KOPERTINA: Si do marrë fund saga shqiptare, një thirrje për europianët e qytetëruar dhe shqiptarët autoktonë për të drejtën historike të kombit shqiptar

February 23, 2021 10:04

KOPERTINA: Si do marrë fund saga shqiptare, një thirrje për europianët e qytetëruar dhe shqiptarët autoktonë për të drejtën historike të kombit shqiptar

Jorgo Mandili

Botuar në DITA

 

(Vijon nga numri i kaluar)

 

Europianë të qytetëruar! 

Kjo parashtresë nuk është një “lutje” ndaj jush për “mëshirë”. Është një “pretencë historike” me fakte në interes të argumentit për diferencimin si komb e si popull, përkundrejt popujve të krishterë, është shprehja më e përqendruar e vetënjohjes kombëtare në shërbim të indinjatës ndërshekullore të shqiptarëve ndaj Europës Politike (dhe jo Europës së Kulturës, Virtyteve e Qytetërimit), “ku oferta shqiptare, lidhet me një të drejtë historike të kombit shqiptar” – Bashkimit – si një e drejtë e pashmangshme dhe e pakontestueshme, realizuar qoftë gjeografikisht si një shtet i vetëm, por edhe si anëtarë të “familjes” europiane, si një detyrim moral të tyre, për të rikuperuar sado pak ndryshimet negative që na kanë ardhur si nga copëtimi e “përgjakja” e hartës ilire, si nga “harresa” pas luftës së dytë botërore, ashtu edhe nga “qorrsokaku demokratik” ku u fut Shqipëria pas “rënies së murit të Berlinit” … Copëtimi dhe “harresa” e këtij kombi nga “etërit ” tuaj të shekullit të kaluar, është gjëja më e pashpirt, më e dhimbshme e më monstruoze, që kanë bërë… Por më paradoksalja është se sjelljet, qëndrimet e veprimet e bijve të tyre ende tregojnë skepticizmin për shqiptarët që bazohen tek “përkatësia fetare” dhe tek “simpatitë preferenciale” të sllavo – grekëve, një qëndrim i tillë a nuk e rëndon më tepër stërmundimin absurd të shqiptarëve? … Absurd, se sa më shumë i afrohen shkëmbit do dalë dikush nga JU apo nga “Vedvedi” i shqiptarëve ta rrëzojë në fund të tij …

 

Shqiptarë autoktonë!

Pavarësisht dëshpërimit nga shpresa e humbur dhe e lëndimit nga pritshmëria e pambarimtë, ju ende vazhdoni të shpresoni dhe të prisni, por, a duhet të shpresoni ? A duhet të prisni pafundësisht? Përgjigjen e gjeni tek historia tuaj: sa herë keni luftuar për kauza të drejta e fisnike jeni bërë të fuqishëm dhe keni fituar, sa herë keni shpresuar dhe pritur si “frikacakë e kolaboracionistë”, keni humbur ose jeni zhgënjyer. Frikacakët dhe kolaboracionistët asnjëherë nuk kanë shans të shkruajnë fitoren!

Asnjë shpresë nga të tjerët! Siç thotë edhe populli “i zoti e nxjerrë gomarin nga balta”. Bëhuni zotërit e vetes e të atdheut tuaj për t’u prezantuar e për t’u integruar me dinjitet në Europën e Kulturës ,Virtytit e Qytetërimit ! Edhe vetë i madhi Zot, thotë:  “ndihmoni veten t’iu ndihmoj edhe unë” dmth, bëhuni pak “më të mençëm” – do të thoshte Konica, përpiquni të mësoni nga të tjerët… E, keni çfarë mësoni nga Europa, për të bërë ndryshimin e madh të fatit tuaj! Flakeni tutje “gurin rrokullisës ” të Sizifit e uluni në majën e shkëmbit si shqiponja të lira …

 

