Kontrata e re e Mesit, fiton në minutë sa një shqiptar në muaj

December 8, 2017 14:00

Kontrata e re e Mesit, fiton në minutë sa një shqiptar në muaj

Kur detajet stratosferike të kontratës së re të Lionel Mesit me Barcelonën u publikuan pak ditë më parë nga e përditshmja spanjolle “El Mundo Deportivo”, shifrat ishin për t’u studiuar. Kontrata e re e nënshkruar, pas spekulimeve disamujore mbi të ardhmen e tij (ndoshta edhe për shkak të krizës politike në Katalonjë më shumë se sa për negociatat financiare), do e mbajë “pleshtin” të lidhur me ekipin katalanas deri në vitin 2021, me opsion për një tjetër vit.

Në ato momente u krijua përshtypja sikur Mesit iu dhanë 100 milionë euro si kompensim për shkak të problemeve që i lindën nga dënimi i gjykatave spanjolle me akuzat për evazion fiskal. Përveç kësaj, ai do të fitojë edhe 70 milionë euro në vit si pagë, por privilegji më i madh është menaxhimi ekskluziv prej tij i të drejtave të imazhit.

Kostoja totale që do të përballohet nga Barcelona është 450 milionë euro: Mesi, në këtë mënyrë, do të përfitojë 70% më shumë sesa në kontratën aktuale të Kristiano Ronaldos me Realin e Madridit, por vetëm 4 milionë euro në vit më pak sesa sheikët e Paris Shën Zhërmenit paguajnë brazilianin Nejmar.

Në një klasifikim momental, Mesi lë pas disa sportistë të famshëm të botës (nga sporte të ndryshme), si Stefën Kërri (basketbollist i NBA), që fiton 40.5 milionë euro në vit apo edhe Fernando Alonso (piloti i MekLaren Mercedes në Formula 1) që fiton plot 37.7 milionë euro në vit. Por sa fiton Mesi në muaj, në ditë, në orë, minutë e madje edhe sekondë?

SHIFRAT – Vonoi firmën në mënyrë të përkryer, edhe në pritje (me të drejtë) të stabilizimit të situatës politike në Katalonjë (pasojat sportive në rast pavarësie ishin të pasigurta, e sigurt dalja nga La Liga) e duke mbajtur pezull tifozët katalanas. Argjentinasi nuk dëshironte të largohej, por e ka shfrytëzuar më së miri situatën.

Firma erdhi vetëm 25 nëntorin e kaluar. Me shifrat e publikuara, përllogaritet që ylli argjentinas të sigurojë 2.2 euro në sekondë (apo 133 euro në minutë), një shifër që është vetëm 46 euro larg pagës minimale të një punonjësi shqiptar sipas ligjeve në fuqi (24.000 lekë në muaj).

Një orë “punë” për Mesin, i siguron atij 8.035 euro të ardhura, ndërsa një ditë “punë” rreth 193 mijë euro. Me vetëm pak “sforco” më shumë, argjentinasi do mund të sigurojë 1.35 milionë euro në javë ose ndryshe, 5.8 milionë euro në muaj.

December 8, 2017 14:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

mersin escort mersin bayan escort konya escort eskişehir escort

Njoftim

Njoftim