KOPERTINA: Të rinjtë “e gënjyer” dhe miopia politike me të rinjtë e zhgënjyer. Të cilët janë shumica dhe problemet e të cilëve nuk zgjidhen me gaz lotsjellës

December 17, 2020 08:48

KOPERTINA: Të rinjtë “e gënjyer” dhe miopia politike me të rinjtë e zhgënjyer. Të cilët janë shumica dhe problemet e të cilëve nuk zgjidhen me gaz lotsjellës

Nga Bedri Islami

Botuar në DITA

 

Duket që qeveria i ka marrë lehtë protestat dhe revoltat e të rinjve në rrugët e Tiranës dhe në shumë qytete të tjera. Mendjelehtësia do e përballë, me siguri, me revolta të tjera.

Duke qenë se “ia ka marrë dorën” të bëjë shpërndarjen e tyre përmes gazit lotsjellës dhe ujit të furishëm; duke qenë se e sheh që mund të fshihet pas një alibie të  “adoleshentëve të mashtruar dhe të paguar”, duke qenë se “lideri” i tyre i deritashëm, një reper i fshehur, të cilin edhe i ati e sheh si njeriu që e tundi vendi, por që në fakt  është një figurë që nuk i ngjet askujt me dy pare mend në kokë, aq më tepër dishepull  i njohur familjarisht i Berishës, që i ka shërbyer dhe është shpërblyer; duke qenë se asnjë nga opozita nuk u del përballë dhe ndjehet si ajo që, edhe ia do qejfi, edhe nuk ia mban, dhe heshtja e saj e përralla se nuk qëndron pas saj u heq mbështetjen që e kërkojnë me ngulm; duke qenë se edhe të deleguarit si Kërpaçi  e LSI-së, çupëlina që shkon në delegim me një xhup thuaj se 2 mijë dollarë nuk i prishin punë, përkundrazi; duke qenë se opozitarët e teatrit po shfaqen gjithnjë e më shumë si opozitarë të politikës; duke qenë se presidenti lëshon deklarata që vetëm tkurrin revoltat, pasi vetë ai është ndër më të pabesuarit njerëz të politikës në këtë vend, atëherë qeveria ka vënë kapelën mbi njërin sy dhe i shkel syrin tjetër protestuesve, jo për t’i zgjidhur hallet e tyre, por për t’i bërë edhe më agresivë.

Largimi i Lleshajt, një kronikë e paralajmëruar që, po të perifrazoja një poet të madh, Zef Zorbën, “perdja ra, pa mbaruar akti”,  u bë pa u shkrirë marrëveshja e kahershme, në asgjë tjetër nuk ka zënë mend kjo qeveri dhe, si duket, as nuk ka ndër mend.

Largimi i ministrit Lleshaj ishte gjë e njohur, pritej vetëm gongu i largimit, nga një arenë ku kishte hyrë mendjelehtësisht, për të kaluar në një fazë tjetër, të krijimit të një fryme ushtarake në polici, të cilën shpejtoi ta vendosë edhe në prefekura.

Mendimi se revoltat, sado të vogla të jenë tani për tani, një ditë do të shuhen, të paktën deri sa të ketë gaz lotsjellës në magazinat e policisë, është një miopi politike e pavend, e stërlodhur, që nuk hap rrugë dhe nuk afron zgjidhje, por shton përplasjet dhe kthen orët e zhvillimit shumë kohë prapa.

Dita 17/12/2020

Vrasja e Klodian Rashës, tragjike për jetën e tij, familjen dhe miqtë, ishte një sinjal për shumëkënd, jo vetëm për reformimin e policisë drejt një fryme të re, më njerëzore dhe të afrueshme, por edhe për politikat e qeverisë.

Të rinjtë protestues nuk vijnë nga qielli; ata mund të jenë të gënjyer, por edhe më shumë se kaq, të zhgënjyer; ata kanë guximin të dalin, por pas tyre janë prindërit, të afërmit, që shumë herë janë të lodhur, janë pjesë e zhgënjimit që u ka sjellë një qeveri që u premtoi shpresën.

Njerëzit janë lodhur nga batutat garipe të shefit të qeverisë dhe nga koshat e basketbollit ; ata janë të lodhur nga gremina ku kaq shpejt u ndanë nga njëri-tjetri, ku në njërën anë qëndrojnë bashkëmoshatarët e tyre, bij të nomenklaturës së politikës apo të oligarkisë financiare të lidhur me të gjitha pushtetet, dhe, nga ana tjetër, ata që ndjejnë se e ardhmja e tyre u afron dy rrugë: ose largimin, ose kthimin në raja të një pune që shpërblehet në një muaj, aq sa harxhon një djalë e bijë pushtetari në një darkë të zakonshme.

Të rinjtë e revoltuar, në një pjesë të tyre, mund të jenë të shpërblyer nga opozita, por, më parë se të bëhet kjo dëshmi, qeveria duhet të shtrojë pyetjen e parë: si është e mundur që 30 vite jetë plurale dhe 7 vite të saj në pushtet dhe ka ende të rinj që “mashtrohen” me një grusht parash dhe dalin të protestojnë, të shkatërrojnë çka ndërtuan prindërit e tyre? Si mundet një qeveri të mos e vrasë mendjen përse ky brez , nëse ndodh kështu, është kaq lehtë i shitshëm, kaq lehtë i manipulueshëm, sa që pranon të bëjë atë çka nuk e ka menduar se mund të bëjë, deri sa të shkojë në qelitë e burgut?

Një revoltë, sado e parëndësishme t’i duket qeverisë, nuk mund të zgjidhet me burgosjen e adoleshentëve e as me britmat e shitjes së tyre. Është rruga më e gabuar, më e gjatë dhe më zhgënjyese!

Duhet të jesh miop që t’i thuash “marshalla” atyre që kanë thyer tabela sinjalesh, pemë kanë djegur apo sheshe kanë përmbysur; por miopi është edhe të mos e shohësh se pas vrasjes së moshatari të tyre është shumë më tepër.

Është mosndëshkimi i së keqes së djeshme dhe krijimi i një keqe të re, të sotme. Është bartja e fajit tek të pafajshmit dhe mbrojtja e fajtorëve si të pandëshkuar.

Në shtatë vite e gjysmë qeverisje të së majtës vetëm politika të majta nuk janë bërë. E majta është bërë tani një forcë politike pa vizion, pa arsye të rrugës së saj së ardhme; ajo ka shkrirë kauzat e saj për të ndërtuar oligarkët perandori të reja;  është larguar nga ata që e kanë mbështetur dhe kjo duhet pritur nga heshtja e tyre ndaj çdo bëme të shëmtuar që ka ndodhur.

Fati i saj i deritashëm ka qenë opozita e dërmuar, e keqja më e madhe se sa e keqja e pushtetit, por kjo nuk është alibi për të qetësuar të rinjtë, që tani rrugët e mbyllura u kanë prerë njërën nga mundësitë, ndërsa përbetimet e opozitës së sëmurë nga vetvetja u kanë prerë rrugën e mbështetjes.

Një shef qeverie që e percepton qeverinë e tij si, “ më të mirë se ne nuk gjeni”, vetëm se përballë tij ka një lesh e li opozite, që mat veten me veten dhe jo me atë që duan njerëzit, mund ta marrë lehtë revoltën e një grupi të rinjsh, që bëjnë mirë që protestojnë, me gjithë mëkatin e vandalizmit.

Shefi i qeverisë ka qenë dikur idoli i të rinjve, mendësia e re e së ardhmes, njeriu tek i cili kanë pritur dhe kanë besuar. Zhgënjimi është i ndjeshëm, megjithëse shanset e qeverisjes së tretë të tij janë ende të mëdha, e jo për meritë të tij.

Ky brez, i paktë, por jo i vetëm, që proteston, ka qenë 12 a 13 vjeçar kur Edi Rama dhe e majta erdhën në pushtet, me një përshfaqje marramendëse iluministe. Atëherë ata mund të thonin me kënaqësi, “ xhaxhi Edi”, por tani duan pjesën e tyre në ndërtimin e një jete, që për to e jo vetëm për to, duhet të jetë ndryshe.

Nëse struktura qeverisëse këtë nuk e kupton ajo do të mund të jetë në pushtet edhe një mandat, por më pas, duke rënë, do të marrë me vete edhe të majtën e tanishme; do të rrokullisen sëbashku dhe do të mbetin një kujtim në shuarje!

Nganjëherë fitorja të humb!

 

——

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

December 17, 2020 08:48
Komento

35 Komente

  1. Shpiragu December 17, 09:35

    Kushdo qe te fitoje ne 25 prill zgjedhjet,Shqiperia do vazhdoje drejt rrenimit perfundimtar si shtet se si shoqeri demokratike nuk kemi qene asnjehere ne keto 30 vjet.
    Zgjidhja e vetme eshte qe antaresia socialiste ta kete kuptuar se tashme Rama ka qene nje KALE TROJE,qe vuri ne gjunje PS-ne,poshteroi Luften Antifashiste Nacional Clirimtare,sundoi Shqiperine si DIKTATOR,duke zhdukur Demokracine,Shtetin Ligjor administraten publike e rrenoi duke u bere mbrojtes i korrupsionit.
    Rama sot eshte njeriu me i rrezikshem ne vend,prandaj PS-ja urgjentisht duhet ta shporre ate nga politika.
    Rama,me fjalorin e tij rrugac nuk i bashkon por i percan shqiptaret!

    Reply to this comment
    • Z December 18, 12:27

      Mendoj se ne kete mandat Rama do te largoje perfundimisht Sali-Meten dhe do te largohet dhe vete!

      Reply to this comment
      • Albi_I December 21, 13:19

        Keto jane fantazi qe cuditerisht shqiptaret vazhdojne t’i besojne.

        Saliu dhe Meta jane arsyeja pse Rama eshte ende ne pushtet. Pa Saliun dhe Meten do mund te lindte nje opozite e re, e paprekur nga e shkuara. I pari qe demtohet nga kjo do ishte Rama vete. Prandaj ai nuk ka patur e nuk ka arsye te largoje Saliun dhe Meten.

        Rama eshte nje njeri qe lufton per pushtetin e tij personal, jo per t’u larguar ne paqe sic mendoni ju. Ai do te qeverise edhe 20 vjet te tjera nese mundet. Dhe nuk ka si e pse te terhiqet.

        Reply to this comment
  2. Ethem Lalaj(Mallakastrioti) December 17, 09:42

    DITA: Me gjithë respektin që kam për ANALIZAT E Z.B.ISLAMI,sot këshillat e tij më duken të një-anëshme.
    -Fatkeqsia Kombëtare nuk është E.Rama që po qeverisë vëndin në 7 vite dhe ka bërë më të mirën e mundëshme sa të gjitha Qevetit e tjeta të marra së bashku më 25 vite.ER ka gabime plot por jo FAJE TË RËNDA PËR VRASJE NJËRZISH NË BULEVARD,si Sb,Im e Lb që nuk e zini në gojë fare..!
    -Adoleshentët rrugaç që dogjën vëndin nuk mund tu themi se të gjithë ishin të varfer dhe pa shpresë.Ata mund të ishin të pasur më shumë e fëmijt,niprit e mbesat e TU E TË MI.Por ata ishin të manipuluarë e paguarë nga ata që u fshehën si LEPURI NË FERRË dhe i shtynë në aventura për të djegur Tiranën,Shkodrën sidomos ku u printe VOLTANA ADEMI një grua e keqe pro SËRBE që ka deklaruarë se ” Shkodra duhet të qeveridëset nga nd/Kombëtarët..” Dhe Ambasadori Austriak ja menderosi..”.duke i thënë se nuk jemi në vitin 1913.
    -Protestat me Adoleshent u organizuan nga Anti-Shqiptarët e 30 viteve S.Berisha,I.Meta,L.Badha e M.Kryemadhi,etj.Dhe u ndalën nga Ambasadorja KIM e cila e vuri gishtin në plagë duke ju drejtuar SHQIP ISH PUSHTATARËVE.Dhe sa herë vëndi ka qënë në rrezik Amerika na ka shpëtuarë.Siç ndodhi në 2019 me paralajmërimin Amerikan në protestat e dhunëshme të tipit ISIS,si të Partisë Greke të AA që drejtësia greke e nxori jashtë ligjit.
    -Dhe ju sot nuk zini fare në gojë DREJTËSINË TONË NË KOMA QË NË 92 DHE TË KAPUR NGA SALISËRBI I TIPIT S.MILLOSHEVIÇ.Apo të Sërbit tjetër L.Basha që si mik i Dick Marty futi në burg drejtuesit Kosovar të UÇK.
    -Nuk vjen kurrë e keqa nga E.Rama,por nga shqipëtarët e kthyer në spiun Sërbë,Grek,Rus,Francez,Hollandez,etj,si Sb,Lb,Im të shpallur botërisht nga medjet Shqipëtare.
    -E.Rama duhet të fitoi mandatin e 3 të deri sa Saliakrimineli,Im,Lb të zhduken nga faqa e dheut,pasi kur të vdesi kockat e Sb nuk do gjëjnë rehat në Shqipëri…por në Serbi,Greqi,Rusi,Pasi me mbi 75 krimet e tij i ka bërë gjëmën popullit Shqiptar duke i shkaktuarë më shumë se 530 mild.$ pasuri dhe mbi 20.000 të vrarë 1991-2020.
    -FLM DITA

    Reply to this comment
  3. Nuk kuptoj December 17, 10:37

    Z. Islami. Duhet te kemi te qarte ke mund te quajme RINI.
    Sepse ata qe dominuan protestat ishin minorene nga 10 deri 15 vjec.
    Nese shoqeria shqiptare quan minorenet e pashkolle dhe shpesh te pa familje si pjesen me te perparuar te saj, ajo ka vdekur.
    Keta femije, shumica rome, po ti pyesesh, as shkojne hic ne shkolle.
    Dhe po te mbash shenim, pas disa vjetesh emrat e tyre ke per ti lexuar ne kronikat e vjedhjeve, vrasjeve shperndarjes se narkotikeve dhe trafiqeve. Sigurisht qe shume prej tyre do te behen pjese e bandave dhe pa mbushur 30 vjec do te vriten nga rivalet.
    Si nuk pame femijen e nje politikani ne ate proteste? Po femijet e intelektualeve ku ishin?
    Ja pra, se aty ishin femije te familjeve jo te rregullta, ku prindi jo vetem nuk e di, po as interesohet ku eshte femija i tij.

    Reply to this comment
    • JE VK December 17, 11:34

      MOS LEXO VETEM GAZETAT QE TE KUPTOSH,
      MOS SHIH EMISIONE THRASH / PLEHRA NE TV

      Reply to this comment
      • Qwerty December 17, 11:49

        Kapterr Temja! As nuk pritet nga ty ndonje koment i ndryshen. Vetem na thuaj, a do te mxjerresh me 25 prill ushtrine tende prej 300 vetesh fe cilet sic ke deklaruar ti vete votojne me komande?
        Jo per gje po para 1 jave kercenove se do flinit gjume ate dite.

        Reply to this comment
  4. Drenova December 17, 10:42

    Ne gjykimin tim,kjo proteste ka qene e organizuar ne fshehtesi nga opozita ne bashkepunim me agjencite sekrete te fqinjeve te interesuar per destabilizimin e Shqiperise!
    OIpozita e sotme,me gjendjhen dhe besueshmerine qe ka ne popull,pavaresisht se Rama duhet te shporret nga qeveria sa me pare,perseri kurre nuk do vije ne pushtet me voiten popullore!
    Slogani gebelsian i Rames se “Po iku Rama do vije Basha” ka disa te verteta.
    Se pari Rama perpunon mendjet boshe te militanteve te vet,se vetem me kete njeri PSW-ja mund te rrije ne pushtet,pra edhe juve ne PUNE!
    Se dyti,Basha eshte rreziku kryesor,qe te marre pushtetin,gje qe do pushohen nga puna tere socialistet.
    Se treti,Rama mashtroin antaresine e vet,se ne PS nuk ka njeri tjeter me te afte se sa ai.Dhe per kete ai ka punuar ne menyre djallezore,ku per cdo gje ai del e flet vete,si jurist,ekonomist,financier,agronom,ushtarak,diplomat etj,etj!
    Me kete stil pune ai nuk ka lene minister etj,qe te dale e te afirmohet ne publik per aftesite e tij,aq sa edhe Ditmir Bushati,qe guxoi te shfaqe pavaresine e tij e shkarkoi nga detyra.
    Se Rama eshte jo vetem i pa afte ne detyren e tij,por edhe se rreth vetes ka mbledhur njerez servile te tij,me te pa afte se veten,prandaj kurre nuk ka dale njeri ta kritikoje politiken qeverisese te tij keto 7 vjet!
    Bile edhe keshilltaret e tij ai i zgjedh kaq te pa afte ose sewrvile sa nuk guxojne t’a keshillojne ate per ndonje problem!
    Sa i perket protestave,ato nuk duhet te ishin bere,per te vetmen arsye se per here te pare ne keto 30 vjet polici vrases u arrestua,ministri i Brendshem u shkarkua,pra ne se vazhduan me kerkesen e heqjes se Dretorit te Pergjithshem te Policise apo vete Rames,kjo ishte e tepewrt!
    Edhe akuzat qe u hodhen per ndihmen qe i dha qeveria familjes se te ndjerit,u gabua!
    Qeveria e cilesoi aksident,sepse ato te dhena kishin deri atehere!
    Por qeveria u nxitua nga protestat ta shpallte kete cilesim te pa vertetuar gjyqesisht,kur mund te priste me vone!
    Por Rama nuk ka keshilltare te guximshem,qe ta keshillojne ate drejt,kjo edhe per aresyen se Rama as qe i DEGJON FARE keshilltaret e tij!
    Shkurt:Rama eshtefajtori i gjithckaje,por jo ne vrasjen e 25 vjecarit,por per shkaterrimin e Shtetit Ligjor,Demokracise,mbushjen e administrates dhe policise me militante te pa afte,por besnike,gje qe ka cuar ne lulezimin e korrupsionit!
    Ne se opozita apo RINIA do donte te protestonte kunder qeverise,kishte plot ngjarje te tjera ku mund te revoltohej me shume se kaq.
    Ku ishin keta te rinj te revoltuar,kur Rama leshoi deklaraten me OGURZEZE te ketyre 30 viteve,se :Kokat e korrupsionit ne Shqiperi,nuk jane e nuk kane qene politikanet,por gjyqtaret dhe prokuroret”?
    A ishin dakort keta te rinj dhe mbare populli,qe me kete deklarate te Rames ai Amnistoi te gjithe politikanet e korruptuar qe nga Berisha e deri tek Rama dhe qe me kete rast i kercenoi edhe gjytaret dhe prokuroret e mbetur qe te mos guxonin te merreshin me politikanet,por me njeri tjetrin?
    Ku ishin analistet,opinionistet pa fund te mediave,qe heshten ,kur ata debatojne ne TV-ra per ore te tera edhe per nje “PORDHE” te Rames?

    Reply to this comment
  5. Lala i Lushnjes December 17, 10:43

    Është e egër ” ekonomia e lirë e tregut,, o Bedri. Jashtë nuk jeton? E manjta është problem në gjithë botën dhe besoj e di arsyen, kush u shit e blenë e kush nuk u shit e nisën në botën tjetër.
    Ministri i brëndshëm grek është sot ish sekretari i rinisë socialiste të Papandreut dhe ish sekretari i rinisë naziste të diktaturës, ministër dhe ai. Medjat e ” dashura,, për nje zjarr që ra në Greqi e hëngrën të gjallë Tciprën deri sa e rrëzan. Personi që kish pëgjegjsinë për zjarrin ka mar një post të rendsishëm. Çdo ditë sot në Greqi vdesin nga njëqind persona dhe medjat meren brekët zonjës se kryeministri se çfar marke janë.
    E manjta , e djathta, demokracia në pergjithësi kishin kuptim në shekulin e kaluar si kundërpesh e demokracive poullore.
    Forca të padukëshme botërore,
    ( qeveritë jan kukulla kudo qofshin ato) , mbasi sollën “demokracinë,, në Palestinë, Afganistan, Irak, Libi, Liban e ku di unë, sot vëndosin se sa do rrojnë e sa do të vdesin.
    Me respek nga një ish traktoris nga ish Myzeqeja që megjithse ngjitem tek Blerimi Myzeqe nuk shoh më, (mbase e kam nga syt se 65- së veç jam vllai).

    Reply to this comment
    • Shpiragu December 17, 11:11

      Mos u merzit,o bashke patriot,se edhe tv KLAN ne emisionin “Aldo Morning,te gjithe gazetaret e rretheve japin intervista nga qendrat me te bukura te qyteteve te tyre,Tirana,Durresi,Korca,Gjirokastra etj ndersa kur vjen puna,gazetarin lushnjar,qe deri dje transmetonte nga qendra e Fierit,tani po e nxjerrin jo si gazetar qyteti apo rrethi,por si MYZEQE!
      Bile ky palo gazetari Aldo,ndersa me koleget e tjere komunikon me fjale korrekte,me kete lushnjarin tallet pa piken e turpit!
      Dhe flet qyqari jo nga qendra e Fierit apo e Lushnjes,por nga ndonje kthese fshati ku dallohen ca baraka te prishura apo lope etj!
      Keta te Klanit me kete qe bejne tregojne se e urrejne Myzeqene dhe njerezit e saj dhe kete e ben nje pronar malok e jo dikush tjeter!
      Hyyyy plehra rraciste!

      Reply to this comment
  6. Niku December 17, 11:01

    Shumë shkruani kundër Ramës z. Bedri, por nuk jepni zgjidhje. Përse nuk mblidhen një grup intelektualësh me ide të majta dhe të krijojnë një tjetër parti të majtë, e cila të marrë të gjitha votat e të zhgënjyerve që ju spjegoni më sipër?! Me këtë spektër politik që është tani këto vota janë të çorientuara dhe nje pjesë shkojnë djathtas. Rama ka të meta, kjo nuk diskutohet, por PD dhe LSI kanë drejtues të kriminalizuar, që nuk janë alternativë për pushtet. Kjo është arsyeja që po krijohen parti të reja djathtas, që të mbledhë votat e të pakënaqurve. Do të jetë një veprim i zgjuar që të formohet një parti majtas, me “bord” drejtuesish dhe pa kryetarë, se na e shpifën keta kryetarët. Në gazetën Dita janë disa të tillë që shkruajnë. Përse nuk organizoheni?! Se deri tani kemi parë vetëm kritika, që kanë vajtur në vesh të shurdhët.

    Reply to this comment
    • Fernando December 17, 11:19

      Ti ,Niku,qenke dobic i madh,se i kerkoke Bedriut qe t’i beje gati petullat qe t’i hash ti,qe mos u ngopsh!
      Por ti o gallof nuk e di se per te krijuar nje parti te re,qe te fshije nga faqja e dheut tere klasen e korruptuar politike te ketyre 30 vjeteve,nuk mjafton nje thirrje,si kjo e jotja,por duhet krijuar nje FRYME atdhetare ne nje shoqeri demokratike,qe njerezit te mos vleresojne me shume partine,qe i fut ne pune,por SHQIPERINE!
      Dhe kjo fryme duhet te duket,qe nga komentet qe bejne njerezit,qe nuk zihen e shahen me njeri tjetrin,por te gjithje behen OPOZITARE te cdo p0ushteti,por jo ne sherbim te rrezimit dhe ardghjes ne poushtet te partive,qe i kemi provuar per 30 vjet dhe na e kane nxire jeten!
      Me njerez si ty,o Niku,nuk behet Shqiperia,se ti sheh vetem bythen tende!

      Reply to this comment
      • Niku December 17, 15:28

        Fernando, përse merr si “pushka e jevgut “. Unë dhash një mendim për njerëzit që kuptojnë të majtë dhe jo për shpellarët e Berishës që megjithëse e shkatëruan Shqipërinë këto 30 vjet, akoma kanë kurajon të vijnë në pushtet!!! Kanceri vetëm kur hiqet nga trupi e shëron njeriun dhe jo duke e mbajtur, qé është vdekje e sigurtë. Prandaj Fernandel komenti im nuk është për ty me lavazh truri, por është per ata që kuptojnë. Të metat e Ramës korrigjohen me një alternativë tjetër të majtë, përndryshe dergon ujë në mullirin e Berishës, Bashës dhe familjes hajdute Meta, që janë të rrezikshëm për Shqipërinë.

        Reply to this comment
        • Besi December 17, 17:49

          Dhe çfarë tha Niku që s’i shkoi për shtat bithës tënde të qelbur Fernandel o teveqel?

          Reply to this comment
          • Fernando December 21, 13:23

            Bravo Besi,qe e pnanon se paske lepire edhe bythen time,pa le sa te tjereve ua paske bere kete pune!
            Po cfare muti do ti Besiu,qe revoltohesh per Nikon,sikur e ke dashnorin tend apo te gruas ,motres apo vajzes tende?
            Hyyyyy gelbaze tuberkulare!
            Te gjithe ata qelbesira,qe mbeshtesin armiqte e Shqiperise,qe nga Sali Berisha e deri tek Rama,jane ANTISHQIPTARE dhe ne vend te truve kane tallash!

        • Shpiragu December 17, 18:21

          Eh,more Niku pisqolla pa barut,qe ia fut si kau peles!
          Sot ne pushtet eshte Edi Rama prej 8 vjetesh me votat e te majteve,fukarenjve,pensionisteve,te papuneve etj,por a mund te me thuash se cfare u ka dhene ai ketyre 1 milion shqiptareve si kryeminister?
          Jane gati 700 mije pensioniste,qe me dhersen dhe mundin e tyre per 70 vjet ndertuan kete Shqiperi,qe eshte sot,por qe e kane grabitur politikanet qe nga Berisha e deri tek Rama!
          A di gje ti ndonje pensionist,qe ka perfituar nga kjo pasuri kolosale e vendiut,si miniera,hidrocentrale,fabrika,uzina,kombinate,armatim e municione te ushtrise,vaporra,toka ne bregdet,pyje,sera,ullishte etj,etj?
          Jo more i mjere,se asnje pensionist nuk ka marre ASGJE nga e gjithe pasuria kombetare,bile qeverite e korruptuara qe sunduan qe prej 30 vjetesh dhe qe mashtruan shqiptaret duke thene se e gjithe pasuria socialiste do te ndahet ne menyre te barabarte per te gjithe sipas kontributit te tyre,por ne fakt neve na dhane ca “Letra per te fshire bythen” ,ndersa per vete moren te gjitha pasurite!
          Mire qe kete nuk e bene,por te kishin gjykuar me njerzillek,se atyre qe u takoi te privatizonin dyqant,makinat,kombajnat,traktoret,qe u bene aksionere ne fabrika,uzina,kombinate,magazina, fshataret qe moren tokat,pyjet,serat,ullishtet etj,etj llogjikisht nuk DUHET T’I JEPNIN PENSIONE TE BARABARTA ME ATA QE NUK PRIVATIZUAN GJE DHE MBETEN PA PUNE<SI USHTARAKET<MESUESIT<EKONOMISTET<ARSIMTARET etj,etj!
          Se tani nje shites,qe ka marre dyqanin me privatizim ne rrugen "Myslim Shyri" o e perdor vete dhe fiton miliona ne muaj,ose minimumi e ka dhene me qera dhe fiton cdo muaj rreth 3-4 mije euro!
          Ndersa ne te tjeret,qe nuk perfituam ndonje privatizim prone,na eshgte caktuar pensioni mujor 15-20 mije leke,!
          Ku eshte drejtesia,demokracia etj ketu?
          A nuk eshte kjo fillimi i grabitjes se prones publike?
          Kam nje komshi,qe merr pensionin ne agjensine ku e marr edhe une,ai merr pension 24 mije leke dhe une marr 20 mije leke new muaj!
          Por ky "FUKARA" merr cdo muaj edhe qera nga dyqani i tij ne rrugen "M.Shyri prej 3500 euro,pra del,qe pensionin e merr sa per kafe!
          Ketu filloi padrejtesi,korrupsioni,krimi ekonomik dhe pa barezia shoqerore dhe kesaj i thone DEMOKRACI kur ne fakt eshte SHKERDHATOKRACI!

          Reply to this comment
    • Lili December 18, 08:05

      E ke ate parti ne tirane djalo! Shiko pak perreth e shiko kush po punon me sindikatate e verteta e kush me te majtej e multimillioneret qe shfrytezojne punetoret e minatoret!

      Reply to this comment
  7. Kris 1 December 17, 11:16

    Ne fillim te demokracise se vdekur forcat e reja politike hodhen pparullen:prona e shtetit prona e askujt.Dhe ju hy te maarrim cte marrim e te djegim cte djegim.
    Pas 30 vjtesh njerezit po binden se prona e shtetit eshte prone e mafis politike,qe cdo dite u shton varferine.Ne te smund te vjedhesh me se ka pronare oligarket por kur zemerohesh mund ta shkaterrosh me nje levizje cartiste.
    Mafies politike i intereson te demmtohet nga zemerimi prona shtetrore. Se ndryshe zemerimi do te bjere mbi pasurite dhe pronat e saj

    Reply to this comment
  8. qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi December 17, 13:17

    Kur lexova titullin kujtova se Bedriu me ne fund do vere gishtin mbi plagen me madhore te Shqiperise sot – Krizen e plote ne Ekonomi!
    Por jo, si gjithmone Bedri Islami e te tjere puthadote pushteti mundohen qe te japin keshilla e sugjerime por pa prekur thelbin, ate pra, deshtimin total te kesaj qeveri Rama ne Ekonomi!
    Qeveria Rama eshte qeveria me e deshtuar ne Ekonomi nga koha e qeverise Carcani 30-vjet me pare.

    Reply to this comment
    • katarakti December 17, 16:17

      Nga i ke këto të dhëna kaq të sakta?! Nga Shqupi?! Na i bëj tê ditura edhe ne të tjerëve! Mund të shkruaj edhe unë badjava se qeveria Rama është më e mira e këtyre 30 apo 100 vjetëve të fundit, por sa vlerë ka?! Apo futja pordhës kot, se ndofta mund të gënjesh ndonjë!

      Reply to this comment
      • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi December 17, 19:57

        Mjafton vetem nje e dhene e sakte e dale nga vete qeveria me ne fund –
        Borxhi Publik ka kaluar 90%!
        Ka qene i fshehur pas PPP-ve ne 80% e tani deklarohet mbi 90% me synimin per ta fshehur pas pandemise aq sa fshihet minarja ne thes.
        Pyet ndonje ekonomist te ta shpjegoje se c’do te thote kjo e mos te mjaftofte kjo pyet cilido buxhetor se kur ka pas rritjen e fuindit te rroges, ne 2012. Se me qeverine Rama as shperblime te fund-vitit nuk kane marre keto 8 vjet.

        Reply to this comment
        • katarakti December 18, 11:13

          Ja shifrat zyrtare të vijimësisë së borxhit në Shqipëri. Që të kuptosh diçka: Ne vitin 2005 borxhi shqiptar kapte shifren e 4.40 miliarde euro. Me 31 mars 2011 kemi pasur 7.50 miliarde euro borxh. (Pra per 6 vjet te sundimit te Berishes borxhi u rrit me mbi 3 miliarde euro)! Ne fund te vitit 2016 borxhi arriti ne 7.62 miliarde, ndersa më 2018 ai ka vajti ne 8.3 miliarde, ose 70 perqind e GDP-se. Por nga ana tjeter jane rritur rezervat valutore ne vend. Sipas Bankes Shqiptare rezervat valutore të vendit arritën në fund të vitit 2018 në një nivel rekord prej 3.4 miliardë eurosh. Sipas shifrave, në raport me një vit më parë, (2017) këto rezerva janë rritur ndjeshëm me 13.4%, ose 403 milionë euro më shumë, si rrjedhojë e ndërhyrjeve në tregun e valutave.Të dhënat e konsoliduara të publikuara nga Kuvendi, tregojnë se në fund të vitit 2018, Borxhi Publik u vlerësua në nivelin 1,107.3 miliardë lekë, ose rreth 9.15 miliardë euro.Në 30 qershor 2019 borxhi publik i Shqipërisë zbriti në 1.1 trilionë lekë ose rreth 9 miliardë euro. Në tremujorin e tretë të vitit 2020 borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë preku shifrën e 8.83 mld eurove, nga 8.93 mld euro që ishte në tremujorin e dytë.

          Reply to this comment
    • Lili December 18, 08:12

      Vetem ne ekonomi?!
      Mu me duket kamos e deshtuar, edhe pse i pati te gjitha mundesite!
      Paaftesia kur nuk eshte nje vlere e kur nuk sjell bereqet! Rama eshte i paafte edhe i pasjellshme siç e tregoj vete me Zojen Osmani!
      Di vetem te mbledh perreth oborrtare edhe ma te paafte, prandaj reziqete pasojat e paqeverisjes se tij – se as keqqeverisje nuk mundesh t’i thuesh kesaj pune- do jene te medha per kombin tone ?!
      A ka nje ide ai vete per ku do me shkuar e si ne kushtet tona?!

      Reply to this comment
      • qeveria Rama plotesisht e deshtuar ne ekonomi December 18, 11:25

        katarakti, mire eshte te kujtohen disa gjera

        Ne 2012 Erion Brace ne opozite (sot zv. kryeminister) ulerinte se kur te vinin ne pushtet socialistet do ta benin me ligj Borxhin Publik jo me te larte se 60% (atehere ishte 62%)
        Ka 8 vjet ne pushtet Rilindja dhe Borxhi Publik ka kapur rekordin e 3-0 viteve, mbi 80 % e ka arritur tashme ne 90%
        Erion Brace tashme zv. kryeminister nuk kuis me per ate betimin e dikurshem te opozitarit per Borxhin Publik
        Mbase niset ngaqe nuk jane socialistet ne pushtet, por sekti Rilindja

        Reply to this comment
  9. Trotski December 17, 14:04

    Perfshirje e femijve eshte Krim dhe duhet te thellohet Hetimi .Ka te ngjare qe ketu ka gisht Opozita dhe vete Like Presidenti ,qe i bie prej kohesh Tamburase:Rinia te marre ne Dore Pushtetin”.keto jane perpjkje per destabilizim te vendit ,per sabotimin e Reformes per drejtesi ,qe te shpetojne nga Laku i Drejtesise se Re.

    Reply to this comment
  10. katarakti December 17, 16:37

    Mua më duket se është bërë disi e lodhshme kjo politika e “Ditës” se të gjithë janë njësoj! Për Ramën kam 1 milion vërejtje, megjithatë unë nuk e barazoj kurrë qeverisjen e Ramës me kohën e Berishës. Unë, po ashtu nuk e shoh shpëtimin te anëtarësia e Partisê Socialiste. Deri më sot Partia Socialiste nuk ka nxjerrë asnjë udhëhëqës të hajrit. Nê fillim ishte Nano kumarxhiu, horri, delenxhiu, pastaj Ilir Meta me bllok nê dorë, më pas Pandeliu pa shtyllë kurrizore dhe tani Rama, që vetëm i majtë nuk është. Sado që të rrihni ujët në havan zgjidhja nuk vjen nga partia socialiste. As në kryesi, as në anëtarësi nuk shoh ndonjë që ta mbush mendjen. Dhe po iku Rama dhe vjen ta zemë Veliaj, asnjë ndryshim nuk pres. Ndofta më keq. Siç thotë edhe Niku më sipër, zgjidhja e vetme mbetet
    ndofta krijimi i një partie të re patriotike/popullore. Siç bëri Cipras në Greqi, 5 yjet në itali etj etj. Ndryshe kot me i rënë kazanit. Pak utopi vërtet, por jo aq sa ata që shpresojnë se po iku Rama u zgjidh problemi! Gënjejnë veten dhe të tjerët.

    Reply to this comment
  11. Gzim Kulufi December 17, 16:59

    Problemet shqiptare jane pak me te thella nga sa perfshin zdapi Rama! Duhet angazhim i te gjithve dhe jo te pritet nga “lideri”!

    Reply to this comment
  12. SOVJETIKU-afije xhepistash December 17, 21:06

    Bah krijoni nje blog(grup) ne facb dhe kordinoni prtotesta e juaja me objektiva dhe program politik dhe me vizion jetik social.FCB eshte nje nga nrrjete sociale ku nisin,ndizen dhe lindin groupet dhe masat qe kerkojne ndryshimin,jelek verdhet ne France keshtu u organizuan per dy vjete rresht aq sa e detyruan makaronin te leshoje 25 milliard euro per permirsimin e kushteve sociale dhe per ngritjien e rrogave.
    PROTESTA ESHTE E DREJTE UNIVERSALE!!!
    I eshte dedikuar njeriut qe ne egzistencen e tij fillestare(pra qe kur eshte ne ko… e babit dhe ne barkun e mamit ai eshte nje qenie legjitime)qe gezon te drejtat e tija me te shenjeta,LIRIA+BARAZIA+DREJTESIA+VELLAZERIA.
    Nje POPULL nje gjak ne kauz nje devocion,pa dallim feje krahine apo demagogjike,perballe lirise dhe drejtesise jemi te gjithe te barabarte dhe askush ska te drejte tna denigroje apo mohoje kete VIRTYT UNIVERSAL.
    Shqipëria dhe tere shqipetaret duhet te pastrojne terre kliken politike,ju duhet nje ryme dhe nje fryme e re,ideollogjike,ju duhet nje rryme e re progresiste dhe republikane.
    Ka ardhur koha qe skorjiet oportunista,demagoget komplotues,inrtiguesit apollogjiste duhen te fshihen nga jeta aktive e Kombit tone,duhet te hidhen ne koshin e plehrave qe nuk reciklohen por bluhen ne terrin e turpit dhe ne humneren e gjemave makabre(llahtareshme).Shqipetaret duht te kuptojne qe kombi ka falimentuar dhe per kete jane fojtore barbare klikat politike pa dallim ngjyre flamuri apo intonaliteti ideollogjik.
    Protesta eshte legjitime sepse dihet qe ajo shperthen ne saje te dhunes politike qe i imponohet dhe i i kerkon nenshtrim te verber skllaverise me te cilen e shpreblen premtimi politik perpjekjien dhe mundin e POPULLIT.
    Shqipetaret duhet te jene nje trup,nje mase qe forcohet dhe konsolidohet ne saje te UNIVERSIALITETIT Protesta,ne rruge te dalin ti fryjne ato dhe te buçasi zeri tij per drejtesi dhe liri aq sa frikacaket ozurpatore tja mbathin nga syte kembet,populli ka te drejte te kerkoje abdikimin dhe kapitullimin e qeverise aktuale duke kerkuar nje qeveri kualicioni ku,dy te tretat te jene bijte e popullit,intelektuale teknokrate dhe pluktokrate qe kane si parim drejtesine dhe progresin si plan te pare ne sherbim te popullit dhe interesave te tija jetike.
    Jeta dhe klasa politike duhet te rinohet por edhe te rinovohet dhe eshte mese jetike dhe aktuale qe fakt te behet realitet,te realizohet hapi i pare drejte nje shoqerie me te emancipuar dhe me aktive ne interes te fateve te kombit dhe popullit shqipetar.
    qeveria rama duhet te abdikoje si jo nga gjoksi i popullit do derdhet gjak i pafajshem,dhe shenjat e para po nisin marshimin ogurzi.
    Protesta eshte e drejte UNIVERSALE askush nuk ka te drejte te ndaloje POPULLIN te protestoje.
    Askukrkush!!!

    Reply to this comment
  13. mirel December 17, 21:10

    Ju komentuesit pro Sale kriminelit jeni per te ju varur nga gjuha.
    HALABAKE

    Reply to this comment
  14. Te thuhet e verteta ,lakuriq,ashtu sic eshte. December 17, 23:18

    Kur shumica e njerezve ne Shqiperi te kuptojne se

    E GJITHE POLITIKA SHQIPTARE DUHET PUNUAR QELIZEM

    DHE SE PA PJESMARJEN E OPOZITES SE VERTETE TE NJEREZVE PATRIOTE DHE ATDHETARE TE VERTETE QE I ESHTE MOHUAR CDO E DREJTE NE SHQIPERI, KURRE NUK DO TE KETE DEMOKRACI NE SHQIPERI.

    SHTETI I SE DREJTES NUK MUND TE MDERTOHET VETEM NGA GANGSTERET MAFIOZE TE PARTISE SE PUNES ,TE UDHEHEQUR NGA BOSI I KRIMIT SHQIPTAR 80VJECAR ,FAMILJA HOXHA .

    Reply to this comment
  15. Lili December 18, 08:41

    Mirel te duket cdo njeri qe me arsye e vlereson si te deshtuar qeverisjen Rama si pro Beeisha?!
    Nuk eshte ashtu bash! Po rames e berishes i pelqen te na mbajne ne kete rreth vicioz , e sot jemi ma shume qe kujtojne qe nuk duam as ramen as berishen!

    Reply to this comment
  16. Arjan December 18, 10:32

    Ka qenë naivitet i plotë shpresa e disave dikur që me ardhjen e rames në pushtet gjërat do shkonin më mirë në Shqipëri
    Keqardhje
    Po njësoj edhe pa ramën
    Kaq prodhon ky popull

    Reply to this comment
  17. AD December 18, 19:44

    Replike me nje Drejtoreshe Arsimi Kryeqyteti

    AVOKATET E DJALLIT !

    – As Mona Cizmja e SaLikja nuk do ta kishin permjere kaq keq kete anuslize…

    – Cfare te mbjellish do te korrish

    Shume llogje pa buke.
    Shume filozofi pa filozofi !
    Shume futja kot te dali plot …
    Po cfare edukimi, cfare miresjelljeje, cfare qytetarie mund te kerkojme nga femijet tane, nga e ardhmja e Shqiperise kur ne nenat e baballaret e tyre perdorim dhune e terror, plumba e molotove, cizme e zjarr deri edhe altarin e demokracise, Kuvendin e Shqiperise, kur
    1- ekzekutojme pa vendime gjykate prinderit e tyre ne mes te bulevardit Deshmoret e Kombit,
    2-kur hedhim ne ere 26 Gerdecare, perfshi edhe femije te palindur ne barkun e nenes,
    3- kur ish- Presidenti dhe ish-kryeministri i Shqiperise rrah gjoksin dhe ben te fortín ne syte e mbare shqiptareve dhe mbare Botes, perfshi edhe femijet, se do te ekzekutonte me 5 snajpere qe i kishte gati me gisht ne kembez per te ekzekutuar liderin e opozites, kryebashkiakun e Tiranes Edi Ramen me 21 janar 2011,
    4- kur Presidenti ne detyre ben Alenden dhe Mic Sokolin qe u vuri gjoksin topic turk e jo vellezerve e motrave te vet shqiptare…
    5- Cfare mesimi e edukate mund tu japin femijeve ata qe i paguajne femijet per te djegur pemet e Krishtlindjeve e Vitit te ri, per te thyer xhamat Muzeumit Historik Kombetar e Bibliotekes Kombetare, te Kuvendit e te Kryeministrise, te Ministrise se Brendshme e deri edhe te Aresimit e… per te thyer semaforet e shtyllat e drites elektrike…. njesoj si “ Uniformat e Murrme” te Adolf Hitlerit ne marshimin qe qe i futi flaket Rajshtagun … e qe e zhyti Gjermanine dhe mbare Boten ne nje sketerre te vertete .
    Keto akte banditeske neonaziste, qe ti ish-Drejtoresha e Drejtorise Arsimore te Kryeqytetit te Shqiperise- Tiranes Zj. Mimoza Keta jo veten i predikon, por edhe u ben avokaten e Djallit jane yshtje dhe mesime per dhune e terror, per zjarre e hekur ala ISIS dhe Boka Haram, per te rekrutuar qe ne femijeri mercenare te paguar per bosat e tu politike te LSI-se dhe Partise Babale te havaleve te Shqiperise SaLike Floririt, qe zhbene shtetin shqiptar mbi 15 here ne 13 vjetet e sundimit te tyre “ Bande Gangsteresh”( The Times” e “Independent” e Londres) dhe “ Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ( “ The New York Times”.
    Nuk ka analize me vetdemaskuese se kjo anuslize qe as Mona Cizmja e Like Floriri, Salí Berisha e Lul Karabushi, Kaci i Zi… nuk do ta kishin djallosur me per dreq.
    Nuk je vetem… Ke edhe nje lukuni te tere gangsteresh mediatiko- politik ala Clirim Gjata, Grida Duma, Enkeleid Alibeu… Ora News, Klan ala “Syri” i Peshkaqenit, ala Agron Gjrkmarkaj e Laraman Cukali… e marioneta te tjera te peshtira te rrenimtareve dhe kryekusareve te Shqiperise…
    Nje Lukuni Avokatesh te Djallit… marioneta e mercenare te kryemercenareve politike e oligarkike te Beogradit, te Athines dhe te “ Evil Empire” – “Perandorise se Djallit” Vladimir Putin.
    Cfare do te mbjellish do te korrish, thot sovrani
    Jo vetem kaq ….Por la edhe me keq…
    Kush mbjell bresherin do te korri furtunen.

    PS

    PAJTOHEM PLOTESISHT ME ANALIZEN TENDE ZOTI THANO.
    VETE FAKTI QE NUK PERMEND EMRA ESHTE SIRENE ALARMI PER CDO SHQIPTAR.
    PSE !?
    SEPSE NUK BEHET FJALE PER 2 AS 3 AS 22222…
    BEHET FJALE PER NJE BREZ TE TERE …
    TASH PO NDJEK ALBANA VOKSHIN, NJE KUKUMJACKE TE BANDES GANGSTEREVE TE SALIKE FLORIRIT MOTREN E VJOLLCA VOKSHIT NE A-2 TV QE TE CON TUGEN NGA PRAPANICA ME BYTHELEPIRJEN E SAJ NDAJ BOSAVE TE VET POLITIKE… TRUSHPELARE! BULLDOGE! ASS-KISSER DERI PERTEJ KRUPES!
    E TMERRSHME: SA POSHTE KA RENE POLITIKA SHQIPTARE E PER PASOJE EDHE VETE SHQIPERIA …
    E CFARE MUND TE PRESISH TJETER NGA AVOKATET E DJALLIT !?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim