KOPERTINA: Pse e humbi Moska qetësinë nga rezultati i zgjedhjeve në Kosovë. Një inkuadrim i ri diplomatik, ndaj të cilit duhet të përshtatet e të lëvizi edhe Tirana

February 18, 2021 12:30

KOPERTINA: Pse e humbi Moska qetësinë nga rezultati i zgjedhjeve në Kosovë. Një inkuadrim i ri diplomatik, ndaj të cilit duhet të përshtatet e të lëvizi edhe Tirana

Nga Shaban Murati

Botuar në DITA

Nuk ka ndodhur ndonjëherë që Rusia t’i kushtojë aq vëmendje mediatike zgjedhjeve në një shtet europian të madh apo të vogël, sa ç’i kushtoi zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit në Kosovë. Mbi 40 gazeta e media ruse të nesërmen e zgjedhjeve, në 15 shkurt, bënë temë kryesore rezultatet elektorale në Kosovë, duke u bashkuar dhe shprehur të gjitha njëzëri shqetësimin zyrtar politik dhe diplomatik rus për kapitullin e ri, që hap një qeveri e “Vetëvendosjes” në Kosovë.

Është hera e parë që mediat e kontrolluara ruse heshtin në kor dhe nuk vërshojnë llumin e tyre të sharjeve për qeveritë e “trafikantëve, të kriminelëve dhe të korruptuarve” në Prishtinë, sepse biografia e “Vetëvendosjes” dhe kryetarit të saj, kryeministrit të ri Albin Kurti, nuk ua mundësojnë dot shpifje të tilla 22 vjeçare ruso-serbe.

Të gjitha mediat ruse në kor shprehin hapur thelbin e shqetësimit apo thembrën e Akilit të politikës ruse në Ballkan: frikën se kemi një fazë të re të zgjidhjes përfundimtare të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Moska ka humbur qetësinë nga momentumi i ri diplomatik i brendshëm dhe i jashtëm i Kosovës tani, me fazën e re, ku ka hyrë tema e Kosovës në dy drejtime.

Së pari, në planin e brendshëm, ku qeveria e re e Albin Kurtit pritet të jetë një partner më dinjitoz dhe i barabartë bisedimesh me Serbinë dhe besohet se nuk do të pranojë tjerrjen pafund të bisedimeve, siç bënë gjatë 10 viteve paraardhësit e saj në Prishtinë. Rrotullimi 10 vjeçar në vend i bisedimeve të Brukselit i intereson edhe Serbisë, edhe Rusisë.

Ndaj Agjencia zyrtare ruse e lajmeve, TASS, në datën 15 shkurt shprehte qartë frikën e qeverisë dhe të diplomacisë ruse se “Ardhja në pushtet e “Vetëvendosjes” e ndërlikon dialogun e tensionuar për normalizimin e marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës. Forcimi i “Vetëvendosjes” do të thotë një pozicion më i ashpër i Prishtinës në bisedimet me Beogradin”. Këtij shqetësimi i bëjnë jehonë në mënyrë të organizuar të gjitha mediat e shumta ruse, që trajtojnë rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë.

Rusia dhe Serbia janë të shqetësuara se tani kanë përballë një situatë të re dhe një realitet të ri politik dhe diplomatik në bisedimet me Kosovën për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve midis tyre. Në 15 shkurt kryeministri i ri Albin Kurti, në një deklaratë për AFP, theksoi se ai dëshiron rikuadrimin e bisedimeve me Serbinë dhe t’i verë të dy palët në pozita të barabarta. Qëndrimi i tij ka qenë i qartë se bisedimet duhet të përfundojnë me njohje reciproke dhe pa asnjë kompensim Serbisë, e cila ka qenë pushtuesja dhe agresorja e Kosovës.

Qeveria dhe diplomacia ruse tremben, sepse shenjat dhe perspektivat janë që qeveria e re e “Vetëvendosjes” në Kosovë të mos tolerojë më rrotullimin në vend dhe fundin e hapur të bisedimeve me Serbinë, siç përpiqet Rusia që ta mbajë të gjallë një konflikt të ngrirë midis Serbisë dhe Kosovës dhe ai konflikt të mos zgjidhet asnjëherë.

Është e pritshme që qeveria e re e “Vetëvendosjes” t’i japë fund njëherë e mirë të gjitha qëndrimeve dhe tezave neojugosllave dhe filoserbe, që kanë qarkulluar në disa qarqe politike dhe drejtuese të Prishtinës lidhur me dialogun midis Serbisë dhe Prishtinës.

“Vetëvendosja” dhe Albin Kurti nuk e kanë pranuar asnjëherë tezën filoserbe të qarkulluar në Prishtinë këto tre vitet e fundit se Kosova në dialog nuk ka nevojë të kërkojë njohjen nga Serbia. “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti nuk kanë pranuar asnjëherë tezat filoserbe dhe idiote të disa qarqeve në Prishtinë se dialogu me Serbinë duhet të ketë objektiv të parë anëtarësimin në OKB. “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti nuk kanë pranuar asnjëherë tezën filoserbe dhe filoruse të disa qarqeve në Prishtinë që çështja e njohjes reciproke apo e normalizimit përfundimtar të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë duhet të shkojë në Këshillin e Sigurimit të OKB. “Vetëvendosja” dhe Albin Kurti nuk e kanë pranuar asnjëherë tezën serbe të Prishtinës zyrtare se Serbia duhet shpërblyer me territore të Kosovës që të bindet për njohjen e Kosovës.

Faqja e parë DITA, 18 shkurt 2021 (kikoje për ta zmadhuar)

Në këtë inkuadrim të ri të politikës së jashtme të qeverisë së re të “Vetëvendosjes” Rusia shikon humbjen e pozitave të neojugosllavëve dhe filoserbëve në Prishtinë, të cilët mediat ruse i lavdëruan në 15 shkurt si “politikanë të moderuar”. Por Moska sheh edhe humbjen në Prishtinë të iluzioneve filoruse, që u ngjallën në disa qarqe drejtuese të Prishtinës se Rusia mund të ndryshojë qëndrim dhe ta mirëkuptojë Kosovën, sidomos pas takimit të pazbardhur të presidentëve të Rusisë dhe të Kosovës në Paris në 11 nëntor 2018.

Së dyti, lidhur me momentumin e ri diplomatik ndërkombëtar Rusia e ka humbur qetësinë, sepse për politikën e saj ballkanike shikon një koniukturë të re të pafavorshme me ardhjen në Shtëpinë e Bardhë të presidentit të ri Xho Bajden. Në 7 shkurt u publikua telegrami i urimit, që presidenti amerikan Bajden i dërgoi presidentit të serb Vuçiç me rastin e ditës së shtetësisë së Serbisë, dhe ku i shkruan qartë qëndrimin e qeverisë së re amerikane që dialogu midisi Serbisë dhe Kosovës duhet të përqendrohet në njohjen reciproke të dy shteteve.

Rusia dhe Serbia janë alarmuar, sepse shohin se krijohet një rezonancë e plotë midis qëndrimit të qeverisë së re amerikane dhe qëndrimit të “Vetëvendosjes” në Kosovë lidhur me mbylljen sa më shpejt me njohje reciproke të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Kryesorja është se qeveria e re amerikane e presidentit Bajden i bëri të qartë edhe Rusisë, edhe Serbisë, se nuk ka më kohë për të humbur, çka do të thotë se SHBA me angazhimin e tyre të ri nuk do të tolerojnë taktikën ruso-serbe të fundit të hapur të bisedimeve të stërzgjatura të Brukselit.

Siç shkruante organi mediatik ndërkombëtar qeveritar rus “Russia Today” në 15 shkurt, “Sipas SHBA asnjë çështje e diskutueshme për Kosovën nuk duhet të mbetet as për Serbinë dhe as për të tjerët”.

Moska e ka humbur qetësinë nga kjo perspektivë e re e zhvillimit të dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ndaj ajo reagoi menjëherë kundër qëndrimit të presidentit të SHBA për përqendrimin në njohjen reciproke në dialogun midis Serbisë dhe Kosovës. Ambasadori i Rusisë në Beograd, që është një lloj guvernatori i emëruar rus për Ballkanin, i deklaroi agjencisë zyrtare serbe “Tanjug” në 10 shkurt se “Rusia nuk e përkrah politikën e Perëndimit që ngul këmbë në njohjen e pavarësisë së Kosovës”.

Është një pohim zyrtar i interesit të Rusisë që bisedimet midis Serbisë dhe Kosovës të mos çojnë asgjëkund dhe që marrëdhëniet midis dy shteteve fqinjë të mbeten një konflikt i ngrirë, sepse kështu i jepet mundësi Rusisë të ndërhyjë vazhdimisht në Ballkan. Kështu i jepet mundësi Rusisë ta mbajë Serbinë të lidhur pas qerres ruse dhe t’ia pengojë hyrjen në BE, dhe rrjedhimisht edhe në NATO. Rusia lufton për bllokimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe për mosnjohjen e saj nga Serbia, jo për hatër të Serbisë, por e bën për interesat e saj të provokimit të tensioneve të përhershme në gadishullin ballkanik, si një instrument i ndërhyrjes dhe i pranisë së saj në rajon.

Nuk duket rastësi që menjëherë pas fitores elektorale të “Vetëvendosjes” propaganda ndërkombëtare ruse nisi një fushatë sulmesh ndaj qeverisë ende të pa krijuar të “Vetëvendosjes” për lidhjet me SHBA. Organi mediatik qeveritar rus “eadaily.ru” me titullin “Radikalët e Prishtinës presin instruksionet e Bajdenit”, shkruante në 14 shkurt: “Ardhja në pushtet në SHBA e Xho Bajdenit dhe e partisë demokrate, që mund ta quash kuratore të Albin Kurtit, mund t’i japin atij peshë politike, meqë administrata amerikane synon të aktivizojë përkrahjen për projektin kosovar dhe Kurti është përfaqësuesi i interesave të demokratëve amerikanë”.

Ndërkaq Moska ka intensifikuar presionet mbi presidentin Vuçiç dhe qeverinë serbe që të qëndrojnë në istikamet e instruktuara nga Kremlini për mosnjohjen e Kosovës dhe te pretendimet për rikthimin e Kosovës në pronësi të metropolit serb. Presidenti Vuçiç, i cili nuk po e kupton ende se kohërat ecin në drejtimin e Perëndimit dhe se pengesat e dredhitë bizantine serbe për të mos njohur Kosovën mund të sjellin edhe fatkeqësinë e tij politike dhe personale, po përpiqet ta shprehë besnikërinë ndaj Moskës duke shtuar qëndrimet dhe deklarimet megallomane serbe për aneksimin e shteteve të pavarura, që kanë dalë nga ish-Jugosllavia.

Në fjalimin e mbajtur në 15 shkurt në ditën e festës kombëtare, në prani të zëvendëskryeministrit rus Juri Borisov, të cilin sapo e dekoroi, Vuçiç deklaroi: “Sot është ditëlindja e Serbisë së Madhe”. Një deklarim shovinist dhe ekspansionist, i cili afishon publikisht qëllimet dhe strategjinë e politikës hegjemoniste të Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Është një deklarim, që vërteton se sa të drejtë ka presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, që ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen e diplomacisë ndërkombëtare dhe të opinionit publik rajonal e ndërkombëtar për rrezikun nga projekti i presidentit Vuçiç për “Serbinë e Madhe”.

Është një deklarim i rëndë provokues i presidentit serb, që kërkon reagim të fortë nga BE, e cila po hesht dhe nuk e di përse e bën qimen tra dhe zhurmon për një të ashtuquajtur “Shqipëri të Madhe”, të cilën nuk e ka pretenduar kurrë ndonjë president apo kryeministër shqiptar dhe nuk është në programin e asnjë partie politike parlamentare shqiptare.

Për deklarimin provokativ të presidentit serb duhet të reagojë edhe Tirana, e cila mjaft ka vrapuar symbyllur pas projekteve rajonale serbe, që synojnë krijimin e Jugosllavisë së re apo siç pohon Vuçiçi, duan të krijojnë Serbinë e Madhe. Presidenti serb e konfirmoi hapur në 15 shkurt se ai e planifikon Serbinë e Madhe të bashkuar me Kosovën dhe me Malin e Zi, ku sipas tij banojnë popuj serbë. Por ambicia e Serbisë shkon edhe me tej, duke synuar të akaparojë të gjitha shtetet, që dolën nga ish-Jugosllavia, përfshirë edhe Shqipërinë, siç e ka pohuar vetë Vuçiç kur u zgjodh president në 2017 dhe paraqiti projektin e tij neojugosllav me emrin “mini Shengen”.

Humbja e qetësisë nga Rusia lidhur me zhvillimet elektorale në Prishtinë duhet të shërbejë si një sinjal reflektimi për qeverinë dhe për diplomacinë e Shqipërisë se viti 2021 po sjell një inkuadrim të ri diplomatik ndërkombëtar dhe të brendshëm në Kosovë, ndaj të cilit duhet të përshtatet dhe të lëvizi edhe Tirana. Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të rrijë në bisht të situatës së re. Ajo duhet të rakordojë qëndrimet dhe veprimet me Uashingtonin dhe me Prishtinën për të bërë që Kosova të avancojë si subjekt i pavarur i së drejtës ndërkombëtare dhe si aleate e fortë strategjike e Shqipërisë, e SHBA, e NATO-s dhe BE.

Qeveria dhe diplomacia e Shqipërisë kanë nevojë për një katarsis në raport me Kosovën. Ato duhet të shkundin dhe të heqin nga vetja të gjitha ndikimet dhe afeksionet për tezat dhe joshjet e dëmshme serbe lidhur me Kosovën. Qeveritarët shqiptarë duhet t’i japin fund menjëherë sjelljes së tyre prej “bad boys” ndaj Prishtinës, sjellje që tre vitet e fundit ka dëmtuar rëndë çështjen kombëtare. Këto kërkesa janë detyrim kushtetues dhe kombëtar i Shqipërisë ndaj Kosovës, por edhe detyrim diplomatik ndërkombëtar ndaj aleatit të parë strategjik të Shqipërisë, të Kosovës dhe të kombit shqiptar: SHBA.

 

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

February 18, 2021 12:30
Komento

29 Komente

  1. Agron February 18, 11:07

    z.Murati e nisë analizën për Kosovën por,këmbën e rëndon tek Tirana se ty nuk të kanë pëlqyera asnjëherë qëndrimet e Ramës.

    Reply to this comment
    • time February 18, 12:32

      Po pse u dashka ti pelqejne qendrimet e Rames???
      Cfare ka per te pelqyer tek qendrimet prej cilimiu aguridhe te Rames?
      Ti qe ke aq tru sa Rama, shko komento tek ERTV e karagjozit

      Reply to this comment
      • mirel February 18, 16:36

        I duhet ti pelqejne qendrimet e Ramutit, se ja fal Shqiperine Serbise vetem me memet e Vulinit. Shpresoj qe te jene meme kercenimet e Vulinit tha, Portin e Durresit ketu e keni, merreni kur te doni.
        Nuk i them une, i ka deklaruar Ramuti keto..Dhe per MiniShengenin, te mos flasim fare. E ka vene tere Rilindjen e kurvave kunder BEse dhe eshte kthyer pro Serbise e Rusise.
        Qe eshte spiun serbo rus, eshte, por qe ka shume kurva antishqiptare ne Shqiperi, ka. Gjithe Rilindja eshte kthyer ne kurve personale e Dules dhe Vucicit. Shqipot te hapin syte se ua ka futur Serbia e Greqia thiken thelle ne kocke

        Reply to this comment
      • Raimond vlonjati February 18, 20:44

        Analize e sakte kjo e Shaban Muratit .

        Ardhja e Kurtit e diskretiton politken genjeshtare te Vucicit, se deri tani ishte mesuar me ata budallenjte e UCK, qe benin si te forte ne Kosove,
        ndersa perballe Vucicit beheshin si pule, ose si budallenj dhe nuk dinin ca thoshin,

        Tani perballe Vucic ka Albinin i cili eshte edhe inteligjent edhe kurajoz , qe nuk ben kompromise me Dinjitetin e Kosoves ,
        se nuk eshte i koruptuar dhe as i perlyer me pislleqe
        Ndaj tani Vucic e ka punen pisk se do diskretitohet fare

        Reply to this comment
    • Foni February 18, 20:56

      Per çfare duhet ta pelqesh Ramen kur nuk ka bere asgje çeshtjen Shqiperi-Dardani(Kosove) vetem i ka sherbyer Vuçiçit fuke e pritur me truproje e tapet te kuq kurse Kryetares Kuvendit dhe Presidentes ne Detyre qe perseri u votua ne shumice edge ne zgjefhjet e 14 shkurtit, Rama nuk denjoi te degjonte fjalen e saj ne Kuvendin Gjysemgjel monist. Tani pas zgjedhjeve nuk mer guximin te kerkoj falje popullit te Dardanise(Kosoves) te uroj fitoren e e VV-se sepse u deskriditua me qendrimet e veta ndaj Çeshtjes Kombetare dhe te Dardanise ne veçanti duke mbeshtetur pasuesin e kasapit te Ballkanit e ne veçanti te shqiptareve te Dardanise, ish ministrit te Millosheviçit, Aleksander Vuçiç.
      Keshtu qe ka te drejte diplomati ne qendrimin e tij. Diplomati edhe per çeshtjen e dergimit te Kufirit detar ne gjykaten e Hages argumentoi se nuk duhet te beje kerkese Qeveria shqitare sepse kjo çeshtje nuk ekziston per Shqiperine pasi eshte e zgjidhur qe ne vitin 1926 me konventat nderkombetare e deri ne 1990. Greqia e di se vet nuk e dergon dot ne Gjykaten e Hages vet prandaj luan karten me qeverine shqiptare. Ky eshte Rama qe kundershton me argumenta Prof. Shabani i nderuar.
      Kur shkruajme per probleme kombetare eshte mire te mos prononcohemi kur jemi jo te informuar ne kete fushe.

      Reply to this comment
  2. demo February 18, 11:09

    Moska nuk ka 22 vjet,por ka 242 vjet qe investon per zhdukjen e kombit shqiptar ne Ballkan.
    Krijoi Filiqi-Eterine ne Krime dhe shfrytezoi nje Tyran antishqiptar si Ali dobici i Hanko krves,.E solli qeverine e pare greke pako postale nga Krimea.Sajoi popull grek me popullin shqiptar te Arvanitise.
    Po keshtu veproi edhe me krijimin e Serbise dhe Cernagores ne Vilajetet e Nishit dhe te Shkodres.
    Qe ne 1776 Rucia e Ekaterines armatosi malesoret shqiptare te Kucit,qe i shnderroi nga katolike ne Orthodokse,duke shfrytezuar nje Mahmut tyrceli nga Bushati,qe donte ti turqezonte.Ketu fillon tragjedia e Malsise katolike te mbishkodres,qe shtrihej gjer ne Rraguze te Kroacise,,sepse ashtu si nuk ka popull grek,,nuk ka egzistuar as populli i sllavizuar i Malit te Zi.
    Jane te gjithe shqiptare te sllavizuar,Projekti eshte qendisur ne Moske.Kete INVESTIM 250 vjecar te Rusise e shkermoqi UCK dhe Bil Klintoni i Amerikes se Madhe.
    Sot nje Atdhetar shqiptar qe nuk pyet per planet e Rusise dhe kurvnilleqet e Evropes ka marre votat e popullit te Kosoves.Ky nuk pyet as per zedhenesit e Lobit Antishqiptar Edi Rama dhe Sali Berisha ne Tirane.
    Prandaj po frikesohet Moska,,se po i shkrihet si kripa ne uje gjithe ay investim 250 vjecar.

    Reply to this comment
  3. Ethem Lalaj. February 18, 12:03

    DITA:Dakort me analizën dhe këshillat e z.Sh.Murati për Tiranën zyrtare.I urojmë qeverisje të gjatë AK.
    -Dihet qëllimi Sërbo-Rus për Kosovën dhe Balljanin.Por:
    1-A.Kurti duhet të zbatoi këshillat e SHBA+BE,pasi në qeverisjen e parë ishte jo korrekt,si dhe Ramushi dhe ndaj dolën në opozitë.Besoi se nuk ka nxën mënd akoma:
    -Në 14 shkurt AK deklaroi se marveshjen me Sërbinë e ka Prioritet të 7-të.Ndërsa SHBA po e sheh si prioritet të parë me letrën e Pres.Biden dërguarë V.Osmanit.Pasi qëllimi SHBA+BE është që të normalizoi madhëniet në Ballkanin e trazuarë ku E.Hoxha e cilësonte “Fuçi Baroti”.
    -Shëngeni Ballkanik që ju kritikoni është inisjativë e Merkelit-Tramp dhe jo e Edi Ramës.Ky ka qënë dhe është dakort me të.
    2-Xhadea e parë e A.Kurtit është nga Tirana,me E.Ramën dhe jo me filo-Sërbin Sb…apo I.Metën dhe Lb që e uroi i pari të MAJTIN EKSTREMIST që në opozitë dogji Kuvëndin dhe u dënua nga Gj.Kosovare.LilSaliu nuk fiton dotë me egon e A.Kurtit në 25 prill.
    -Krijimi i VV në Tiranë konsiderohet si KOBURE KUNDËR PS,E.RAMËS me porosi të Sb,e njëllojt me P.e Bujar Bukoshit të grushtit të Shtetit 98.Deklarata e I.Metës se “…Kuvëndin e Shqipërisë e dogjën disa Kosovarë..” janë pikërisht këta horra të A.Kurtit që do të bëjnë raprezalje në 25 prill.Dhe DREJTËSIA HESHTI.
    -Nëse A.K i Ri do të mbaj mëndësit e vjetra.. do të rrëzohet shpejtë.
    -Nuk është vetëm Sërbia që nuk e lëshon Kosovën edhe për 100 vjet të tjera pa ndërhyejen me FORCË AMERIKANE,por dhe disa shtete të tjera filo Ruse dhe nën tutelën e saj. Ndaj A.Kurti në Sërbi duhet të futet nga dera e A.Vuçiçit dhe jo të dali nga dritarja.Zgjidhja e problemit me takimin e parë siç ka kërkuar Kurti..është vetë-vrasje politike.Nga MallaKASTRIOTI jo anonim.
    -FLM DITA.

    Reply to this comment
  4. Emigranti February 18, 12:29

    Na pati marre malli,shyqyr qe u shfaqe mos o zot ndonje covid(mos vonofte)
    Shko bo shurren ne Kosove me A.Kurtin se le nevoje per esperiencen tende.
    Jepi Shabe

    Reply to this comment
  5. aktualiteti February 18, 13:57

    z. Murati, nje pyetje qe duhet t’ja beni nje here vetvehtes –
    Kush u shqetesua me teper nga fitorja e Vetvendosjes se A. Kurtit
    1 – Rusia qe nuk ka patur ndikim te asnje qeveri e der tashme kosovare
    2 – Perendimi qe ka 15 vjet qe eksperimenton qeverisje ne Kosove
    Kujdes, mos kopjo me andej-kendej shkrime koti!

    Reply to this comment
  6. demo February 18, 14:15

    E di qe Intelektuali do me quaje komunist,(po qe se jeton se ka nja 8 muaj qe eshte zhdukur,,larg qofte ndonje Covid),por Une Leninin e adhuroj pikerisht per ate qe i beri familjes Romanov,qe i zhduku me Acid,me kuc e me mac,qe te mos i mbije me fara.Denoncoi traktatet antishqiptare te Moskes me antishqiptaret Angleze dhe Franceze.
    Qekur lindi kjo familje e poshter me Pjetrin e madh,nje gallof 2 metrosh,e deri sa i griu Lenini edhe foshnjet ne bark te semes,kjo familje e kishte djallin ne bark si te zhdukte kombin shqiptar.
    Sa luftra kane fituar me Turqine,ne vend qe te merrnin tokat e turqve ne Azi,merrnin tokat e shqiptareve ne mes te Evropes.
    Me tokat e shqiptareve formuan shtete qe nuk kane egzistuar kurre ne Evrope,si Greqia,Mali i Zi, SllavoMaqewdonia,.
    Zgjeruan Serbine me tokat shqiptare.
    Prandaj Ay Lenini per shqiptaret dhe per Polaket,ka qene si shen Gjergji,qe vrau kucedren.

    Reply to this comment
  7. VATRA February 18, 15:50

    Edhe kur pat dalë akrernativa kosovare në hapsirën politike të Kos .gadi të njejtin muhabet se si po dridhet Serbia dhe Rusia por drejtimi politik u ndrrua dhe goxha me sukses ku në vend se të luftohej politikisht(se me demonstrata ose luftime ruana zot) riokupimi i Kosoves nga Serbia lufta politike u drejtu kundër socializmit që ishte ende në Tiranë bile në 96 tën pati edhe përpjekje për armatosje tê kosovarve për të luftu rrebelimin në Shqip si pasoj e falimentit të Berisha Mexi ishalla nuk na ripërsëriten gjërat a duhen experimente politike në Tiranë si në Prisht. jo ndryshime po por pas dy ose 4 vitesh

    Reply to this comment
  8. .!!! February 18, 15:59

    Në qeverisjen Kurti Osmani suksesi do të matet te rritja e buxhetit mbi 50 % se sa e kishte rritur qeveria për te ma kriminale Thaqi po ashtu shtimi i investimeve së paku 3 miliardë € ma tepër dhe jo vetëm te lufa e krim korrupcionit ku sipas shumë agjensive Kosova qëndron ma mirë se shum shtete Ballkanase

    Reply to this comment
  9. Dardan February 18, 16:07

    … megjithate komunat me shumice serbe ne Kosove duhet t’i kalojne nen administrimin e Serbise. Kur e them kete mendim te patundur, e bej nga pozitat e nje nacionalisti ekstrem shqiptar, qe ka si yll polar bashkimin e Kosoves me trungun ame-Shqiperine. Te kesh 12 deputet serbe (10+ 2 boshnjake) ne Kuvendin e Kosoves, do te thote te kesh Kalin e Beogradit brenda; pra, rrenimin e kalase shqiptare..

    Reply to this comment
  10. Po po po.. February 18, 16:24

    Qendrimet prej “bad boys” te Tiranes.??… po kur tjetri vjen ne shtepine tende dhe perpiqet me marifet te te rezoje qeverine e votuar nga 1000000 shqiptare,,,, dhe te besh aleance me opoziten (asgje te keqe po te ishte nje opozite normale).. me antishqiptare qe egziston…. Dhe kjo ty z. Murati te duket sjellje e pjekur nga ana e Kurtit.?…. Rama mund te jete cfare te duash ti por Albini nuk ka ditur te sillet si politikan i pergjegjshem me qeverine zyrtare te shtetit ame, si e quajne ata….. Tani te shohim se cfare qendrimi do te mbaje,, shpresojme per te miren e Kosoves

    Reply to this comment
    • mirel February 19, 16:32

      Jo jo, duhet te na vije Vucici, qe pa asnje marifet ka vrare e prere mijera shqiptare. I duhet pak muzike e orgji serbe neper tavernat e Tiranes. Duhet te tundet Tirana kur na vjen vellau i Ramutit per vizite

      Reply to this comment
  11. Filoeuropiani February 18, 18:37

    Logjike e dobet e Shabanit apo…

    Albini me biografi te paster (njeriu i duhur per Kosoven) – nuk shahet nga mediat ruse – sipas Shabanit njeriu qe i prish pune Serbise dhe Rusise
    “Trafikantet” (njerezit e gabuar per Kosoven) – shahen nga mediat ruse – Si i bie Shaban? Kane bërë punët e Serbisë? Pse kjo artileri ruse kundër tyre aq sa kreret perfunduan edhe ne burg?
    Shume paradoksale.
    Ndoshta Shaban, per analogji me Malin e Zi, me Albinin që nuk ka te sharë, ruse dhe serbe ia arriten me ne fund pas 20 vjetesh te vinin njeriun e tyre?

    Albini ka vite qe flet per bashkim kombetar. Dje per cudine e trushplareve ai e quajti të pamundur duke iu referuar Kushtetutes se Kosoves se cila e ka te shkruar qarte qe Kosova nuk mund te bashkohet me asnje shtet.
    Te shohim se cfare do na nxjerre ne ditet ne vazhdim.

    Reply to this comment
    • mirel February 19, 16:28

      File greku, qe po te qan syri per bashkim kombetar. Kujt ja hedh keto, pates se Ramutit?
      Cilet krere u futen ne burg?
      Ata qe pranuan Gjykaten Speciale ne Kosove, dhe ata qe pranuan Zajednicen serbe?
      Rusit nuk i pjerdh shume per asnje nga kreret e Kosoves. I ka sherbetore, kur digjen le te digjen. Ne burg i futi vetja qe puthen bythen e Vucicit dhe rane dakort me kerkesat e Serbise, pa e njohur Kosoven.
      Sa per Bashkimin Kombetar, eshte e fundit ne Listen e ceshtjeve urgjente te shqiptareve.
      Korrupsioni dhe tradhetia eshte plaga e pare, te tjerat vijne vete.
      PSh, pse te mos hapi rrugen e Kombit per kosovaret, por i detyron te paguajne nga 5 euro per nje kalim. Te mbylli tregun shqiptar per mallrat serbe dhe ta hapi per kosovaret. Ky eshte bashkim. Ka politika ekonomike te pafundme. Nuk ua mohon njeri as shqiptareve dhe as kosovareve Atdheun. Jeni ju qelbesirat e Dules qe e beni kete

      Reply to this comment
  12. SPIREA February 18, 18:45

    Z. Murati nuk paske shkruar per qejfin e humbesve te zgjedhjeve ne Kosove, aq me pak te Baton Haxhiut, ata kane te tjera ”argumentet”: Albin Kurti, sipas tyre, eshte nje prorus, si u beka atehere t’i prishet qejfi Rusise qe ka fituar Kurti?! Do duhej ndodhur e kunderta!

    Reply to this comment
  13. Galica February 18, 23:40

    KY MURATI KOT LODHET SEPSE RAMA ESHTE GJENI E NUK KA NEVOJ TE MATR MEND NGA ASKUSH DHE PER ASGJE
    FALE O ZOT SE I DI TE GJITHA GJERSA TE NA GREMIS

    Reply to this comment
  14. dardan I February 18, 23:48

    Prof. kosovar Valon Murati, kryetar i Lëvizjes për Bashkim deklaron: Pesha më e madhe e problemit te bashkimit të Shqipërisë dhe Kosovës e ka zgjidhja e konfliktit me Serbinë.

    “Vetëm projekti i ripërcaktimit të kufijve krijon kushtet që Kosova ta ndryshojë Kushtetutën dhe të bëhet plotësisht sovrane për të vendosur për fatin e vet,” – tha ai.

    Ndërkohë përmendi gjithashtu se në tavolinën e bisedimeve Kosovë – Serbi duhet patjetër të shtrohet çështja e ripërcaktimit të kufijve dhe të mos flitet kurrsesi për asosacion të komunave serbe sepse kjo do të ishte fatale për funksionalitetin e shtetit të Kosovës.

    Duhen zgjidhur të gjitha problemet me Serbinë në mënyrë që më pas të flitet për një bashkim të mundshëm, kështu deklaroi Valon Murati në Euronews Albania teksa theksoi se me këto kohë që kanë ardhur territori i Shqipërisë dhe Kosovës është shumë i vogël, kështu që bashkimi është jetik.

    Reply to this comment
  15. Paul Tedeschini February 19, 14:30

    “Pse e humbi Moska qetësinë nga rezultati i zgjedhjeve në Kosovë.”. Ha,ha,ha.

    Ti kujton se i flet shqiptartve si ne kohen e diktatures ku ndigjohej vetem KAMBANA E ENVERIT-a?

    Paska humbe Moska qetesine per çka ka ndodhe ne Kosove.

    Un nuk kuptoj se si kjo gazete publikon shkrime te marra si te ketij merhumi turkofil.

    Reply to this comment
    • SHQIPTAR February 19, 15:49

      @ Paul Tedeschini

      Moska pavaresisht ideologjise, ne thelb dhe ne praktike ka qene dhe eshte me Serbine, me Interesat e saj, dhe kunder Bashkimit Kombetar Shqiptar.

      Me vjen shume keq per ty shqipfoles, sepse ne menyre te perseritur ngaterron identitetin kombetar, me besimin fetar, dhe me ose pa qellim armiqesor orvatesh te ndash Identitetin Kombetar Shqiptar.

      Reply to this comment
  16. Kaci February 19, 17:03

    Jam kurjoz te di dhe te te pyes ne se dippllomcija e vendor tone konsultohet me dipllomat si puns juaj qe e prekinplagen me kurajo

    Reply to this comment
  17. Remo February 20, 12:41

    ….mireli ne rolin e gjithollogut!!…o debil, gjithkush ka te drejte te shprehi mendimin e vete dhe kjo s’do te thote se duhet te marri aprovimin tuaj apo te ndonje bufi tjeter ne kete forum….pra,ata qe nuk kane miza ne koke si ty dhe shikojne realitetin ashtu si eshte jane filogreke apo filoserbe! …. o filokaqol, komentuesi me lart e thote qarte se: “dje per cudine e trushpelareve ai e quajti te pamundur duke ju referuar kushtetutes se kosoves e cila e ka te shkruar qarte qe kosova nuk mund te bashkohet me asnje shtet tjeter”….tani keto fjale dolen nga goja e populistit al bin qe ate “bashkimin kombetar” e ka pasur thjesht nje mjet(farse) per te arritur qellimin!…cfare “dule” shikon ti ketu more koqe kandari?…dhe, ajo rruga e kombit duhet paguar si kudo gjetke, u ndertua ne menyre populiste dhe u vodh “atdhetarisht” nga lulute e saliut, kurre nuk u be trasparente asgje nga ai qe ti mezi pret te behet kryeminister(edhe pse ben sikur nuk “ta ndien”)…u nis si rruge pa nje preventiv, e kaloi shifren stratosferike te 1.5 miliard € dhe rrenoi buxhetin sic edhe bejne te tjera “vepra” e rruge te lena rrugeve nga te paudhet….por se ku perfundojne ato te ardhura nga taksa kjo duhet te hetohet sepse duhet te jete shteti perfituesi dhe njekohesisht mirembajtesi i saj e jo hajdut kastrati i rame-bashes…….shabe murati vetem se u shton dozen e trushpelarjes, dhe ai ben ate qe ka bere ne sherbim te padronit,kur ishte gazetar i kohes se kaluar shkruante si donte partia, si ambasador sic donte salia, tani sic ja kerkon turqia…..nuk e di se c’te mire shikojne shqipetaret nga nje bajge si ky!…rusia per interesa te saj ne ballkan eshte ne krahe te serbise po ky shaba pse s’na thote nje here te vetme per planet e erdoqenit qe jane hapur si semundje ne cdo pjese te shqiperise!

    Reply to this comment
    • Remo February 20, 13:43

      …..komenti me lart lidhej me repliken qe analisto-gjithollogu mirel i bente Filoeuropianit….

      Reply to this comment
      • TROJET SHQIPTARE February 20, 14:49

        O Remo,

        Shaban Murati eshte objektiv me analizen konkrete dhe jehonen e zjedhjeve ne Kosove, ty po te shqeteson nuk na u prish gjiza.

        Une jam plotesisht dakord me komentuesin shqiptar Mireli per perdorimin pa pagese te Rruges Shqiptare te Kombit. Nuk eshte e vertete si shkruan ti se kudo gjetke autostradat jane me pagese. Ka shume autostrada shembuj plot ne Europe qe jane pa asnje pagese.

        Kur te kete artikuj per Turqine dhe Erdoganin, shprehe mendimin tend me shume deshire, madje shkruaj per ata komente dhe artikuj sa te ngopesh.

        Dhe para se gjithash, si himariot qe je, nuk te kam pare kurre te shkruash dhe te trajtosh me perkushtim dhe shqetesim asimilimin e popullsise autoktone shqiptare te zones se Himares dhe nderhyrjen e Greqise ne punet e brendshme te Shqiperise.

        Reply to this comment
    • mirel February 22, 18:43

      Remo dhiari, as une nuk kerkova aprovimin tend. thashe mendimin qe je cope kurve e Dules. Komenton si Fileevropiani, po filebytha e Dules je. Rruga e Kombit u pagua athetarisht, u vodh nga Basha e Berisha, dhe u bekua vjedhja nga Ramut Kastrati. Rrugen po e paguajne perseri shqiptaret, dhe paret i merr Ramut Kastrati. Pse? Apo qe ti rrjepi xhepat e Kosovareve, me gjithe Ahmeten. Si tha Ahmetaj kurva, 5 euro nuk jane gje per nje qe ka makine. Bejne dhe llogarine e xhepit kurvat e Dule Vucicit. Tja nxini jeten Kosovareve. Tja shqyeni portin e Durresit Vucicit per mallrat serbe, dhe ketu indinjoheni per bashkimin kombetar. Dhe, mostra dhiare ankohet se paska mendimin e tij. Me rrofsh topet, kurve e dules
      Pastaj ulerini per bashkim kombetar. yyy plera

      Reply to this comment
  18. Koci February 22, 13:35

    Shabe në këtë rast arsyetimi duket si deshirë më shumë se sa realitet. Shrypi rus është nën kontrollin e Putinit dhe kur duken të shqetesuar, në fakt janë të gëzuar duke ferkuar duart nga qejfi.
    Albin Kurti përtej votes së fortë që mori me fjalime populiste, po lë shumë paqartesi dhe dyshime në deklarata dhe veprime.
    USA thotë bisedime, ky thotë nuk e kam përparësi!!
    Ky duhet të lerë ngrefosjen delirante dhe të degjojë mirë se çfarë thonë ata që të dhanë lirinë e të bënë shtet, ndryshe lë shumë hije dyshimi sikur atëhere kur Serbia “të lejonte” të bëje daklarata nga vendet e saj të izolimit.
    Shumë shpejt do qsrtesohen gjerat.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim