoz kjo si doms nga kosovs ministri i mbrojtjes dhe individ te tjere por disa te tjere me vdekje natyrale qe vene ne ndyshim edhe me mundesi helmim disa te tjere si trebicka kurse disa si me te besuar si vishua u sistemuan si rrefugjate ne shtet me mireqenie ekonomike si kanadaja dhe potencilial ekonmik per filimi jetes si biznesmen dhe me te drejte riemerimi sa here merret pushteti nga e djathta keshtu dhe per gim shehun dhe te tjere por cfare ka ndryshuar nga sakrifikica qe bejne gazetaret duke u perplasur me saliun dhe bandat e tij kur vete faktori nderkombetare si dhe te majte flasin per dekrimalizimin e parlamentit kur e majta nuk ka force te pengoj ne emerimin e vishos kur e djathta e kriminuare e detyron te majten te mosemeroj dhe nje nenpunes te thjeshte qe ka ndyshime per korrupsion KJOper mua eshte aleanca e fshete Sali Rama per te ruajtur pushtetin real pamvarsisht se cili emerohet perqeverisje Zhdukja poilitike e Saliut si dhe ndeshkimieshte i pa tolerushme qysh nga deklarata pa emer te ambasadorit amerikan dheqeverise tani eshte e qarte se e keqja e vendit eshte nga strukturat kriminale te organizuara pasviteve 1990por ndeshkimet kerkohenper para viteve 1990 kjo eshte nje lloj si te kerkosh te mbjellesh nje farr qe e zjere ecila e ka humbur fuqin mbirese dhe ne kete matriale mbjelles te kesh infeksion barishtesh te keqia dhesemundjesh dhe insektesh Ndeshkimi si dhe cpronesimi i disa familjeve te pasuruara nga korupsioni pas viteve 1990 eshte rroga e vetme e ndalimit Kam frik se e kaluara ipasuroj te korruptuarit me shitjet e pasurive kombetare por rezikohemi sot se sotte korruptuarit i pasurojne blerjet mjeksore ushtarake dhe akandet e shitjeve pergezoj ZXHevdet per shkrimin por mendoj qe sakrifikica duke deponuare nepermjet personave real tek ata qe s duan ta ndryshojne gjendje eshte nje pune e kote

    Reply to this comment
  8. N/AA July 16, 16:13

    Faktet jane shume te renda por akoma me bizarre jane :

    -reagimi i fituesve te pjerdhur te 23 qershorit 2013 dhe 21 qershorit 2015.

    -qendrimi tejet hipokrit i ambasadoreve te akredituar ne Tirane

    -indiferentizmi i shoqerise civile dhe mediave qe do te thote vetvrasje kombetare.

    Sipas eksperteve ushtarake vlera e armatimit shqiptar e kolonte shifren e 30 miljard dollareve ne vitin 1990

    ku shkoi kjo vlere e llahtareshme monetare qe eshte djersa dhe gjaku per gjysem shekulli.e atij populli fisnik ??.

    Gerdeci ishte “termometri ” qe tregoi se dhe miqte amerikane ishin te fandaksur pas kesaj miniere floriri. dhe kishin gjetur Eldoradon.

    Eshte ekstremisht i neveritshem qendrimi i Edi Rames qe po luan me “tre porta”

    Eshte i trishtueshem dhe qendrimi i ambasadorit Donald Lu qe po ofendon rende inteligjencen dhe dinjitetin e shqiptareve me ato listat e tij te fameshme te “dekriminalizimit” ku nuk ka futur kryemafjozet Berisha-Imami-Bode…

    Prandaj dhe keto intervista te guximeshme Andrea Dimoshit dhe pas atyre deshmive tejet tronditese te Izet Haxhise shqiptaret duhet te pyesin me ze te larte:

    Pse Washingtoni dhe Brukseli me veglat e tyre “speciale” po mbrojme hapur dhe me cdo cmim kry-kriminelin Berishe.

    A mos ka ardhur koha per shenjterimin e profetit Enver Hoxha…

    Reply to this comment
  9. Olci July 16, 20:18

    Anna ta them une si kane depertuar.
    Jane te gjithe pelle e ppsh e spiuna me lekure sholle

    Reply to this comment
  10. NIO July 16, 22:05

    Edhe ju me gjithe keto komente … avash se u prek Rama apo Saliu nga komentet tuaja, po i lexojne komentet tuaja me shami ne dore … hajde mendje hajde … hem e dini qe keta jane kriminele dhe ketej i kerkoni llogari … vini ketu dhe kepusni ca kopace qe me nder ata ja fusin nje te qeshure … ikni more budallenj ngopni barkun me buke … merruni me familjet tuaja ….si ti mbijetoni ketij stresi te papare … po vini ketu apo klubeve dhe filloni ca kritika qe as hyjne pune dhe as pijne uje … Vete flisni , vete beni , vete dhisni … Ata nuk pyesin me , kurse ju i bini daulleve kot … Sju mjaftuan keto 25 vjet tju faktonin se keta jane pjelle e Satanit … Hajt Tra la la te gjitheve !!! … Hajt Tung !!! …

    Reply to this comment
  11. Bocari July 16, 23:58

    Qytetar te mire, boll me komente se nuk nxjerrim gje. Kambana per veprim ka kohe qe godet.
    Propozoj te mblidhemi dhe te perpilojme planin se si te veprojme per te rikthyer drejtesine ne atdheun tone. Gabimet e sotme nuk do ja falim vehtes dhe nuk do na e falin femijet tane.
    Jane me te talentuar, me te zgjuar, me te shkolluar keta hajdute qe vjedhin gjakun tone dhe na kane skllaveruar duke na ndare nga atdheu, familja, femijet, qe na vjedhin gjakun dhe pronat tona ???
    JO! Jemi ne ata qe u a lejojme atyre keto. I bej thirrje cdo shqiptari qe kerkon te luftoje per te drejtesi te behet aktiv dhe te kontriboje per nje jete me dinjitet.
    Kush me perkrah le te me shkruaje ne mail ; [email protected]

    Reply to this comment
  12. moisiu July 17, 02:57

    Ngrini more pederastet e P.S.komision parlamentare dhe te verifikohen ku shkuan keto kapitale te djerses se brezave shqiptare ,sekuestroni pasurite ketyre grabitesve me mandate deputetesh !

    Reply to this comment
  13. petrika July 17, 09:03

    Atij fshatarit pa fshat,qe i duket vetja sikur ka nje barre mend,dua ti them se edhe gomari ka shume mend,por jane tru gomari dhe nuk vlejne fare,derisa ky nuk e paska njohur fare kush ishte Fatos Nano.Nano eshte nje agjenture e ndyre e grekut dhe e shkaterroi shqiperine me keq se Sali serbi.Keshtu eshte kur merren me politike fshatare,jo vetem pa fshat,por edhe pa tru.

    Reply to this comment
  14. petrika July 17, 09:21

    Z.Edi Rama,mbasi te kini bere reformen ne drejtesi,mbasi te kini hequr prokuroret dhe gjykatesit e Berishes,duhet te beni aktin final,qe po pret gjith populli.Te futni ne burg Sali kriminelin,Lulezim Bashen ,bashke me disa ish ministra te Sales.Ne qoftese nuk do ta beni kete akt patriotik dhe te domosdoshem,me mire largohuni vete para 2017,se shqiptaret do ta humbasin besimin tek ti dhe ajo opozite(qe eshte qindperqind agjenture e huaj dhe krejt antishqiptare)nuk do te lere kurre qe te qeverisesh vendin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*