KOPERTINA, 07 Janar 2016

January 7, 2016 00:31

KOPERTINA, 07 Janar 2016

– Zoti Kokalari në një letër drejtuar ambasadorit Lu në vigjilje të ardhjes së tij në Tiranë në fillim të këtij viti ju shkruani se z.Lu “është emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner”… Po ju citoj: “…Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton…”. Tani kur kanë kaluar kaq muaj nga vendosja në Shqipëri e z.Lu, e keni ende këtë shqetësim dhe këtë skepticizëm?

– Unë nuk kam asnjë dyshim se Sali Berisha do të përdorë çfarëdo marrëdhënie që ai ka në dispozicion të tij, dhe ai do të tregojë gënjeshtra që janë më të mëdha se çdo mal në Shqipëri në përpjekje për të çarë rrugën e tij të kthimit në pushtet. Siç e kam lënë të kuptohet në shumë raste të tjera, unë besoj se ai është një megaloman i pamëshirshëm, i cili përfaqëson pengesën e vetme më të madhe të përparimit të Shqipërisë si një demokraci me një sistem gjyqësor funksional. Unë gjithashtu nuk kam asnjë dyshim se Berisha, me fondet e qeverisë shqiptare, e ka përdorur Frank Uisner si operativ të tijin të paguar, dhe nuk ka dyshim se Uisner kishte një marrëdhënie në të shkuarën me Donald Lu. Dhe këto gjëra unë i di, sikurse di që dita kthehet në natë. Unë i solla të gjitha këto në vëmendjen e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në kohën e procedimeve të nominimit të Lu-së. Sot, unë nuk e di se deri në çfarë mase, nëse ka ndonjë, Uisner është përpjekur të ndërhyjë në emër të Berishës me anë të Donald Lu që kur ai mori pozitën e tij si ambasador. Megjithatë, unë mund t’ju them se në qoftë se unë do të mësoj se Berisha tani është duke përdorur Uisner në përpjekje për të lobuar me Donald Lu, e sigurt si nata që kthehet në ditë, unë do ta sjell këtë në vëmendjen e anëtarëve të Kongresit në Uashington. Dhe nëse Berisha apo dikush tjetër mendon se kjo është një shaka, atëherë unë sugjeroj që ata t’i kërkojnë ambasadorit Uidhers nëse ai mendonte se ishte shumë qesharake, kur ai u detyrua të fluturojë për në Uashington për të dëshmuar para Komitetit Mbikëqyrës të Kongresit që hetonte AEY. Se, që ta dini, hetimi i Kongresit për këtë çështje ka filluar për shkakun tim. Megjithatë, duke i lënë këto mënjanë, unë mendoj se ambasadori Lu duhet të lavdërohet për komentet e fundit që ai ka bërë në përpjekjen e tij për të bërë presion mbi qeverinë shqiptare për të ndërmarrë veprime për të pastruar pellgun e korrupsionit që shqetëson Shqipërinë. Në aparencë, ai duket se ka marrë një qëndrim më proaktiv ndaj korrupsionit nga ato që unë kam parë nga të dërguarit e tjerë amerikanë në Shqipëri. Ai madje duket se ka huazuar një faqe nga playbook-u im, duke folur për gjyqtarët që kanë burime të pashpjeguara të pasurive, si ata që mbajnë orë dore, sikurse tha ai, që janë më të shtrenjta se makina e tij. Ju mund të kujtoni se isha unë i pari që solla në vëmendje koleksionin e orëve të Fatmir Mediut. Nëse Ambasadori Lu i hedh një sy kutisë së bizhuterive të Fatmir Mediut, ai mund të shikojë orë që janë më të shtrenjta se gjithë shtëpia e Ambasadorit!

