Kontrata Kadare (ose një dokument që u jep fund spekulimeve)

Habjon Hasani May 6, 2014 13:05

Kontrata Kadare (ose një dokument që u jep fund spekulimeve)

Pak muaj përpara zgjedhjeve të 23 Qershorit, në zemër të kryeqytetit, nisën me shpejtësi punimet, po ndërtohej një pallat shumëkatësh, fare pranë kullës së njohur si “Sky Tower”. Këto zhvillime krijuan shumë debate, sidomos në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Anëtarët socialistë të këtij Këshilli, pretendonin paligjshmërinë, madje dhe rrezikshmërinë e ngritjes së një kulle të dytë fare ngjitur me kullën ekzistuese të “Sky Tower”.

Por kompania që po e ndërtonte pallatin e ri, i cili shpesh etiketohet dhe si ‘përbindësh”, kishte një avantazh të rëndësishëm: Gjykata e Strasburgut i kishte garantuar të drejtën për të vazhduar me punimet. Kompania ndërtuese e kullës së dytë, kishte ndjekur një itinerar të gjatë gjyqësor, pretendonte anulimin arbitrar dhe të paligjshëm të kësaj leje në vitin 2002. Strasburgu ia njohu të drejtën: ose pallati-përbindësh do ndërtohej, ose shteti shqiptar do i jepte “cash” si dëmshpërblim këtyre ndërtuesve 22 milionë euro.

Por, në kullën tjetër, në “Sky Tower” disa dhjetra dyqane dhe apartamente do të “dylloseshin” dhe do të dënoheshin të mos shihnin më dritën e diellit nëse kulla e dytë do të ngrihej, ngjitur me “Sky Tower”. Situata u bë edhe më “pikante” kur u mësua se një ndër banorët që prekej si viktimë e këtyre përplasjeve administrative dhe gjyqësore, ishte vetë Ismail Kadare. Shkrimtari, në asnjë rast nuk ka artikuluar për këtë problem personal të vetin, por në media janë referuar një sërë artikujsh vitin e fundit, që kanë transmetuar shqetësimin e tij mbi atë që po ndodhte.

Në DITA dhe gjetkë janë raportuar dhe disa komunikime të Kadaresë, me ish-kryeministrin Berisha, ku Kadare i shprehte atij shqetësimin, ndërsa rezultati i bisedave ka qenë shpalosja nga ana e Berishës e pafuqisë së tij për të dalë mbi vendimin e Strasburgut, sikundër pafuqia e shtetit për të paguar dëmin në të holla, 22 milionë euro në këmbim të mosndërtimit nuk janë një shifër e thjeshtë. Për pasojë dita-ditës pallati nisi të ndërtohej, tashmë çdo kalimtar e ka të thjeshtë të shohë dy kullat siameze. Janë aq pranë, sa dritarja e kullës përballë duket si mirazh i dritares tënde.

Por një vit pas këtyre komunikimeve, Berisha-Kadare, një shkrim i Mero Bazes i botuar të dielën si refleksion i një bisede me Kadarenë, ndër të tjera vuri theksin dhe mbi këtë problem personal të shkrimtarit. Baze vinte theksin sidomos tek qëndrimi Berisha-Basha mbi këtë çështje duke nënkuptuar hapur se në fakt Berisha dhe Basha kanë pasur gjithnjë mundësinë të gjenin një zgjidhje që nuk krijonte atë maskaradë me dy kulla “ngjitur-ngjitur” që në fakt krijojnë dhe një realitet të rrezikshëm për jetën e banorëve. Por, duket se mes pronarëve të lejes së ndërtimit të kullës së re, dhe disa ndërtuesve të rinj që u shfaqën më pas si investitorë, mund të gjenden gjurmë që i lidhin me interesat e kupolës së Partisë Demokratike.

Ky është dhe aspekti që implikon Berishën, si një kryeministër që “u fsheh” pas vendimit të Strasburgut, për të arritur në fakt qëllimin e klientelës pranë qerthullit të vet. Ky ishte interpretimi i Bazes, tri ditë më parë, por ishte një interpretim, që ngjalli një reagim të egër, të Kastriot Myftarajt. Në shënimin e këtij të fundit, gjuha ndaj Kadaresë dhe Bazes ishte pak të thuash e ashpër, Myftaraj shkonte shumë larg, duke e paraqitur Kadarenë si një Autoritet Publik të keqpërdorur. Sipas Myftarajt, Kadaresë i ishte falur shtëpia nga pronarët e kullës ku banon, për ta përdorur më pas si mburojë të paligjshmërisë së kullës “Sky Tower”. Duke qenë se edhe shkrimi i Bazes, por edhe ‘replika’ e Myftarajt (pjesërisht) u botuan në DITA, në dy numrat e mëparshëm, sot ofrojmë për lexuesit, një dokument që hedh dritë mbi këtë debat në një mënyrë jo thjesht subjektive, por ligjore.
Kontrata e shtëpisë

Ismail Kadare

Ismail Kadare

Shkrimi dhe pretendimet e Myftarajt rezultojnë me disa pasaktësi tepër serioze, me spekulime që nuk reflektojnë të vërtetën, në asnjë rrethanë. DITA siguroi kontratën e shtëpisë së Kadaresë. Ajo është firmosur në vitin 2001. Shkrimtari rezulton se ka paguar shumën e 75 mijë dollarëve si faturë për blerjen e apartamentit në katin e pestë të “Sky Tower”.

Kontrata e lidhur nuk lë vend për komente të mëtejshme. Kadare ka disbursuar shumën menjëherë pas hedhjes së firmës në këtë kontratë. Nëse shikon hapësirën e apartamentit dhe çmimin e shitjes në vitin 2001, kontrata reflekton fiks çmimin e shitjeve të kohës për apartamentet në këtë zonë mondane të Tiranës. Që do të thotë, se ndonëse Kadare përfaqëson një Autoritet të padiskutueshëm për Shqipërinë, në lidhjen e kësaj kontrate, jo vetëm që nuk ka përfituar gjë falas, por as ulje çmimi nuk i është reflektuar në kontratë.

Ekzistenca e kësaj kontrate në thelb i jep fund spekulimeve të rënda që i janë bërë Kadaresë nga Myftaraj, por nga ana tjetër sqaron dhe shumëkënd që nga këto spekulime mund të ketë menduar vërtetë se Kadare i ishte futur ndonjë aventure me “punë ndërtuesish”, apo dhe më keq, po keqpërdorej prej tyre. Por përveç gafës me “dhurimin e shtëpisë”, në shënimin e Myftarajt, regjistrohen dhe pasaktësi të tjera serioze, si në rastin kur ai shprehet se: “Vendimet e Strasburgut janë vetëm sugjeruese dhe jo detyruese”. E kundërta është e vërtetë. Madje është një e vërtetë e njohur mirë nga shqiptarët edhe për shkak të problematikës intensive të Shqipërisë me çështjen e pronave.

Ky është dhe problemi nr.2, shumë serioz i shënimit të Myftarajt mbi Kadarenë dhe ‘pallatin e tij’. Të dyja këto të pavërteta, përveçse demontojnë nga vetë Kastriot Myftaraj edhe atë pjesë të vërtetash që mund të ketë shënimi i tij, nga ana tjetër, janë tregues se me sa lehtësi të papërballueshme mund të përbaltesh në Shqipëri. Nuk mjafton as të jesh Kadare. Makineria e baltës dhe manipulimit nuk njeh kut, nuk njeh cak.

E bukura është, që pasi e përbaltin, nisin dhe i kërkojnë llogari se pse jeton në Francë (?!) Të paktën, këtë pyetje mos e shtroni më. Të gjitha përgjigjet, i gjeni në kontratën e këtij apartamenti, kontrata po e shikon sot dritën e Diellit, por apartamenti është i dënuar të mos e shoh më këtë dritë, kulla përballë e ka bërë të pabanueshëm.

* * *

Çfarë imponoi vendimi i Strasburgut për kullën “përbindësh”

Në vendimin e Gjykatës së Strasburgut, shpalosen në mënyrë të qartë imponimi që iu bë qeverisë shqiptare për të lejuar ndërtimin e kullës ‘përbindësh” fare ngjitur me kullën ekzistuese “Sky Tower”. Por nga ana tjetër ky vendim shpalos edhe mungesën e këmbënguljes së shtetit shqiptar në këtë gjykatë, si palë e paditur, për të ofruar opsione alternative ndërtimi për kompaninë ankimuese. Duket se në mënyrë të tërthortë, përfaqësuesit e Avokatit të Shtetit Shqiptar në Strasburg, i kanë mbajtur ison pretendimeve të palës që i kishte paditur. 

E gjithë historia nis në vitin 1998, kur firma “Teknoprojekt” siguron një leje ndërtimi për një ndërtesë 16-të kate në zemër të Bllokut. 4 vite më vonë, Bashkia e Tiranës vendos heqjen e lejes së ndërtimit me argumentin që vendimi për ndërtesën 16-katëshe ishte marrë në mënyrë të jashtëligjshme.

Kaq ka mjaftuar që çështja e pallatit të shkojë në të gjitha proceset gjyqësore. Shoqëria ka kundërshtuar pezullimin e lejes së ndërtimit, fakt ky që është bërë në të gjitha hallkat e procesit gjyqësor. Për të siguruar dëmshpërblim për humbjet e shkaktuar, personat e interesuar dhe firma i drejtohet gjykatës së Strasburgut me argumentin ligjor se u është shkelur neni 34 i Konventës për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

“Ankuesit individualë kërkuan kompensim të drejtë në shumën prej 1,547,037.40 euro (EURO) dhe shoqëria ankuese pretendoi 10,297,947 euro në lidhje me dëmin monetar. Ata paraqitën një raport vlerësimi të ekspertit në të cilin bënë llogaritjet e mësipërme,me supozimin se ndërtimi i godinës gjashtëmbëdhjetë katëshe, në një ngastër toke të ndodhur në një prej zonave më qendrore dhe fitimprurëse të Tiranës, do të kishte përfunduar deri në vitin 2002 dhe se të gjitha apartamentet përkatëse dhe ambientet tregtare ose do të ishin shitur, ose do t’i ishin dhënë me qira palëve të treta në periudhën midis vitit 2002 dhe 2007.

Ankuesit individualë kërkuan më tej 270,000 euro dhe shoqëria ankuese, gjithashtu, pretendoi 1,650,000 euro në lidhje me dëmin jomonetar.

Në lidhje me kostot dhe shpenzimet ligjore, ankuesit pretenduan 32,400 euro për kostot dhe shpenzimet e shkaktuara në procedimet e brendshme dhe 16,857 euro për ato të shkaktuara në procedimet para gjykatës”, thuhet në kërkesë. Por përveç parashtrimeve të pretendimeve të  firmës së ndërtimit dhe personave të prekur ajo që bie në sy është fakti se përfaqësuesit e shtetit në Gjykatën e Strasburgut nuk ofrojnë dokumente për fitimin e çështjes, por marrëveshje.

Madje, sipas vendimit, propozimi është bërë nga përfaqësuesit e shtetit shqiptar, gjë e cila është marrë në konsideratë nga trupi gjykues i përbërë nga Lawrence Early sekretar dhe Nikolas Bratza.

 

Oferta e qeverisë

Në vendimin e gjykatës së Strasburgut argumentohet se si firma e ndërtimit ka siguruar rifillimin e punimeve në bllok. “Më 22 nëntor 2010, pas mosarritjes së një marrëveshjeje për zgjidhje miqësore me ankuesit, qeveria informoi  gjykatën se ata propozuan të lëshonin deklaratën e mëposhtme të njëanshme, me synim zgjidhjen e çështjes së kompensimit të drejtë. Qeveria shqiptare garanton vazhdimin e punimeve sipas projektit dhe brenda afatit dyvjeçar për ekzekutimin e lejes së ndërtimit nr. 766, datë 22.2.1998, duke angazhuar të gjitha institucionet shtetërore.

Duke iu referuar dëmeve morale, qeveria shqiptare ofron t’i paguajë ankuesve shumën prej 15,000 (pesëmbëdhjetë mijë) eurosh. Duke iu referuar dëmeve morale, Qeveria shqiptare ofron t’i paguajë shoqërisë ankuese “Teknoproject” sh.p.k. ex gratia në total shumën prej 5,000 (pesë mijë) eurosh”, thuhet në vendimin e Gjykatës së Strasburgut.

Pikërisht mbi bazën e kësaj marrëveshje gjykata e ka vendosur kompensimin e firmës si dhe rifillimin e punimeve.

Kontrata ligjore e blerjes së  apartamentit nga Ismail  Kadare në vitin 2001 në kullën “Sky Tower

 

fax 1

 

fax 2

Habjon Hasani May 6, 2014 13:05
Komento

35 Komente

  1. Labi -Boston May 6, 11:36

    Keto ndertime jane karaktaristik e “zhvillimit” te shqiperise.Te kesh drejtues vendi si tipi i Lulzim By….., nuk duhet te qahemi se sdihet cmund te beje tjeter.Mjer shqiperia

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati May 6, 13:36

      Pavaresisht gjithe kesaj remuje , ai Myftaraj eshte personifikim i Ligesise –

      Gjithmone kur ka ceshtje te tilla do futet Myftaraj duke u munduar te demtoje personalitetin e njerezve ne fjale….Tamam njeri i piste

      Reply to this comment
    • h May 6, 15:42

      E mirekuptoj Kadarene per demin qe ka pesuar nga ndertimi i pallatit te ri perballe dritares se tij. Duke dashur t’ia lehtesoj sadopak kete dem te jeshtezakonshem i ofroj t’ia blej une apartamentin, i cili siç thote z. Mero Baze tani nuk vlen me per asgje. Sa per çmimin, i ofroj 75 000$, pra shumen e plote qe shkimtari ka paguar per apartamentin, edhe pse une nuk do te keme shancin te perfitoj nga pamja dhe qetesia qe z. Kadare ka patur!

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit May 6, 16:53

        Nje minute pas teje une ofroj 76 000$

        Reply to this comment
        • N May 6, 17:37

          76 100$

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit May 6, 17:48

            me ballkon apo pa ballkon e ke oferten?

          • ante May 6, 17:51

            C’eshte ky cmim ?! Per meter katror apo per te gjithe objektin ?! Sa metra katrore jane qe jane blere me cmimin e kohes ?!
            Pastaj llafosemi dhe hapim…tenderin…

        • h May 6, 18:28

          77 000$ i teri, me ballkon, dy banjo, 140m2

          Reply to this comment
          • info analitike May 6, 18:50

            h,
            eshte i drejte nenvizimi yt qe hedh poshte spekullimin e bere nga Dita :
            “Nëse shikon hapësirën e apartamentit dhe çmimin e shitjes në vitin 2001, kontrata reflekton fiks çmimin e shitjeve të kohës për apartamentet në këtë zonë mondane të Tiranës.”
            Kontrata nuk reflekton aspak cmimin e kohes sepse vlera reale ka qene shume me teper se dyfishi . Kjo hedh dyshime qe Kadare te kete favorizuar shitesin per evazion duke kryer nje transaksion shit-blerje nen vleren reale ku me shume gjasa diferenca e kostos mund te jete paguar nen dore.

        • N May 6, 18:53

          77 111$

          Reply to this comment
          • gjermani i fundit May 6, 23:51

            h,e fitove davane,nuk e ngre dot me se i harxhova per benzine qindarkat e fundit

  2. Pëllumb zaimi May 6, 11:52

    E përse na duhen këto dokumente? Na duhet një “Kadare me dritare ” siç do te duhet te ishtë një shkrimtar kombëtar dhe kaq!? Edhe sikur ato dokumente te flisnin te kundërtën përsëri “imazhit tone europian e botëror Kadare” do të duhej t’i bënim jo një dritare por 100 të tilla,sa t’i duheshin!? Jemi mesa duket në kohën e marrëzise kur diskutojmë një nevoje kaq te vogel për shkrimtarin tonë të madh! Po ta kisha në dorë me top do ta shkaterroja atë që ja ka zënë !?

    Reply to this comment
    • Palaçua i shtetit May 6, 11:57

      Jemi shteti i sojit tim prandaj ndodh kështu o pëllumb zaimi ?

      Reply to this comment
    • info analitike May 6, 12:48

      “Shkrimtari, në asnjë rast nuk ka artikuluar për këtë problem personal të vetin”???

      E jo, te dashur gazetare te Dites mos mohoni qe Kadare e ka ngritur zerin edhe fort per kete pune te veten personale, sic shkruani edhe ju vete ketu:
      http://gazetadita.al/telefonata-e-tensionit-mes-berishes-dhe-kadarese/
      Nuk besoj qe Kadare te kete qene kaq leshko sa te mos e kete menduar mundesine qe nje dite aty prane mund te ndertohej nje pallat, duke pasur parasysh edhe problemet qe kishin lindur qe ne dhenien e lejes se ndertimit, sic duket do te kete marre garanci si nga Lad Kosta ashtu edhe nga Rama qe do te pengonin me cdo mjet nje gje te tille.
      Pavaresisht kontrates se shitblerjes, fakti qe Sky Tower edhe sot e kesaj dite nuk eshte regjistruar ne ZRPP flet qarte qe ka pasur shkelje te renda ne ndertim.
      Gjithkush prej nesh kur blen nje apartament informohet mbi cdo gje per te evituar pasoja te pakendeshme ne te ardhmen, nese nuk e ben atehere sic thone italianet: “chi è causa del suo male pianga se stesso.
      Per keta qe duan te shkrepin topat si Mato Gruda per te kundershtuar ligjet europiane, vlen thenia e latineve: dura lex, sed lex.

      Reply to this comment
  3. beso May 6, 11:57

    Beso, me qe komentin e mbyll me kercenim te hiqet e drejta per ta publikuar kete koment. Nese komenti perseritet do largohesh pergjithmone nga forumi i Dita online. Flm

    Reply to this comment
  4. Michael May 6, 12:01

    22 milion euro per nje pallat, qofte edhe të këtyre përmasave është një çmim i stratosferik. Me të mund të ndërtosh dhjetë pallate si ky. Kështu që ndoshta duhet kontrolluar shifra, megjithe çmimin super të lartë që ka kjo tokë për metër/katror. ka nje planimetri qyteti, nje projekt dhe ai do zbatuar. Përsa i përket kompensimit, me siguri nuk duhet të jetë aq i madh, sa për 22 miliom euro!

    Reply to this comment
  5. Dino çiçua May 6, 12:04

    Sjell unë aeroplanin tim t’i bombardosh pallatin atij që ja ka zënë pllumb. Jam ai që më ka futur kadareja në histori dhe dua prapë te futem në histori nga pena e tij. Tung!

    Reply to this comment
  6. pro dhe kunder May 6, 12:21

    Asgje nuk me cudit.Tek ne ka humbur rendesia per te rendesishmen..,anormalja eshte kthyer ne normalitet,saqe me duket se egzistojne ose dy forca qe shtyjne ose dy forca qe terhiqen ,jo si ligjet e dikurshme….,prandaj propabiliteti nxjerr shtimin e homofobise.. dhe absurdit ne c’do problem.

    Reply to this comment
  7. redi sheheri May 6, 12:30

    Kadare eshte me i madh se pallati,leshojeni ne toke ate ndyresire pallat,pastaj kur Strasburgu dhe Saliu te me ktheje mua 2000 ha qe ja kane shperndare hajduteve fshatare me ligjin 7501,le te vije te marre parate.!

    Reply to this comment
    • dorela May 7, 14:32

      Sa jane si puna jote o Redi….e s’po gjejne te drejten, por po neperkemben nga te gjitha qeverite qe vijne ne pushtet…

      Reply to this comment
  8. tema May 6, 13:08

    A ka ma C4 xhemio?
    Nese eshte mbaruar, kerkoni borxh tek guroret e gropat e gelqereve dhe vendoseni tek ky pallat.
    Ndryshe ndonje dite do te degjoni qe i zune dritaret edhe zyrave te qeverise.
    Sa turp,,,,,,,u beme vendi i cudirave me te padegjuara ne bote.

    Reply to this comment
  9. EURO MALOKU May 6, 13:54

    LARTESIA E TE KEQES KA ARRITUR MAJEN E DAJTIT…dalngadale do te kaloje edhe EVERESIN!Bravo skipetareve!!!

    Reply to this comment
  10. gjermani i fundit May 6, 14:24

    Edhe mua me kane mbyllur nje dritare,se gjasme ashtu U zbatua projekti.Ndertuesi ka ngritur nje kat shtese ne krahun tim ,por une r shoh Dajtin(dhe Dajti me sheh mua).

    Reply to this comment
  11. vlersuesi May 6, 14:48

    Vlersuesi qe ka bere vlersimin, ja ka fut kot si kau peles. Pune shqiptaresh po 22 mil euro?

    Reply to this comment
  12. Vari Wool May 6, 15:07

    Nuk di se cila pale ka te drejte por fjalia e meposhtme ne rastin me te mire eshte keq informim e ne rastin me te keq spekulim “Kontrata e lidhur nuk lë vend për komente të mëtejshme. Kadare ka disbursuar shumën menjëherë pas hedhjes së firmës në këtë kontratë.” Po nga e dini qe ka disbursuar shumen? Keni pare dokumentet e transaksionit bankar? Keni pare mandate arketimi? Jo per gje, po kam pare disa kontrata sipermarrjeje ku asnje fjale si perputhet realitetit financiar. Mos thoni gjysem te verteta, se i bie te jene gjysma rrenash.

    Reply to this comment
  13. o kyyyy May 6, 15:13

    Eshte mesuar me privilegje ky bythpambuk!
    Sa mire di ta ngreje zerin kur i vjen veza ne b…….
    Probleme te tilla ka plot ne Tirane e gjetke biles edhe me keq se kaq,por shkrimtari yne nuk foli nje fjale si shkrimtar qe eshte tani pse shfrytezon famen e tij per nje ceshtje personale?
    Ai pallat si shume pallate te tjere te ndertuar jashte rregullave te urbanistikes mund dhe duhet te shembet por jo se nuk i pelqen Ismail Kadarese por se eshte ndertuar duke shkelur ligjin.

    Reply to this comment
  14. Xhafer Deveja(KA QI) May 6, 16:29

    SA FEMIJE SHQIPETARE NE KETO 22 VJET JANE TE PA NGRENE E TE PA STREHE?

    Reply to this comment
  15. klodi May 6, 17:24

    kompania teknoprojekt ka fituar gjyqin me marreveshje ne Strasburg, por nuk ka legalizuar ende ndertesen e paperfunduar, nuk ja vlen te komentosh me gjate

    Reply to this comment
  16. dhori May 6, 18:02

    E dua “Dita”-n, prandaj dhe po shprehem, se me botimin e shkrimit te Kastriot Myftarit gaboi.
    Me vjen keq, por z. Myftari njihet per kritikat e tij me fakte te stisura ndaj personaliteteve me te njohura te ketij vendi, te gjalle e te vdekur. Deri tani vetem Sali Berisha i ka shpetuar “kritikes” se z. K. Myftari.
    Fakti qe shkrimit e z. Myftari ne asnje rast nuk kane mbetur pa u kontestuar me fakte bindese, mjaftonte qe shkrimi i tij te mos ishte pike referimi, aq me keq te botohej.

    Reply to this comment
  17. Rik Balsha Sr. May 6, 19:07

    AUTORIT

    Per te qene korrekt me ne dhe me ndergjegjen tende, eshte e mira te publikosh edhe

    FAQEN E RREGJISTRIT THEMELTAR

    te doreshkruar te noterit Agim Ibrahimi ku te jete ne mire-dukje ky rregjistrim i Shkurtit te 2001. Nese e ke te veshtire, apo te pa mundur mos na detyro te humbim kohe me fletushka te tilla “virgjerie sokaktemarresh”.

    Reply to this comment
  18. ilir May 6, 20:47

    Po futi hundet Mero Baze me siguri ka 1 pune te qelbur. Kujtoheni kur k prokurori Arben Rakipi e beri kadarene pule kur tha qe ka shume gjera per te. Ai eshte shkrimtar i madh por edhe 1 imoral i tmershem.Meron me te e bashkon sigurimi i shtetit, filloi Mero te beje pune te qelbura per te nxjere ndonje lek. Boll me me kete Kadare

    Reply to this comment
  19. beni May 7, 06:22

    Cudira idiotike berishiste, sic shkaterroi gjithe urbanistiken e Shqiperise ashtu beri edhe me Tiranen…e cila pati fat qe Edi Rama u be kryetar bashkie dhe e stopoi pakvrullin idioto-provincialo-kriminel te berishes dhe bandes se tij ne kete sektor.

    Reply to this comment
  20. merobaze May 7, 08:15

    PSE KAQ TRAGJEDI PER PALO GJE?

    Mol Kadareja ta shese apartamentin e tij grotesk ne qender te Bllokut, ky tymi dhe zhurma jane me bollik, se bleresit me 75 mije USD e larte jane shume, sic duket edhe ne DITA dhe te bleje ne kerrthize te Dajtit, ngjitur me vilen e Edi Rames nje truall per te ndertuar shtepine e tij te FRYMEZIMIT, prane

    SHQYPONJAVE ENVERISTE QE FLUTUROJNE LARTE

    Reply to this comment
  21. ali May 7, 10:03

    Prandaj e nderton pallatin ne zemer te Tiranes ky Myftari sepse ben pjese ne banden
    mafioze te Sali Vicidolit ! Ndryshe as ne Babru s’do kishte patur mundesi te ndertonte
    nje kasolle ! Turpi botes !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*