Kontradiktat me deputetin e zonës, shkarkohet nënprefekti i Elbasanit

Redaksia Online March 29, 2013 10:38

Kontradiktat me deputetin e zonës, shkarkohet nënprefekti i Elbasanit

Shkarkohet nga detyra nënprefekti i Elbasanit, Arianit Leka. Motivi i shkarkimit të Lekës, një nga figurat më të njohura të së djathtës në zonë,  nuk është bërë i ditur, por mendohet se gjithçka ka ardhur pas polemikave të vazhdueshme që ai ka pasur me deputetin e PD-së në Librazhd, Rrahim Çota.

Përplasjet e tyre kanë qenë të herëpashershme, çka ka bërë që të ketë një valë shkarkimesh në disa drejtori të Librazhdit. Madje, deri pak muaj më parë, Leka mbante edhe postin e kreut të PD-së.

Në vend të Arianit Lekës është emëruar kreu i degës së PD për Librazhdin, Luan Hasa, i cili për një periudhë të gjatë ka punuar në degën e Tatim Taksave të kësaj nënprefekture.

Redaksia Online March 29, 2013 10:38
Komento

1 Koment

  1. cukunidha March 30, 16:10

    Koken e njeri tjetrit do te hane keta ,sa te katandiset kokoshi nje thelle.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*