– Çfarë mendoni për reformën në drejtësi. Ajo që publiku di deri më tani është që ka një paketë kushtetuese ndryshimesh dhe amendimesh. Por qytetarët shqiptarë e dinë që problem nuk kanë qenë ligjet, as të vjetrat, as të rejat, por moszbatimi i tyre. Ju si e shihni këtë situatë të re dhe angazhimin e pazakontë ët ambasadorit amerikan dhe ambasadores së BE në Tiranë?

– Diçka që do të më bindi mua nëse ambasadori Lu është i sinqertë në fushatën e tij kundër korrupsionit është në qoftë se ai merr iniciativën për të ushtruar presion ndaj qeverisë shqiptare për të hetuar rastet kur ne e dimë se ka prova të forta për korrupsion. Për shembull, në lidhje me një Albpetrol, ne e dimë se tenderi i privatizimit ishte dhënë një bashkëpunëtori të Sali Berishës, i cili në mënyrë misterioze doli si fitues në orën njëmbëdhjetë, ndërsa ne e dimë se firma e Frank Visner, Patton Boggs, ishte konsulent i qeverisë Berisha për tenderin Albpetrol; ne gjithashtu e dimë se një garanci mashtruese bankare është përdorur për të siguruar tenderin. Është gjithashtu fakt se një dokument zyrtar i qeverisë shqiptare shpalli të vlefshme procesin e tenderit dhe garancinë bankare të Patton Boggs.

– Zoti Kokalari, pse këmbëngulni kaq shumë në këtë çështje?

– Sepse disa njerëz kanë sugjeruar për mua që marrëveshja Albpetrol u ndalua në fund të fundit, kështu që asnjë dëm është bërë. Unë e kuptoj se si kjo mund të jetë menduar në Shqipëri, por le të ballafaqohemi me atë: Shqipëria është një vend ku njerëzit i lajnë hesapet me vrasje. Por, sikurse ambasadori Lu mendoj se e di, kjo nuk do të kishte ndodhur në Shtetet e Bashkuara, ku ne kemi një sistem të fuqishëm gjyqësor. Qeveria Berisha ka harxhuar burime të vlefshme në atë marrëveshje, e cila përfshinte një nga pasuritë më të mëdha shtetërore të Shqipërisë, pa përmendur këtu reputacionin e dëmtuar të Shqipërisë si pasojë. Dhe, nga ajo që unë mund të them, kjo është bërë për shkak se qeveria Bersisha ka manipuluar ofertën për të siguruar asetin që iu dha një prej miqve të Berishës. Dhe unë besoj se është kryer një krim në bazë të procesit të dhënies se tenderit, edhe pse marrëveshja nuk u mbyll asnjëherë. Kjo ndodhi vetëm se do të kishte qenë një krim federal në SHBA. Por unë mendoj se një krim i dytë është kryer për shkak se një garanci mashtruese bankare është përdorur për të mbështetur ofertën, dhe unë besoj se mashtrimi ishte kryer nga amerikanët dhe shqiptarët, duke përdorur American Chartered Bank. Unë jam i vetëdijshëm se ka një hetim në këtë mashtrim bankar nga agjencitë përkatëse qeveritare këtu në SHBA. Por çfarë duhet të bëjë qeveria Rama me mashtrimin e Albpetrol? Unë mendoj se është pothuajse e njëjta gjë që bëri Berisha në lidhje me ndjekjen penale të mashtrimeve të ndryshme të regjimit Nano, çka do të thotë zero. Nëse Ambasadori Lu është serioz në lidhje me luftën kundër korrupsionit në Shqipëri, unë sugjeroj që trysnia e tij mbi qeverinë shqiptare që të bëjë gjithçka ka në dorë për hetimin e këtij mashtrimi që është kryer kundër një institucioni amerikan federal financiar të licencuar. Dhe unë do të jem të lumtur ta ndihmoj atë në këtë çështje, dhe, në këtë mënyrë, fjalët e tij lehtësisht mund të shndërrohen në vepra. Por kjo mund të kërkojë nga ai që të ballafaqohet me Frank Uisner. Kjo mbetet të shihet nëse ai do të jetë i gatshëm për ta bërë këtë.

– Ju, zoti Kokalari, kini qenë tepër aktiv lidhur për denoncimin e çështjes së Gërdecit. A kini ndonjë gjë për të shtuar lidhur me kompaninë AEY ?

– Po. Kini të drejtë. Sepse ne kemi çështjen AEY, një skandal që unë jam ndihmuar ta vë në dukje në faqen e parë të New York Times-it, me informacionin që më është dhënë nga Kosta Trebicka. Unë e di se sistemi gjyqësor amerikan ka funksionuar gjatë këtij episodi, sepse amerikanët që ishin prapa AEY, u dënuan nga Departamenti i Drejtësisë për mashtrim të qeverisë amerikane. Por, sikurse thuhet, duhen dy vetë për të kërcyer, ndaj dhe këto krime nuk mund të ketë qenë kryer pa bashkëpunëtorë në Shqipëri. Është botuar një libër kohët e fundit në lidhje me AEY, ndërkohë që një film i madh i bazuar mbi këtë libër do të dalë këtë vit. Sipas librit dhe intervistave me dëshmitarët okularë, Shkëlzen Berisha ishte i implikuar në skemën e AEY, si dhe zyrtarë të lartë të qeverisë shqiptare. Pse nuk ka patur ndonjë hetim në bashkëpunimin e zyrtarëve të qeverisë shqiptare në çështjen AEY? Për fat të keq, gjatë kësaj periudhe, kemi pasur të dërguar amerikanë, si Marsi Ris, e cila me vetëdije shihte rrugë të tjera, për shkak të bashkëpunimit me Berishën dhe Mediun në lidhje me objektivat e tjerë të SHBA në Ballkan. Nëse Ambasadori Lu është serioz, ai mund të detyrojë qeverinë dhe gjyqësorin shqiptar të rihapë këtë çështje. Por unë mendoj se kjo nuk do të ndodhë kurrë, ndoshta për shkak se Departamenti i Shtetit ka frikë se do të hapë një nevojtore krimbash që mund të implikojnë njerëzit e vet.

– Por çfarë pengon konkretisht?

– Për sa u përket të ashtuquajturave reforma për të cilat shprehet shqetësim, unë them se në Shqipëri ekzistojnë aktualisht ligje që mund të trajtojnë shumicën e akteve korruptive të zyrtarëve të qeverisë. Problemi ka qenë se, për një arsye apo një tjetër, nuk ka pasur aspak vullnet për të zbatuar këto ligje. E rëndësishme është se a ka njerëz në qeveri dhe në gjyqësor që të jenë të gatshëm dhe në gjendje të zbatojnë këto ligje. Por kur ju keni gjyqtarë të korruptuar që preken dhe njerëz të pleksur keq në këto afera si Ilir Meta, çfarë të mire kanë këto ligje? Sinqerisht, duke pasur parasysh të kaluarën e tij, unë e konsideroj fyese që Ilir Meta është në mes të këtij debati mbi reformën gjyqësore, dhe që ai ka guximin të komentojë si duhet të jetë ajo, nëse ai ka një formë të autoritetit moral. Sipas mendimit tim, ai ka qenë pengesa e dytë më e madhe për një sistem gjyqësor funksional. Por, në qoftë se Ambasadori Lu dhe Edi Rama janë seriozë në lidhje me korrupsionin në Shqipëri, një hetim në rastin Meta mund të jetë një vend i mirë për të filluar. Çdo gjykatë në Shqipëri mund të më thotë se videoja e Ilir Metës ishte e vlefshme, por unë çfarë unë pashë me sytë e mi, besoj se kjo çështje ishte një parodi e drejtësisë, veçanërisht në dritën e faktit se ajo shkaktoi ngjarjet që çoi në masakrën e 21 janarit.

– Zoti Kokalari, si e shpjegoni ndryshimin që pësojnë zyrtarët amerikanë kur përballen me rastet e korrupsionit dhe të shkeljes së ligjit në Shqipëri?

– Shumica e të dërguarve të Amerikës në Shqipëri kanë praktikuar diplomacinë e udhëhequr nga real-politika. Si rezultat i kësaj, zyrtarët e Departamentit të Shtetit tjetërsohen kur përballen me akte flagrante të korrupsionit në Shqipëri, për shkak të interesave të tyre në përmbushjen e objektivave të tjera, si stabiliteti rajonal dhe bashkëpunimi me luftën kundër terrorizmit. Për sa kohë që këto nevoja janë duke u kënaqur, Departamenti i Shtetit nuk kishte oreks të merrej me një varkë në Shqipëri, edhe pse punët e saj të brendshme ishin shqetësuese, edhe nëse ato përfshijnë korrupsionin masiv nga ana e zyrtarëve qeveritarë. Mund të jetë kjo ajo që dëshirohet, por unë jam duke shpresuar se komentet e fundit të ambasadorit Lu janë një tregues se Departamenti i Shtetit ka një vendosmëri, dhe ata kanë arritur më së fundi të kuptojnë çelësi për partneritetin dhe objektivat e Amerikës me Shqipërinë është që Shqipëria të bëhet një demokraci e qëndrueshme e udhëhequr nga sundimi i ligjit në rajon. Dhe në qoftë se Shtetet e Bashkuara përdor fuqinë e saj për të bërë presion ndaj të gjithë faktorëve në Shqipëri për të miratuar një gjyqësor të fortë dhe transparent, që të drejtohet nga gjyqtarë të ndershëm të aftë, atëherë mund të thuhet se janë të përmbushura interesat më të mira si të amerikanëve dhe të shqiptarëve. Pra, me fjalë të tjera, Shtetet e Bashkuara mund të ketë një tortë dhe ta hanë atë në Shqipëri, në qoftë se ajo përqendrohet në atë që është e mirë vetëm për Shqipërinë, dhe jo në atë që është e mirë për Amerikën. Në fund të fundit, fjalët nga një ambasador amerikan mund të kenë ndikim të madh në Shqipëri, por veprimet flasin më shumë se fjalët. Unë nuk jam aq naiv që të pres ndryshim të madh në të ardhmen e afërt, por nëse SHBA dhe BE-ja janë të angazhuar dhe në mënyrë agresive për të ndjekur reformën, gjithçka është e mundur. Por kjo është e dyshimtë se do të ketë ndonjë ndryshim domethënës në qoftë se shqiptarët ua lënë atyre ta zgjidhin këtë problem. Ata nuk kanë arritur atë nivel të pjekurisë politike dhe shumë politikanë janë ende të preokupuar me vogëlsirat e foleve të tyre.

– Mendoni se duhen ligje të reja për të ndëshkuar Sali Berishën?

– Berisha rimori pushtetin në vitin 2005 me premtimet e fushatës për të ndëshkuar korrupsionin e regjimit Nano. Dhe për të rimarrë pushtetin për socialistët në vitin 2013, Rama bëri fushatë me premtimet për të ndëshkuar një korrupsion edhe më të madh të regjimit të Berishës. Çfarë ka bërë secila palë për të zgjidhur këtë çështje? Populli i Shqipërisë e di përgjigjen për këtë pyetje më mirë se unë.

 

January 7, 2016 00:31
Komento

1 Koment

  1. hum hum January 7, 16:29

    Ja do jem shume I perzemert me Moderaleshin dhe Tonin: pas dhjete minutash do rikthehem dhe ne se do gjej perseri filtrat, dhe me qe ndihem I lenduar per perdorimin pa deshiren time te shume komenteve te vjetra, sipas oreksit tuaj, do luajme se bashku “kuka-muçka” me dy IP-te tuaja njekohesisht: 104.28.23.166 dhe 104.23.22.166 ….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*