Kontrata e re e PD? “Të përjashtuarit” me statut të ri, dorëzohet këtë javë

November 20, 2017 20:07

Kontrata e re e PD? “Të përjashtuarit” me statut të ri, dorëzohet këtë javë

Organigrama e re e Partisë Demokratike, ende e pamiratuar, shoqërohet nga një projekt-statut i ri, të hartuar nga anëtarë të Këshillit Kombëtar.

 Janë po ata anëtarë që kundërshtuan publikisht listat për deputetë të kryetarit Basha, rezultatin e Partisë Demokratike në zgjedhjet e fundit dhe mënyrën se si u rizgjodh zoti Basha kryetar.

Ky statut, që në pamje të parë ka të njëjtën arkitekturë institucionale me Partinë Demokratike sot, fut disa risi.

Për shembull, projekt-statuti e ndan partinë sipas parimit të kontrollit dhe balancës së pushtetit, me pushtetin legjislativ (Kuvendin Kombëtar dhe Këshillin Kombëtar), ekzekutivin e partisë (kryesinë) dhe me organet e pavarura: Gjykatën, Komisionin e anëtarësisë dhe zgjedhjeve, si dhe Bordin financiar.

Organizimi i partisë në këtë mënyrë parashikon edhe një ulje të ndjeshme të numrit të anëtarëve të Këshillit Kombëtar, nga 260 në 120. Kurse Kryesia, nga 40 propozohet të bëhet me 25 anëtarë.

Më pak anëtarë mendohet t’i bëjnë këto organe më efikase. Gjykata e partisë është parashikuar të jetë aty për t’i dhënë kujtdo mundësinë për të ankimuar vendimet e partisë.

Një procedurë e posaçme mendohet të ndiqet për kandidaturat për deputet. Sigurisht, procedura e propozuar në këtë projekt-statut të ri nuk mban parasysh një rast urgjence, si ai i krizës politike të pranverës, që u zgjidh me marrëveshjen e 18 majit dhe ku u duk se demokratët nuk kishin shumë kohë për të përgatirur listat.

Projekt-statuti i ri do t’i dorëzohet kryetarit Basha dhe Këshillit Kombëtar këtë javë. E vetmja mënyrë institucionale që duhet mbetet për t’i ndjekur për marrjen në shqyrtim të projekt-statutit, është Kuvendi.

Kuvendi Kombëtar i Partisë demokratike duhet të mblidhet pas gati një viti. Deri atëhere, projekt-statuti pritet të jetë testi i kryetarit Basha në objektivin e shpallur prej tij, për të bashkuar partinë. / TCH

November 20, 2017 20:07
Komento

3 Komente

  1. demo November 20, 21:31

    Nderroni emrin si Parti e Punes,se mbase ju ecen!

    Reply to this comment
  2. MH November 20, 22:03

    Me keto ndryshime besojani vetvetes qe me hyrjen ne fuqi te ketyre ndryshimeve duhet te njehsoni shpalljen e vertete te Partise Demokratike.Sepse nga koha e zymte e shndrrimit te sistemit ishte parti e nivelit te shoqerise mesjetare ku sundonte drejtesia kanunore.Edhe pse si i majt uroj qe te krijohet vertet nji e djathte partie shqiptare qe te kete peshe ne perparimin e vendit duke mos u programue mbi shpifjet dhe friken e hapjeve te dosjeve.Sic kercnonte kryekanunori i ish kryetar i PD.

    Reply to this comment
  3. tt November 21, 10:44

    tani po qe do mari forme tamam si familjet mafioze
    me kupole e ushtare ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*