Spitalet partizane ku u kurua dhe Mehmet Shehu

August 18, 2015 11:12

Spitalet partizane ku u kurua dhe Mehmet Shehu

Mark Brunga

Shqipëria është vendi që luftoi më shumë nga popujt e vegjël gjatë Luftës së Dytë Botërore  dhe që arriti që të çlirohet tërësisht me trupat e saja partizane, si forcë goditëse përkrah aleatëve të mëdhenj,  Anglo- Amerikano-Sovjetikë. Kostoja njerëzore dhe materiale qe e madhe për një popull 800 mijë banorësh. Sa ç’ishte në atë periudhë shteti Shqiptar.

Gjatë luftës për çlirim dhanë jetën 28 140 patriotë që mbushën radhët partizane në luftë kundër okupatorit nazi-fashist. Duke u bazuar në statistikat zyrtare të shtetit, krahas këtyre të rënëve, ka pasur edhe rreth 12 600 të plagosur, të cilët janë mjekuar e strehuar me kujdes e dashuri nga populli. Po pjesa më e madhe e tyre është trajtuar në spitalet partizane. Për ta bërë sa më efikas këtë shërbim, organizatorët e luftës, duke parë edhe rritjen e intensitetit të lëvizjes së armatosur dhe shtimit të radhëve të luftëtarëve,  kanë urdhëruar me një shkresë të veçantë krijimin e Spitaleve Partizane.

Në këtë urdhër të nënshkruar nga Komisari Politik Enver Hoxha dhe Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm Spiro Moisiu, theksohet : “ Gjatë luftës që po zhvillojmë, theksohet në Urdhrin e kësaj Komande, kemi mjaft të sëmurë dhe të plagosur, për të cilët, duhet të kemi kujdesin më të madh me i shërue që kështu të mundin të zënë përsëri vendin në radhët e luftës. Prandaj urdhërojmë që çdo grup duhet të krijojë një spital ku të shtrohen vetëm të plagosurit dhe të sëmurët rëndë. Ky spital të drejtohet mundësisht  prej një doktori ose infermieri të stërvitur”.

Lidhur me kurimin e të sëmurëve dhe personelin e shërbimit që duhej t’u shërbenin të plagosurve dhe të sëmurëve, Urdhri thekson : “ Të sëmurët lehtë të çohen në shtëpi miqsh ose në ndonjë ambulancë për shërim të shpejtë. Për shërbim në spital duhet t’u bëhet apel vullnetarëve, gra të qyteteve ose të fshatrave , të cilat duhet të kryejnë punën e infermiereve”.

 Histori : Si u ngrit spitali partizan në fshatin Vlushë

10502369_872987192754056_274704347_nNga historiku i fshatit Vlushë të Skraparit shkëpusim një detaj që konkretizon faktin se përse u ngritën spitalet mes emergjencës së betejave që zhvilloheshin dhe se  si funksionuan ato.

Nga ngjarjet e Luftës se Dytë  Botërore vlen të përmenden tre ngjarje kryesore: Në historikun e fshatit, është shkruar se “Gjatë operacionit të dimrit më 14 janar të vitit 1944, një detashment ndëshkimi gjerman, me porosi të eksponentëve të Ballit Kombëtar, bënë një masakër duke vrarë 22 burra dhe djem të pafajshëm të fshatit.

Ata janë shpallur të gjithë dëshmorë të atdheut. Në mes të fshatit Vlushë është ngritur një përmendore në kujtim të këtyre martirëve “. Në Vlushë më 17 Mars 1944 u formua Brigada e 7-të Sulmuese e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare. Edhe për këtë ngjarje është ngritur lapidari në pllakatën e të cilit janë gdhendur emrat e të gjithë dëshmorëve të kësaj Brigade partizane që luftoi kundër nazisteve gjermanë deri në Vishegrad të Jugosllavisë së asaj periudhe.

Po në Vlushë ka funksionuar spitali partizan në shtëpinë e Hysen Mançes. Në këtë spital janë mjekuar edhe Heroi i Popullit Zylyftar Veleshnja dhe ushtaraku Skënder Malindi. Si dhe shumë partizanë e partizane bij të popullit të ngritur në luftë për liri.  Spitali partizan ka funksionuar nga muaji prill deri në qershor 1944. Numri i Spitaleve Partizane që funksionuan përkohësisht në të gjithë territorin e vendit është shumë i madh.

Spitali ku u kurua Mehmet Shehu

10927869_872987146087394_931266142_nGjatë luftës edhe një nga komandantët e njohur të formacioneve partizane është kuruar në fshatin Malind të Skraparit. Sipas një dëshmie të Ilir Malindit, Mehmet Shehu,  komandanti i Brigadës së Parë Sulmuese është ftohur me bronkopneomoni dhe është kuruar në banesën e gjyshit të tij, Karafil Malindit, banesa e të cilit shërbente njëkohësisht edhe si vend komandë e shtabit. Atje, sipas tij, është bërë kthimi i menjëhershëm i banesës në spital, pasi mbas betejës së Tendës së Qypit janë plagosur mbi 100 partizanë dhe luftëtarë të çetave territoriale.

Shtëpia kishte rreth 18 dhoma dhe pas kësaj ngjarjeje 6 prej tyre u vunë në dispozicion të të  plagosurve, dhe në pjesën tjetër të kullës, në dhomat e tjera u instalua shtabi i brigadës. Ndërsa të plagosurit e tjerë u shpërndanë në spitale të zonës. Ndërkohë mësohet se edhe Mehmeti është sëmurur rëndë. Malindi tregon se për atë u kujdesua gjyshja e tij dhe një infermier italian, i cili u çudit kur ka parë se si ushtaraku madhor i luftës po kurohej përveç medikamenteve, me hedhje  kupash nga e moshuara.

Ai kishte besim te kjo lloj kure dhe e kërkoi vetë pasi e dinte se kështu kurohej shumica e banorëve të zonave të thella. Në një betejë tjetër, atë të Qafës së Gjarprit përsëri ka pasur shume të plagosur. Spitalet u mbrojtën kur armiku sulej drejt tyre ose transferoheshin me transport kafshësh ose me barrela. Kështu u mbrojt edhe Spitali i Ujanikut, në lartësitë e malit të Tomorrit,  ku shërbenin mjekë dhe infermierë amerikanë. I gjithë personeli ndërkohë  u transportua gjatë natës…

Pushkatimi i doktorëve italianë

10917631_872987176087391_739689090_nMalindi sjell një detaj interesant. Në  Çepan janë pushkatuar 2 mjekë italianë, të cilët nuk pranuan që të marrin pjesë në formacionet partizane. Sipas tij, në atë periudhë, në Brigadën e Parë Sulmuese nuk kishte kirurgë, por vetëm 2-3 infermierë italianë.

Pas kapitullimit te Italisë, në afërsi të fshatit u grupuan rreth 400 ushtarë dhe oficerë italianë të cilëve iu bë thirrje që të merrnin pjesë në radhët partizane. Mes tyre ishin edhe 2 kirurgë që kishin marrë pjesë në betejat me ushtrinë greke dhe kishin kuruar në front me qindra të plagosur. Si dhe banorë vendas.

“U thirrën te shtëpia jonë , tregon Malindi për të biseduar.  Mjeket nuk pranuan të vazhdonin të ishin pjesë e luftës partizane dhe Mehmeti urdhëroi që të ekzekutohen si fashistë. Ka qenë ndërhyrja energjike e gjyshit, Karafilit, i cili ishte mik i vjetër i Ismail Shehut (babait të Mehmetit), që nuk lejoi të pushkatohen në Malind… Por pas disa ditësh, në fshatin Çepan, u dëgjuan disa të shtëna. Ishin ekzekutuar”. ..

Pas një beteje të mëvonshme ku pati shumë të plagosur, Mehmeti, duke qenë se nuk kishte kirurgë profesionistë, tregoi se qe penduar, pasi foli nën zë se sa shumë kishte gabuar që i kishte pushkatuar mjekët italianë. Dhe sa herë që shkonte në Skrapar me vonë në përvjetorë, ai e përsëriste këtë “ Mea Culpa”.

 

August 18, 2015 11:12
Komento

32 Komente

  1. red por jo i kuq June 11, 08:43

    NESE NE 1957 DO KISHTE PERGJIGJE? SALI BERISHA NUK DO ISHTE SOT NE PUSHTET, ETJ, ETJ

    Ne 1957 Hoxha-Shehu tentuan ti jepnin nje sinjal Perendimit.
    Edhe zhdukja e Teme Sejkos ka te beje me deshtimin e ketij plani.

    Por Hoxha-Shehu ishin burra komuniste qe kishin perceptime krejt te tjera nga sot per atdheun, interesat ekonomike, pushtetin etj.
    Ata nuk mund te flisnin me hapur se kaq.
    Pranuan nje gazetar amerikan qe ai ta amplifikonte hapur kete oferte.
    Nuk reagoi SHBA.
    Pse?
    Sepse pas deshtimeve te operacioneve te CIA, kjo e fundit nuk u mor me me Shqiperine. Mes dilemes per tia deleguar ceshtjen e sherbimeve Italise, Greqise apo Beogradit, ata vendosen per kete te fundit pasi u rezultoi se serbet ishin me te pershtatshem.
    Enver Hoxha e dinte mire kete.
    Ramiz Alia me lejen e tij ka bere loje te dyfishte me UDB-ne.
    Sikur Mehmeti mos vriste veten dhe Enveri mos debilosej, pushtetin nuk e trashegonte kurre Ramiz Alia dhe Nexhmija, por Mehmet Shehu.
    Dhe kjo do te thote qe nuk do kishte Sali Berishe ne skene.
    Ramizi e zgjodhi Saliun nen ndikimin e UDB-se e cila duke patur per dekada me radhe kontrollin e padukshem, doli ne siperfaqe ne 1990 duke shfrytezu vakumin dhe dobesine e Ramizit si personazh politikan ne kapercyell historik.
    Historia do rridhte ndryshe nese ne 1957 pergjigja do mberrinte

    Reply to this comment
    • shpatar June 11, 19:38

      Te jetonte ky burre, Saliu me shoke do benin shurren ne breke

      Reply to this comment
    • drini August 19, 07:49

      Nëse do të kishin mundur të mbronin më mirë Mehmet Shehun nuk do të kishte ndodhur ky shkatërrim. Nëse nuk do të ishte ky Berisha që është sot, do të ishte gjetur një tjetër ”Berishë”.

      Reply to this comment
    • cassowary August 19, 09:39

      Qendrimi i Amerikes ndaj Shqiperise ka qene i gabuar. Ata e shikonin ate si nje koloni grindavece, qe nuk do qe t’i bindet kolonizatorit!

      Reply to this comment
  2. merobaze June 11, 09:20

    PO TE KISHTE VEPRUAR MEHMET SHEHU SI ZHUKOVI NE MOSKE ME BERJEN, SHQYPNIA SOT DO TE DUKEJ NDRYSHE.

    Spiuni i Stalinit dhe BOSI i policise Sekrete Berja kishte vendosur te likuidonte heroin e Leningradit, te Moskes, te Stalingradit dhe te Berlinit, gjeneralin fitues te Luftes se Dyte Boterore Zhukov dhe kishte organizuar vrasjen e tij ne mbledhjen e Byrose Politike duke e helmuar me kafe. Por Zhukovi qe ishte mjaft me pervoje ne prapaskenat bolshevike dhe qe u paralajmerua edhe nga Hrushcovi per kete skenar te pabese, kishte fshehur ne cizmet ushtarake patllaken e tij dhe kur Berja filloi deklaraten e tij per denimin e Zhukovit ai ja numeroi ne lule te ballit gjithe karikatorin e revoles dhe me pas Byroja Politike e BRSS deklaroi se vdiq nga nje atak ne zemer dhe u varos me nderime pushtetari.

    Per kete arsye Mehmet Shehu tregoi me veprimet e tij te ligeshta ne momente decizive per fatin e Vatanit nje injorance fatale politike dhe debilizem qe nuk i pergjigjej kultures dhe rangut te tij si pushtetar i pergjegjshem. Ai i lejoi Enverit qe ta diskretitonte ne syte e shqyptareve dhe te Botes me kritika qesharake ne pleniumet e sajuara te Byrose Politike, sic kishte vepruar me pare me te gjithe gjeneralet dhe shoket e vet. Sic veproi me pas edhe me Kadri Hazbiun, qe e detyroi te villte vrerin nga barku duke folur kunder Mehmetit si poliagjent dhe duke e vrare edhe vete ate me tortura te padegjuara. Por a e kane ditur te gjithe keta bosa dhe pushtetare te Shqypnise se kush ishte Enver Hoxha dhe pse lejuan qe ne krye te vendit te hypte per 50 vjet me radhe nje njeri i tille i degjeneruar deri ne palce? Sot ne gazeten Panorama publikohen te dhena interesante te marra nga dokumentat e CIA-s, te cilat deri tani jane neglizuar nga media shqyptare dhe jane mohuar nga politika aktuale kombetare, bile ministra dhe pushtetare shkojne akoma dhe bejne hozhe tek lapidaret komuniste me fotografine e Enverit ne dore dhe me grushtin bolshevike larte si nje REZIL i Shqypnise ne syte e Botes.

    Pra aktuale mbete pyetja: “Kush ishte Enver Hoxha?” Me poshte po japim nje sqarim qe hedh drite mbi kete teme:

    PEDERASTIA AKTIVE E ENVER HOXHES ESHTE DOKUMENTUAR NGA FRANCEZET PARA LUFTES.

    Ka shume dokumenta origjinale, intervista dhe kujtime te publikuara ne median franceze per “partneret” biseksuale te Enver Hoxhes gjate kohes qe studionte me LEKAT e kunatit te vet Bahri Omari ne France. Ca jane nga qyteti Montpelje dhe te tjeret jane me vone nga kryeqyteti Paris. Nga ana tjeter Enver Hoxha pervec seksin me meshkuj preferonte edhe seksin me femra dhe ishte klient i perhershem i bordellove franceze derisa harxhoi LEKAT qe i dergonte Bahri Omari, bile i morri borxh edhe studenteve te tjere shqyptare qe studionin ne France, si Zoi Fundo, Qazim Turdiu, Gog Nushi etj. Enveri edhe kur morri pushtetin ne vitin 1946 duke vrare dhe likuiduar intelektualet properendimore nuk u kujtua te kthente borxhet qe kishte marre si student ne France. Flitet edhe ne Belgjike kur u emeruar ne ambasaden e Zogut ne Bruksel vazhdoi avazin e vjeter dhe per deshiren e tij te pandalur seksuale qe e kishte trasheguar qe ne femijeri u pushua ne heshtje nga administrata e Zogut. Historia qe u pushua per veprimtari komuniste nuk eshte e vertete dhe eshte sajuar ne bodrumet e KQ te PPSH nga kalemxhinjte e tij servile te besimit. Ne Liceun e Korces pasi punoi per ca kohe enver Hoxha nuk e harroi zanatin e tij te vjeter te trasheguar nga incesti ne familje dhe skandalet me ngacmime dhe yshtje seksuale per vajzat e reja nuk pushuan dhe per kete eshte e tepert te shtojme se u pushua nga puna me urdher te Ministrise se Arsmit pikerisht per kete arsye. Dihet fati i intelektuales Sabiha Kasimati qe kishte refuzuar seksin me Enver Hoxhen ne vitet e rinise ne Gjirkokaster dhe per kete gje e pagoi me jeten e vet me nje skenar te sajuar si agjente e perendimit. Dihet edhe roli i Nexhmijes ne kete histori tragjike si nje film latinoamerikan per xhelozi femerore, por dihet akoma me mire se kur Enveri shkoi tek Stalini per te spiunuar Titon dhe Gjergj Dimitrovin per komplot kunder BRSS dhe Partise Bolshevike ne Ballkan, Stalini pyetin spiunin e tij te besimit Berja:

    KUSH ESHTE KY BUKUROSH KOKEBOSH QE VJEN TE ME TAKOJE ME BUZE TE KUQE TE LYERA SI NJE GRUA?

    Berja i tha qe eshte ai qe do te denononcoje Titon dhe Dimitrovin per komplot kunder Stalinit ter Madh dhe Stalini e pranoi Enverin me kushtin qe te fshinte buzekuqin qe kishte vene mbi buzet e tij.

    Reply to this comment
    • Raimond Vlonjati June 11, 11:59

      Ti kenevoje per doktor……Shko vizititohu se qenke rende fare

      Reply to this comment
    • Zefi August 25, 22:25

      Dy pyetje per meroleshin dhe sisoin e tij Fari balli e cilistjanet. Kur Enveri na ishte pa shkolle sic thua zotrote si u e emrua ne ambasaden ne bruksel a nuk e njihnin agjentet e zogut kete pederas, dhe e dyta sic thoni dhe ju si u emrua ne liceun e korces mos e kishte blere dipllomen ne universiteti kristal, o leshko mjaft shpifet per te vdekurinflisni per sali kriminelin e gjalle qe po behet plak matuf dhe ju i mbani ison legener.

      Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 19, 11:18

      o nastro debili!
      shko mor iu diku tjeter!

      Reply to this comment
  3. Pallavrat e nastradinit June 11, 09:55

    Ky koment i nastro azurros alias “merobaze” është i njëjti në 99. 9 përqind të rasteve. Fryma e urrejtjes se nastros nuk njeh kufij në dozën e ligësisë. Nuk krahasohet me asnjë lloj tjeter urrejtjeje qofte dhe me ate te hitlerit kunder hebrejve. Nastrua do ta ketë vdekjen nga ligësia e vet.

    Reply to this comment
    • merobaze June 11, 11:07

      Lexoni ate shkrimin ne gazeten Panorama per te VERTETEN e homoseksualizmit lidhur me Enver Hoxhen para se te sulmosh nastradinin ne planin personal pa kurfare vlere reale.

      Reply to this comment
      • Albi June 11, 11:43

        Qekur na qenka bere Panorama mbartese e te vertetes ne kete vend, se mua nuk me rezulton.
        Nuk me rezulton as ky varianti i vrasjes se Berias qe nuk e di nga e nxorre. Nqse edhe kete e ke nxjerre nga Panorama, hap syte se po te mashtrojne sy per sy.
        Edhe ky muhabeti i gay-llekut te xhaxhit, eshte pa bereqet. Se na doli nje dokument ku dikush na hedh dyshime se ashtu i eshte dukur ne nje moment, nuk do te thote qe eshte e verteta e padiskutueshme. Per ate pune ka dokumenta plot qe nxjerrin qe na ishte qefli i madh femrash, pse nuk u referohesh atyre?
        Kontrolloji pak me mire infot se burimet i ke te diskutueshme, e sikur mos mjaftonte kjo, je edhe tip qe sugjestionohesh kollaj, dhe kur nje lloj lajmi te vjen per shtat, e trumbeton me te madhe si ungjill.

        Reply to this comment
        • merobaze June 11, 12:11

          Po te dish gjuhe te huaja eshte fare e lehte te informohesh per te VERTETEN, prandaj po te jap mundesine ne sajtin me poshte ne internet te informohesh per versionin zyrtar te spiunit te Stalinit Berja qe ishte njesoj si Enver Hoxha:

          PEDERAST
          HOMOSEKSUAL
          SADIST
          GJAKATAR

          http://en.wikipedia.org/wiki/Lavrentiy_Beria

          Reply to this comment
          • Albi June 11, 13:15

            Cuditerisht sajti qe me dhe trajton komplet menyre tjeter te ekzekutimit te Berias, perfshire ate muhabetin e funeralit shteteror qe nuk ekziston gjekund… Kjo per te treguar menyren se si na i servir keto informacionet “e verteta” qe disponon.
            dhe me e bukura eshte qe une nuk diskutova shijet seksuale dhe personalitetin e Berias, qe ti ma nxjerr si reference.
            Le pastaj kur thua qe “ishte njelloj si Hoxha”. Po kete nga e nxorre, me rregull treshi? Apo keni pas ndejt qamet bashk ju te tre, ti, Beria dhe xhaxhi? Referoju per te qene koherent te njejtit sajt edhe per xhaxhin, e shif a permend gje per sadist/homoseksual/pederast apo ku ta di une se cfare.
            Edhe sa per gjuhet e huaja, mos ju fut fare atij muhabeti me mua…

          • merobaze June 11, 14:59

            Edhe Mehmetin zurtarisht nuk e vrau Sulo Gradeci ne gjumin e nates me nje plumb pas koke, por vrau veten me patllaken e nje njeriu tjeter.

            Berjen e varrosen me nderime fillimisht dhe perhapen lajmin se vdiq gjate mbledhjes se Byrose Politike nga nje attack zemre, por kur u mesua se Stalini nuk kishte vdekur nga infarkti ne zemer, por ishte helmuar me cianur ja hodhen fajin spiunit te tij Lavrentiy Berja duke e cveshen nga te gjitha nderimet shteterore dhe perhapen variantin e ri me te besueshem ne milet se ishte pushkatuar nga ndihmesi i Zhukovit Pavel Batisky. Me pak fjale pune bolshevikesh dhe komunistesh. Ja ku ke disa site te tjera:

            http://www.biography.com/people/lavrentiy-beria-21345281#under-

            stalin&awesm=~oGSV1d26iwMKz7
            http://russiapedia.rt.com/prominent-russians/politics-and-society/lavrentiy-beria/

            por mundohu edhe vete per te mesuar te VERTETEN.

          • merobaze June 11, 15:02

            Ae di se edhe Adolf Hitleri ishte:

            PEDERAST
            HOMOSEKSUAL
            SADIST
            GJAKATAR
            dhe kishte qene ne fillim

            KOMUNIST?

          • Horri i Lanes August 18, 22:29

            @merobaze
            Ti je impotent .
            Nuk te kane punuar hallatet or i marre.
            Ik or debil se po thras urgjencen e psikiatrise

      • Lleshi August 25, 15:12

        Te gjitha theniet e tua more Nastradin (Merobaze) jane genjeshtra idiote qe truri yt i ka thithur si nje grope septike sepse ka nevoje per ate lloj jashteqitje !

        Mehmet Shehu , vrau veten (ose mbase dhe e vrane duke shfrytezuar rastin) , sepse ate e braktisen Amerikanet ! Si ta merr mendja ty more dallkauk se Mehmeti veprimet qe bente nuk ia njoftonte Enverit dhe nuk i rakordonte me te ? Po dhe sikur kaq naiv te jesh , fejesen e djalit me vajzen e Turdinjve , ai nuk e beri fshehtas ! vete Enveri i kishte shkuar te per vizite dhe urim !

        Mehmeti ishte nga ata “burra” qe nuk pranonte hyqem nga Jugosllavet , Greket , Italianet apo nga ndonje shtet tjeter i kategorise se dyte ! Mehmet Shehu , mund te pranonte nje fare “varesie” nga SHBA , ne mer dhe interes te Shqiperise ! (Them te Shqiperise , sepse ai e tregoi gjate luftes kur e vuri jeten dhe trupin e vet perballe plumbave ne emer te Shqiperise ! Parate dhe pushteti lakmohen vetem po te jetosh ! Kurse ai luajti bixhozin me jeten e vet !)

        Ndryshe me zhapikun Ramiz Alia dhe bashkepunetoren e tij Nexhmie Xhungla , qe ishin mbetur vasale te UDB-s , dhe duke perfituar nga fakti qe CIA dhe SHBA kishin bere marreveshje me UDB-en , kunder Shqiperise , ndikuan ne eleminimin jo vetem te Shehut , por te gjithe perfaqesuesve te Laberise (te Zones se Pare Operative L. II Boterore) duke pershire edhe zonen Devoll – Korce nga udheheqja e Shqiperise !

        Qe nga ai moment (sigurisht edhe me pare , kur Enveri tallte ushtarin me pellembe mbi hunde) , Shqiperia morri tatepjeten sipas planeve te UDB-se e deri ne ditet e sotme !

        Kjo eshte historia reale e Shqiperise se ketyre viteve , qe dokumentacioni qe do te hapet ne vitet ne vazhdim , do ta shpalose me nje dhimbje te pergjakshme para syve tane !

        Do te na sqarohen nje here dhe mire 1. Perse u shkaterrua baza ekonomike e Shqiperise 2. Perse u shkaterrua Ushtria dhe Armatimi shqiptar (vendi i vetem ne Europe) 3. Pse furnizohej Miloshevici me Nafte 4.Perse u vodh deri ne palce Shqiperia 5. Cfare do Janullatosi ne Shqiperi , bashke me varrezat , shkollat greke dhe shenjtoret antishqiptare greke ! 6. Perse u fal territori shqiptar 7. Perse u mboll fara e percarjes veri-jug , fetare dhe krahinore ne shqiperi etj etj etj… gjema dhe bema qe i kane ndodhur ketij vendi !
        8. Cfare donte si perfaqesues i SHBA-se ne Shqiperi Rajersoni , pikerisht ish-ambasadori SHBA-se ne Beograd !

        Kurse shqiptaret merren me llogje ! Ndersa nje palo shqipfoles si puna jote ore Merobaze del dhe ben lojen e antishqiptareve , sepse me siguri je gjakperzier dhe debil njekohesisht !

        Reply to this comment
      • anticensurë 25642654 August 19, 11:48

        o nastro o debil
        nëse ti quan të vërtetë atë që ty të pëlqen atëherë bëj gati disa torta për alienët se disa i kanë takuar dhe kanë bërë muhebet!!ti sjellin ndonjë ditë në shtëpi për vizitë!!
        shko mor trap!!
        futi ndonjë të kënduar se dhe zëri të është pejrdhur!!
        makinën e gjete??

        Reply to this comment
  4. paulo June 11, 13:28

    as edhe i vdekun diktatori nuk i len rahat njerzit

    Reply to this comment
    • Lleshi August 25, 17:57

      keshtu thoshin turqit , patriarkana dhe stambolli edhe per Skenderbeun ! nuk na the ndonje gje te re ! Por nje gje te vjeter 700 vjet !

      Reply to this comment
  5. era merr fjalet June 11, 16:15

    Mehmet Shehu ishte nje lider i forte por fatkeqesisht burre i beses.
    Ne politike duhen 99 hile dhe 1 trimin e vetme.
    E kan pas than burra si Mehmet Bushatlliu i Shkodres
    Dhe ka te drejte.
    Shifni kush del ne krye
    Vemje si Saliu

    Reply to this comment
  6. zeni June 11, 16:36

    E vertete ajo qe thote komentatori i pare Red.
    Shume logjike.
    Historia u kondicionua nga marrja e pushtetit prej dyshes Nexhmije-Ramiz.
    Keta sollen Saliun, por nese Ramizi ishte i UDB, Saliu eshte njeqindfish
    Edhe deklaratat e para te Saliut kunder Amerikes, pro miqesise me sllavet etj, jane nje sinjal qe boshti komunist rus kishte vendos njeriun e vet ne Tirane, sipas udhezimeve te Katovices

    Reply to this comment
  7. santana August 18, 22:39

    Naivitet ne vazhdim …asnje mendim i sakte as per Enverin e as per politiken e viteve qe jetuam. C’fare do te thote “pederast” ne Paris? Fishekziare te pa vlere, qe nuk i sherbejne te vertetave historike.Ku eshte dizinformacioni dhe ku eshte informacioni ? Injorance ! Shqiperija e ka komplet historine e fallsifikuar nga fillimi deri sot.Le te dali njeri e te diskutoje per “panvaresine ” qe ka Shqiperija sot?

    Reply to this comment
  8. Arben August 19, 05:29

    PO TE KISHTE HALLA K…. DO TE QUHEJ XHAXHA.

    JU KOMUNISTAT E DITES, MOS U MERRNI KOT ME PULA TE NGORDHURA, SE EDHE JU I KENI DITET E NUMERUARA.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 August 19, 11:51

      o benooo
      me të vërtetë të numëruara sa bëjnë 70 vjet herë 365 ditë??
      të paktën deri tashti!
      kurse ju bashkpuntorët e nazifashizmit keni po kaq kohë që ëndërroni të dilni nga poshtërsia që keni bërë!!

      Reply to this comment
  9. Mark uk August 19, 07:42

    Habitem si merreni me njers te paguar nga diktatori,per hedhur hi syve shqiptarve.Enver Hoxha nuk pyste njeri,ai bente cfar te donte.Ai ameriken e perendimin e kishte hale ne sy e jo te lidhej me ta.Ai e dinte se perendimi ka pluarizem qe nuk e linte populli as nje mandat pa e hequr.Mos u merrni me pollavra komunistesh.Bile per te mbushur mendjen njerzve thot se kshtu ka thene djali i diktatorit.Posht komunistet e mbetur si dhe pjella e tyre qe kerkojn te ringjallen.

    Reply to this comment
    • Vëzhguesi F August 19, 10:47

      Ja doli dhe lolua tjeter. Njeri spiun gardianesh, tjetri kallauz diversantesh. Kane nje pike te perbashket, agjente te vjeter te UDB-es.

      Reply to this comment
    • Arben August 19, 13:25

      JANE TE PERLYER VETE NE KRIME DERI NE GRYKE, PRANDAJ MERREN.

      KA 25 VITE DHE DOSJET E SIGURIMIT AKOMA NUK HAPEN.

      NJE ZOT E DI SE SA DO TE ZHGENJEHEMI KUR TE PUBLIKOHEN.

      Reply to this comment
  10. emigranti August 19, 10:52

    Duhet sikur po bisedojne per Probleme familjare .

    Reply to this comment
  11. CANI August 19, 11:40

    Po merrni me njerzit e vdekur ,kurse kita te gjallet po ju shkatrron per qdo dite ,o njerz leni te kaluren kthehuni nga e ardhmja ,mose harroni se Enverin poplli e ka qite ne ate pozit shtetrore po ashtue edhe Berishen ju vete e keni zgjedhure ,tashe sefundi Ramen e neser mose e akuzoni si Enverin e Berishen ,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*