Kontrollet për COVID-19 tradhtuan dhe çuan në pranga avokatin, dyshohet se do kultivonte dhe drogë

March 21, 2020 12:05

Kontrollet për COVID-19 tradhtuan dhe çuan në pranga avokatin, dyshohet se do kultivonte dhe drogë

Dalin detaje të reja nga operacioni i koduar “Blic”, për arrestimin e avokatit Endrit Demiri dhe sekuestrimin në banesën e tij të një arsenali të tërë me armatim dhe municion, përfshi edhe jelek antiplumb.

Burime policore thanë se kanë qenë kontrollet në kuadër të luftës kundër COVID-19 ato që çuan efektivët edhe në shtëpinë e 47-vjeçarit.

Efektivët kishin dyshime se në fshatin Pëllumbas të Tiranës kishte persona që kishin thyer karantinën dhe kishin pasur kontakte me të kthyer nga jashtë vendit apo të infektuar me Koronavirus. Gjatë ndërhyrjes kanë marrë informacione se në shtëpinë e avokatit Demiri mund të kishte edhe armë.

Operacioni u krye nga Komisariati nr. 1. Armatimet u gjetën në bodrumin e banesës, që sipas policisë dyshohet se do ta përdorte edhe për kultivimin të narkotikëve. Gjatë kontrollit u kapën 4 armë zjarri automatike, 4 granata dore sulmuese, 13 ndezës unifikues të granatave të dorës, 8 kapsolla detonatore, 1000 fishekë, 9 krehra dhe një jelek antiplumb si i Policisë.

 

a.q/dita

March 21, 2020 12:05
Komento

5 Komente

  1. Ce March 21, 12:47

    Mos i thoni avokat ketij perbindeshi me 4 kallash ne shtepi, ky eshte monster qe ka mare ne qafe shume hallexhinj, koken te zinxhiri tankut ketyre monstrave te drejtesise

    Reply to this comment
    • Illyria July 9, 03:56

      E njihke personalisht ti zotrote…. nuk i intereson njeriut komenti i aryre që nuk kanë me çfarë ta shtyjnë kohën

      Reply to this comment
  2. Aty March 21, 15:33

    Ore me duket se Kane sene ndryshk thepet e kallashit, keshtu nuk vete mire shenjestra, duhen pastruar. Besoj se avokati nuk e di sì pastrohen e limoset thepi i kallashit, mqs tani eshte Brenda dhe ka boll kohe mesojani si pastrohen e limoset, 1 ore teori dhe 8 ore praktike. Keshtu qe here tjeter per ate dhe te tjere qe mbajne arme PA leje kete fund Kane dhe tjera nqs mban arme mbeje mire vajise se pos e vajise te dhemb e te del gjak dhe jo Pak. Te fala nga klienetet e tu.

    Reply to this comment
  3. Shefqet Cela March 21, 18:32

    E pa degjuar.
    Avokati me kallash e tyrli xhephanesh te tjera.
    A NUK DO ISHTE ME NJEREZORE TE DENOHESHIN DYFISH ” NJEREZIT E LIGJIT” ,NE KRAHASIM ME KRIMINELET HAJVANE?

    Reply to this comment
  4. Babale March 21, 20:44

    Cfare ti bejme, keshtu eshte kur “kuadrot” e krimit jo te drejtesise dalin nga “plepat”! Ah sa do te vuaj ky vend!
    Moren nga rruga soj, soj rrugacesh e burgaxhinjesh dhe te pashkolluar, “antikomunist”, pa 8 vjecare (sot nuk gjen rrugac e burgaxhi pa dipllome, te blere brenda dhe jashte)
    , jepu nje patente plepash dhe prite te behet drejtesi ne kete vend!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim