KOPERTINA/ “Luli, Tolstoi, Toma, Don Luçiano dhe shtatë lëkurët e Taulant Ballës. Një vëzhgim mbi disa perversitete politike fushateske”

April 5, 2021 11:23

KOPERTINA/ “Luli, Tolstoi, Toma, Don Luçiano dhe shtatë lëkurët e Taulant Ballës. Një vëzhgim mbi disa perversitete politike fushateske”

Viktor Malaj

Botuar në Dita

Para pak kohësh kandidati për deputet i PD-së në qarkun e Elbasanit, z. Luçiano Boçi u konfliktua me fjalë dhe fizikisht me biznesmenin Gjergj Luca. Të gjithë shqiptarëve iu dha mundësia të shihnin me figurë dhe zë momentin kur Boçi vërsulej me fjalë fyese dhe me grushte kundër Lucës, ndërsa këtë të fundit e mbanin, shtynin dhe pengonin dy shoqëruesit e Don Luçianos. Madje, ata i morën biznesmenit edhe telefonin celular që i ra në tokë dhe ia “dorëzuan” Boçit, i cili e futi në xhep.

Siç ndodh gjithnjë tek ne, shpërthyen diskutimet dhe mendjedhënësit u rreshtuan me palët jo sipas atyre që panë të filmuar, por sipas pasioneve politike, krahinore dhe fisnore.

Ish-Nënkryetari i PD-së, arkeologu i shquar Neritan Ceka u prononcua në atë mënyrë që na forcon bindjen se pasionet politike e tjetërsojnë njeriun, edhe po të jetë engjëll. Duke e trajtuar incidentin në aspektin politik, Ceka pohoi se “Luçiano Boçi gjithmonë më ka lënë përshtypjen si një person që përkon me elitën universitare… Boçi përfaqson universitetin, kulturën ndërsa (Taulant) Balla përfaqson kalimtarin në Elbasan, sepse Balla nuk është nga Elbasani por nga Librazhdi… Me Ballën janë dy kultura komplet të ndryshme. Në Elbasan themi që duhet të ndërrojë shtatë lëkurë. Balla nuk ka ndërruar akoma të parën… Balla, kur e ndesh në rrugë bën sikur nuk shikon”. 

Gjykimi dhe pohimi i mësipërm i z. Ceka të lënë pa mend dhe, po të mos e njihnim, do të mendonim se autori i pohimit duhet të jetë ndonjë njeri i paformuar në shumë aspekte. Të besosh apo pohosh se vlerat e njeriut, qofshin ato vlera intelektuale apo morale, varen nga fakti se ku ka lindur apo është rritur dhe jo nga tërësia e dijeve që zotëron, e sjelljeve që manifeston dhe mënyrës si reagon ndaj fenomeneve shoqërore, duke përfshirë edhe konfliktet individuale apo të grupit, do të thotë se, ose udhëhiqesh nga cektësia e të menduarit ose arsyen ta kanë errësuar pasionet.

Balla nuk është nga ata politikanë që gëzon simpatinë time, por Ballën nuk e kemi parë apo dëgjuar ndonjëherë të fyej apo godasë të tjerët. Nënën dhe motrën e Ballës i ka fyer dhe vetë Ballën e ka kërcënuar se do ta vrasë në Parlament “qytetari” me një lëkurë Sali Berisha. Luçiano Boçin nuk e njeh askush në Shqipëri për një mendimtar të thellë, një individ që rrezaton kulturë apo një politikan që të ketë lënë ndonjë gjurmë për mirë në propozimin e ndonjë legjislacioni apo që të ketë mbajtur qëndrime dinjitoze për problemet jetike politike apo sociale të vendit. Qenia lektor në një universitet, një njeri që lexon një apo disa tekste mësimore dhe ua përsërit ato studentëve me mijëra herë për disa dekada, jo vetëm që s’të bën vetvetiu intelektual por, aq më pak të bën njeri të kultivuar dhe të dobishëm për punë të tjera.

Faqja e parë e DITA 05/04/2021

Ashtu si çdo individ tjetër i shoqërisë, edhe Boçi përfaqson vetëm veten e tij dhe aspak Elbasanin. Nëse duhet të besojmë se të lindurit dhe të rriturit në Elbasan përfaqsojnë këtë qytet dhe kulturën e tij, atëherë, me mendjelehtësi, do të pohonim se edhe Çapja apo të tjerë që arrestohen si ai përfaqsojnë Elbasanin. Se kush është një njeri e tregojnë sjelljet e tij dhe jo fakti ku ka lindur, çfarë pune bën dhe nëse na flet kur e ndeshim në rrugë. Sjellja dhe veprimet e Luçiano Boçit duhen dënuar moralisht edhe nga të afërmit e tij, sepse e paraqesin atë si një njeri ordiner dhe të pavlerë. Nëse sjelljet e Boçit duhen konsideruar kulturë, atëherë ne duhet të ndryshojmë rrënjësisht konceptet tona për kulturën, moralin dhe personalitetin. Nëse flitet për “lëkurë”, Boçi është me samar. Përcaktimi i vlerave të njeriut nga fakti nëse vjen nga fshati apo qyteti, nga provinca apo qendra është pjesë e dallimeve raciste, politike, klasore, etnike, krahinore, fisnore etj. dhe nuk përkon me të vërtetën.

Të rinjt më keq se të vjetrit 

Në një nga takimet e tij në Durrës, Kryeministri Rama përmendi edhe një zonjë/ zonjushë me emrin Elona Guri e cila kryeson listën e LSI-së në atë qark. “Fyerja” më e madhe e z. Rama ndaj saj ishte se e quajti “ambasadore e Monës dhe e Lilos” meqë kjo e re ka ardhur diku prej jashtë Shqipërisë ku jetonte. Ardhja e të rinjve/ rejave në partitë politike, sidomos nga jashtë vendit, duhet vlerësuar si diçka pozitive por qënia jashtë nuk të bën vetvetiu as të ditur, as të ndershëm dhe as të dobishëm. Janë formimi dhe karakteri i individit që përcaktojnë vlerat apo antivlerat e tij.

Fatkeqësisht, duket se partitë politike afrojnë vetëm atë “gjak të ri” që i përket të njëjtit grup gjaku apo që ka ADN të njëjtë me moralin dhe formimin e drejtuesve partiakë. Reagimi i E. Gurit ndaj Kryeminsitrit (nuk ka fare rëndësi cili është dhe si është ai), mjafton për të na bindur se ajo është thjesht “një goce që është kthy në Shqipni me bo nej lek”. Ja çfarë thotë kjo “e jashtmja”: “Llaxorja e keqe e Surrelit paska qenë në Durrës. Pamje mjerane e një lëtyre… Shqiptarët nuk përkulen ndaj legenave si ai… Dua t’i kujtoj këtij ‘plaku’ të degraduar… ti ke në krah halabakët…Unë kam në krah qytetarët autoktonë të Durrësit”. 

Do të mjaftonte kjo logori fyerjesh për të kuptuar se kemi të bëjmë thjesht me një halabake, pa kulturë dhe personalitet, e cila kthimin në Shqipëri e ka menduar thjesht si një mundësi për ndonjë post ku të zhvasë buxhetin e shtetit. Një individ i tillë nuk është i denjë për të krijuar familje e jo më të përfaqsojë popullin shqiptar në Parlament, të qajë e mbrojë hallet tona dhe të na  “udhëheqë” me shembullin e saj. Pse, ky është ndryshimi që presin shqiptarët?! Këtë lloj ndryshimi e presin dhe e dëshirojnë vetëm horrat.

Një gjeni e panjohur 

I këshilluar nga kompania e huaj që i menaxhon fushatën elektorale, z. Lulzim Basha botoi së fundmi një libër ku, ndër të tjera, na tregon se qysh në moshën katër vjeç kishte lexuar shkrimtarin Leon Tolstoi. Përpjekjet e tij për t’u paraqitur si një “gjeni”, njeri i jashtëzakonshëm që duket qartë që ka lindur për të pasur një “mision”, madje hyjnor, e bëjnë për të qeshur shqiptarin normal i cili prej gati 20 vitesh që Lulzim Basha u fut me shkuesi në politikë, nuk kanë parë tek ai as njeriun me intelekt të lartë, as qytetarin me kulturë të spikatur dhe as politikanin me vlera morale. Për gati 20 vjet ne kemi parë një kukull të parfumosur që e përdorin të tjerët, që bën gafa sa herë flet, që kryen krime kur i besohen poste të lartë shtetëror dhe që ther kurbanë kur fiton pushtet nëpërmjet manipulimeve zgjedhore. Me sa duket, z. Basha ose s’e ka lexuar Tolstoin fare ose e ka harruar këshillën e tij kur thoshte: “Le të jesh i keq por, të paktën, mos gënje dhe mos mashtro!”. Ka ende kohë për ta lexuar Tolstoin. Ai mbetet gjithnjë i dobishëm për njerëzit që duan të mësojnë dhe shijojnë artin e fjalës.

Totalitarizmi i pijanecëve të mejhaneve perëndimore 

Inxhinierja e talentuar znj. Luljeta Bozo, kandidate për deputete në Parlamentin e ardhshëm shqiptar, shprehu para disa kohësh mendimin e saj se sistemi politik i para 1990 kishte shumë gabime dhe faje, por, gjithësesi, më shumë të mira se të këqija. Zonja Bozo nuk nguroi fare, me të drejtë, të dënonte ligjet e ashpëra, dënimet e padrejta për agjitacion e propagandë apo dënimet politike pa prova të duhura ndaj disa individëve.

Menjëherë pati reagime kundër, kryesisht nga njerëz me prejardhje prej familjeve të përndjekura që dënonin konkluzionet e Bozos. Këto reagime duhen konsideruar normale dhe të pranueshme nga cilido prej nesh. Mirëpo, çudia vjen nga disa organizata politike apo gjysëmpolitike të shqiptarëve jashtë atdheut, të cilat shumica e shqiptarëve nuk i njeh dhe kontributet e tyre për problemet kombëtare dhe ato të zhvillimeve demokratike janë thuajse zero. Madje, në disa prej tyre kanë funksione drejtuese edhe individë të cilët dikur, në Shqipëri e kanë kaluar një pjesë të jetës së tyre nëpër burgje për krime ordinere si vjedhje, grabitje etj…

Disa prej drejtuesve të tyre, pasi kishin dalë gjysëm të dehur nga mejhanet e vendeve ku jetojnë, kishin vendosur t’i drejtonin një letër 60 deputetëve të Parlamentit Evropian, me të cilën iu kërkonin të kritikonin znj. Bozo sepse ata vetë ndiheshin “të tronditur nga relativizimi i komunizmit”. Duke qenë emocionalë dhe të padijshëm, ata nuk e njihnin thënien e A. Ajnshtajnit se “Çdo gjë është relative. Vetëm një gjë është absolute, se çdo gjë është relative”. Këta “korifej” të mendimit dhe demokracisë kërkonin që t’i mbyllet goja cilitdo që pohon se mund të ketë pasur edhe gjëra të mira të asaj kohe që duhen vlerësuar. Mirëpo “demokratët” totalitarë kërkojnë që të gjithë të gjykojnë e mendojnë absolutisht si ata, pra janë në pozitat e sistemit që “dënojnë”, dhe asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin kundër rehabilitimit të kriminelëve të Luftës së Dytë Botërore apo të spiunëve, sabotatorëve dhe terroristëve të pasluftës. Këta individë, të cilët s’i pyesin as njerëzit e familjes së tyre, kërkojnë të diktojnë mendimet e deputetëve të Parlamentit shqiptar.

Tradhëtarë dhe atdhetarë të rremë 

Kryetarja formale e LSI-së, znj. M. Kryemadhi u shpreh se “Bashkëpunimi i LSI-së me Edi Ramën është tradhëti kombëtare”. Në një ambient shoqëror e moral të kalbëzuar si ky yni, ku bashkëpunimi me pushtuesit e huaj gjatë Luftës së Dytë Botërore apo vënia në shërbimin e zbulimeve të huaja nga 1945-1990, duke kryer detyra spiunazhi, vrasje, sabotime e terror ndaj shqiptarëve, cilësohen si diçka normale dhe, madje, jo rrallë “atdhetarizëm”, pohimi i mësipërm tingëllon normal dhe “fisnik”. Në kohën kur atdhetarizmi përcaktohet nga peshorja e xhepit dhe kënaqësia e zorrës së trashë nuk ka arsye për t’u çuditur pse bashkëpunimi politik me nënshkruesit e Marrëveshjes Antikushtetuese për Detin me Greqinë, bashkëpunimi me vrasësit e 30 shqiptarëve në Gërdec apo të katër protestuesve paqësorë në Bulaevard, bashkëpunimi me autorët e shumë dhunimeve zgjedhore, rrahjeve e burgosjeve të kundërshtarëve politikë, të korrupsionit në Rrugën e Kombit e të tjera aferave, të quhet atdhetarizëm i shkallës më të lartë. Gjithë çështja është që znj. Kryemadhi e të tjerë si ajo, duhet të japin llogari për “tradhëtinë kombëtare” që kanë bërë duke bashkëpunuar me E. Ramën për katër vjet (2013-2017) dhe pasi të kryejnë dënimet për këtë krim le të rikthehen si atdhetarë për të na sunduar.

Kur luani bën cirk 

Ambasadorja e SHBA-së, znj. Yuri Kim tha para pak ditëve se “Në këtë rast, ai (Tomë Doshi) nuk është skualifikuar, e kjo nuk do të thotë që ai është i pafajshëm. Por, thjesht do të thotë që sistemi i drejtësisë në Shqipëri ka nevojë të reformohet… Është gjë shumë e mirë që PD ka qenë e qartë në dënimin e këtij personi (?!) duke kërkuar të largohet nga lista e kandidatëve për deputetë. “.

Kjo deklaratë shkakton çudira dhe nxit nevojën për të marrë përgjigje për disa pyetje. Zonja ambasadore e di mirë, dhe shteti i saj ka tridhjetë vjet që na e përsërit, se në të Drejtën Ndërkombëtare (Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut e Kombeve të Bashkuara, neni 11) ekziston një parim: ai i prezumimit të pafajësisë, që do të thotë se asnjë person nuk mund të quhet fajtor për aq kohë sa fajësia e tij/saj nuk është provuar përtej çdo dyshimi të arsyeshëm. Dhe, dihet mjaft mirë se fajësia quhet e provuar vetëm me vendim gjykate të formës së prerë. Tani, cili është ai autoritet kombëtar apo ndërkombëtar që mund të dalë mbi këtë parim dhe, pavarësisht prej tij, ta shpallë dikë fajtor? Nëse z. Doshi ka kryer ndonjë krim në territorin e SHBA-së apo kundër saj, atëherë është dashur të hetohej e dënohej nga gjykatat amerikane. Nëse ka kryer ndonjë krim në Shqipëri, provat për atë krim është dashur t’iu dorëzohen prokurorisë dhe gjykatave shqiptare.

Si mundet ambasadorja e nderuar e SHBA-së të kërkojë moskandidimin e z. Doshi (?!) dhe të jetë dakord që një halabak si E. Salianji, i cili është gjetur fajtor nga prokuroria shqiptare dhe është dënuar me burgim nga gjykata shqiptare të lejohet të kandidojë? Nëse çështja është se, mosekzistenca e dënimeve “nuk do të thotë se është i pafajëshëm”, atëherë ne kemi me dhjetëra politikanë hajdutë, shpërdorues dhe vrasës, të kryesuar nga Sali Berisha, L. Basha, F. Mehdiu etj. që nuk duheshin lejuar të kandidonin. A ka zonja ambasadore ndonjë gjë për të na thënë për këtë skotë ligjshkelësish permanentë të Shqipërisë? Sepse, ja, e hoqëm Doshin, por do të na bëjnë ligjet dhe sundojnë ata që na kanë keqqeverisur, sunduar, grabitur, rrahur, burgosur e vrarë disa herë këto 30 vjet. Si t’ia bëjmë atëherë?

Ndërsa pohimi i znj. ambasadore se ishte gjë e mirë që PD-ja kërkon moskandidimin e z. Doshi, kur PD-ja ka në krye të listave zgjedhore ligjshkelësit e sipërpërmendur, nuk është as serioze dhe as në shërbim të demokracisë shqiptare. Nuk do shumë mend për të kuptuar se PD nuk e do Doshin në fushatë sepse ka frikë se i merr një deputet në Shkoder. Po të ishte për PD-në, ajo ka dhënë mjaft prova se nuk dëshiron fare kundërshtarë politikë në fushatat zgjedhore. Unë besoj ende se zonja e nderuar nuk e njeh mirë realitetin shqiptar dhe as të shkuarën e afërt të vendit tonë. Për këtë nuk mund të fajësohet, ndërkohë “cirku” politik nuk është i dobishëm.

——-

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

 

 

 

April 5, 2021 11:23
Komento

40 Komente

  1. Paul Tedeschini April 5, 12:23

    PROPAGANDE ELEKTORALE LLAFAZANASH.

    Reply to this comment
    • PO S'PATE EMËR, S'BËN DOT MORAL April 5, 14:26

      Ky letrashitës anonim është aq i përciptë dhe i njëanshëm në këndvështrimet e tij me theks anti-opozitar, sa që gjithë “armiqtë” imagjinarë i sheh vetëm jashtë llogores pësëiste, ku qëndron i ngujuar qysh pas shembjes së diktaturës.

      Reply to this comment
      • korçari April 5, 17:05

        Nje analize realiste e mbeshtetur ne prova dhe fakte ku çdo shqipetar “normal” duhet te pyese vehten para se te votoje se po voton per nje te ardhme me te mire nqs voton per te “rinjte” Bashen,Kryemadhin, Berrishen,Meten,Mediun,Shehin,Ndoken,Idrizin apo Paloqen e gjithe Paloqet e tjere ,te cilet per 30 vjet kane qene PARRAZITE te paguar me taksat e popullit .A thua se nuk i njohim maskaralleqet ,vjedhjet,vrasjet dhe sot sikur n’a vijne nga qielli .Rama me poturet e tij i duhet akoma Shqiperise dhe kjo na pelqen apo sna pelqen,per momentin eshte i vetemi qe mund te beje pune dhe mbase ka dhe ndonje tjeter qofte dhe ne diaspore por “nuk e njohim akoma”per t’a votuar.

        Reply to this comment
      • Ti April 5, 23:08

        Taulanti nje intelektual, qe librin e pare e ka lezuar ne burg.
        Boci nuk ju sul kuces por duket qartazi se luca shkon drejt tij dhe ai e godet, fjale nuk degjohen.
        Rama merrte nje here e nje kohe deputete nga amerika si zonja Stermasi dhe i zevendesoi sinpa te keq me birgaxhine kriminele te theksuar, si droge prostitucion dhe vrasje.
        Ky eshte intelektualitet i ps.
        Krahasoni vete Meidanin me frrokun
        Etem Ruken me Doshin
        Malajn me sterkajn
        Etj etj

        Reply to this comment
    • I tille je , sa here qe hap gojen April 5, 20:02

      Nga njeres idjote , funderrina te Shkodres loce dhe llumi i shqiptareve si puna jote , nuk pritet asgje e mire ! Ti nuk ke tru per te bere as edhe nje koment te thjeshte , lere pastaj te japesh mendime , te shprehesh ide dhe t`i argumentosh ato qe thua !

      Reply to this comment
    • Nexhopazari April 6, 02:24

      More Pal, o Tedeskin
      Sa e nxjerr, kthehet e t’hin
      Edhe tash qe je ba plak
      Me t’vu n’loje e ke hak
      E ke hak se je i marre
      Veç pasionet t’heqin zvarre
      Si s’e the nji fjalë me mend
      Qe ty fjala me t’zane vend
      Se po t’ishe burre i squt
      Merrshe lapsin per me shkrujt
      E c’ka thane ai ” llafazani ”
      Bijshin poshte krejt nga tavani
      Sikur ti me mencuri
      T’i rrezojshe nji nga nji
      T’i rrezojshe me arsye
      Jo tuj ra murit me krye
      Hidhi poshte me argumenta
      Jo me perralla te pamendta
      Se aty ku asht logjika
      S’ka vend fyerja e as thika
      Duke qene se je rrit n’Shkoder
      Per PD-ne ke qene nji loder
      Edhe tash pas tridhjete vjetsh
      Po i del zot nji kruve t’qelbt
      Pse nuk sheh ti punen tane
      Rrin tuj leh ne cdo mejhane
      N’qoft se s’ke asgja me thane
      Lutje Zotit ne cdo ane
      Qe t’nimojn me e mylle gojen
      Mos me qelb t’madh e t’vogel.

      Reply to this comment
  2. Kajmakeria e Rilindjes April 5, 12:31

    Populli me kohe e nder vite ka krijuar boll fjale qe jane ruajtur e ruhen ne kujtesen e tij gjithmone. Asnje Viktor nuk mundet kurrsesi ti korigjoje a ti anatemoje ato fjale popullore se jane vecse individe pra shume pak ne krahasim me Popullin.
    “Katunar or Kaptin-Bull, te nderrosh 7 lekure Qytetar nuk bahesh kurre”
    Eshte nje fjale e vjeter Popullore e trevave te Shqiperise Mesme qe ka pas vertetesi, ka e do kete gjithmone. Dhe Elbasani dhe Elbasanasit e gjejne sot kete vertetesi te ketyre fjaleve Popullore pikerisht te personazhi grotesk i politikes aktuale, katunari Taulant Balla, emblema e servilit ngjitur pas kepuces Kryetarit.

    Reply to this comment
  3. Km April 5, 12:43

    Sakte.Keto qe shkruan ti zoti Viktor jane edhe mendimet e mija.Madje ,meqe L.Basha dhe S .Berisha jane ne lista do ta mbyll komentin me kenge e trupit lapordha ” sali lulush tu befsha ferre ,merr pushtetin dhe nje here ,qe atje ,ne kryeministri te ne beni shkrumb e hi”.

    Reply to this comment
  4. M'hill April 5, 12:50

    Kam kaq kohè qè lexoj shkrime brilante tè zotit Viktor dhe mè vjen keq qè nuk e kam par asnjèherè tè flasè nè TV, bèju i gjallè Viktor jenè njè pasuri kombètare.

    Reply to this comment
    • ppa April 5, 13:56

      M’hill, jam dakort me ju; por ne TV shqiptare nuk behet fjale qe te mbizoteroje aresyeja dhe korrektesa; edhe sikur ai te shfaqej ne ekranet e TV, perballe moderatorve si Fevziu, E.Vasili, pa permendur ate “koqen” Krasta, nuk mund te shprehej normalisht.. Me kete rast, te njetin mendim kisha kohe me pare per A.Thanon, qe njelloj mungonte ne TV shqiptare. Cudia per mua eshte se edhe ky analist dikur i vleresuar shume prej meje, ka filluar te shfaqet ne ekranet e TV, por krejtesisht i transformuar dhe kam mbetur shume i zhgenjyer.

      Reply to this comment
      • ? April 5, 14:20

        Ky nuk del ne televizor se cdo tre minuta duhet te shkoje per shurre.

        Reply to this comment
      • M'hill April 5, 14:37

        Natyrisht ekziston gjithnjè njè mènyrè diferente ndèrmjet asajè qè shkruan e asajè qè flet. Kur ndodhesh pèrballè personèsh qè ju i pèrmendèt, sigurisht tè kalon dèshira dhe pèrfundon nè llucèn e tyre. Ata janè si ata mbrojtèsi e egèrr nè futboll, qè duke pèrfituar nga albitri i korruptuar e kanè mèndjen pèr tè bèrè fallo, atè qè bèjnè mè mirè, pasi ju mungon classi. Pèr sa i pèrket Viktorit, shkrimet e tijè janè tè mirèstudiuar dhe argumentuar, por se nuk vendosin tè paktèn njè foto , qè shoqèron shkrimin si mund ta njohim ?

        Reply to this comment
        • Për një viç m'xu nata jasht April 5, 15:22

          Dhe për çfarë të duhet portreti i e shokut Viktor a derëzi? Që ta varrësh në mur në vend të kumardarit?

          Reply to this comment
          • M'hill April 5, 16:17

            Sinqerishtè pèr tè kuptuar se kush èshtè ku person qè bèn njè shkrim diskretitues si nè kètè rast pèr,Don Luçiano, atè fodullin arkeolog, atè dep e LSI qè pèrdhos edhe qytetarèt doc tè Durrèsit e qè ofendon si njè blerèse e rradhès sè peshkut. Ndoshta edhe pèr Ty Ndrec Doda qè tè zuri nata jashtè pèr njè viç dhe jo pèr korrnizè, atè çoja Dranes nè paradhomè.

          • Ta fali partia thesin me mill o M'hill? April 6, 10:32

            Kur merr e shkrun duhet me qon pak i kthjellët nga trut e kokës dhe jo masi i ke mush hunët me mill o m’hill. Ishe ti ai që të preu barku për foton e tjetrit, kështu që e pate hak replikën. Asaj kornizës piji longun m’hillo se ju të gurures e keni zakon t”i ngjisni fotot me zamk ke koka e krevatit dhe t’i nderoni bashk me dranet me grusht në tëmth tutorët.

          • M'hill Parruca April 6, 10:57

            Qènke shumè i trashè e katnar o Ndrec. M’hilli me dashtè tè pshurr thesin edhe veshin.por nuk ja vlen se je edhe i pashkoll si Gjini. Fal me shnet Fisit o Ndrec Doda!

          • Derr n'thes April 6, 14:07

            Heu bre m’hillo paske dal me emër fisi, shenj e mirë kjo. Tani partia e ka ma kollaj me e identifku se kush militaruc ka dal me bo pak zhurmë në forume e me u gafur si gjeli moj plepit. Ej çër thotë Bathorja mër lal? Ja u dha kryebathorsi lejet e shpive, apo ju mba vit për vit me shpresë që t’ju ketë si derr në thes vetëm për vota?

  5. !!! April 5, 12:54

    Fiks fare z. Viktor. Vetëm në Shqipëri ndodh që Berisha, Basha, Meta e kompani të kenë bërë aq krime dhe të votohen përsëri. Ky veprim është ofendim për këdo që e quan veten shqiptar. Nuk ka të bëjë me politikën, por ka të bëjë me moralin, gjë që ofendon të moralëshmit!

    Reply to this comment
  6. Edi durres April 5, 12:58

    Mi è sinteze e ftohte e realitetit shqiptar keto vitet e fundit!

    Reply to this comment
  7. sokol April 5, 15:28

    Dhe perseri ai mbetet.Mbete katnar…I duhet te nderroje shtate lekure.Dhe e di se pse ore Victor? Sepse ai ka pushtuar e nmberthyer cdo gje ne Elbasan.Ne Elbasanin qe nuk t etakon ty Viktor Malaj.Asnje molekule nuk te takon ty atje.Se edhe ti nga ato te shtate lekureve mbetesh.Dhe sa per dijeni ato emra te tjere qe permend ne Elbasan jane te gjithe pjesella te kryetarit tend te sektit tend.Ju nuk perfaqesoni Elbasanin.Ju nuk perfaqesoni Shqiperine.

    Reply to this comment
  8. Vjola April 5, 17:24

    Te lumte Viktor ! Gjithmon realitetin .

    Reply to this comment
  9. Krimineli i pandeshkuar Salih Ram Berisha April 5, 17:32

    I nderuar zoti Malaj!Konstatimi juj eshte shume i drejte dhe me thene te drejten edhe une me se nje here e kam shprehur ne komentet e mija,sidomos pjesen e fundit te shkrimit tuaj te shlelqyer qe lidhet me reagimin jashte realitetit politik shqiptar dhe jonormal,per mendimin tim,te zonjes Kim!Nje mendje normale,qe e njeh realitetin shqiptar eshte e pamundur te falenderoje nje bande politike,te ashtuquajtur parti dhe qe normalisht duhet nxjerre jashte ligjit,per te gjithe veprimtarine e saj destruktive e kriminale 30 vjecare,sic eshte PD-ja dhe pse? Sepse ,nder te tjera,per aresye elektorale,kerkoi qe Tom Doshi te mos lejohet te kandidoje,kur ajo ka ne listat e saj Salihun me Nr.5,Salianjin e denuar me burg me vendim gjykate dhe mbi te gjitha vete Lyl Tavarishin e Bashovicin njeheresh,me disa krime te padenuara ,per fatin tone te keq, mbi kurrizin e tij te bere si sholle gomari me krime!C’te kete bere valle Toma qe zonja Kim eshte kaq e ewgersuar me te,kur Saliu urdheroi Izetin te vere bombe ne ambasaden amerikane dhe ajo emrin e tij s’e ze fare ne goje,sikur te mos jetonte ose sikur ai te ishte Adami,i pazevendesueshem per vijimin e jetes ne toke???Cdo gje mund ta mendoj e ta pranoj,por qe ambasada amerikane te mbylle syte perpara Saliut,Lylit,Nokes,Salianjit e shume banditeve te njohur te bandes berishiste nuk do e besoja kurre.Dhe kjo ndodh pikerisht sot,tani,kur vete DASH ka derdhur kaq djerse e para per reformen ne drejtesi,per te cuar kriminelet ordinere dhe mbi te gjitha dhe ata qe jane ne fakt tutoret e inspiruesit e tyre,politikanet kriminele e mafioze te tipit Berisha,Basha,Like Metaj-Goldi ,Monika e te tjere qe kane 30 vjete qe jane bere sheike te pasur me gjakun e djersen e vjedhur te shqiptareve.Te pranosh qe ne listat e zgjedhjeve te quhet i mireqene krimineli ende i pandeshkuar Salih Ram Vicidolasi dhe te anatemosh Tom Doshin,pa asnje fakt te deklaruar,kur Saliu ka mbi supe gjithe kodin penal dhe me te fresketin vrasjet e 21 Janarit e Gerdecin,nepermjet te birit”sypeshkaqen” e Mehdi Gerdecit eshte cmenduri!Cfaredo te kete “bere” Toma me krimet e bandes politike kriminale berishiste e te Don Berishes nuk mund te krahasohet as ne nje rast! Dhe te shpresojnme ne pastrim te spektrit politik e te drejtesise me keta persona te lire e te mbeshtetur dhe nga ambasada amerikane eshte e pamendueshme dhe iracionale! Zot na ruajt nga mendte e kokes per kete “llogjike i thencin” te ambasades amerikane!
    Zoti Viktor Mlaj! fale kontributit tuaj ne shtyp shume shqiptare kuptojne shume te verteta dhe ndihmohen te dine se si te sillen e cfare te bejne.Se fundi,dua te shpreh keqardhjen time per komentet denigruese qe lexova me lart qe besoj se nuk jane te shqiptareve normale por jane te zyres se shtypit DIZINFORMUES te SHQUPIT,sepse shkrimet tuaja dhe e verteta e fakteve qe permendni,u ka djegur shume.C’ti besh,ai stan ate bulmet ka.Ai eshte “Misioni i Lylit”,libri i te cilit,deri tani eshte blere vetem nga shtabi i tij elektoral=banditesk,sepse ka vlere “te madhe” si dhe vete deshtaku tavarish Bashovic!

    Reply to this comment
  10. Bureto April 5, 18:20

    Viktor Malajn, kushdo qoftë në këtë emër, mund ta kritikosh për shumë çka, sidomos kur është fjala për relativizimin që i bën ideologjisë, asaj ideologjie që mbrujti dhe më pas ia dha për ushqim popullit shqiptar, i cili duhej të ishte i lumtur, që për 45 vjet, pos të tjerave, vuajti barazinë në varfëri të regjimit enverist, alias socialist(!). Sa i takon asaj pjese, po ia falim gjithë të tjerat, që gjithsesi nuk janë shumë sepse ai për atë kohë shkruan rrallë dhe kuptohet pse.
    Ama të thuash se në analizën që Viktori, në shkrimet e tij i bën tranzicionit postkokumist enverist, nuk ka të drejtë gjykoj se jemi gabim. Psh, nëse i referohemi shkrimit të më sipërm duhet që secili nga lexuesit apo komentuesit të merret me njërën prej atyre shembujve që ai jep dhe t’ia rrëzojë si të pavërtetë dhe kështu një e nga një hidhet poshtë i gjithë shkrimi. A është e mundur kjo? Po meqë mundet tek-tuk të ketë ndonjë subjektivizëm, nuk do të thotë se të tjerat nuk qëndrojnë. Mund ta bëja edhe vetë këtë duke analizuar një për një faktet që rendit Viktori, por nuk është ky vendi për ta bërë. Ama shkrimet nuk bëhen për të marrë shpatën dhe për të dyluftuar me autorin, por përkundrazi ato duhen lexuar dhe duhet reflektuar secili me mendt e veta. Por kurrësesi me sharje, fyerje, etiketime dhe irracionalitete që përpiqen të të largojnë nga thelbi i problemit në çdo rast. Jemi të lirë të mendojmë si të duam, por për mendimin tim, duhet të jemi edhe të dobishëm që gjërat të përmirësohen sa më shumë. E gjitha është një proces i gjatë evolucionar, proces që duhet ta prijë kultura dhe qytetaria dhe jo barbaria.

    Reply to this comment
    • NEUTRAL April 6, 14:37

      E si mos të ishin të lumtur viktorët dhe fitoret e partisë, ndërkohë që për gjysëm shekulli afro tre milion zbatharakë hiqnin të zitë e ullirit prej “barazinë klasore” që diktonte herë me propagandë të pashfenuar e herë me ushtrim dhune sistemi asocial?

      Sa do të vërteta të ketë në shkrimet e tij, njëanshmëria e theksuar lehtësisht e spikatur dhe seleksionimi “sipas ngjyrës” i çështjeve që ai merr për shqyrtim, nuk e bën atë të besushëm me zorr.

      Reply to this comment
  11. Alban Dega April 5, 20:14

    VIKTOR MALAJ ESHTE IKONA E ANALIZES BASHKEKOHORE SHQIPTARE

    Viktor Malaj nuk shpik as nuk shpif por perdore faktet e gjalla, konkrete, te verteten acik si nje mjeshter i pashoq i saj.
    Fuqia e Viktor Malaj qendron tek fuqia e fakteve, e se vertetes.
    “ Nje fakt flet me shume se nje hes me pallavra” eshte mesimi qe e kam degjuar nga goja e babait, ikones se “ The New York Times” dhe babait te analizes se lire, te pavarur, te paanshme, demokratike e mediatike boterore qysh ne Tetorin e vitit 1990 ne Seline e OK -se Nju Jork.
    Viktor Malaj eshte Sulzberger i analizes shqiptare.

    Reply to this comment
  12. Adih April 5, 22:15

    Me vjen keq ,shkrim me tendence ,dhe pyetja eshte, a te ndihmon ky shkrim apo jo ? Dihen pislleqet e PD ,dihet dhe mos u merni me Tom Doshet e kokpallapetet e librazhdit si Balla, e te tjere .Kryesorja eshte ,a jane kundershtare ne politike PS ,PD dhe LSI ndermjet tyre apo jo .Dihet kemi 30 vite qe nga keto tre partite ,programet e tyre kane qene si shtepia e kopilave te femise .Ku ishje ,ku ike e as gjekundi .Shikoni dhe ndihmoni o gazetare popullin , se jemi afer 25 Prillit ,merni e shkruani o gazetare ,bejani te qarte votueseve mbare se zhvillimi ,mireqenia e shqiperise do filloje vetem kur ::::::::

    PARTITE POLITIKE SHQIPTARE ,NE TE ARDHMEN DO TE JENE KUNDERSHTARE PA KOMPROMIS NE POLITKE ,ME NJERA TJETREN .

    Tamam sic jane kundershtare te betuar partite me njera tjetren ne boten e zhvilluar perendimore .Prandaj kane ecur e zhvilluar . Lereni Tom Doshin rehat e mos ja qani hallin ,i ka vene 15 milion euro .Eshte bisesmene i “zgjuar ” pamvaresisht ,ju vete o gazetare keni dhe shkruar ne gazete se Tom Doshi ne keto 8 vitet e fundit ,ka mare mbi 1600 tendera nga Rama .Merni e shkruani o Gazetare ,i thoni popullit se partite politike shqiptare me njera tjetren ,jane vertete kundershtare te betuar pa kompromis midis tyre ,vetem atehere kur i cenojne monopolet njera tjetres .Ne skemi akoma treg te lire .Dhe dihet se kjo ka dy te keqia qe rendon mbi popullin .
    1 ..Monopoli sjell mall te cilesise se dobet .
    2 ..Malli eshte gjithmone me i shtrenjte .

    Merni bejauhni te qarte votueseve ,hapini syte ,ndihmoini ju o gazetare ,popullin e mjere dhe te telekosur ,qe eshte bere dhe katandisur , me keq si ai qeni pa zot ,qe ka ngordhur dhe ska kush ta varrose .

    Reply to this comment
  13. Pensionist April 5, 23:05

    Gjithcka eshte e sakte dhe e argumentuar ne menyre te plote. Kisha vetem nje koment te vogel per banditin luciano boci:
    Luciano dhe sejmenet e tij kane kryer nje rrahje personi grabitje me dhune te sendeve te tij.
    Vetem ky fakt me jep te drejten te them se njerez te tille duhet te largohen nga skena politike dhe ajo e edukimit te te rinjve. Ky luciano eshte thjesht nje njeri, qe pervec lekures, mbi te ka edhe nje samar – sic me te drejte shkruan i nderuari Viktor Malaj.
    Une dhe shume te tjere presim ndonje vendim gjykate kunder krimineleve me ne krye luciano banda, nese ne kete vend ka drejtesi.
    Falenderim per kete artikull me vlera e te verteta te padiskutueshme.

    Reply to this comment
  14. astrit usa April 5, 23:11

    Zj.Ambasadore e shba theksonvendimin e ish. sek te ahtetit per tom doshin,por harron te thote edhe per petrit vasilin dhe salih berishen edhe atyre u eshte hequr e drejta per te hyre ne shba.Amerika nuk duhet te bej diferencime,.Shum po zgjatet problemi doshit kjo znj. ambasadore duhet te thote se cili eshte veprimi i korrupsionit te larte qe ka kryer tom doshi dhe nqse e deklaron,ti kerkoj spakut te beje punen etij.Me kete gjendje te padenuar nga gjykatat shqiptare etjer Toma si cdo tjeter qytetar shqiptar ka te drejt te kandidoj

    Reply to this comment
  15. pap April 6, 07:09

    Kur Toma e degjon dhe hesht, mire ja bejne. Pse nuk e hedh ne gjygj Toma, znj ambasadore, per prishje te imazhit publik? Pastaj gjykata le ta nxjerre ate te pafajeshme, por Toma, nese ndjehet i paster, duhet ta beje kete, sepse jep nje shembull te mire………….

    Reply to this comment
  16. Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” April 6, 14:00

    Mbi 350 zyrtare me te kaluar kriminale qe punesoi banda “rilindjes” ne organet shtetrore,u larguan falë denoncimit te opozites dhe presionit te aleateve perendimore.Mbi 350 zyrtare me te kaluar kriminale:-ka ndonje vend europian nje bialanc te tillë?
    SHÇBA:280 oficerë të përfshirë në Vepra kriminale!280 oficerë policie qe bashkpunojn me kriminelat;-ka ndonje vend europian nje bialanc te tillë?Pezullohet nga detyra zv.drejtori i OFL-së Artan Shkëmbi,për nxjerrje të sekretit e shpërdorim detyre!Zv.drejtori i OFL-së bashkpunon me kriminelat,zv.drejtori i OFL-së zbulohet nga sherbimi sekret gjerman,sepse sherbimi sekret shqiptar vepron vetem me urdher nga drogaxhiu.
    Kryeministri Shqiperise eshte përdorues droge dhe i sëmurë psiqik,zyrtarisht.Ky eshte rasti i vetem ne Bote.Mos flasim per aferat korrutive dhe miliarda euro te vjedhura dhe te shperdoruara nga drogaxhiu Edvin Escobar D’Rama dhe banda e “rilindjes”,sepse duhen dit qe ti numurosh
    Garda Pretoriane e “rilindjes”,Arben Çuko,Armando Prenga,Tom Doshi,Denar Biba, Mark Frroku,Ilir Ndraxhi,Arben Ndoka,Artur Bushi,Elvis Rroshi,Saimir Tahiri,Fidel Ylli,Paulin Ndreu,Luan Harusha,Fatmir Xhafaj,Jurgis Çyrbja,Rrahman Rraja,Gramoz Ruçi,Taulant Balla,Arben Ahmetaj,Damian Gjiknuri,Qazim Sejdini,Vangjush Dako,Arben Keshi,Ymer Lala,Xhemal Qefalia,Robert Aga, Bekim Krashi, Ulsi Manja,Valdrin Pjetri,Agim Kajmaku, Mark Babani,Engjëll Agaçi,Edvin D’Rama,Erion Makiaveli……

    Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

    Reply to this comment
  17. Bati April 6, 15:21

    FOL ZIGUR TE LUMTE GOJA
    JE MAESTRO I KALEMIT
    NDER GJITHE BUCAT E PD
    TI JE SHEFJA E HAREMIT

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri,gënjeshtari patologjik Edvin D’Rama,filloi fushaten me moton, “Shqipëria buzëqesh nën efektin e kokainës” April 6, 16:49

      E dekonspiroi “rilindasi” profesionin e tij,buçja e “rilindjes”,shefja e haremit.Tipik”rilindas”,nuk artilkulon por vetem leh.100 indetitet te perdoresh,po zagarë do mbetesh.
      Bordello “rilindase”.http://www.gazetadita.al/per-nje-skanim-nga-koka-te-kembet-leter-ildes-diplomates-se-shkarkuar/
      “Paradë mode mund të bëhet kudo moj Ilda,në secilën seli qeveritare, por sidomos në Kryeministri. Nga informacionet e reja që kemi, janë rreth 600 vajza të reja, të cilat janë punësuar në Kryeministri dhe nuk dihet se çfarë pune bëjnë. Dikur kjo strukturë nuk kishte më shumë se 50 vetë, ndërsa tani, mendoje pak, rreth 600 vajza të reja, mes tyre ka edhe të afta, të cilat venë në punë dhe nuk dinë përse venë, për të cilat më shumë mësojmë nga rrjetet sociale, se çfarë bëjnë.Kush i paguan këto 600 vajza kryeministrore, nga sillen, nga venë dhe nga shkojnë, me se merren, çfarë vizioni kanë…cili buxhet i financon, në bazë të çfarë vendimi kanë zënë folenë aty, mbi bazën e së cilës meritë. Askush nuk e di, ndoshta as vetë shefi i qeverisë që ka hapur grykën e thesit për të bërë në godinën kryeqeveritare një konkurs mode vajzërore, po aq lehtë sa ka vendosur në zyrën e tij një kosh basketbolli.Cila meritë..kush i ka deleguar…çfarë bëjnë…kush i paguan..ku i kanë zyrat..si u kalon dita?
      E vetmja punë e tyre, moj Ilda, janë paradat e modës, shko e eja nëpër sallone e korridore, me veshje seksi dhe me foto në rrjetet sociale si Instagrami. Mos u habit, ti Ilda, që këto nëpunëse të veshura seksi, pak gjoks zbuluar dhe këmbë zbërthyer, mund t’i shohësh në foto nga Dubai, vende luksoze e parajsa, në udhëtime vjeneze dhe shijim ndeshjesh barceloneze, në anije luksoze dhe, natyrisht seksi. Mos u habit nëse në udhëtime pune jashtë shtetit drejtorët e mbi drejtorët shoqërohen nga sekretare të reja, jo gjithkund e jo të gjitha, por ama moderne, të këndshme dhe pamjet që na sjellin, të lumtura në kafene, me pije të ndryshme para vetes , luksoze.

      Edvin D’Rama miku i Aleksander Vuçiçit,është dënuar 2 herë në Francë për vjedhje ikonash.Nr i dosjes “AL.1961138/A”

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim