Kopertina anti-Islam, skandal me një revistë polake

February 18, 2016 18:20

Kopertina anti-Islam, skandal me një revistë polake

Një grua me flokët e verdhë, e veshur me një flamur të Bashkimit Europian, që ulërin ndërsa “sulmohet” nga duar meshkujsh me ngjyrë. Është kopertina-tronditëse e një reviste të përjavshme polake, “wSieci”.

Titulli që shfaqet në kopertinë, bën akoma gjithçka e më të qartë: “Islamski gwalt na Europie”, ose “Përdhunimi Islamik i Europës”.

Në rrjetet sociale ka pasur një zemëratë të madhe, ku disa përdorues kanë publikuar faqen e parë të së përjavshmes, duke e krahasuar me propagandën naziste.

Në vitet ’30, ishte e vështirë të shiheshin imazhe të ngjashme, me protagonistë para së gjithash meshkuj të besimit hebraik apo afrikanoveriorë.

Kopertina 1Kopertina, i referohet me aq sa duket, asaj që ka ndodhur në Këln dhe në qytete të tjera gjermane në festën e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri.

Në editoial, flitet pikërisht për Gjermaninë dhe akuzohet kancelarja Angela Merkel, e cila nuk kundërshton industrialistët gjermane, të cilët favorizojnë emigracionin në masë, sepse siguron punë me çmim të ulët.

February 18, 2016 18:20
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim