Kontrabandë mallrash/ Procedohen penalisht 5 persona, mes tyre dhe 1 doganier

April 9, 2018 14:38

Kontrabandë mallrash/ Procedohen penalisht 5 persona, mes tyre dhe 1 doganier

Policia Kufitare e Portit të Durrësit, gjatë 12 orëve të fundit evidentoi dhe goditi katër raste të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë. Nga ky aksion janë sekuestruar kafe, televizorë, veshmbathje e  mallra të tjera  të futura kontrabandë. Gjithashtu janë proceduar penalisht 5 persona, ndër ta një doganier për “Shpërdorim detyre”.

Personat që janë proceduar penalisht:

-E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi  në P K K Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, ju gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë  kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe  të futura kontrabandë.

-R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

– R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë,  pasi  në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

-F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi  në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për G.T  vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.

Policia Kufitare e Durrësit, do të vijojë kontrollet e rrepta për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha tentativat për paligjshmëri.

o.j/dita

April 9, 2018 14:38
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*