Kontratat lobuese të PD, prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

March 6, 2019 13:40

Kontratat lobuese të PD, prokuroria: Kemi 2 letërporosi nga SHBA

Prokuroria e Tiranës ka konfirmuar mbërritjen e letërporosisë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, lidhur me hetimin penal që ka nisur për dy kontratat lobuese që Partia Demokratike kishte firmosur me kompaninë “Stonington Strategies”.

Gjatë një komunikimi me prokurorin e çështjes Gjergji Tako, ky i fundit deklaroi për “Shqiptarja.com” se nga Amerika kanë mbërritur letërporositë dhe tashmë hetimet për këtë çështje kanë rinisur sërish.

Tako nuk pranoi të japë asnjë të dhënë se çfarë përgjigje kishte mbërritur nga SHBA, kjo pasi nxjerrja e të dhënave që përmbajnë dy letërporositë, sipas tij mund të cënojnë besimin e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë mes dy vendeve.

Lidhur me këtë çështje në prokurorinë e Tiranës janë pyetur disa funksionarë të Partisë Demokratike, si Enno Bozdo dhe Arben Ristani, të cilët menaxhojnë financat e PD.

Kontratat u raportuan më 14 nëntor në Departamentin amerikan të Drejtësisë nga kompania “Stonington Strategies”, ku deklaron se ka marrë dy pagesa nga Partia Demokratike me vlerë totale 525 mijë USD dhe një pagesë të tretë nga “Biniatta Trade LP”-një kompani guaskë e regjistruar në Skoci në vlerën e 150 mijë USD.

Kontrata e drejtpërdrejtë e PD-së me “Stonington Strategies” është raportuar në Departamentin e Drejtësisë në SHBA që në muajin mars 2017, ndërsa kontrata me “Biniatta Trade LP’ është mbajtur e fshehur për disa muaj dhe është raportuar në mesin e muajit nëntor 2017.

Asnjëra prej këtyre pagesave nuk rezulton në raportin financiar që Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për fushatën zgjedhore 2017, çka ngre pikëpyetje serioze për origjinën e parave.

Raporti i publikuar në faqen zyrtare të KQZ, tregon se PD pasqyron vetëm pagesat për dy kontrata lobimi me kompaninë tjetër të lobimit “Barnes and Thornburg LLP” në vlerën e 12 585 000 lekëve.

o.j/dita

March 6, 2019 13:40
Komento

14 Komente

  1. intelektuali March 6, 13:48

    Me mire le te pyesin djalin e Kristaqit, vellane-kopil te Edi Rames te KGB-ja e Putinit,

    sepse:

    E spjegon ai me mire se agjentet e George Sorosit ne SHBA origjinen e parave sovjetike te Lulzim Bashes.

    Reply to this comment
    • Klorea March 6, 14:10

      Na hengesh bajgat o intelektual pordha!

      Reply to this comment
      • mirel March 6, 14:40

        O Kolera..e ke shkruar gabim emrin..,mbaroni bagat e Mitatit per vete si Rilindje

        Reply to this comment
      • Niko pa Lesh March 6, 14:42

        Pra, mesa duket qëllimi i vërtetë i Lulzim Bashës me djegien e mandateve nuk ka qënë për të rrëzuar Edi Ramën, por për të shpëtuar lëkuren e tij.

        Qëllimi i vërtetë i Bashës duket të ketë qënë djegia e mandateve për të shpëtuar veten, pas skandaleve që i kanë plasur me “Binniata Trade LP” dhe me financimet ruse nga off-shoret.

        Ky duket të jetë qëllimi i vërtetë i kreut të opozitës. Nuk duket të jetë rrëzimi i Edi Ramës dhe zgjedhjet e lira në Shqipëri. Thelbi i vërtetë i problemit duket të jenë hetimet nga FBI-ja dhe zbardhja e skandalit, të cilat mund ta çojnë Bashën në pranga.

        Pra, ata duan që të ndizet turma dhe po u ndez turma acarohet më keq situata. Dhe këtë kërkon Basha, që të tensionohet situata.

        Basha kërkon agravimin e situatës, sepse vetëm kështu mund të fitojë, duke luajtur rolin e viktimës dhe duke thënë se nuk ka bërë asgjë.

        Skandalin e financimit nga off-shoret po tenton ta kthjejë në çështje politike, duke i paraprirë çdo zhvillimi të mëvonshëm në lidhje me hetimet për këtë çështje.

        Reply to this comment
    • tani March 6, 14:42

      Amerike te qofsha fale
      shpellareve u dole balle

      Reply to this comment
  2. mirel March 6, 14:44

    Injorancia e oligarkise politike vazhdon te gjeneroje fjale te ngjitura..”leterporosi”..
    Keta duhet ti pushkatosh njehere per degradimin mendor, pastaj per krimet, per te cilat duhen djegur fare.

    Reply to this comment
  3. Adih March 6, 15:24

    tani @…
    Je i madh me dy fjale i ke rene ne lule te ballit . Bravo.
    Po i shterngohet laku per dite . Dihet , keta te gjithe hajdutet e ketij tranzicioni post komunist ,nuk i ze gjumi naten .

    Reply to this comment
  4. Kasem gahinji March 6, 15:57

    Tu rruac trapin o keqel.

    Reply to this comment
  5. Fidel Kastro March 6, 16:10

    O Niko pa Lesh , mandati i deputetit te shpeton lekuren dhe jo lenja e tij !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Per te shkuar nga Tirana ne Durres duhet ti biesh nga Shkodra , pret me afer, dakort o Niko.

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic March 6, 18:42

    Ka qe dy vjet qe jen keto letra dhe nuk jan ekzekutuar .
    Perse heshtet.rse nuk veprohet sipas ligjeve.!

    Reply to this comment
  7. am March 6, 23:12

    E lagu se lagu e rrezoi se rrezoi e dogji se dogji. Do arrestohet nuk do arrestohet. I vetmi gjest ne respekt te secilit dhe te atdheut eshte mosperfillja e gjithe pallatit te politikes. Te bejne cfare u do palla. Me keq se ckemi pare nuk kemi per te pare.

    Reply to this comment
  8. Orteku i Fekenit March 7, 08:01

    Doli kazani edhe per ju !!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*