Unioni Europian i Kontrollit Ajror dhe Kontrolli Ajror i Kosovës bëjnë thirrje për dialog me kontrollorët e Rinasit: “Mos i stigmatizoni si personazhe politike”

April 7, 2021 19:02

Unioni Europian i Kontrollit Ajror dhe Kontrolli Ajror i Kosovës bëjnë thirrje për dialog me kontrollorët e Rinasit: “Mos i stigmatizoni si personazhe politike”

 

Unioni Europian i Kontrollit Ajror përmes një shkrese zyrtare i drejtohet hapur institucioneve se është në mbështetje të kolegëve shqiptarë të cilët protestojnë pasi janë në gjendje stresi pas uljes së pagave dhe shkarkimit të disa kolegëve të tyre.

Sindikata Europiane e Kontrollit Ajror thekson se e njëjta situatë është përsëritur më herët edhe në Poloni dhe shpreson se Sindikata shqiptare së bashku me 60 punonjësit e Kontrollit Ajror do të gjejnë gjuhën e përbashkët me Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Sindikata thekson domosdoshmërinë për qetësinë e këtyre punonjësve, duke qenë se përgjegjësia e tyre është e lartë.

Edhe SINKON (Shoqata Sindikale e Kontrolloreve te Trafikut Ajror te Kosoves) e cila perfaqeson kontrolloret e trafikut ajror te Kosoves shprehu sot perkrahje per kontrolloret e trafikut ajror prane ALBCONTROL.

“Zgjidhja e krizes nuk arrihet duke tentuar te shnderrohen kontrolloret e trafikut ajror ne “armikun e popullit”, apo duke u etiketuar si vegla politike sa nga njera pale politike aq edhe nga pala tjeter politike.

Kontrolloret jane profesioniste apolitik, qe nuk i takojne asnjerit kamp politik, jane personel qe ofrojne me perkushtim sherbimet e trafikut ajror 24/7/365, sherbime te cilat jo domosdoshmerisht jane te njohura per opinionin publik mirepo ata jane dhe do te jene aty cdohere ne sherbimin tuaj.

Opinioni publik shqiptar duhet ta dije se jane vetem 60 kontrollore shqiptare te cilet jane gardianet e hapesires ajrore shqiptare, hapesire e cila tani rrezikon te ngelet e mbyllur per shkak te mosgatishmerise per t’u zhvilluar negociata per skanimin e kesaj situate. Me situata te tilla per shkak te gjendjes me Covid-19 jane perballur edhe shume shtete te tjera, te cilat me dialog ndermjet paleve kane arritur te gjejne zgjidhje.

SINKON i ben thirrje Qeverise shqiptare qe te ulen ne tavolinen e dialogut me kontrolloret e trafikut ajror dhe te gjendet nje zgjidhje e cila nuk cenon profesionalizmin, dinjitetin dhe te ardhmen e kontrolloreve te trafikut ajror te Shqiperise – thuhet në shkresën e SINCON

m.m/ dita

April 7, 2021 19:02
Komento

22 Komente

  1. Fatmir lohja April 7, 19:10

    Reagon sindikata analoge kosovare.Sindikatat shqiptare i lepihen qeverise.A mund te kete me diktature kur kercenohen se do te arrestohen,se punonjesit mbrojne te drejtat e tyre?

    Reply to this comment
    • Glaukias April 7, 20:58

      Po mirë o Fatmir, çfarë të drejte po mbrojnë këta ? Mos e merr nga ana politike, thjesht ligjore : Shteti Shqiptar i zgjedhur në mënyrë legjitime nga Populli Shqiptar, vendosi t’ju ulte pagat disa kategorive për shkak të pandemisë botërore. Një nga këto kategori, me të drejtë ishin edhe këta që merrnin nga 4 mijë dollarë në muaj. Tani marrin 2600 dollarë në muaj që për në Shqipëri janë përsëri mëse të mjaftueshme për të përballuar jetesën. Arsyetimi i uljes së pagës së këtyre ishte mëse i përligjur, ngarkesa e tyre e punës është më shumë se përgjysmuar nga që nuk ka më fluturime si pasojë e pandemisë. Këta shkelin ligjin e Shtetit Shqiptar, ku shkruhet se këta nuk lejohen me ligj të bëjnë grevë, siç është ligji edhe për policinë ose ushtrinë. Kështu që këta janë shkelës të ligjit. Tani e dyta nga ana politike, a e dinë këta europianët që bëjnë thirrje se këta janë apolitikë, se një nga këta, është vëllai i Jorida Tabakut dhe se një tjetër merr pjesë në takimet elektorale të Helidon Bushatit ? Dhe kjo grevë vjen pas 4 ditësh që këta takuan Presidentin e Shqipërisë që është themelues i një Partije që sot është në opozitë dhe atë e drejton gruaja e Presidentit ? Dhe pyetja më e thjeshtë : Pse tani ??? Pse tani kur rrogat janë ulur para 1 viti ?? Nuk prisnin dot edhe 20 ditë sa të mbaheshin zgjedhjet ?? Prandaj këta jo duhen kërcënuar por duhet të mbajnë përgjegjësi penale sepse veprimet kanë pasoja në botën demokratike.
      Të uroj gjithë të mirat.

      Reply to this comment
      • Raimond vlonjati April 8, 02:58

        Unioni Europian i Kontrolloreve eshte pro kesaj proteste te Kontrolloreve te Shqiperise,

        Keshtu qe Rama do ta pesoj perseri njelloj sic e pesoi me Becchetin,
        se ai eshte egoist i qelbur , dhe nuk njeh c’eshte dialogu,
        sepse ne te njejten menyre ai vepron me budallenjte e PS-se
        dhe mendon se me ate lloj sjellje mund te sillet me te gjithe

        Por mjere Shqiperia qe paguan per egon e qelbesires se Surrelit,
        sepse keta Kontrolloret do e cojne ceshtjen ne Arbitrazh Nderkombetar njerlloj si Beccheti dhe Rama nuk diskutohet qe do e humbi gjyqin

        Prite kur te thote Rama , do sjellim nga Bangladeshi ..lol
        Kelysh i piste, qe paguhet nga taksat e Shqiptareve dhe nuk ka respekt fare per popullin Shqiptar,

        Reply to this comment
    • Bismarku ka qen i madh April 7, 22:00

      Fatmir loqa ,mos je ai oficeri komunist,se te gjithe ju koministet na jeni konveruar ne demokrat,luftoni per te drejtat e puntoreve(qe dikur i shtypnit)
      I qani hallin popullit qe nuk ka si te jetoj,dhe mbroni keta masjarenj se jane stresuar me 2500$ ne muaj.
      Ju doni enverin qe tju q.. nenen dhe te hapni ato kanalet qe i shkatrruat
      Cecene plehra qe pushtuat tokat ,tani ketkoni qiellin.
      Talibane ne mes te Europes dhe nderkombetaret akoma nuk shpallin sali berishen dhe ilir meten si terrorista

      Reply to this comment
  2. dardan April 7, 19:22

    O Zgjim Topxhiu, pse nuk e ke ngritur zerin per pushimin skandaloz nga puna te specialistit te ndershem e kurajoz, Dritan Goxhaj, babai i te cilit, kolonel Dilaver Goxhaj, ka luftuar me arme ne dore ne udheheqjen e Shtabit te Pergjithshem te UCK, por e ngre zerin tani qe pushtetin ne Kosove e mori Al Bin Vucic, sulmuesi me bomba tymuesi i Kuvendit te Kosoves?! Nese je patriot, ruaj Kosoven nga Al Bini dhe jo Shqiperine nga Edi Rama, se Shqiperia ka zot!

    President of UNICON

    Reply to this comment
  3. Berati April 7, 19:23

    Ci duam ne keta specialiste? Ne tani do ti zevendesojme me ata te Bangladeshit.

    Reply to this comment
  4. Ols April 7, 19:27

    Ju lutem ju kosovareve mos u fusni ne punet e sgqiperise, se kur ju theret Meta dhe berisha per mitingje ju shkuleni te gjith me liber shpije per remuja, kush ua ja bere deklaraten albini

    Reply to this comment
  5. !!! April 7, 19:30

    Shteti funksionon me ligje dhe jo me pasione, se ndryshe kthehet në anarshi. Përse nuk kanë të drejtë pnonjësit që veprojnë në kushte monopolistike, pra pa konkurencë. Paga e tyre shkon mbi 5000 dollarë në muaj në një vënd që pagën minimale e ka 300 dollarë në muaj. Këtë pagë mund t’a marrësh në vëndet e tjera, por kostua e jetesës është më e lartë, pra, 5000 dollarë në Shqipëri janë si 10000 dollarë në perëndim. Kërkesa bëhet në kohë pandemije dhe në kohë fushate zgjedhjesh. Përse nuk u veprua në kohë tjetër që të mos kishte lidhje me këto faktorë!!! Ti Zgjim Topçiu mund të rish nga mëngjezi deri në darke që të thuash se veprimi nuk është politik, por faktikisht është politik i orkestruar. Gjithashtu është edhe veprim banal që shqiptarët i kanë shumë qejf t’i zhvillojnë.

    Reply to this comment
  6. Aliu nga Selenic April 7, 19:57

    Po si thoni juve sote e gjete diten qe at te ngrihen ne proteste, kure ne shqiperi po ulej avioni me vaksinat per shqiptaret.?
    Po kaqe gje nuk e mendoni.Keta kane paseur kohe te ngrihen edhe here te tjer e jo sote.
    Kujdes ju te sindikatave te Kosoves se FARKU ka vdekure nuk eshte gjall me.! Ai FARKU qe donte te mbronte serbin nga Tirane.!

    Reply to this comment
  7. Gjergj April 7, 21:08

    Shqiperia mund te quhet nje vend me demokrac mbas 200 vjetesh me kete mentalitet.

    Injorantet shqiptare behen cope, vrasin njeri tjetrin per politikanet, por kur dikush ngrihet per te drejtat e veta, ata as qe nuk duan tja dijne, por i bejne edhe armiq te popullit.

    Nje vend qe akoma nuk e din se c’eshte unioni (sindikata), quhet vend diktatorial. Kush eshte jashte Shqiperise, e din fare mire forcen dhe pushtetin e unionit (sindikates).

    Rregulli baze: punedhenesi (ne kete rast qeveria) ben kontrate pune me punonjesit te perfaqesuar me unionin (sindikaten) dhe kontrata eshte ligj per kohen qe eshte caktuar – 4-5 vjet.

    Ne kontrate eshte shkruar cdo gje, detyrat dhe detyromet e te dy paleve, perfirimet, paga, per cdo pozicion pune. Punedhenesi nuk ka drejte te veproje jashte kesaj kontrate.

    Ne Shqiperi, festohet 1 maji per qef dhe jo per te drejtat e punetireve. Ne shqiperi akoma jetohet me mendesi : Rrofte Enveri, Saliu, Edi …., por jo me ligjesine dhe standartet perendimore

    Reply to this comment
  8. FATMIRI April 7, 22:47

    PO KETA RRAC MUTRIT ÇFAR KAN QE FUSIN HUNDET KETEJ APO I KA MESUAR ALBIN MOTERQIRI

    Reply to this comment
  9. alphade April 8, 05:26

    Edi Rama thuaj atij Gagashit tend gun-
    gash (Quasi-Modo) le te lexoje edhe keto komentet e bulgut mbase nxjerr
    ndonje mesim te vlefshem ! Ky bojkot i
    djeshem i Rinasit eshte vetem nje “simulakro” i organizuar nga binomi : Berisha-Meta e pse jo edhe nga Basha,
    te cilin e ka kapur “epilepsia” per push-
    tet ! Them “simulakro” sepse qellimi kryesor eshte qe te paralizojne zbarki-
    min e NATO-s me 26 Prill ! Synimi eshte te krijojne nje 97 -te te dyte …..!
    Vazhdon komenti, me gjithese me nder-
    pritet vazhdimisht komenti ..komentet …

    Reply to this comment
  10. vlonjati April 8, 07:53

    Fatmir,ata te pakten qenkan race kurse ti je vetem nje grope e zeze ku bejne m…n te tjeret.Aty shkruhet unioni europian dhe ai kosovar kurse ti si mik i Rames ofendon vetem kosovaret dhe Albinin sepse ate urren miku jot.Perse ju nuk flisni per rrogat e grave apo burrave te ministave e ministreve ose te isheve qe mbrenda nje 8 oreshi marrin rroga ne 4-5 instituione por ofendoni ata qe jane me nje rroge qofte kjo shume e mire qe ja ka vendosur shteti dhe nuk e kane marre me force.

    Reply to this comment
  11. Shqiptari e ka memorjen sa te pules April 8, 08:23

    Absurde………….!!!

    Reply to this comment
  12. kasemi April 8, 09:26

    Po more fatmir, te arrestohen dhe te denohen maksimalisht per krimin qe kane bere. Qielli nuk eshte i kontrolloreve por i gjithe qytetareve, ato jane thjeshte sherbetore, qe ne fakt na kane rjepur gjithmone. Por nuk thone kot se e mira te ze syte, edhe keto mender kontrollore e mira dhe politika jone e qelbur u zuri syte. Prokuroria, nqs kemi se une nuk shof ndonje, te mos beje asnje leshim per keto kriminele qe bredhin me parate tona.

    Reply to this comment
  13. Messerschmitt April 8, 11:08

    Kjo eshte nje loje shume e ndyre e politikes shqiptare ne kurriz te popullit shqiptar !

    Reply to this comment
  14. Adih April 8, 13:17

    Ju te BE qe kritikoni qeverine .Ne ketu ne shqiperi skemi sindikata . Keta pasardhesit e PPSH ,i “inventarizuan ” SINDIKATAT ,i dhane ca hotele ,shpi pushimi nga koha e diktatures ,bajtave dhe ja mbyllen gojen ketyre “sindikatave ” shqiptare ,qe nuk jane vecse bythlepires te politikaneve ne pushtet .Jemi ne diktature akoma .Nuk dihet kur do behemi edhe ne shqipot si shtetet e zhvilluara perendimore .Ku sindikatat jane shume te fuqishme ,e mbrojne ne maksimum punonjesit ,e sidamos ne rastin ne fjale ,qe e kane nga nje kontrate .Mos komentoni o komentues si e ema e zeqos ne maje te thanes ,vdiq diktatura o njerez ,por shikoni ligjin ..

    Reply to this comment
  15. George April 8, 13:59

    Unioni Europian i Kontrollit Ajror dhe Kontrolli Ajror i Kosovës bëjnë thirrje për dialog me kontrollorët e Rinasit i marrin te keqen Edi Rames; por shpejt ata do t’ia fusin hamshoret serb ne shtepi brenda kosovareve qe zgjodhen Al Binin per kryeminister.

    Reply to this comment
  16. Zeno April 8, 14:10

    Por jo more Zoti Albin Kurti! Nuk po i trajtojne si njerez politike, por si kriminele politike!
    Ti ben mire te mos hash mut kot, shiko ata te tute se po te vdesin nje nga nje, sepse ti nuk lejon vaksimnimin e popullise se Kosoves, po vepron nje llos si Trump ne Amerike dhe si Sali Mortja dhe Ilir Floriri ne Tirane!
    Bjeri me dore se kete di te besh me mire!
    Tung!

    Reply to this comment
  17. MOS HARRO April 8, 14:20

    Nje keshille per te gjithe kosovaret:
    Beni mire te shikoni punet tuaja. Ne kemi patur ne udheheqje Enver Hoxhen qe na kalitie na mesoi ti japin pergjigje cdo situate, na shkolloi e ishte nje udheheqes qe mendonte per popullin.
    Keto 30 vjet ndryshoi cdo gje por jo cdo gje per mire. Politika shqiptare te mesoje nga disfatat dhe pucistet qe kerkojne te marrin pushtetin ne tavoline e me grusht shteti. Ta harrojne kriminelet se populli shqiptar ne momente kyce e ka treguar veten.

    Reply to this comment
  18. Alban Dega April 8, 19:39

    NUK MARRIN VESH…

    Jane teper te stresuar nga SaLike Virusi
    I vetmi dialog me shantazhuesit dhe shtezhberesit dhe atdherrenuesit eshte DIALOGU ALA RONALD REGAN si hap i pare ka kthim mbrapa.
    I vetmi dialog me ta eshte dialogu i tyre me SPAK, BKH, Prokurori dhe Gjykatat ligjore te reformuara.
    Ai dialog me nje hetim te shpejt, profesional, i paanshem do te coje tek kapot e pandeshkuar te “ Bandes se Gangstereve” te SaLikes.
    Vetem ky dialog do tua heq stresin 68 kontrolloreve dhe superstresin per pushtet 99 komandareve 99- sha politike te tyre.
    As Unioni Europian i Kontrollit Ajror dhe as Kontrolli Ajror i Kosovës nuk jane mbi ligjin e drejtesine.
    Perendesha e Drejtesise i ka syte e mbyllur e nuk shikon e ka zemren prej ligji qe vepron vetem ne baze te tij e jo te Kadiut … Likes as Saliut.
    Ligj e Drejtesi…
    … qe te behet Shqiperi !

    Reply to this comment
  19. info analitike April 8, 20:50

    Ashtu de ju lumte shoke. Une them ti pushkatojme pa gjyq te gjithe ata qe guxojne te permendin kontrata pune e te drejta. Ku jemi ketu ne BE! Ne kemi kumbar Erdoganin qe na do e na ndihmon ne keto raste veshtiresish: spitalin e beri, aeroportet po, tani edhe kontrollin ajror.. Une them jepini edhe qeverisjen e mos u lodhni me!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim