Koordinatat imagjinare të varrit të Skënderbeut

February 22, 2018 10:39

Koordinatat imagjinare të varrit të Skënderbeut

 

Moikom Zeqo

 

Varri i  Gjergj Kastriot Skenderbeut, ka tërhequr, ka grishur vëmendjen e shekujve dhe të njerëzve, ka fituar gati statusin e një tabuje jo vetëm për shqiptarët, por edhe për të tjerët.

Si një motiv filmik, hollivudian do ta sfiliste (shekujve)  dhe e sfilit edhe sot fantazinë tonë.

Varri lind si njeriu, ka ditëlindjen ditëvdekjen e njeriut. Është e njëjta datë e dyfishtë, kundërshtore me vetveten. 17 janari i vitit 1468 është vdekja e Heroit, por pa këtë vdekje nuk do të krijohej mahnitshëm, nga e panjohura e veshur si e papritura.

Njëlloj Hirushe e Kalendarit, do të shënonte ekzistencën e tij në botë dhe në amshim, Varri i Heroit.

***

Varri është kështu aq kuptimplotë dhe i papërputhshëm për njeriun, sa kali i luftës për kalorësin.

Nëse ajo që quhet vdekja e njeriut shënon një pikë fikse të rrugëtimit të tij, varri shënon startin e një rrugëtimi tjetër, sepse vetëm kështu fundi është njëkohësisht edhe fillimi.

Apologjia e varreve ngandonjëherë tejkalon gjithçka.

Tempulli varr, i quajtur Taxh Mahall, në Igra të Indisë, është një metaforë lirike e piramidave, varreve plot epikë të frikshme me madhështi astronomike të faraonëve të vdekur.

Moikom Zeqo

Moikom Zeqo

Po të mos ishte Piramida e Keopsit, nuk do të kujtohej ndoshta emri perandorak, i vështirë dhe i egër, i kumbueshëm dhe i kotë.

Kjo është plotësisht e vërtetë, nëse nuk harrojmë që Akili nuk ka varr, as Odiseu.

Nëse varri humbet, ahere kemi një mallkim të shumëfishuar, një ankth gërryes, një shi prej acidi, që tret dhe shkatërron Kujtesën.

***

Skënderbeu e ka një varr të përcaktuar në koordinata të dyfishta hapësinore dhe kohore, data kalendarike është bërë substanciale, në një motiv hapësinor, të pashmangshëm në botë.

Kronika thotë, në mënyrë të pamëshirshme, por dhe asnjanëse dhe indiferente, se Skënderbeu u varros në Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë, jo në ndonjë vend tjetër.

Kështu, një pikë e kritikuar kohore bëhet një pikë e kritikuar hapësinore, data është lëvozhga, heroi është bërthama.

Gjithë vështirësia, pabesia, imagjinata e sëmurë, fataliteti, paradoksi kanë të bëjnë ose me njësimin përfundimtar, ose me shpërbërjen; mund të ruhet varri bosh, por eshtrat jo, nëse heroi është mëma e varrit (njëkohësisht dhe ati), varri është fëmija (trashëgimtari), vijuesi, rrugëvazhduesi etj., etj.

Historia e varreve bosh është e frikshme, por e rëndomtë.

Në lashtësi njerëzit ndërtonin varre bosh, të quajtura kenotafe, për njerëzit e tyre të afërt që kishin vdekur diku nëpër botë, nëpër qytete të huaja, mbi lumenj apo dete të pafund, duke mos u kthyer kurrë në vendlindje.

Kenotafet ishin fizikisht bosh, por shpirtërisht plot.

Apologjia na e mëson këtë aventurë, madje na rutinizon me çudirat.

E nëse varri i Skënderbeut nuk humbi, kjo nuk do të thotë aspak se një humbje përfundimtare e këtij varri do ta bënte të humbte në hiç e në pluhur vetë Skënderbeun. Dalim kështu te një kuptim metaforik, konvencional, delikat, i brishtë, ose ndoshta, në fund të fundit, të panevojshëm.

Ne nuk i dimë duart, që skalitën mermerin dhe ndërtuan varrin, sarkofagun e Skënderbeut.

Nuk e përfytyrojmë dot ceremoninë rituale të vdekjes, nuk kishte as kamera, as magnetofona, as aparate fotografike.

Njerëzit janë prej mishi dhe gjaku, kujtesat e tyre autentike janë po kaq të pambrojtura dhe rrezikshmërisht të shkatërrueshme.

Nuk dimë nëse mbi pllakën mbivarrore u shkrua në shqip, apo në latinisht emri i Gjergj Kastriot Skënderbeut, epitafi i tij, titujt, fjalët kushtimore të shekullit, simbolet heraldike, kryqi sa i pagantë aq dhe i krishterë. Kryqi, me pikën, ku bashkohen gjymtyrët, vertikalja dhe horizontalja, e Përjetshmja dhe e Përkohshmja, e Paharrueshmja dhe Monotonia.

Nuk i dimë fytyrat e përlotura, as duart e dridhura, as temjanin gati si tymi i topave dhe bombardave të amshimit.

As ngashërimin e thekshëm, ulëritës, të pafuqishëm, ajkunor të gruas, as belbëzimin gjithë gulç, lotët e të birit.

TE DEUME transparente, të lëvizshme, që pluhurizohen. Flokët e shkulur të Lekë Dukagjinit, mjegullat, këngët, profecitë e zymta. Kambanat e kishave të Shqipërisë, të përvëluara, inkandeshente nga goditjet. Të krejt. Europës.

Ankthi i thurur, shermashek vajtimi që ngjitet që nga Hadi.

Fatalizmi, pamendimi i mediokërve, humbja e shumë shpirtrave për hir të një shpirti, këngë funebre pa tinguj, madhështi e kuarcuar, shekuj të thyeshëm si qelq, libra që digjen vetvetiu, pa zjarr, ikona që zbardhen befas, dete të epërme që shndërrohen në stalagmite, Njëshi i Krishterimit i harruar, enigma të helmëta me këmbë insektesh, fëmijë ,që lindin me gjak të bardhë, jo të kuq, ethe të Kujtesës që rraskapitin gjithçka, djaj të gjelbëruar si mijëra shkurre, që dyndin një qytet antik të braktisur, poçe të thyera të darkave mistike të dikurshme, Klepsidra e Hënës, që rrjedh ujëra të zeza, apokaliptike.

***

Më këmbëngulësi, më i zymti dhe më i hershmi, më zhbiruesi, pra më i pabesueshmi, dijetari sanguin dhe i paepur Cosmo Serembe,autor dhe studiues arberesh, botoi në fillim të shek. XX, në Milano, edhe një libër të pazakontë, hulumtues, heretik, buçitës për kërkimet identifikuese të varrit dhe të salmës së Skënderbeut.

Libri i vogël ishte i furishëm dhe stuhidiskutimndjellës.

Serembe citon Barletin si pikënisje, në të njëjtin kuptim si limani i nisjes së Kristofor Kolombit përpara zbulimit epokal.

Serembe përdor një teknikë çmitolotizuese të faktit të vërtetë historik.

Sipas tij, skenari i varrosjes së trupit të Skënderbeut në Katedralen e Shën Nikollës në Lezhë, ka qenë thjesht një strategji, një motiv apokrif, një parathënie e re, për të vërtetën krejt ndryshe.

Serembe është i bindur në mënyrë titanike se shqiptarët, rrethi i afërm i heroit, kanë përdorur të gjitha mënyrat e mundshme për t’i shpëtuar eshtrat e Skënderbeut nga duart e turqve.

Këtu shkëlqen me një dritë verbuese, halucinante sekreti i mbartjes së kufomës së Skënderbeut, duke ndryshuar përcaktimin e vendosjes, duke bërë një mospërputhje të fshehtë të dukjes së jashtme me thelbin e duke falsifikuar informacionin në kohë.

***

Serembe është këmbëngulës, nuk thyhet.

Për të zhdukja e historisë së Tivarasit, të shtypur 13 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, ka ndodhur për arsye madhore, se kinse në këtë libër kishte shënime tepër të qarta mbi vdekjen dhe varrimin e Heroit, se Dogji Mocenigo, për t’i ndaluar turqit, që të orientuar nga shënimet e sakta të Tivarasit për varrin e vërtetë të Skënderbeut, urdhëruan që të zhdukeshin të gjitha kopjet e këtij libri, përveç një kopjeje, që i ra më vonë në dorë Biemm-it kokëkrisur dhe fantazist.

Po a thua i ra në dorë Biemm-it?

Serembe i skajëzon hamendësimet e tij.

Libri i Tivarasit u shqye që të mos e merrte vesh njeri sekretin e fshehjes së trupit të Skënderbeut.

Ndoshta dhe libri i Gjon Buzukut – kopja e vetme që ka mbetu në botë, i ka të shqyera fletët e para, frontespicin, simbolin tipografik, për shkak të ruajtjes së një sekreti, që do të ishte më i kobshëm po të zbulohej.

Kështu, zhdukja e sekretit dhe jo ruajtja e tij, përbënte një motiv mbijetese, ruajtje.

Kështu, paradoksi tingëllon i plotë, si monedha me dy faqe, jo si sfera.

Serembe i përkorë mbështetet në logjikën gati të pakundërshtueshme se shqiptarët, në asnjë mënyrë, absolutisht nuk do të donin që turqit, pas pushtimit të Lezhës, të dhunon varrin e Heroit.

Po a nuk do të pushtohej Lezha një ditë ?

Ç’naivitet absurd do të konstruktonte shpresën kinse utopike se turqit nuk do të shkonin në katedrale, do të trembeshin nga shikimet shigjetuese të afreskeve, nuk do ta preknin varrin tabu ?

Shqiptarët e dinin fare mirë se dhuna do të shumëfishohej si hakmarrje, rituali i zhvarrimit do të ishte një motiv më i epërm sesa ai i fitores.

Ahere ç’duhej të bënin shqiptarët ?

Serembe mendon përvujtërisht një projekt konceptual për shpalljen paraprakisht të varrosjes së trupit të Heroit në Katedralen e Shën Nikollës, duke ia bërë këtë të njohur gjithë botës, njëkohësisht do ta varrosnin diku, në një vend të panjohur, sekret, misterioz, kufomën.

Por Serembe nuk mund ta rrënjëzojë ashtu siç duhet këtë hamendësim.

Ai gjen motive të tërthorta, sfilitet prej tyre, hakërritet, egërsohet, por edhe merr fuqi arsyetimi dhe pushtet këmbënguljeje.

Bindja e Serembes është se shqiptarët duhet të kenë lënë diku një dëshmi, një shenjë, një simbol grafik, një semiologji të kohës, një gremç të artë, por dhe të padukshëm në formën e një kriptografie.

Duke qenë i zotëruar prej filologjisë, ai bëhet një lloj Aladini i filologjisë së emrit të Heroit, emër që ka përjetuar plot përçudnime, qoftë prej padijes, qoftë prej gabimeve të kopistëve, si p.sh., Scanderbego, Scanderebech, Scandaribech, Skandalbech. Përçudnimet e emrit e ruajnë njëfarë probabiliteti, por midis këtyre përçudnimeve ruhet edhe ermi, që sipas Serembes është çelësi i Davidit që i hap gjitha portat e fshehtësive, të sekretit të dhimbshëm të vendvarrosjes së trupit të Skënderbeut.

***

Në vitin 1468, pak kohë pas vdekjes së Skënderbeut, Ferdinandi i Aragonës i dërgon një letër së vesë së Heroit. Me këtë rast, në letër shkruhet « Scandalibech ».

Serembe mendon se kemi të bëjmë me një kriptogram të jashtëzakonshëm, të habitshëm, sfidues, grishës, marramendës.

Është një fjali konvencionale, e cila duhet ta shpërthejë substancën e saj në secilën germë në vetvete, germë nismëtare, kuptimore, kumtmbartëse.

Gjithë misteri lidhet me lehtësinë e të lexuarit nga e djathta në të majtë, pra në të kundërt, sipas leximit arab dhe jo atij latin.

Kështu kemi të bëjmë me këto germa iniciale të mëdha : H. C. E. B. I. L. A. D. N. A. C. S.

Duke plotësuar germat nistore me fjalë latine, formojmë përfundimisht, ultimisht, konkretisht, fuqimisht, lehtësisht, mrekullisht dhe marrëzisht, këtë fjali : HUMILITER CORNU EPISTOLAE BARBARIS IN LOCO ANGUSTO DOMINI NOSTRAE ALBANIAE CELAT SEPULERUM.

Një përkthim i lirë i kësaj latinishteje hieronimase, na njofton se Zoti i Shqipërisë (pra Gjergj Kastriot Skenderbeu) e ka të vendosur salmën (kufomën) në një vend të ngushtë pranë altarit, në krah, ku lexohet Epistula.

Cila Epistula (Letra) ?

Një Epistula biblike si ato të Shën Palit, apo një Epistula Testamentum, e vetë Skënderbeut?

Serembe nuk e ftillëzon enigmën e Epistula-s.

Këtu nis terri.

E padepërtueshmja.

Mbase Serembe ishte frymëzuar nga Kabala, ku kombinimi i germave përfton krijesa fantazmagorike.

Një shkrimtar entuziast do ta besonte, do të thurte subjektin tronditës, ku përtej të Pabesueshmes gjallon e Besueshmja.

Por një shkrimtar i tillë nuk ka lindur ende.

Për fatin e mirë shkrimtarët mediokër janë indiferente, trillet e dijes për ta janë kotësi shqetësuese, bezdisëse.

***

Serembe shpiku një ide, bëri piedestalin për një monument të mangët, parashtroi, por nuk vërtetoi. Këmbënguli, por nuk gjeti dot asgjë.

Hodhi një fishekzjarr, por terri nuk u tërhoq. Parandjeu, bëri një nisje, por nuk arriti.

Skeptikët nuk guxuan ta mëshironin, as ta përkëdhelnin.

Skënderbeu i gjallë ishte pa varr.

Por edhe pas vdekjes nuk i duhet varri.

Varri?

Një rrobë e gardërobës funerare?

S’ka nevojë heroi për këtë rrobë simbolike.

***

Heroi s’ka varr se është në substancën e Historisë. Varri hapet,prishet, profanohet, shkaterrohet  në tokë, por jo në Histori.

***

Varri është konvencional,- përtej Konkretësisë. Historia është konkrete,- përtej Konvencionalitetit.

Skënderbeu s’ka varr!

KY VARR JEMI TANI VETE NE!

DHET ATA, QE DO TE VIJNE NE AMESHIM!

Një vend imagjinar nuk i duhet askujt!

DITA

February 22, 2018 10:39
Komento

19 Komente

  1. demo February 22, 10:58

    Ky nuk kerkon saktesine shkencore,ky kerkon ALKIMINE qe te perzjeje te vertetat me mashtrimet,te luaje me fantazine e tij te semure.

    Reply to this comment
  2. Arber I February 22, 12:41

    Varri i Skenderbeut dihet, eshtrat nuk dihen; varri i bashkeshortes luftetare te tij, Donika kastriotit (Arianiti) dihet se ku eshte dhe eshtrat jane atje; pse o Moikom nuk ngre nje problem real qeveritar qe te sillen eshtrat e saj ne Katedralen e Shën Nikollës, në Lezhë?!

    Reply to this comment
    • Arben February 22, 14:33

      Hahahaha

      ndertesa si varr, u ndertua me 1967 me urdher partie,

      po i vinte partise 500 vjetori dhe duhej patjeter nje “varr

      per te qare “. as edhe nje te dhene historike dhe

      shkencore nuk ka.

      e njejta histori si me kalane e Krujes.

      e ndertuan ruset dhe sllavo-komunistet shqipetar

      me 1955, se ashtu e donte puna ti perpunonin

      shqipetaret.

      sa ishte gjalle ky mavria, si nje kolibe e kishte

      keshtjellen.

      Reply to this comment
      • Arber February 22, 17:40

        Ky sipas teje kishte nje ‘kolibe’ te ngulur me themele guri, ndersa turqit kishin cadra si gabelet.

        Reply to this comment
        • Arben February 22, 19:46

          Jo sipas meje, Osmanet kishin Shkupin, kerkonin te merrnin Shkodren e Lezhen nga Venediku.

          Kruja ishte vertete nje kolibe, dhe sic e shohim ne sot
          u be ne 1955 nga Ruset.

          Reply to this comment
          • Mollosi February 22, 20:10

            Ore turk!
            Nese vertete Kruja e Skenderbeut ishte si kolibe, perse valle dy sulltane personalisht moren pjese ne marrjen e asaj “kolibe” ? Ata dy pisa jo qe se moren kurre ate keshtjelle por u kthyen pas ne Anadoll te q…re e te sterq…re nga ushtria e te madhit Skenderbe.

          • Arben February 23, 07:04

            Ore mollos, Perandoria sundoi gjysmen e botes per 500 vite, e kastrabeu askoliben e tij per 6-7 vite.

            fol kot, se lirohesh

          • arb February 24, 15:36

            po si nuk e moren dot dy sulltane kete koliben o Arqen?

          • Mollosi February 24, 18:02

            Vertete qe Perandoria ishte aq e madhe sa sundonte (sipas teje) gjysmen e botes. Por a thua nuk te duket ty nje gje madheshtore qe po ajo Perandori qe sundonte gjysmen e botes nuk qe ne gjendje qe ta sundoje as edhe nje dite te vetme Arberine e Skenderbeut ???

          • Arben February 24, 19:45

            Ore miq.

            Perandoria ecte me laps ne dore, jo me endrra.

            Ajo u shtri duke marre territore nga Venediku, qe ne

            ate kohe zoteronte Durresin, Shkodren, Lezhen.

            Ne keto qytete ishte vlera ne ate kohe ( njesoj si sot)

            kruja ishte nje kala ne maje te malit, pa pike vlere.

            a e keni pare Krujen nga aeroporti Rinas???!!!!!.

            Sulltani nuk ishte idiot te derrmonte ushtrine per nje

            shkemb pa vlera, fuqia perqendrohej ne Shkoder e

            Durres, ku ishin vlerat.

            Skenderbeu ishte nje psikopat, qe e shkundi popullin

            e vet, dhe kishte edhe arsye personale qe nuk mund

            te lidhej me me Sulltan Mehmetin, kishte marre pjese

            ne komplot kunder jetes se tij, i organizuar nga

            vellai i tij, i biri i Mara Brankovic, motra e kralit te

            serbise, tezja e skenderbeut, qe krali i serbise e kishte

            dhene tek Sulltani, per marredhenie te mira, dhe e cila

            kishte lindur djal me Sulltanin.

            Sulltan Mehmeti e donte te vdekur skenderbeun pasi

            ai kishte komplotuar per ta vrare, dhe nuk mund

            kurresesi te lidhte marredhenie me te.

            ta kuptoni mire, pas renoes se Kostandinopoje 1453.

            te gjithe princerit e Ballkanit qe kishin bere rezistence

            ndaj Perandorise, u futen nen vasalitetin e saj, por nje

            pjese e vogel edhe nen vasalitetin e Venedikut, i cili

            ishte akoma nje fuqi ne rajon.

            Skenderbeu u vu nen vasalitetin e Alfonsit te Napolit,

            as Venediku nuk e pranoi, sepse boll probleme kishte

            me Osmanllinjte.

            Te gjithe ishin non vasalitetin Osman (pjesa derrmuese)

            ,vasalitetin Venedikas, dhe kastrabeu nen vasalitetin e

            Alfonsit, qe nuk kishte interesa ne rajon, por thjesht

            e perdorte kastrabeun si “te forte”, per hesapet e tij

            te brendshme.

            populli, merreni vete me mend ne cfare gjendje

            jetonte.

  3. MH February 22, 14:12

    Nuk e përfytyrojmë dot ceremoninë rituale të vdekjes,

    Prej ketu
    [[[nuk kishte as kamera, as magnetofona, as aparate fotografike.]]] E deri ketu

    c’na duhet llafollogji apo don te dalin filozof me perdhuni.

    Reply to this comment
  4. LONDON_INFINITY February 22, 15:59

    HAHAHA
    MKA PSHTU SHURRA TU QESH ME KETE TEORY

    Reply to this comment
  5. Mark .U.K February 23, 09:07

    E keqja e madhe eshte se turqit lan mbeturina e ata sot mundohen te tjetersojn shume gjera.Gjergj Kastrioti e Nane Tereza jan figurat ma te ndritura te popullit tone.Falenderoj Zotin qe nuk u pyeten ata turq qe fatkeqsisht flasin shqip se nuk do ta kishte marr as cmimin nobel. Anglia mburret me Robin Hut qe ma shume eshte mit.

    Reply to this comment
    • LONDON_INFINITY February 24, 20:52

      Mark .U.K

      meme jeton ne UK lego per akuzat e te “madhnueshmes” Tereza qe implikon drejtpersedrejt ne corruption dhe maltrajtim te fermage
      lexo per “house of horror”

      ROBIN HUD ISNT MYTH

      Reply to this comment
  6. Paul Tedeschini February 23, 09:24

    Me vjen keq, por Moikom Zeqo ose ka probleme mendore,
    ose ka probleme morale.

    Reply to this comment
  7. Falco February 23, 13:30

    Kot i silleni rotull me hamendje e supozime bizantine. Vorri i SKENDERBEUT ka kene deri ne vitin 1967 aty ku thuhej e shkruhej. Gjate rrenimit ta xhamise se ndertueme mbi kishen e Shen Nikolles ne Lezhe, u gjet dhe nji vorr i nji njeriu me mjeker dhe floke te gjate gje i ngjasonte shume pèrshkrimitp èr Skenderbeun. Aq shume sa qe kafka e tij u mor per “Studim” dhe u zhduk pergjithmone….qe konfirmon vertetesine e vorrit te Skenderbeut.
    Ne nji shtet te se drejtes, larg fantazive ballkaniko- bizantine, ai isht vorri i Skenderbeut simas fakti qe u gjett. Ne se ndokush ka nji prove te kundert atehere mund te shifet dhe hetohet.
    Ashtu si ne vitin 1967, ne lufte te hapun ndaj fese dhe tradites evropiane, me hapje ndaj Kines e dacibaove- flete rufeve, ndokush ende ka frike nga trashgimnia e Skenderbeut dhe trashgimtaret e tij, nga drejtesia e mendimit te tij, ne kundershtim me bizantizmin turko- greko- sllav
    .RROFTE VEPRA E PAVDEKSHME E GJERGj KASTRIOTIT SKENDERBEUT, dhe me vjen keq qe ka pseudo shqiptare qe kekojne te minimizojne madheshtine e tij, gjenialitetin e tij qe nderon cdo njenin prej nesh ne te qenit shqiptar.

    Reply to this comment
    • Paul Tedeschini February 23, 14:56

      EKZAKT.

      Ashte shume e kjarte qe ketu lot parja e turkut per me e zhba kete popull europian tue ia hupe te gjitha provat historike te tij per ta lane pa identitet dhe mandej me e quejt popull vlla turk.
      Degjenerimi fillon nga drejtuesit e shtetit njisoj si mbas vdekjes se SKENDERBEUT.
      Mbashtetesit jane KLERIKET MUSLIMAN, vegla tur-osmane.

      Reply to this comment
  8. betixho February 23, 14:35

    Materiali i akademikut Zeqo më intrigoi në mendimin dyshues,se vërtet shqipatrët nuk mund ta linin trupin(eshtrat) e Skënderbeut të binin në dorë të turqve.
    Heroin e tyre të madh.
    Zakonet,traditat,virtutet e tyre nuk mund ti lejonin ata ta braktisnin.Nuk është e mundur kush e njeh besën e shqiptarit.
    Dhe Serembe nisur nga Anonim Tivaras e ka furur këtë në rrugë.
    Nëse është e vërtetë letra e mëposhtme që citon Moikomi se:
    “Në vitin 1468, pak kohë pas vdekjes së Skënderbeut, Ferdinandi i Aragonës i dërgon një letër së vesë së Heroit. Me këtë rast, në letër shkruhet « Scandalibech ».
    atëhere lind pyetja:përse do t’ia dërgonte një letër të tillë Ferdinandi i Aragonës,Donikës?…..
    Për ti treguar vend varrimin e Skënderbeut në Lezhë?.
    Jo. Ai Ferdinandi i ka treguar vendvarrimin e ri të Tij,që pa dyshim është në Itali,në pronat e Tij atje të dhuruara me kohë kur ai i kishte ndihmuar me luftë dhe fitore Aragonasit.
    Dua një mendim nga Moikomi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*