SHKËMBI PËR JU ËSHTË EUROPA E QYTETËRIMIT

Nëse për Sizifin shkëmbi ishte synimi i tij, për ju o shqiptarë, shkëmbi ka qenë, është dhe do të mbetet Europa e Kulturës, Virtytit e Qytetërimit  – se i përkisni asaj e nuk mund të tjetërsoheni duke e parë perspektivën tuaj bazuar në autenticitetin europian, rilindasit tuaj janë përpjekur e kanë luftuar për “një Shqipëri oksidentale”, për “një Shqipëri qytetase dhe jo historike, për një Shqipëri të mendimit dhe jo folklorike, për një Shqipëri të bashkuar dhe jo të “thërmuar” – ëndrra e vëllezërve Frashëri, Ismail Qemalit, Branko Merxhanit e shumë rilindas të tjerë “me pushkë e me penë”, sepse për Ata korifej të kombit edhe për Ju sot, Europa është një mentalitet i ri ligjor, për të zëvendësuar zakonet e të drejtën zakonore të shoqërisë fisnore me ligje që janë bazament për një shtet… Europa si mentalitet i ri moral, ju duhet juve, kundër moralit të vjetër feudal, kundër besimit naiv, kundër politikës mbytëse, kundër veseve të shoqërisë, duke e quajtur domosdoshmëri, krijimin e një morali e një mendim të ri, për të “shuar” “njollat” e egërsisë primitive që u vijnë hera-herës nga thellësitë e shekujve. Europa si mentalitet demokratik, u vjen sot si mesazh për të prapsur e rrudhur konfliktualitetin social- politik, të shfaqur hera-herës në protesta, në gjakmarrjet, në vrasjet brenda dhe jashtë familjes, në dhunën ndaj grave, sherret e ofendimet, konfliktualitet që ka qenë historikisht i pandalshëm dhe i përhapur si metastazë, që nga individët e deri në institucionet shtetërore, madje deri në Parlament e Presidencë, aty ku duhet të gjenerohet uniteti kombëtar. Kjo është ëndrra dhe e drejta juaj, o shqiptarë, për t’u integruar në Europë. Por…

 

JO SI TURMA, POR SI QYTETARË!

Kjo është sfida më e madhe e kombit tuaj, pavarësisht shpresave apo pritshmërive nga të tjerët, është detyrimi i juaj e çdo brezi pas jush të japë kontributin e vet për sfiduar kohën, mendësitë, ndasitë, tribalizmin, krahinizmat, besimet fetare, lakmitë, babëzitë, idhujt, për ta bërë “Shqipërinë qytetase” për ta bërë “, Shqipërinë e mendimit e të ndjenjave! Për fëmijët tuaj! Për nipërit tuaj! Për të ardhmen tuaj – për shqiptarinë! Jeni të detyruar të bëheni pjesë e Europës, por jo snob i saj, jo të kopjoni e të imitoni ligje, modele,etj., por të përpiqeni intensivisht të krijoni dhe të hulumtoni… të merrni racionalizmën metodologjinë , “orientimin sistematik perëndimor – thotë Merxhani – që nuk është ikja nga vetvetja, por “një ecje triumfale drejt viseve tona, drejt parimeve krijonjëse të jetës sonë kombëtare”; për “një Shqipëri të Mendimit! Për një Shqipëri të Ndjenjës!… nuk është spekulimi, por morali që nuk na vë në kundërshtim me veten tonë; nuk janë, më në fund, mballomat, por diferencat e atyre që mendojmë dhe bëjmë sa për të kaluar radhën”. Ekziston një anarki individuale dhe sociale, e cila vazhdon të thith të pothuaj gjithë jetën tuaj. Ideale s’keni. Racionalizmi juaj është pothuaj gati fëminor… Kaosi, që gjendet brenda Unit tuaj dhe i Shoqërisë tuaj është shkatërrues. Organizoni kaosin tuaj përmes zellit në punë dhe mendimit sistematik! Mësimi, rregulla, që keni për të marrë nga Evropa, nuk është një gjë e adoptuar nga një filozofi ose nga një tendencë e caktuar e asaj bote, por është një send i përbashkët, që ekziston pothuaj në çdo grup dhe në çdo farë profesioni në Evropë, e cila përbën misterin e superioritetit evropian si edhe bazën e suksesit të tij… këtë cilësi që është e domosdoshme dhe bazale për çdo klasë njerëzore dhe nuk mund të përbuzet prej asnjë grupi intelektual, me gjithë kundërshtimet e parimeve dhe të doktrinave”, duhet të kultivoni – Mendimin sistematik. Mendimi sistematik do të thotë punë mendore cilësore, efektiviteti i së cilës konkretizohet me rezultatet e saj … produkti i së cilës të jetë i dobishëm dhe konsumueshëm …jo “punë për punë”, por “zelli në punë” duhet të udhëheqë çdo njeri në fushën e vet … kjo është cilësia e përgjithshme e çdo europiani në grup, profesion apo institucion që gjatë shekujve monumentet e kulturës ,veprat e artit apo zbulimet shkencore, nuk janë gjë tjetër veçse rezultate të mendimit sistematik, që përbëjnë “një tok të “vërtetash” që nuk janë gjetur në udhë, po janë nxjerrë nga themelet e shëndosha të diturisë së shekujve dhe janë marrë nga çdo pjesë e një realiteti, arsyet e të cilit janë të lidhura kurdoherë me rezultatet e tyre”(B.Merxhani).. duhen thënë e pranuar me guxim të vërtetat tuaja, që të mos përsëriten më fantazmat ” e të kaluarës historike, sepse ” të vërtetat që fshihen kthehen në katastrofa”(F.Niçe)… Sa të vërteta keni fshehur apo relativizuar dhe e keni pësuar dhe po e pësoni me këtë gjendje ku jeni katandisur ? A do të vazhdoni kështu edhe në të ardhmen me gurin e Sizifit në shpatullat tuaja të përgjakura e të kërcënuar nga “shpata e Demokleut”?

 

EPILOG

Promemories – “SAGA SIZIFIANE E SHQIPTARËVE” – me këtë shkrimin e mësipërm, i erdhi fundi…

Në të gjithë këtë “SAGË”… u përpoqa përmes mitit të Sizifit të parashtroj para jush shoqërinë e frustruar shqiptare që i kthen shpinën dhimbjes dhe që është “analfabete” përsa i përket humanizmit dhe kujdesit për të varfërit e të brishtët, jo për faj të Perëndisë që ju ka bekuar, por për fatin e keq, se në krye të udhëheqjes suaj gjithmonë kanë ardhë “fosile politike të së shkuarës”, fatkeqësi historike kjo edhe për shkak të “sindromës së Stockholmit”, sindromë kronike shekullore dhe gjenetike që ju nxit drejt tribalizmit …. U përpoqa të tregoja për një shoqëri të kalbur në moral e në dinjitet të strukturuar në mënyrë të vetëdijshme nga padronët e parasë përmes kopesë tuaj politike, një tufë “derrash të kënaqur”, të promovuar, mbështetur dhe ricikluar nga ATA- të “fortët”, që u “përdorën si “idiotë të dobishëm” për të shkatërruar gjithçka publike në emër të “antikomunizmit” e për të instaluar neoliberalizmin në emër të “evropianizimit”… ku ëndrra juaj demokratike u kthye në një makth të trishtueshëm e të pashpresë të papunësisë frikës, varfërisë; pabarazisë e padrejtësisë sociale dhe të devijimeve të saj si skllavëria, trafikimi, gratë e dhunuara, fëmijëve të braktisur, divorceve të detyruara nga varfëria dhe prostitucioni, droga, kumari etj., një mori problemesh sociale që kërkojnë veprime të bashkërenduara nëse doni të ndodh ndryshimi i ëndërruar … U përpoqa t’u tregoja manipulimin dhe deformimin e koncepteve të tilla si demokracia, liria, drejtësia; egoizmi dhe mosinteresimi për të mirën e përbashkët; mbizotërimi i logjikës së tregut bazuar mbi fitimin dhe mbi kulturën e totalitarizmit demokratik për të kontrolluar gjithçka dhe për të transformuar individin nga qenie me arsye në një qenie irracionale për të marrë vendime të paarsyeshme e për t’u bërë apatik përmes kurthit të borxheve e kredive – për të krijuar njeriun spektator e konsumator e jo kreativ e aktiv për të ndryshuar gjërat… Por, duke mos u mjaftuar me këto dy “fatkeqësi” shekullore të brendshme, ju jeni ndëshkuar padrejtësisht edhe nga sjelljet, qëndrimet e veprimet absurde e irracionale të një Europe Politike, jo dashamirëse e samaritane ndaj jush, përkundrejt preferencave e simpative për sllavo-grekërit ortodoksë të Ballkanit… Por nuk mund të fajësohen vetëm ata për këtë qëndrim … Por edhe i juaji, i politikës, diplomacisë, historisë, shkencës etj., që keni qenë dhe mbeteni të paaftë të përcillni të vërtetën tuaj historike dhe t’ia përsëritni botës me fakte e dokumente… dhe sidomos me “investime” në memorien kolektive të kësaj historie, për memoralizimin e saj me shkrime, hulumtime, studime të certifikuara ndërkombëtarisht për ndërkombëtarizimin e saj… Aq më tepër që politika juaj e jashtme ka qenë dhe mbetet e zbehtë, pothuajse inekzistente e servile, kurse diplomacia e paaftë dhe jo elastike, duke lënë hapësira bosh dhe … duke u tërhequr në mbrojtje, u keni dhënë mundësinë grekëve, serbëve etj t’i pushtojnë këto hapësira dhe të imponojnë narrativën e vet dhe të relativizojnë të vërtetat historike… Aq shumë plagë keni ju o shqiptarë, saqë mund të mendosh se nuk ka ilaç për të shëruar dhimbjen e mjerimin tuaj, ndasitë e konfliktualitetet tuaja shekullore sociale, politike, ideologjike, krahinore e personale, që i vuani për mbi një shekull … Plagë të shkaktuara jo vetëm nga “vedvedi” por edhe nga europianët … Por, në të vërtetë ka, ekziston një ilaç i tillë, i cili ju ka munguar gjithmonë – Dashuria midis “vedi”, dashuria – masa shpirtërore e jetës njerëzore, që ju shtyn të kërkoni më të mirën për jetën e tjetrit… Dashuria ndërton ura dhe ju “jeni bërë për dashuri” … aftësia për të dashur krijon solidaritet e bashkëpunim midis vedi për të dalë nga vetvetja e për të gjetur tek të tjerët gjithçka që na bën më njerëz, duke ia hapur zemrën shokëve, miqve të afërmve, që ju çon drejt bashkimit e vëllazërimit … Të gjithë jeni të thirrur të bëheni të afërm për tjetrin duke shembur “muret” që ju ndajnë ,”mure” që ngrihen nga padronët e parasë dhe politikanët e paskrupuj e vampirë, që synojnë të dobësojnë fuqinë tuaj, fuqinë që buron nga dashuria , duke përhapur frikën urrejtjen hakmarrjen, kërcënimin e shantazhin me “bukën e gojës” e kurthet e borxheve e kredive, që ju të bëheni të pafuqishëm e apatikë për t’iu mos rrezikuar pushtetin, përmes të cilit ATA maksimalizojnë paratë …

Kapërceni paragjykimet dhe interesat vetjake, për të krijuar një shoqëri vëllazërore, që nuk mposhtet nga mëritë, urrejtja, dhuna, indiferenca, poshtërimi, hakmarrja, ideologjia, feja, politika, militantizmi etj… Shembni këto mure, që ju ndajnë e ndërtoni ura përmes dashurisë! Të gjithë bashkë jeni përgjegjës në ndërtimin e një shoqërie, e cila duhet të dijë t’i përfshijë, t’i integrojë dhe t’i ndihmojë ata, që vuajnë e janë në mjerim. Ndjenja e solidaritetit dhe e vëllazërimit duhet të mbrohen dhe të respektohen në “misionin e tuaj parësor për vëllazërim e miqësi shoqërore – që ju shpëton nga skllavërimi e ju çliron nga “vargonjtë” e iluzionit për të gjetur rrugën e drejtë të së ardhmes…

Mendoni si një “shqiptar ” i vetëm, sepse të gjithë jeni vëllezër e motra … Askush nuk ia del i vetëm. Në kushtet e sotme ndoshta ndjenjat e përkatësisë në një “shqiptarizëm” të vetëm mund të duken utopi e kohëve të shkuara, ndërsa ëndrra “demokratike” për arritjen e drejtësisë dhe mirëqenies të gjithë bashkë duket si makth… Por keni nevojë të ëndërroni sërish e, sidomos, t’i realizoni së bashku ëndrrat. Para se të jetë tepër vonë. Është një thirrje që vjen nga të parët tuaj, që ju fton t’i jetoni marrëdhëniet njerëzore në një mënyrë vërtet të re , jo vetëm në letër, jo vetëm me fjalë, por përmes veprimeve tuaja të përditshme, në jetën private, publike ose profesionale, duke tejkaluar ndarjet shoqërore, ideologjike, politike, kulturore e fetare, si samaritanë të mirë …

Bëhuni krijuesit e një Epoke të re për Shqipërinë, e një Shqipërie të Re – për një Shqipëri të Kulturës, Arsimit, Shkencës – për një Shtet Modern të së Drejtës e Mirëqenies Sociale – për një Shoqëri Humane e Komunitare, ku individët pavarësisht diversitetit në ide, pikëpamje, intelekt, arsimim, ideologji, politikë, krahinizëm, etni, fe, të gëzojnë drejtësi, barazi e mirëqenie sociale për të jetuar si njerëz me dinjitet e personalitet, qytetarë të lirë të aftë për të kontribuar në përsosjen e një shoqërie të lirë dhe humane … Bëjeni dhe do mbeteni në histori!

—–

©Copyright Gazeta DITA

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

February 23, 2021 10:04
Komento

26 Komente

  1. koment, modest.... February 23, 10:32

    e fillojme nga fundi; me fe’ te ndryshme, s’ mund te kete komunitet unik dhe rrjedhimisht humanitet, pasi nje pale njerez mbyllen ne xhami duke share kishen dhe nje pale ne kishe, duke pranuar…sharjet e atyre qe falen ne xhami . dhe qe durojne predikimet e tyre, per zhdukjen e “kaurreve” (krishtereve), te cilet nga ana e tyre, me kot mendojne se ne kete menyre, do…hyjne ne europe .
    v.o.; kush pretendon komb unik dhe patriotizem te zjarrte, ne te gjithe trojet shqipetare dhe nuk denon dhe kerkon largimin e islamit nga koka e banoreve te truallit shqipetar; te vetshpallet injorant dhe. .anti shqipetare .

    Reply to this comment
    • Shkurt February 23, 14:06

      Tashme beni shurren baces..!

      Reply to this comment
    • Neta February 23, 14:53

      Sllavo-komunizmi edukoi ndjenjen e turmes, ndjenjen e skllavit. Qe te perparosh duhet te jeshe i ndriçuar. Po nuk lexuat librin RECETA PA KOMB qe sapo e mbarova, perseri do mbeteni ne terr e do flsini me veten dhe do prisni e prisni.

      Reply to this comment
      • mirel February 24, 06:17

        Neta, komunizmi mund te kete shume faje, po idiotesine nuk e sheron dot.
        Idiotet kane mandat te patjetersueshem ne cdo lloj sistemi

        Reply to this comment
      • Raimond vlonjati February 27, 03:10

        Ik o dreq se ti qenke hajvane

        Sllavo komunizmi thua ti, ? Komunizmin nuk e shpiken sllavet o hajvane , e shpiken gjermanet , sa per dijeni

        Dhe per ishte fat qe Sllavet u bene komuniste, se po te vazhdonin Sllavet me frymen e Carit dhe te Kishes se tyre , gjithe shqipot jashte Shqiperise sot do ishin ne boten tjeter .

        Dhe ne Shqiperi ishte komunizmi qe i ndricoi Shqiptaret dhe i ndihmoi te mbijetonin
        se po te mos ishte komunzimi Shqiptaret sot nuk do ekzistonin si komb ,
        dhe as si shtet, se do ishin copetuar nga fqinjet dhe nga fuqite Perendimore

        Ndaj shko meso historine o femer budallaqe se po mundohesh te japesh ment,
        kur per vete je komplet pa ment, se nuk njef as historine vendit tend e jo me tutje

        Reply to this comment
    • Rebus February 23, 17:29

      I nderuari J.Mandili!
      Kete filozofine tuaj nuk arrijne ta kuptojne 90% te shqiptareve pa le me ta pertypin dhe te mendojne se si do te ndreqet gjendja e sotme katastrofale ne Shqiperi!
      Keni shkruar nga parajsa dhe per banoret e parajses,por jo per shumicen e shqiptareve!
      Keni shkruar per te mbrojtur teme doktorature apo per cmimin NOBEL per Paqe para komisionit te Akademise se Shkencave te Suedise,por jo per shumicen e shqiptareve,qe per 30 vjet vuajne mashtrimin e klases politike dhe heshtjes kriminale te perendimit ndaj maskarades qe kane bere e po bejne politikanet ketu ne Shqiperi!
      U nisem te gjithe ne 90-ten te barabarte,nga rrogat e shtetit,por sot nje grusht banditesh politike kane arritur te kene pasuri kolosale,aq sa marrin guximin e te tallen me shumicen e shqiptareve se “Askush nuk ka vdekur per buke nga koha e Skenderbeut”!
      Po atehere per cfare paskan vuajtur shqiptaret deri sot?
      Mos valle per te shtuar pasurite pa fund,pushimet ne resortet turisdtike te Karaibeve,te nderrojne veturat apo Jahtet e markes se fundit etj,etj?
      Me filozofira te tilla prej sofisti nuk u hiqet asnje qime nga bytha asnje politikani e jo me shume!
      Me keto filozofira kurre nuk i mbush mendjen ndonje fukarai,qe ta besh te ndergjegjshem per te marre ne duarty e veta fatin e tij te mjere!
      Se 30 vjet te humbura deri me sot jane shume per jeten e nje njeriu,por t;i cilesosh keto 30 vjet “tranzicion” eshte tallje,perbuzje eshte krim!
      Me fjalen tranzicion nuk u tall as diktatori Enver Hoxha pas clirimit te vendit kur Shqiperia u gjend e shkaterruar,e djegur,e vjedhur,e vrare dhe sakatosur,kur zia e bukes mbulonte tere boten dhe e beri te mundur qe populli ta kuptonte dhe te ngrihej ne kembe ashtu sic beri ne Luften Antifashiste per Rindertimin e vendit!
      Punove nje rrjete te pa fund me lojra fjalesh,por asnje fjale per politikanet shpirt zinj,qe nuk u dhimbset populli i tyre!
      Kaluan nje vit,qe mijra njerez jetojne si kafshe neper cadra si rober lufte,por qeveria ne vend qe te merrej me kete pune,u muar me propagande!
      I moren 1.2 miliard euro per rindertimin dhe duhet ta kishin poerfunduar per 5-6 muaj ne se nuk do merreshin me llogarite korruptive dhe reklamat mashtruese!
      Kishte shtepi pa shitur me mijra,por ato nuk i bleu qeveria!
      Shume firma ndertimi ishin gati te merrnin persiper te ndertonin pallate e shtepi perdhese,por qweveria nuk reagoi!
      Sepse po mendonte per reklamen korruptive e mashtrues,se po ndertojne qytete e lagje te reja moderne,kur njerezit torturohen ne te ftohte e pa asnje kusht jetese!
      Ne vend qe te merrej me rindertimin,kryeministri po mendonte per te hapur tunelin e Llogarase!
      Po kur paska patur kaq shume para,pse nuk i strehoi njerezit deri tani?
      E pse ta zgjas me shume,kur Mandili me kete shkrim u ka kenduar ninullen shqiptareve per t’i vene ne gjume!
      Buka piqet ne ZJARR,o Mandili e jo ne…UJE!
      Ne uje qameti mund te leshohet ndonje…p…!

      Reply to this comment
    • zhaku i pamposhtur February 24, 07:36

      ‘koment modest’ je shum gabim për ato që thua,ose je në një linjë me Anastas Janullatos… çfarë lidhje ka feja në këtë mes mër daku?ne jemi një komb dhe kemi mbijetuar nga situata më të vështira mesjetare pra nuk ka shanse të percahemi në këtë shekull ku bota po shkon në Mars..ca janë këto paragjykime? vetëm anastasi po lufton të mbjelli përçarjen me këtë tezë dhe nuk ka asnjë shans..tani kokrra fondamentalistesh sigurisht që ka si nga myslimanët gjithashtu edhe nga ortodoksët e organizuar të Anastasit.. pastaj ne kemi një armë shumë të fuqishme përball këtyre fondamentalisteve… armë kjo e prodhuar nga patrioti i madh Pashko Vasa, armë që ka dhënë rezultate të shkëlqyera dhe që na bëri të mbijetojme..
      ‘mos shikoni kisha e xhamija se feja e shqiptarit është Shqiptaria’..

      Reply to this comment
  2. Geni nuk ndryshon February 23, 10:40

    Mos prit te ndryshoj ky gen i korruptuar.
    E injektoi turku per 500 vjet sa ndruan edhe fe…
    E injektoi enveri per 50 vje sa mohuan fe ,ide,e te aferm..
    E vazhdoi sali komunisti sa turkoshaket te egersuar po shkatrrojne e vjedhin cdo gje,po vrasin njeri tjetrin vellai vellan,prindi te birin e anasjelltas…
    Po q….brenda fist e familjes..
    Po rjepin njeri tjetrin si kurre me pare…
    Shikoni se cpo bejne per nje cop deputet e nje cop karrike

    Reply to this comment
  3. Kristian Hoxha (arnaut i evropianizuar) February 23, 10:41

    Mu duk sikur isha ulur para telebelasë dhe po shikoja emisionin “Këshilla dhe njohuri praktike” mbi… REVOLUCIONIN IDEOLOGKIK DHE KULTUROR

    Reply to this comment
  4. K February 23, 11:26

    Shembulli me i keq i SHqiptarizmit sot eshte saliu dhe lolot e tij dhe sigurisht familja e tij, me pjestar Jamarber Malltezin! E pason Likja dhe te tjere! Kane mentalitet otoman! Zgjerimin e tokave!

    Reply to this comment
  5. Ethem Lalaj February 23, 12:20

    DITA: J.Mandili me kulturë të gjërë po u jep leksion ARIXHIJVE TË LEVANIT që e kanë mëndjen te KANAÇET për të ushqyer 5,8,10 fëmijtë e lindur në çadra,kasolle,urave..! Ata dhe si ata nuk e kanë mëndjen të lexojnë leksionet e bukura të JM.
    -Për këtë vënd do folur TROÇ,në praktikë dhe jo me leksione AKADEMIKE:
    -Shqipërinë e kanë kapur për fyti PolitiQënët për 30 vite duke shkatërruar çdo gjë të ndërtuarë në 45 vite,të 530 mikd.$ pasuri dhe nuk kan të ndalur.Pse:
    -Te ne nuk funkdionon DREJTËSIA e tredhur nga Sb që në 92 me kursin plepist.Dhe ajo nuk bëhet më deri sa të jetë Sb mbi tokë.Modeli Amrrikan dhe Europian po dështon,derisa të VETINGUARIT Gj+Pre. Po nxjerrin gjuhën SHBA+BE,pasi u duhej sekuestruarë pasuria.Po kush duhet ta bëjë këtë…Gjin Gjonëria..!?
    -Prona ka shkuar te hajduti,Krimineli,Te i forti…dhe populli po fryn syt..i traumatizuarë.
    -Kriminelët po vrasin njëri-Tjetrin në rrugë për drogë dhe nishanin e NËNËS dhe janë gati ta përdhunojnë atë për lekë,pasi është braktisur puna me djersë.
    -Rinia po braktis vëndin se PLEQT e politikës nuk e lëshojnë vëndin sa të jenë gjallë.
    -Shpresa e vetme është: Krijimi i një GJYKATE ND/KOMBËTARE PËR TË ARRESTUARË E SEKUESTRUARË PASURINË E PLITIQËNVE QË NGA V.1992.
    -Drejtësinë dhe medjet i ka kapur 99 % Sb,Im..dhe nuk ka zot nëne ti zhbëjë më.
    -Nëse nuk arrestohet Sb,Im,Lb,Fm-Gërdeci..ky vënd nuk bëhet më.
    -Populli nuk ngrihet më në protestë si në 91,92..pasi nuk ka besim tek asnjë drejtues hajdut me 4-5 vila dhe vrasës si në 21 janar,Gërdec…mbi 20.000 që nga 1981-2013.Populli duhet të rrethoi VILAT NË GJ.LALZI,KURORËN E TIRANL,LEZH E DERI NË SARANDË për tja kthyer popullit më të varfër të Europës..! Por populli do udhëheqës si AVNI RUSTEMI,VOJO KUSHI,etj.
    -FLM DITA,JM.

    Reply to this comment
  6. Besa February 23, 14:29

    Pse o Njeri,nuk merr mundimin te kujtosh periudhen e ndritur kur shqiptaret jane ndjere me unik se kurre,pavaresisht nga feja ,pasuria e krahina? Periudhen kur per shqiptaret e Kosoves Shqiperia quhej Nena. Derisa t’u dali lepuri nga barku,per te ndricuar Vepren 40 vjecare te Enver Hoxhes,mbeteni pena shterpe moralizuese
    Sot koha punon per shqiptarizmin qe kerkon Burra trima patriote dhe te ndershem

    Reply to this comment
  7. V.F.L.P February 23, 14:42

    Vetingu nuk duhej te fillonte nga gjykatesit por nga presidenti ish presidentet kryeministri ish kryeministrat ministrat deputetet dhe me radhe.

    Reply to this comment
  8. pitu February 23, 14:45

    shqipfolesit jane autokton ???????? apo shqipefolesit se bashku me minoritetet jane autokton ??????te gjithe autokton jemi nuk kemi zbritue i alien

    Reply to this comment
  9. ? February 23, 15:09

    Kur mbeten keto iluminime t’i jape Jorgo Mandili, tregon qe kesaj pune i ka erdhur fundi, po fundi fare ama, sic thote nje kone me pushtet,

    Reply to this comment
    • _+_ February 23, 16:34

      Po pse mo gjakprishur kujt sipas teje i takon tjetër tu japë leksione bedelave shqipfolës me pikëpyetje mbi koka?

      Reply to this comment
      • ? February 23, 18:25

        Po ja psh, jot’eme do ta bente shume mire kete pune. Si thua?

        Reply to this comment
        • _+_ February 26, 16:06

          Jo jo, je komplet jashtë loje trapo. Unë them që leksionet e leshit arnautas t’ja besh ose ti që e barazvlerëson veten me një piçkëpyetje, ose ndryshe t’ja bëjë ajo baxhella që ke ke shpaja me kusht që para se të niset për të dhënë leksione mbi temën e ndërgjegjësimit shoqëror të paraqitet ke zyra e padronit tënd për pak gojore.

          Reply to this comment
  10. plaku dhe deti February 23, 15:48

    ne permbajtje ky shkrim perpiqet te beje thirrje se hyrja jone ne Evrope nuk sherben veç per ca perfitime fondesh dhe levizje pa viza, por si nje realitet demokratik i pjekur dhe i perafert me ate te vendeve te tjera. Zhvillimi eshte shume i thjeshte, biles me i thjeshte nga ç’duket. Eshte njesoj si ai qe pa pasur telefon me kabllo kalon direkt ne celular, se teknologjia ben te mundur pershpejtimin e mjaft proçeseve. Po te dallojme sesi Silicon Valley ne Kaliforni krijoi nje boom te teknologjive hi-tec duke permbysur supremacine industriale te kompanive tradicionale te Detroitit apo Cikagos. Keshtu mund te ndodhe edhe tek ne, nqs shpenzohet mire dhe me vizion. Dhe me atdhedashuri. