Eshtë kjo mënyra më e mirë për të bërë opozitë?

Nga Lorenc Vangjeli August 5, 2013 13:15

Eshtë kjo mënyra më e mirë për të bërë opozitë?

Eshtë një ushtrim i lehtë të bësh identikitin e fytyrës së opozitës së nesërme. Mjafton të kujtohet mënyra e djeshme e të bërit opozitë nga Berisha, mjafton të lexohen sinjalet e para që ai ka lëshuar në këto ditë të fundit të pushtetit të tij dhe mjafton të dëgjohet dhe kryetari i ri i PD-së Lulzim Basha, për të kuptuar se tipari kryesor i opozitës së nesërme do të jetë agresiviteti dhe kundërshtia totale ndaj gjithçkaje që do të bëjë qeverisja e majtë e vendit. Do të kritikohen edhe punët e mundshme të mira të saj dhe do të mallkohen deri në shtatë breza edhe punë të mundshme të liga. Eshtë proverbiale një batutë e kryeministrit Berisha e tre viteve më parë, kur Shkodra zhytej nën përmbytjen e saj të pestë rradhazi: “Kjo opozitë është e butë. Të kishin ndodhur përmbytjet në qeverisjen e tyre unë do t’i kisha marrë me gjithë tavolinën e qeverisë dhe do t’i mbysja në Bunë”, kishte thënë atëherë Berisha, po në tryezën e qeverisë. Dhe me gjasa ashtu do të kishte ndodhur. Edhe pse e majta është demonstruar në vijimësi shumë më vulnerabël përballë kundërshtarit, edhe pse PD-ja ka në indin e vet, në gjak, mish e eshtra, një ADN klasike force dhe arrogance që ja jep arroganca e forcës së rrugës dhe turmave që derdhen në rrugë.

Betejat e ardhshme politike do të kenë dy fytyra.

E para do të jetë ajo e kuruara me kujdes, e veshur me kostume, nën projektorët e kamerave dhe kondicionerët e sallës së Kuvendit. Do të jetë e ashpër. E përjavshme. Pak a shumë si opozita socialiste dje. Por do të jetë edhe një betejë e vështirë. Me një kryetar de jure si Basha që është jashtë sallës së Kuvendit dhe me një kryetar de facto si Berisha, ajo do të jetë e përzierë dhe me shije si produkt të përzjerash. Së paku në muajt e parë të qeverisjes, përjashto ndonjë të papritur, Berisha me gjasa do të jetë mysafir i rrallë i Kuvendit. Rreshti i dytë i anës së djathtë të Kuvendit i rri ngushtë në shpatulla burrit që e ka zotëruar atë sallë që nga momenti i parë që hyri aty në vitin e largët 1991. Tani, përveçse kohët kanë ndryshuar, ai është edhe më i lodhur, më i konsumuar nga qeverisja tetë vjeçare dhe më i pamotivuar përballë një kundërshtari që e mundi përtej çdo pritshmërie. Basha vetë do të jetë i zënë sa me punët e bashkisë së Tiranës, sa me andrallat që do t’i shkaktojë parlamenti i kryeqytetit ku PD është sërish pakicë, po aq dhe me ruajtjen dhe mbajtjen e ekuilibreve të brishtë që i dhanë postin e kryetarit të PD-së. Pjesa më e madhe e ish-ministrave të djathtë, gjithashtu janë të pamotivuar dhe shumë nga ta, kanë nisur që tani të shkelin syrin nga pak majtas. Me pak servilizëm klasik ballkanas përballë kundërshtarit të fortë që i ka përgatitur secilit nga një dosje me hynere shumë milionëshe korrupsioni, një shkelje syri nuk bën kurrë keq. Edhe pse më mirë se kushdo tjetër, se çfarë kanë bërë në tetë vjet qeverisje, e dinë ata vetë: në të gjitha rastet, mëkatet i njeh më mirë vetë mëkatari!

Edhe mbështetësit “e heshtur” të Olldashit dhe Olldashi vetë, që ndjehen të tradhëtuar nga gara e parë në PD, me gjasë nuk kanë motivin e fortë të opozitarizmit. Pjesa tjetër që mbetet në Kuvend, edhe nëse do të kishte dëshirën e mirë, thjesht nuk do të mundtte të bënte opozitarizmin. I zgjodhën në listë për gjeneralë, tani që duhen ushtarë për të luftuar, mund të shihet se pak nga ta i njohin armët e betejave politike.

Fytyra e dytë e opozitarizmit do të jetë rruga. Ajo ka qenë gjithmonë shiringa me amfetaminë e PD-së që i jepte adrenalinë asaj vetë dhe trulloste kundërshtarin. Do të duhet fare pak, një premtim elektoral gjysëm i mbajtur, probleme me furnizimin me energji elektrike apo larg qoftë, ndonjë dush nga qielli për Shkodrën me rrethina, që në Shkodër dhe Tiranë të shpërthejnë protesta me sloganin: ikni komunistë! Edhe pse në qeverinë e re të majtë, duke nisur që nga kryeministri i saj, askush nuk ka qenë asnjë ditë komunist. Por pak kush e ka njohur dhe shfrytëzuar më mirë psikologjinë e turmave sesa ekstremet, fashizmi dhe komunizmi. Dhe këtë lloj njohuri askush më mirë se Doktor Berisha nuk e njeh në Shqipëri. Aty ku Rama vendoste muzikë klasike për të përkujtuar kasaphanën e përgjakshme qeveritare të 21 Janarit, Berisha me siguri do të vinte muzikën e daulleve të luftës dhe tingujt e bazukave e këngën e kallashnikovëve.

Eshtë kjo mënyra më e mirë për të bërë opozitë në kushtet e sotme të vendit dhe në konfigurimin e ri politik? Kjo vlen të arsyetohet, por me shumë gjasa, jo! PD, të paktën në vështrim të parë do të fitonte më shumë nëse i jepte kohë vetes që të harroheshin tetë vjetët aspak të lavdishëm të qeverisjes së saj. Pak a shumë si një qengj që qetësisht fiton më shumë qumësht. Por PD nuk ka qenë kurrë e tillë. Ndaj ajo është e dënuar që edhe pse me forcën parlamentare të qengjit, të veshë në çdo çast kostumin tradicional të saj, kostumin e ujkut të egër politik. Edhe pse me qime të rëna, bisht e qafë të rrjepur dhe një dhëmb lëvizës të mbetur ende në gojë, por që mund të kafshojë njëlloj. Siç thoshte dikur Hoxha i komunistëve për imperializmin amerikan. Siç e besonte dikur edhe vetë Doktori ish-komunist i viteve të fundit. Siç shpreson e lutet sot që ai dhëmb të ngulet fort në lëkurën e Ramës.

Nga Lorenc Vangjeli August 5, 2013 13:15
Komento

12 Komente

  1. Dardan August 5, 03:16

    Zotni, thuaje cope! Ne shqitpareve qe donim demokraci, na rrasen per opozite nje grup te felliqurish dhe gjaksoresh te ardhur me katapulte nga lufta e II Boterore! Ne te dyja kahet kjo ky grup qe erdhi si opozite, ka kryer te njejten pune edhe ne pozite!

    Reply to this comment
    • Devolliu August 5, 23:16

      Moj Jona që nuk je fare e jona por je e Salih Sërbit, kryehajdutit, kryekriminelit vrasës të shqiptarëve, kryetradhtarit të Kombit, që e ka vendin në burg përjetë.

      Reply to this comment
  2. jona August 5, 07:52

    O Vangjeli. Nuk hoqe dore nga ato analizat e tua aq te pakuptimta edhe tani qe PD kaloi ne opozite dhe te gjitha shpifjet per vjedhje votash , per arrogance e kriminalitet shkuan ne lume , tani nuk pushon se shpifuri e se genjyeri deri ne marrezi .Turp te te vije nga vetja se e quan vehten parimor po katandisesh ne nje horrrrrrrrrrrrrrrrrrrr.

    Reply to this comment
  3. fleks August 5, 08:49

    Ja si do behet opozita qe ta mare vesh dhe Vangjeli:

    PS ne 8 vitet e saj kur ish ne pushtet u shqua per korrupsion galopant sa dhe vete kryetari i Partise Socialiste akuzoi kreret e saj se jane te korruptuar gjer ne fyt.

    E PD ne 8 vitet e saj u shqua per perkushtim ndaj qytetarit ne shkalle te mesme.

    Kur ndrkohe PS”fitimtarja” e ketyre zgjedhjeve mbeti ne gjendjen e viteve 2009,duke u bere peng nga koka gjer te kembet e LSI-se.

    Prandaj e djathta do i beje nje pozite spektakolare maxhorances se re meLULZIM BASHEN si mesfushor i ri i PD_se e Sali Berishen trajner te hatashenm te saj.

    Prandaj,mbi te gjitha te rroje partia,sepse barocoletat me:si e doni policine.si e doni turizmin kane filluar,sikur ajo;cfar uji ti japim gomarit?

    Reply to this comment
    • popull leshi August 5, 11:19

      cope katundari i ndyre ,paske qene ,,brekegrisur
      akoma me Saliun …mire ju a ka bere Enveri ,,ca si ty e mbajten ne kembe edhe ate plehre …vetem sher dini te beni ,,skutha ,frikacake ,,plehrat e kombit …nuk keni kurajo ,,vete dhe i gezoheni maskarallekut te Saliut ,e Jozefines ,,derra..

      Reply to this comment
    • TUSHI August 5, 15:11

      O ti Fleksi mos te kan ba gja shperlamje trurit ty ata te sales ose te ka mbet sahati ne 92- shin dhe nuk te leviz prej vendit asnje second ma apo je edhe ti qe ke vjedh dhe kercenu popullin nen hijen e sali kriminelit .
      Se ne PD-n skan mbet njerez te ndershem sepse per momentin ne kryesin dhe organet drejtuse te PD- s ka mbetur vetem trafikant ,droget , armesh , organesh njerzore , prostitucionit , naftet , licensa koncensionesh dhe shum trafiqe te tjera. A e shikut sot se ca nxjerri policia Italiane ne kontrollit per parcelat e droges ne Shqipni sa ishin vetem ne Kolumbin e Shqipnis (LAZARAT) u perfitoheshin 4.5 miliard euro ne vit . Pra sala me banditet e tij e komandon ate sigurisht edhe Lulja e tij (LUL BASHA )

      Reply to this comment
  4. Pellumb zaimi August 5, 14:54

    Lorenc mire e bén analizën. Lëre ç’thone gojet qe dine vetém të shajnë. E kanë mesuar nga saliu,mjeshtri i sharjeve pa din e pa iman. Me gjej nje vetem nje fjalim te saliut ku frazat kane vazhdimesi logjike. Ne te gjithe fjalimet dhe prònoncimet publike kalon p.sh nga baticat henore tek mbjelljet arrore, nga permbytjet katastrofike te shkodres tek buna lumë i lundrueshem e shkodra port, nga leshi tek preshi… E dini ç’më kanë thêne halabakëria e lagjes kur i kam pyetur përse e doni aq shumë salinë? Shpjegimi i tyre per kete dashuri më la me gojë hapur: “e dum se ka menjen(mëndjen) dhe fjalet si tonat,asht rob zoti”!!! Prandaj mos prit opozitë ndryshe nga ai apo te njellojtët e tij nga mëndja . Opozita moderne as mos të të shkojê nëpermend nga nje mendje qe halabakët e kane kuptuar mirë. E dini si béhet pulë ky trim televiziv . Le t’ja hapin ate qe pret populli,dosjen e mbushur tere krime e hajdutllëqe,le ta gdhije e ngryse duke u thirrur ne prokurori dhe do té shihni sa trim i madh është. Por a do ta beje kete pushteti i ri. Nuk e besoj per shume arsye… Ju kini kapur nje teme qe ja vlen ta lexosh. Te fut né mendime. Per me teper kur imagjinon se nuk kemi opozitën e nje partie moderne perpara por opozitén e nje partie interesash shume te vogla personale dhe opozitarësh të rangut te ulet intelektual apo mbeturinash te kolaboracionisteve. Madje do te thosha dhe përfaqësuesish té lumpenit… Pergezime autor!

    Reply to this comment
  5. b.kanani August 5, 15:15

    O Lorenco na thuaj ndonje llaf per te madhin Cili ku behet se na mori malli kemi qe para votimeve qe nuk po e shohim me kete bythe lepirsin me shkolle te berishes.aman na thuaj ndonje llaf se nuk kemi ku te gjejme tjeter si cili.

    Reply to this comment
  6. T'ka sali shpirt August 5, 18:35

    o Lorenco respekte

    je teper i sakte dhe me nje sarkazem te thelle
    “cjapi ve ne radhe 99 dhi, tek e 100 ndez nje cigare”
    dhe ti keshtu i ve gomeret ne radhe
    respekte…………………….

    Reply to this comment
  7. tradita August 5, 18:41

    O IDIOTER, TANI QEVERISNI, SE SI BEHET OPOZITE E DIME NE.

    Reply to this comment
  8. Fleks August 5, 21:25

    Tradita!

    I ke dhene nje pergjigje kaq te shkurter e te sakte,sa me nuk behet.

    Po e kane filluar qeverisjen e kane filluar,ja po pyesin popullin-Ca uji ti japim gomarit?Si e doni policine,po turizmin po taksen po tvsh-rat etj atj etj atj.

    Pra ca uji ti japim gomereve.

    E populli pergjigjet uje te lengshem.

    Reply to this comment
  9. Berzeshta August 6, 12:03

    Qe opozita te ngre probleme dhe te kundershtoje te metat me fakte nuk ka asgje te keqe.Faktikisht duhet te kete ne parlament opozite qe punet te ecin perpara. Por, po filluan me shpifje dhe akuza te pa verteta dhe aq me keq po te organzohen turmat ne protesta atehere ky popull i shumevuajtur do sfilitet me keq.
    Mendoj qe opozita duhet te jete nje oponence e mire per drejtimin e vendit. Neqoftese do kemi suksese me te mira ne te ardhmen ato nuk duhet ti dedikohen vetem qeverise por edhe opozites.Duhet te behet e qarte per te gjithe qe nuk qeverise vetem partia fituese, por edhe opozita me oponencen e saj dashamirese.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*