Ikja e policit të heshtur

Alqi Koçiko April 1, 2015 10:08

Ikja e policit të heshtur

Emërimi i Artan Didit në krye të Policisë së Shtetit në fillim të tetorit 2013, i zuri pak si pa mendje jo vetëm masën e uniformave blu, por edhe njerëzit që ndiqnin emërimet e qeverisë së re. Kjo, më së shumti sepse Didi ishte shkëputur prej vitesh nga detyra, pasi e larguan në vitin 2000, dhe një periudhë kishte emigruar në SHBA.

Megjithatë, distanca kohore nuk e pengoi opinionin publik ta mbante mend si drejtues i forcave speciale RENEA dikur, që kishte marrë pjesë në operacione anti-terror dhe ishte plagosur madje. Njëherësh me emërimin, ama, opozita nuk ngurroi të kujtonte faktin që Didi ishte angazhuar politikisht me fushatën e PS-së, edhe si numërues votash. Ca më vonë, edhe se Didi paskësh qenë speciali që vrau (qoftë dhe gabimisht) pasagjerin grek në autobusin e marrë peng nga Flamur Pisli. Por kjo akuzë e dytë mbeti në ajër.

Ka një ironi të dukshme, gjithsesi, në këtë dorëheqje dhe ikje të Artan Didit nga skena. Shkarkimet apo uljet masive në detyrë të kupolës së mëparshme të policisë, që kreu ministri i Brendshëm Saimir Tahiri në tetor 2013, në imazhin ende të freskët të shqiptarëve ishin stampuar si “shefat e mëdhenj të fotos së çiftelisë”.

Thënë ndryshe, krerët e policisë së Shtetit (pa të pafuqishmin dhe inekzistentin Hysni Burgaj) konsumonin një drekë (ose thjesht një foto, thotë pala tjetër) në Dajt me Arben Frrokun, që më pas u akuzua si autori i vrasjes së komisar Dritan Lamajt. Një vit e gjysmë më pas, kreu pasardhës i policisë largohet për shkak të një Frroku tjetër, deputet dhe vëllai i Arbenit.

Përgjatë këtyre dy pikave të itinerarit Didi, nisjen dhe finishit, rrugëtimi gjithsesi mbetet interesant. Gjithçka nisi si një emërim i përfolur si njeri i besuar i Saimir Tahirit, padyshim edhe i kryeministrit Rama. Solid dhe serioz, fjalëpak dhe profesional në komportim, burime për DITA e portretizojnë Didin si person kwmbwngulws jo shumë komunikues me vartësit, ndërsa shfaqet i bindur ndaj direktivave dhe urdhrave nga eprorët.

Gjithsesi PD-ja do ta akuzonte Didin së pari si emërim politik që nuk plotëson kriteret e një posti kaq të lartë, së pari vitet e punës, e së dyti si krahinorist.

Por kjo valë u fashit, dhe akuzat e dyta kishin të bënin me një seri shpërthimesh tritoli anembanë vendit, që tradhtonin pafuqinë e policisë për të mbajtur rendin. Shpërthimet, të denoncuara gjerësisht si sponsorizim politik i kundërshtarëve, u pasuan nga pakënaqësitë (por ama edhe përgëzimet) e qytetarëve për fushatën e madhe të vendosjes së ligjit dhe rregullit në qarkullimin rrugor.

E menjëherë më pas, zë vend zhgënjimi se e majta në pushtet nuk po bën asgjë ndaj trafikut të drogës në Lazarat e gjetkë, përkundrazi, policët luajnë futboll me lazaratasit.

Prej këtej vjen një pikë kthese, që duket se ishte menduar e përgatitur me kohë, edhe pse Didi e Tahiri silleshin si të përgjumur. Policia ndërhyn fuqishëm në Lazarat, zhbwn plantacionet e hashashit dhe rezervat nëpër magazina, rikthen rregullin dhe rendin. Pason Dukagjini dhe Malësia e Madhe, si dhe zonat e tjera kultivuese të kësaj droge, gjithçka ende pa mbaruar vera 2014. Policia në dy muaj, bën atë që nuk është bërë për vite të tëra dhe uniforma blu sikur merr një shkëlqim tjetër. Ndërkohë, Didi mbetet një drejtues që përpiqet të flasë sa më pak. Tek-tuk shfaqet me ministrin Tahiri nëpër evente të policisë, dhe kaq.

Në vjeshtë 2014, lavdia e Lazarat-Dukagjinit sikur është tretur. Ngjarje të tjera, siç e ka zanati i policit, zënë aktualitetin e ditës. Fillon të përflitet, por ama janë vetëm zëra, për një ftohje mes tij dhe ministrit. Derisa vjen të zërë qendrën e zhvillimeve politike, çështja Doshi që pastaj mori dhe emrin e Mark Frrokut me vete.

Këtu del një mospërputhje e sikletshme e Didit me Tahirin. Teksa kryepolici do deklaronte se nuk dinte gjë për kërcënimin me atentat që Doshi kishte paraqitur, Tahiri në deklaratën e tij të parë sqaruese për publikun, do thoshte se denoncimi i Doshit ishte bërë edhe në prani të kreut të policisë. Gjithçka u korrektua më pas; por vetë çështja Doshi-Frroku kishte hyrë në rrugën e shpalosjes së gjithë konfliktit që shohim sot. Deri sa erdhi dita e djeshme, dorëheqja.

Çfarë del nga një lexim mes rreshtave të tekstit të dorëheqjes? Nuk mund të mos vihet re një zhgënjim i Artan Didit, që edhe pse në dukje i adresohet vetes dhe mosqenies në lartësinë e detyrës sa i përket momentit që përfshin Interpol Tiranën dhe letër-porosinë nga Belgjika; i jep sinjale edhe dikujt tjetër. “Vendimin tim le ta gjykojnë punonjësit e ndershëm të policisë”, shkruan Didi, duke mos iu drejtuar askujt tjetër përveç uniformave.

Çfarë lë pas Artan Didi me këtë largim pas një viti e gjysmë në krye të Policisë së Shtetit? Siç thamë, ironia e fatit është e pamëshirshme: Erdhi si njeriu që do zëvendësonte “grupin e banketit të Arben Frrokut”, dhe ikën për shkak të çështjes Mark Frroku.

Nëse “pakujdesia” me dashje ose e qëllimshme e vartësve të tij në Interpol, e mori dhe atë me vete, kjo mbetet për t’u zbuluar; ashtu si dhe hipoteza nëse kjo histori ka sfond më shumë politik sesa policor dhe Didi zgjodhi thjesht të mos përzihet më në çështje që nuk janë të zanatit.

Por kjo ikje e policit të heshtur nuk e zbeh figurën e një profesionisti që në 19 muaj bëri disa punë. Mbase, është vendi të thuhet se pasardhësit e tij, e kanë për sfidë ta ngrenë akoma më shumë “stekën”, por gjithsesi, të paktën të mos e ulin.

Alqi Koçiko April 1, 2015 10:08
Komento

22 Komente

  1. Preng Pjetri April 1, 02:53

    MIRMENGJESI STAFI DITES
    Mirmengjes ju lexues te nderuar.
    Meqe sot është dita e genjeshtrave po ju tregoj një te vertet:
    Lulzim Basha eshte “figura me e paster” ne politiken Shqiptare
    Mos e besoni po deshet!

    Reply to this comment
  2. beni April 1, 08:53

    Shqipria ne duart e shkerdhatave por kurre per shpopullin e shqiptaret!
    Sa per didin respekt asgje me shum kur kuptoj se me shkerdhatat nuk mbahet shteti e qeveria!

    Reply to this comment
  3. XUME PROTOPAPA April 1, 10:30

    PSIKOPATI QE MBAJTI VATH

    E pame ne aksion edhe dje ne Lezhe, te shoqeruar nga qelbesirasi (banor i Qelbesires – alias – Ura Vajgurore) Veliaj, dominues keshtjellash mesjetare te riparuara me parate tona, per perdorim festash private. Foli ashtu siç e di ai vete, me batuta ndaj nevojtareve te rraskapitur nga padrejtesite.

    Natyrisht me ndihmen e te tjereve, zakonisht te huaj, na ka studiuar si shqiptare, se vllehet, nga edhe ka mbire, nuk ka ç’ti studjoje. Ai e di me mire se ne, ate qe ne dijme per vehten tone. Gjithnje me ndihmen e te tjereve qe paguan per ta civilizuar, eshte shnderruar ne nje ekspert ne manipulimin tone, i afte, deri sa ne t’ja lejojme, te perdore emocionet tona kunder vete nesh.

    Çdo qenje njerezore mbart ne vetevehte nje bagazh meritash e difektesh, shpirti i tij eshte rezultat i nje alkimie te veçante ne te cilen e mira dhe e keqja bashkejetojne, duke krijuar nje ekuiliber qe sipas rastit vervitet drejt njeres ane te peshores apo tjetres.

    Ne kete ekuiliber, ne te cilin njerezit kane tendencen natyrale kur gjenden ne shoqeri, bashkejetesa paqesore, eshte “dominus vivendi” per ekselence, sepse eshte ajo qe siguron nje perfitim me te madh per individin. Kjo eshte nje çeshtje praktike, shume me pare se morale: bashkepunimi me te tjeret sjell perfitime per te gjithe, perfiton individi, perfiton komuniteti prej saj.

    Keto konsiderata, nga ana tjeter, mund te kontestohen nga nje veshtrim i thjeshte i ngjarjeve historike qe karakterizojne historine tone mijera vjeçare. Luftera, shtypje, plaçkitje, urrejtje e jotolerance jane nje kostante ne evoluimin e qyteterimit njerezor. Nje kontradikte e dukeshme, e prekeshme, e atehere?

    Por duke i hedhur nje veshtrim me nga afer, pas nje analize me te detajuar te ngjarjeve historike, mund te kendrojme se si ne shekuj gjithnje kane ekzistuar grupe te vogla njerezish qe kane percaktuar rrjedhen e ngjarjeve, grupe njerezish me nje karizem te veçante apo dhunti specifike, te afte te terheqin turmat duke i bere ato pjestare te planeve te tyre te dominimit te pallatit, te lagjes, te katundit, te Kuvendit, te qeverise, te Shqiperise, te Ballkanit, te botes (wow)!

    Dilema me e madhe per studjuesit e proçeseve historike dhe atyre bashkekohore, sjell gjithnje me perparesi pyetjen: perse jane gjithnje personazhet me debile te natyres humane qe mbarsen me pushtet absolut?

    Mund te ndryshojne format e qeverisjes, struktura e shoqerise, niveli i kultures apo pasurise kolektive, po ne çdo rast, do jene ata, debilet “vath-mbajtes”, me tere veset e kapriçiot e tyre ne krye te komandes shoqerore.

    Jane pikerisht keta personazhe, qe ne vend te bashkejeteses paqesore zgjedhin dhunen e perhereshme verbale e jo, nxisin turmat drejt masakrave shkaterruese dhe irracionale, vetem e vetem per te siguruar egon e tyre te sunduesit keqdashes. Jane personazhe pa ndjenja, pa vetedije, te gatshem te shpallin lufte edhe ndaj hiçit, vetem per te siguruar me dobiçllek pushtetin e tyre absolut.

    Dikush mund t’ju atribuoje mungesen e ndjenjave ne shfaqjen e tyre gjitheditore para masave qe shkelin me thundrat e tyre te hekurta, vetem ne aparence.
    Vetem aparence?
    Ky eshte edhe thelbi i çeshtjes…

    Ekzistojne personazhe te zhveshur nga ndjenjat tipike te qenjeve njerezore; ndjenja te tilla si ndjeshmeria, aftesia per te patur dhimbshmeri, vetedija per te mbrojtur me te dobetit, solidariteti njerezor, ne keta personazhe jane praktikisht te zeruara.

    Ne psikologjine moderne, keta personazhe, gjendja e tyre shpirterore, konsiderohet si nje çrregullim dhe kush vuan nga mungesa te tilla, katalogohet brenda familjes se psikopateve. Po ajo qe ne psikologjine moderne konsiderohet si çrregullim psikopatik, brenda shoqerise tone shnderrohet ne nje avantazh te pa fund.

    Fale mungeses totale te ndjenjave dhe kompasionit, zhveshjes nga pendimet e pastajme, psikopati ne fakt, ka te gjitha letrat ne rregull per te ngjitur i pa trazuar shkallet e hierarkise shoqerore, hierarki e srtukturuar ne menyre te tille qe favorizon majeshkallimin e psikopatit te pa skrupullt.

    Ne librin e tij “Pak drite mbi psikopatet”, doktori Kevin Barrett, sintetizon:

    “Psikopatët kanë luajtur një rol disproporcional në zhvillimin e qytetërimit, sepse ata i lejojne vetevehtes të gënjejnë, të vrasin, te mashtrojnë, te vjedhin, te torturojnë, të manipulojne, dhe në përgjithësi të shkaktojnë vuajtje të mëdha për njerëzit e tjerë pa ndjenja apo pendim te pastajme, në mënyrë që të të krijojë qartesine e tyre të sigurisë përmes dominimit.”
    Dhe vazhdon me tej: “Kur ju e kuptoni natyrën e vërtetë të ndikimit psikopatik te liderit te turnit, i cili i çliruar nga ndërgjegja, emocionet, eshte egoist dhe i ftohtë ne llogaritjet qe ben, i lirë nga çdo standard moral apo etik, ju jeni të tronditur, por në të njëjtën kohë çdo gjë papritmas fillon të këtë kuptim, kemi te bejme thjesht me nje psikopat !
    Shoqëria jonë është gjithnjë e më e pa shpirt, sepse njerëzit të cilët e çojne atë përpara dhe japin shembullin e tyre, janë të pashpirt – ata fjalë për fjalë nuk kanë ndërgjegje.”

    A duhet te mrekullohemi me batutat e tij te radhes se fundit ne Lezhe? Une, si shumica e shqiptareve qe mashtroi them me bindje te plote JO!
    Eshte koha ti tregojme kliniken ku duhet te kurohet, siç bene dikur nebotesjellesit e tij.

    Reply to this comment
    • Sallakja April 1, 15:37

      Kush tha per kete Xumen qe ja fut kot ?
      Mua me duket se ca gjona i di ky, nuk eshte
      bylmes fare. Ja p.sh. Kete shkrimin e ka bere
      koncentrat,shkurte,pak e sakte.
      As vete nuk e di se c’fare kerkon te shpjegoje,
      por nuk ka shume rendesi, e rendesishme eshte
      te shkruash

      Reply to this comment
    • Virgjinush Fuat Kostreci April 1, 15:59

      Ne pergjigje te Sallakuçkes

      GREVA E URISE SE ..PALLOSHIT

      Rrefen nje fare Kostreci, nje trushkulur, historine e ”greves se urise” per dashurine e pa mateshme per librat, per dymbedhjete librat qe ja sekuestruan ne Burrelin e tij te paharruar.

      “Mesova italishten per dy muaj – tregon i greveurituri – dhe aty nga fundi i 67-tes ndersa rrija shtrire ne mes te dhomes me njezetetete te burgosur te tjere, oficeret erdhen drejt e tek une dhe me sekuestruan dymbedhjete libra. Njeri quhej “mohametto” (Maometto – sh.im) nje liber gjerman i perkthyer ne italisht dhe me thane qe pas mbylljes se xhamive ishte e ndaluar literatura fetare.

      U futa ne greven e urise per librat (!!) dhe ja hodha oficereve pas dymbedhjete ditesh me ndihmen e Xhemal Mulosmanit opingembajtes, me djegjen e gazetave ne qeli, qe e moren per te vertete se dogja librat !”

      E vazhdon me rrefimin e tij me tej.

      Paçka se une nje dite, ndersa isha vene ne rradhe per te ngarkuar kamionin me zhavor ne bregun e Matit, punoja shofer kamjoni aso kohe, me rastisi te degjoj te njejten histori nga nje tjeter kamionist, nje fare Zenel Bisha: flinte mu prane tij ne dhomen e Burrelit, dhe…… greva e sajuar e urise nuk kish librat si motiv por palloshin e Zenelit, pasi e kishin transferuar ne nje dhome tjeter. Per çdo liber kish nje dhurues Kostreci i Burrelit te greves se urise per palloshin zenelbishian.

      Linde i mutizuar do gjirizohesh i tille, ne Elbasanin tend te ndotur me Fuat mutaxhinjte e Kedhave shkrelaliabiberiane. Rastesia te paska lene akoma pa ngordhur, u shofsh me rrace kalbesire dekadente.

      Reply to this comment
    • bato April 1, 21:32

      Xume Protopapa!
      Ti e ke emrin Xume apo Sume?
      Sepse nga ato qe shkruan me duket se e ke emrin Sumatrice qe nxjerr vetem ate qe nxjerr edhe Salushi apo Lulushi nga goja. Zati duket qe je nje rrace me ata gojebythet e pederastet. Mos harro o Sume Xume! Sala yt nuk vjen me ne pushtet sepse ka bere krime dhe nje nder krimet qe ka bere eshte se u ka hedhur trute e gomarit edhe ca traperve si ti.

      Reply to this comment
    • Virgjinush Fuat Kostreci April 2, 00:01

      KE NGATERRUAR SEMAFOR

      Bato, se nick me simpatik nuk kame ndeshur ndonjehere (megjithe se ta kam kenduar kengen e kosit te tharte edhe here te tjera, si duket nuk te kam helmuar akoma). Nuk mund te shitesh ne kete faqe online, se nuk i duhesh kujt as per te fshire…. me ty.
      U bere xheloz qe nuk te perfshiva edhe ty ne psikopatin tipik te çoroditur e vesh shpuar? Mos u merzit, se per ty kam nje rroman te tere, ti je rast i deshperuar i psikopatit bipolar te pasherueshem edhe nen bombardim.

      Gervish muret ku kalon, kafshon trungjet e pertyp hala pishe kur fshihesh nga frika, te njejten lidhese e kalon ne dy kepuce, jo ralle, nga qe vesh pantallonat per se prapthi, ngaterron te hollet me te trashin, llogarit habine e pastrueseve te haleve (jo jot’eme qe i bie te fiket nga tmerri) dhe tromaksjen qe pesojne kur asistojne ne spektaklin tend.

      Nje gje akoma nuk kam arritur ta kuptoj: pse nuhat te prapmet e gjithe udhetareve ne autobuzet urbane, mungesen e vitaminave nuk ke per ta gjetur kurre ne ne ato pozicione. Pyet tet’eme se ku e gjen edhe ajo, se ne dyshe mund te keni edhe zbritje çmimi.

      Ah, sa nuk harrova: ke edhe nje karakteristike pertej psikopateve “normale” je edhe qelbesire, i degjeneruar dhe dylber i kodoshuar.

      Reply to this comment
  4. Zoro April 1, 14:55

    Ketij nuk i duhen thurur lavde kot, sepse shumica e tyre qe i thurin lavde nuk e njohin ne pune dhe aftesite profesionale, por e kane nga ana e tyre ose ju ka bere ndonje nder.
    Une kam patur perballje direkte me te dhe e kam thene dhe e them hapur per te qe eshte vetem nje oficer ushtrie dhe asgje me teper.
    Emrimi i tij ne krye te kesaj detyre nga Tahiri dhe Rama na ka zene te gjitheve ne befasi dhe po ju them se na ka shkaktuar deme edhe si polici e mjafte familjareve , por edhe mjafte individeve te afte me nga 2-3 fakultete dhe qe i kane dhene policise, ky ju mbylli deren nje pjese me nje fodullek prej idjoti se nuk punoje asnjehere puntor operativ krimesh, shef sherbimesh apo oficer i policise egjyqsore e per rrjedhoj nuk i duronte dot te aftet.Ky punoje vetem tek policet e mburojave, skafandrave dhe shkopinjeve e pompave te ujit dhe se arsimi i tij baze eshte Shkolla e Bashkuar e Oficerave “Enver Hoxha” te tjerat nga pas jane buzkuqe per te rregulluar bustin.

    Reply to this comment
  5. Astrim Lamaj April 1, 15:27

    @ Zoro,
    Z. Didi mbete nje figure e kompletuar dhe perben nje vlere te shtuar ne punen e Policise Shqiptare.
    Duhet te mesohemi te jemi mirrenjohes per punen e ketyre njerezve edhe kur sna kane plotesuar ndonje teke apo emerim qe e kemi enderruar.
    Edhe nje here Respekt dhe Mirenjohje per Ju Z. Didi. Koha do te vleresoje shume gjera.

    Reply to this comment
  6. tomy April 1, 16:02

    po mire mor xume pse nuk i dha legalizimet ai kaposhi yt i tredhur qofte dhe pa bere shaka apo e kish mendjen sic e ke ti tani safi nga keto mbrockulla psiko-filozopidhike. degjo ai qe ti e shan, ka aq mend dhe eshte aq pune mbaruar sa ja u ka futur juve qe vetem merreni me llafe dhe intriga te ndyra nje pune nuk dini ta filloni jo me ta mbaroni . aaah po i mbaroni kur kruani koqet poshte tavolinave te kafeneja e lagjes , te mbaruar komplet sa qe dhe barret sju sheron dot.TRAP

    Reply to this comment
    • Virgjinush Fuat Kostreci April 1, 16:36

      TOMY-t, vellait te JERRY-t

      Mbase, e me siguri Sali Rame Shiqere Berisha ka qene, eshte dhe do ngordhe ne tryezen tende si kaposhi yt, i babit t’at e ….. Nuk kam shpikur ajrin apo ujin e nxehte, e pohoi me gojushken e tij vete trulodhuri yt, kur batutoi me nje vesh-veth-shpuar lezhjan, perfitues i tapise.
      Kur u demaskua ne Korçe per blerjen e votave, isha i pari qe i dola ne mbrojtje, e konsiderova si “damn path” (e di qe ndihesh ne veshtiresi – aksident i perkorsit) gjate votimeve per te zevendesuar kokebirren e Korçes.
      Dhenja me doren e tij te tapive, votuesve te ardheshem, eshte krim politik, sepse edhe ti qe nuk ke syçka per te pare, veshe te shpuar dhe goje dy-perdorimshe te zene, me fare pak ndershmeri (ops !) qytetare nuk duhet te pranosh nje skandal te tille. Kaq per tani…..

      Reply to this comment
  7. lena April 1, 16:40

    Respekte per Didin

    Reply to this comment
  8. Zoro April 1, 16:48

    @ Zoti “Lamaj”
    Ashtu qofte sic thua ti ! Une kam mendimet dhe bindjet e mija dhe nuk ja imponoj ato askujt.
    Po do te polemizojme une kam aq gjera konkrete per budallalleqe te tij sa zoti fabulist do te bente nje “Dhelper troje” tjeter.
    Ja pafsh hajrin zotnia juaj.

    Reply to this comment
    • katarakti April 1, 19:58

      Kush jane keta me 2 – 3 fakultete mor ta marrsha. Per ato fakultetet e Kristalit e ke fjalen apo per ato te Plepave?! Per profesionin e tij, te siguroj une se ka qene
      1 000 here me profesionale Shkolla e Bashkuar e kohes se Hoxhes se keto te tanishmet. Pavaresisht gjithe te keqijave te asaj kohe ne kishim nje arsim te niveleve te larta dhe jo si sot. Kur banditi i tregon revolen profesorit ne rast se nuk i kalon te dashuren. Ose kur tjetri tund shukat e pareve. Ne kohen e Enverit kishin diktature, por shtet te vertete. Keto 25 vjetet e fundit kemi anarshi, rrumpalle dhe rrenim. Prandaj tu befsha, leri ato mburrjet per 2 – fakultete, se sot fale “demokracise”, te gjithe takistet i kemi me master!!!!

      Reply to this comment
  9. Zoro April 1, 20:29

    O “katarakt” nuk flas per kete brez qe mendon ti, jam nga ata qe shkollen vete e kam mbaruar para 90, por edhe per koleg dhe ish koleg qe kane dhene dhe jo ata qe kane konkuruar ne shkallet e stadiumeve, pallatin e kongreseve, te sportit apo univ. kristal, llamarine e derrase.

    Reply to this comment
  10. tralala April 1, 21:46

    ky eshte vendi qe me paten thene, ku komenti ia vlen te lexohet, pastaj po pate kohe lexo dhe shkrimin? Ky do jete ky.

    ja mendimi im: Ishin nje gjerman, nje kinez e nje fshatar. hahahahaha
    u kenaqet e? edhe une u kenaqa kur lexova tuajat. vertete me vlera

    Reply to this comment
  11. Zoro April 1, 22:13

    O pallavesh !
    Nuk kam ndermend te merrem me ty , se nuk qenke qe tjeter vecse top leshi.
    Ti nuk benke pune tjeter vecese nderroke pseudonimet dhe u merke me komentusit.
    Kujt po i rruhet se kush ishte Didi dhe kush eshte tani Didi. Vazhdo bjeri gajdes lale se 1 prilli eshte sot deri ne oren 24.00.

    Reply to this comment
  12. almahoxha April 2, 02:11

    respek per didin, eshte viktim

    Reply to this comment
  13. asnjanesi April 2, 05:15

    Nuk ulerin kot Sali qorri per Tahir kriminelin. Po ai vete perse nuk i kapi keta per kaq vite ? dhe na qeverisin tani. Ose Sali qorri e ka folene me te lyrosur se keta. Mjere shqiptaret cfare votojne, llumin e Shqiperise . U lumte ketyre qe kane gjetur shqiptaret. Bravo DIDI qe nuk pranoi te behet pjese e tragjedise shqiptare.

    Reply to this comment
  14. orienti April 2, 07:12

    ..puna eshte se Didi la nje emer te mire…pavaresisht se xhelozet dhe te paaftet ligavec grijne pas kuintave…

    Reply to this comment
  15. zefi April 2, 07:34

    sa per dijenin tuaj….Didi eshte perjashtuar dy here nga policia e shtetit, heren e pare nag M.BR. Ilir Gjoni dhe heren e dyte nga M.Br. Igli Toska……ne here te pare u rukthye me nderhyrjen e z. Cani, oficer madhor ne polici sepse ishte djali i motres se gruas……tani u kthye nag lidhjet me Tahirin por edhe nga keto lidhje e hengri……po te doni ju them edhe te tjera se ka shume bema ky Didi……

    Reply to this comment
  16. orienti April 2, 10:03

    z Zef ,mos u lodh..e njoh qe kur ka lindur…dhe dy ish ministrat etj..nuk te bejne me te besueshem.,por koha..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*