Kontributi arbëresh për pavarësinë dhe ribashkimin e Italisë

September 9, 2018 10:40

Kontributi arbëresh për pavarësinë dhe ribashkimin e Italisë

Faqe nga historia dhe jeta e diasporës shqiptare

Nga Prof. Nasho Jorgaqi

Pjesëmarrja aktive e diasporës shqiptare dhe kontributi i saj në lëvizjet nacionale, që u zhvilluan në Europë në shekullin e XIX, përbën një fenomen historik me rendësi të veçantë, që e bën popullin shqiptar të krenohet. Kjo u demonstrua, së pari, në Revolucionin grek të vitit 1821 e më pas në luftën për pavarësinë e Rumanisë, por akoma më fuqishëm në epopenë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë. Arbëreshët shkruan me gjak një nga kapitujt më të rëndësishëm të historisë së lavdishme të Risorxhimentos italiane. Të mërguar nga Shqipëria, pas epopesë skënderbejane të shek. XV, ata gjetën strehë në Italinë mike, duke u shpërndarë në vijë të drejtë prej 1000 km nga Abrucio në Sicili. Atdheu i Dantes dhe i Galileut, i Mikelanxhelos dhe i Garibaldit, u bë atdheu i tyre i dytë.

Nasho Jorgaqi

Prania e veprimtaria e arbëreshëve në jetën dhe historinë e Italisë mesjetare janë të njohura, veçanërisht në Republikën e Venedikut dhe Mbretërinë e bashkuar të Napolit. Por roli i tyre në hapësirat italike mori përmasa kombëtare dhe hyri me nder në historinë moderne me ngjarjet madhore të shek. XIX. Do të ishin idetë e shenjta të lirisë, të Çlirimit nga robëria dhe tirania, ato që zgjuan ndërgjegjen qytetare arbëreshe dhe i bënë të ngrihen në këmbë e të hidhen në luftë krah vëllezërve italianë, duke manifestuar virtytet e tyre të njohura, shpirtin liridashës, trimërinë dhe krenarinë, besnikërinë dhe dinjitetin njerëzor.

Aktivizimi i arbëreshëve në Risorxhimenton italiane, nis nga fillimet e saj, në fundin e shek. XVIII, zhvillohet me lëvizjen karbunare, merr zjarr me idetë republikane të Maxinit, shpërthen me kryengritjet e viteve 1844-1848, për t’u kurorëzuar në luftën çlirimtare Garibaldine të vitit 1860, që çoi në pavarësinë dhe bashkimin e Italisë. Ata u bënë pjesë e ngjarjeve të rëndësishme politike  dhe qëndruan në radhët e para të betejave të përgjakshme, hynë nëpër komitetet e fshehta dhe mbushën radhët e çetave, u burgosën e u persekutuan, u pushkatuan dhe u varën me thirrjen “Rroftë liria, rroftë Italia”.

Le të kujtojmë se, qysh në prag të Rigorxhimentos, ata u përfshinë në luftën kundër tiranisë Burbone, duke kontribuar në shpalljen e Republikës së Napolit në vitin 1799. Në qeverinë e saj, jo rastësisht do të zgjidheshin dhe arbëreshët Paskuale Bafa dhe Xhuzepe Albanezi. Kjo ngjarje, siç pohojnë historianët, hodhi farën e luftës për bashkimin e Italisë dhe, pavarësisht se dështoi, ngjalli shpresën për një atdhe të lirë nga robëria e tirania. Në këtë betejë të parë derdhi gjakun e dha jetën edhe eruditi dhe intelektuali i shquar arbëresh Paskuale Bafa.

Duhet  të presim vitet 40 të shekullit XIX që lëvizja e Rigorxhimentos të kalojë nga aksionet politike në aksionet luftarake. Në 1844 ndodhi zbarkimi heroik i vëllezërve Bindiera në brigjet e Kalabrisë, ku do të përfshiheshin dhe 18 luftëtarë arbëreshë. Ishte ky një akt frymëzues, që pati jehonë në mbarë  Italinë dhe përgatiti popullin për betejat e reja që e prisnin.

Dhe këto beteja erdhën me revolucionin e vitit 1848, kur Napoli, Palermoja dhe Kozenca u kthyen në sheshe lufte kundër tiranisë Burbone dhe tronditën Italinë e copëzuar. Revolucioni do të zhvillohej në Sicili dhe Kalabri, treva këto ku gjendeshin ngulimet arbëreshe. Ai do të niste në Sicili, ku arbëreshët, siç dëshmojnë dokumentet, do të ishin nga të parët që mbështetën dhe luftuan në radhët e tij. Të gjithë katundet arbëreshe u hodhën në kryengritje, duke filluar nga intelektualët e tyre, si filologu DH.Kamarda e poeti G.Dara (I riu) e deri te fshatarët e thjeshtë të Pianës, Palac Adrianos, Mexojuzës etj. Por vendin e nderit do ta zinte Piana degli Albanese, një ngulim arbëresh, afër Palermos, me tradita patriotike dhe kulturore. Aty do të ngrihej menjëherë një komitet revolucionar dhe do të dilnin rreth 600 vullnetarë, të cilët shkuan në Palermo dhe u bashkuan me kryengritësit në luftë kundër tiranisë monarkiste. Figura arbëreshe në këto ngjarje do të bëhej revolucionari  i vjetër arbëresh i lëvizjes karbunare dhe pasues i devotshëm i Maxinit, Xhorxhio Piadeskalci, kapiten i Gardës kombëtare. Por një rol të rëndësishëm do të luante dhe arbëreshi tjetër Francesko Krispi, që më vonë u bë figurë protagoniste në lëvizjen garibaldine. Një vatër e nxehtë e revolucionit të vitit 1848 do të bëhej diaspora arbëreshe e Kalabrisë, e cila u rendit në radhët e para të luftës kundër latifondistëve dhe për shpalljen e Republikës. U formua në Kozencë Komiteti i shpëtimit publik në përbërje të të cilit ishte dhe filozofi dhe poeti arbëresh Domeniko Mauro. Ndërkaq, u organizua një repart arbëresh prej 500 vullnetarësh nën komandën e Xhovani Paçes, për të vijuar me kontingjente të tjera luftëtarësh nga katundet arbëreshe të komanduara nga Domeniko Damisi. Kështu, nën udhëheqjen e Mauros, Poçes dhe Damasit, arbëreshët morën pjesë në beteja deri në shpalljen e Kushtetutës. Më në fund, pas shumë luftimesh e sakrificash, u krijua Parlamenti i mbretërisë Kushtetuese të Napolit, ku u zgjodhën deputetë dhe arbëreshët Guljelmo Toçi, Domeniko Mauro, Domeniko Damisi, Muço Paço etj. Por kjo pranverë ëndrrash dhe shpresash liridashëse qe e shkurtër. Ajo nuk vonoi dhe u shtyp mizorisht me gjak. Reaksioni Burbon dhe feudal u hakmorën egërsisht ndaj kryengritësve me ekzekutime, gjyqe, persekutime, ku padyshim e pësuan dhe luftëtarët arbëreshë. Poeti arbëresh Vincenco Stratiko do t’i ngrinte një himn heroizmit të bashkatdhetarëve të tij në odën epike “shqiptare”.

Megjithëse triumfuan reaksioni dhe revanshizmi, lufta për kauzën e lirisë nuk u shua. Ajo do të vazhdonte në akte të tjera revolucionare përmes komiteteve të fshehta, përbetimeve, çetave nëpër male, aksioneve luftarake, ku do të bënin pjesë dhe arbëreshët. Në analet e kësaj rezistence, mbeti i paharruar atentati i të riut arbëresh Axhisilao Milano, i cili, në dhjetor të vitit 1856, gjatë kalimit në revistë të rojës së nderit të mbretit Ferdinand II në Kampo di Marte, do të godiste me bajonetë mbi të. Por, megjithëse nuk ia arriti qëllimit, pasi mbreti mbrohej nga një parzmore, akti i Milanos bëri jehonë të madhe dhe hyri në histori. Këtë gjest të guximshëm ai e pagoi me jetë, sepse pas shumë torturash, kur e çuan para trekëmbëshit, atentatori trim do të thërriste “Rroftë liria e popujve! Rroftë Italia!”

Në vitin 1859 nisi lufta e dytë për çlirimin dhe bashkimin e Italisë. Kësaj here doli në skenën e historisë Xhuzepe Garibaldi, udhëheqësi legjendar i luftërave për liri të popujve të robëruar. Ai erdhi në Itali pas një përvoje të pasur luftarake dhe u vu në shërbim të shtetit të Piemontit për të përgatitur fushatën kundër pushtuesve austriakë. Garibaldi, i kthyer tanimë në një figurë simbol, do të ngjallte shpresat e italianëve për çlirim e bashkim dhe qindra patriotë do të viheshin nën urdhrat e tij. Kështu heroi legjendë përgatitej për luftën e madhe që e priste. Sipas strategjisë së tij, kjo do të ishte një luftë globale, që do të përfshinte gjithë Italinë e copëzuar. Për këtë, ai filloi të përgatitet duke ideuar një fushatë ushtarake, që do të niste me zbarkimin e një ekspedite në brigjet e Sicilisë. Në projektimin dhe realizimin e kësaj ndërmarrjeje të madhe historike do të luanin një rol të rëndësishëm revolucionari italian Roselino Pilo dhe ai arbëresh Françesko Krispi. Bile do të qenë këta, që do t’i propozonin udhëheqësit zbarkimin në Sicili, duke punuar për përgatitjen e terrenit të luftës së ardhshme. Kësisoj, pas përgatitjeve të fshehta e të menduara mirë, më 4 prill 1860 shpërtheu në Palermo kryengritja mbarë popullore e organizuar dhe udhëhequr nga Rozelino Pilo dhe Françesko Krispi. Edhe kësaj here Piana arbëreshe, u bë një nga bazat e kryengritjes, duke çuar në vijën e parë të luftës 400 burra. Në Piana bile do të vinte vetë Rozelino Pilo, i shoqëruar nga arbëreshi Antonio Guxeta dhe do t’u njoftonte pianezëve besnikë se së shpejti do të zbarkonte në brigjet e Sicilisë ekspedita e Garibaldit. Në këto kushte, pa humbur kohë, u krijua Komiteti i fshehtë i Pianës me në krye Françesko Petën dhe një repart luftëtarësh në komandën e Pietro Piedelskalci u nis drejt Palermos dhe u bë pjesë e kryengritjes. Ata luftuan në betejën e Monrealit, ku ranë heroikisht krah njëri-tjetrit duke thirrur “Rroftë Italia” italiani Rozelino Pilo dhe arbëreshi Pietro Piedeskalci. Në kronikën e kohës është regjistruar dhe një fakt tjetër kuptimplotë: vajza arbëreshe nga Piana, Xhovana Peta, do të shkonte në Palermo me flamurin italian fshehur në gji dhe do ta pas fitores së kryengritjes në qiellin e lirë të kryeqendrës së Siçilisë.

Por, ndërsa lufta vazhdonte, ekspedita nën drejtimin e Garibaldit, e përbërë prej 1000 vullnetarësh, që hyri në histori me togfjalëshin “Të njëmijtët”, u nis nga Xhenova, me dy anije në drejtim të Sicilisë. Në të bënin pjesë dhe 10 arbëreshë, ku dallohen emrat e Françesko Krispit me të shoqen, Domeniko Mauro e Domeniko Damisi. Mbas disa ditësh udhëtimi, ekspedita zbarkoi në Marsala dhe nisi rrugën luftarake për çlirimin e Sicilisë, duke kaluar nga një betejë e përgjakshme në tjetrën e duke i shtuar radhët e saj me vullnetarë që vraponin nga të gjitha anët. Brenda një kohe të shkurtër ata arritën në 4000 vetë.

Piana arbëreshe, e ngritur në këmbë, do të priste krahëhapur më 24 maj vetë Xhuzepe Garibaldi, që arriti me luftëtarët e tij, me udhërrëfyesin arbëresh Nino Petën. Këtu ai bujti në shtëpinë arbëreshe dhe përgatiti planin për çlirimin përfundimtar të Palermos. Kjo do të ishte beteja më e madhe e Garibaldit, që vazhdoi tri ditë dhe që Frederik Engelsi do ta përshëndeste e do ta cilësonte “ndërmarrjen më të mahnitshme të shekullit tonë.”

Fitorja historike e kryengritjes së Palermos do të kurorëzohej me formimin e qeverisë revolucionare të Sicilisë nga Garibaldi, ku u përfshi si ministër i brendshëm dhe Françesko Krispi. Më vonë, në kujtimet e tij, Garibaldi do të shkruante: “E vlerësova Krispin si sicilian të ndershëm dhe me aftësi të mëdha, i cili më ndihmoi jashtë mase…”

Pas çlirimit të Sicilisë, Garibaldi i udhëhoqi luftëtarët e tij drejt kontinentit Apenin përkundër pengesave të principatave italiane dhe Europës konservatore dhe armiqësisë të pushtuesve austriakë. Ai ishte i vendosur dhe i vetëdijshëm se detyrën historike që kish marrë përsipër do ta quante të kryer vetëm pasi të çlironte dhe bashkonte gjithë Italinë. Kështu, do të vazhdonte rrugën e luftës, nga një betejë në tjetrën, duke u hedhur nga Mesina në Vila San Xhovani drejt Kalabrisë. “Bashkimi i Italisë,-do të shkruante ato ditë Françesko Krispi,- është aspirata hyjnore e 26 milionë italianëve.”

Në Kalabri, Garibaldi dhe trimat e tij u pritën me hare dhe shpresa të mëdha nga populli i shtypur dhe i nëpërkëmbur nga robëria dhe tirania shekullore. Katundet arbëreshe do të ishin të parat që do të rendin t’i vinin në ndihmë  forcave çlirimtare “Të njëmijtëve”. Ato ngritën menjëherë regjimentin e tyre nën komandën e udhëheqësit të sprovuar Xhuzepe Paçe. Entuziazmi i arbëreshëve ishte i jashtëzakonshëm: kish ardhur shpëtimtari i tyre, Skënderbeu i ri; me këtë emër do ta pagëzonin Xhuzepe Garibaldin, siç do ta quanin dhe Ante dhe Patriark i lirisë. Poeti Luixhi Skutari do t’i këndonte Garibaldit me vargjet: “Të duam më shumë se sytë/ Do të vijmë me ty edhe në ferr të luftojmë, qoftë dhe me djallin.” Ka mbetur e regjistruar në analet e asaj kohe pritja madhështore që i bënë gratë arbëreshe të katundit Spixana Albanese, duke kënduar këngë për heroin në gjuhën shqipe. Por akoma më i rëndësishëm është fakti i pjesëmarrjes vullnetare të arbëreshëve në radhët e ushtrisë së Garibaldit. Vetëm në tre ditë u bashkuan me të 1300 luftëtarë. Në kujtimet e tij Garibaldi shënon se në luftën për çlirimin e Napolit morën pjesë dhe gra arbëreshe, nga të cilat do të dallonte vajza 18-vjeçare Paskualina Toskareli, i ati i së cilës kish rënë dëshmor në revolucionin e vitit 1848.

Gjatë hyrjes triumfale të Garibaldit në Napoli, ai do të kishte në krah dhe komandantët trima arbëreshë Xhovani Paçen, Vinçenco Stratigoi e të tjerë, ku u prit me brohoritje dhe marshe revolucionare nga populli. Festonte Napoli, po festonin dhe arbëreshët duke kënduar e thirrur: “Rroftë Garibaldi. Rroftë Italia e lirë.” Në atë ditë historike Garibaldi do të formonte qeverinë revolucionare, ku, si gjithmonë, do të përfshinte dhe arbëreshët Françesko Krispi, Paskuale Skura dhe Luixhi Gura, për meritat e në kauzën e madhe të lirisë së Italisë.

Pas çlirimit të Napolit, Garibaldi, në krye të luftëtarëve të tij, vijon marshimin mbi Romë duke sfiduar hapur pengesat dhe kundërshtimet e forcave konservatore e separatiste. Në betejën e madhe të Volturnos, ku qenë të pranishëm, në pozicione kundërshtare si Garibaldi dhe mbreti Françesko i Napolit, do të luftonin në radhët e para edhe arbëreshët nën komandën e Xhovani Paçes. Pas betejës, siç del nga kujtimet e tij, Garibaldi do t’i thoshte Paçes: “Këta arbëreshët e tu janë luanë.” E jo vetëm kaq, por në këto ditë të zjarrta, i prekur thellë nga ç’po ndodhte me trimat e tij, do të bënte deklaratën e famshme: “Arbëreshët janë heronj. Ata janë dalluar në të gjitha betejat kundër tiranisë.” Një vlerësim  të lartë do të bënte dhe për Kolegjin arbëresh të Shën Adrianit, që nxori nga gjiri i tij disa nga figurat e dalluara të revolucionit italian, duke dhënë 12.000 dukate për zgjerimin dhe meremetimin e kolegjit si shpërblim “për shërbimet e shquara që arbëreshët trima e zemërmëdhenj i kanë dhënë çështjes sonë kombëtare.” Po kaq kuptimplotë ishte dhe pensioni që i lidhi familjes së Axhesilao Milanos për aktin e tij heroik.

Siç dihet, me betejën e Kasertos më 2 tetor 1860 mori fund fushata e lavdishme e Garibaldit, që hodhi themelet e pavarësisë dhe bashkimit të Italisë. S’ka dyshim se bilanci i kontributit arbëresh në këtë ngjarje të madhe historike për fatin e Italisë është i padiskutueshëm dhe i admirueshëm. Këta pasardhës të Skënderbeut jo vetëm nderuan emrin e tij dhe të atdheut të origjinës, por treguan me prova dashurinë dhe besnikërinë e tyre proverbiale ndaj popullit dhe tokës mikpritëse.  “Gjatë Risorgimentos,-shkruan historian Cezaro Lambrozo,-arbëreshët e Italisë dhanë luftëtarë trima, derdhën gjak, bënë sakrifica të panumërta, manifestuan virtyte të larta, u treguan qytetarë të denjë të atdheut të tyre të dytë.”

Disa vjet më vonë, më 1866, Garibaldi do të shprehte mirënjohjen e admirimin e tij të thellë ndaj gjithë asaj çka bënë arbëreshët për kauzën e Italisë së lirë e të bashkuar në një letër drejtuar Dora d’Istrias: “Çështja e shqiptarëve është çështja ime. Sigurisht që unë do të isha i lumtur që të përdorja gjithçka që më mbetet nga jeta ime në favor të këtij populli trim.”

Rilindja shqiptare do të shihte te Rigorxhimentoja italiane një shembull frymëzues për çlirim kombëtar të Shqipërisë së robëruar. Liderët e saj do të shpreheshin me fjalët më të mira për epopenë garibaldine. Poetët do të thurnin vargje entuziaste, siç do t’i përcillte dhe pasqyronte me entuziazëm ngjarjet dhe në faqet e tij. Falë kontributit arbëresh gjatë Rigorxhimentos miqësia shqiptare-italiane do të vlerësoheshin dhe faqe të reja mirëkuptimi dhe vëllazërimi. Në shtetin e ri italian, ku arbëreshët do të nderoheshin duke u zgjedhur deputetë dhe në poste të larta, deri edhe kryeministër, siç qe rasti i Françesko Krispit, lëvizja jonë kombëtare do të gjente mbështetje në luftën e saj për çlirim, që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë në 1912.

September 9, 2018 10:40
Komento

19 Komente

  1. PANO HALLKO September 9, 13:15

    …Garibaldi, trim me fletë/ Skënderbeut tonë i ngjet!…
    Kështu i kënduan Garibaldit asokohe…

    Reply to this comment
  2. M.Hajati September 9, 15:00

    Ne na mbetet te krenohemi per arberesh e arvanitas si dhe Qemal Ataturkun qe kontribune ne atdheun e tyre te emigracionit e te venitemi krenarin autoktone kombetare qe nuk po dijme apo na shkon huq se mos kemi mizen e zeze nen kesul me kaq tersllek qe nuk arrijme jo vetem te bajm shtet po as te merena vesht ndervedi me njeni tjetrin.
    Pershendetje studiuesit te palodhun e mjaft prodhues ne sherbim te kombit e te diaspores Shqiptare,shkrimtarit Nasho Jorgaqit.

    Reply to this comment
  3. Arben September 9, 15:46

    Qenkeni per tju hequr vize o shoket e dites.

    Reply to this comment
  4. Pellazgos September 9, 16:45

    Athanasi Greke Bizantin u be Arvanitasi Nasho dhe shumica ne Hamza,Idriz,Qemal,Abdulla.
    Jeorgios Kastriotis (Kastro) castjelle latinisht u be Gjergj apo Iskander Beu.
    “Komb” per koke te kombit per tu patur zili.
    Arvanitasit me psevdho onoma (pseudonim) ne Albanistanin Osman si Asdreni Aleksander Stavro Drenova,Migjeni Millosh Gjergj Nikolla,Lasgushi Llazar Sotir Gusho etj per fat te keq nuk kane patur vend dhe kane jetuar me frike nga turkoallvanosat.

    Reply to this comment
    • Perandoria e dhier osmane September 9, 17:39

      Ti i rruan trapin te gjithe keryre qe permend. Ik o grek kari pa identitet. E kane thene vete te gjitha ata seç kane qene duke filluar me heroin tone kombetar Gjergj Kastriotin.
      Ti je nje mut korofillak grek njesoj si turkoshanet muter osmandhjere. Nje mut jeni qe te dy palet. Ne shqiptareve te krishtere e muslimane sic jemi na rruani trapin ju grekomanet e osmandhjeret turkoshane.
      Arbereshet nuk e humben kurre identitetin e tyre kombetar si shqiptare per shkak se jetojne ne nje shtet europian mendje hapur qe nuk u ka ushteuar presjon ashtu sic ka bere shteti fashist grek me aevanitasit.
      Simboli i arvanitasve Aristidh Kola ishte burre i vertete qe plehra si puja jote e helmuan.
      Eshte humbje kohe te meresh me tipa si ti. Jeni mjerane te peshtire te injorances tuaj.
      Po do vi dhe dita qe shqiptaret do behen nje popull i pasur dhe atehere ti i pari do lepish bythe shqiptari. Gjak prishur shqipfoles pa identitet e shtylle kurizore.

      Reply to this comment
    • Babalja September 9, 17:41

      GREK = TURK= SERB. Ptttuu fare e poshter.

      Reply to this comment
  5. Amerikani September 9, 17:52

    Shume kontribuan arbereshet per Italine.
    Shume arvanitasit per krijimin e shtetit grek.
    Shume shqiptare per mbijetesen e perandorise osmane dhe Turqise.

    Por ne si shqiptare nuk na nderojne keta por ata patriote e atdhetare qe luftuan per pavaresine e lirine e shqiperise.

    Ata shqiptare qe luftuan zgjedhen dhe prapambetjen osmanet derisa me 1912 Shqiperia u be e pavarur.
    Ata shqiotare qe mbrojten viset shqiptare te jugut nga andartet greke me 1914 e provokacionet e tyre.
    Ata dhqiptare qe luftuan Italine fashiste me 1920 e 1939.
    Ata shqiptare qe i dhane pavaresine Kosoves. UÇK martire me komandant Adem Jasharin.

    Keta jane shqiptaret qe na nderojne.

    Nderin e meriton veç ai qe lufton e punon per Atdheun e vet.

    Reply to this comment
    • gjergji September 9, 20:48

      Dakort Amerikani por nga studimet sot jo ato enveriste del se pa kontributin e Arbreshvet te italilese panvarsia jone pothuaj,, e pamundur ,edhe e dyta keta nuk e mohojne as gjakun as gjuhen edhe kur vijne ne usa thone jemi allbanese vetem per kete meritojne nje Grande respekt ,,se ke Gjokovicin qe vellai i tij thote jam shqiptar ai vete na del serb .arbreshet e italise jane arberia e vogel me kulture uni etj pa ndihme pa asgje nga tirana bile kur duhet lobing per bere gjuhen arbreshe ne unsco te mbrojtur shqipnia nuk i ndihmoje fare e kupton sa larg jemi ne te tiranes gjoja shqiptare. per mua eshte skandal por nejse klm ..

      Reply to this comment
    • Mrika September 11, 12:55

      Ke harrue pa permendur edhe tradhetarin Berishe qe nen komanden e kaubojsave te Teksasit e çoi Shqypnin ne lufte civile e pse jo edhe ne treg per ta falur!Nuk e kuptoj or Ha merr ri qan po luften Nancional Clirimtare pse nuk e permend apo se keshtu do dajko ufo qe edhe kur tradhetaret me te peshtire te ketij vendi e kombi kane dale hapur me horrelliqet e tyre duke vrare edhe ne mes te bulevardit i ka etiketuar “Burra shteti” ,ku per kete popull e komb jane burra leshi!Me bene shume pershtypje emri juaj qe me siguri iniciator si propozus i ketij emni do te kete qee ndonje Shqyptar pasi ju ka psikologjisun e ju ka propozue emnin Ha -Merr -rri-qi!Kete keni bere tere kohen e vazhdoni ndonse pulat ju kane rene pasi kudo ku keni shkelur era m… bie!Perjashto vetem periudhen e Mikut te vertet te paqes e Shqyptareve qe hodhi nje gurr themeli ne venjen e padrejtesive historike ne vend e qe per ironi te fatit pasuesi i tij sharlatani Bush beri ndarrjen e Mitrovices ne bashkepunim me ata qe bene edhe ndarjen e Shqypnise!

      Reply to this comment
      • Amerikani September 12, 15:58

        Mrika nuk jam nga ata te pulave. Luften ANÇ e kam permendur, vitin 1939. Aty fillon rezistenca antifashiste.
        Respekte.

        Reply to this comment
  6. Arben September 9, 17:57

    Arbereshet jane vendosur ne kalabri 1340-50 nga more, qe

    sot I therrasin peloponez. Kenga e tyre me e spikatur eshte

    Moj e bukura More.

    Miti I kastrabeut na eshte imponuar me dhune nga serbet

    me qellim sllavizimin tone, rruge te cilen ndiqte edhe vete

    kastrabeu.

    Reply to this comment
  7. nue llesh frroq mushak palok bib perpilliisams September 9, 18:35

    Kontributin kta arbelesh asht dasht me e dhan per shqiperi jo per pusht usat tone fashistat e ndyre.

    Reply to this comment
    • Arben September 9, 20:20

      Ata jetojne ne itali dhe sigurisht kane kontribuar per ate vend, eshte gje e mire qe I kane ruajtur traditat dhe nuk e mohojne prejardhjen, Pak shume si te gjithe shqipetaret qe fati I ka cuar te.lene vendin e tyre, me.perjashtim te atyre qe mbeten ne greqi e serbi, e kane harruar prejardhjen, te mos them fare psh, qe 90% e deputeteve te agimit te arte greqi jane arvanitas..

      Reply to this comment
  8. Aliu nga Selenic September 9, 19:40

    sHQIPTARET KEN NDERTUAR SHTET SI gREQIN, sERBIN DHE iTALIN, PORE VENDIN E TYRE NUK E KAN NGRITUR E KAN LEN COP COPE.!

    Reply to this comment
  9. Pellazgos September 9, 21:52

    Arbereshet e kane per nder qe jane Epirote,zone kjo historike qe turkoallvanosat as qe duan tja degjojne emrin Vorio Epir te ndare nga Fuqite fashiste ne nje vend me shumuce Islamike.
    Dhe kur themi Epirote,Ilyre,Pellazge jane Greke per mijera vjet.
    Kete fakt e tregon qe edhe pse 750 vjet Perandori Romake nuk ka patur minoritet Italiane.
    E kuptoni ju cdo te thote kjo per 750 vjet?
    Me vone jemi per 1100 vjet Greqi Bizant deri sa Vasili Greke u be “shqipetari” Hamza dhe si shumice u krijya ky shtet pa kurriz,pa histori,thjesht nje nocion gjeografik thoshte Maltusi.
    Eshte si te thuash Shqiperia quhet nje Mal apo nje zone me disa lumenj,eshte si te thuash Republika e Malit te Tomorit,asgje tjeter.

    Reply to this comment
  10. H September 10, 10:46

    Mendjemadhësia, megallomania dhe injoranca shqiptare i kalon kufijtë e sistemit diellor. Për të gjitha ngjarjet dhe trimëritë që ndodhin në botë, merita është e shqiptarëve. Edhe sikur ta kenë parë në televisor. Komlpeksi i gjytrymit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*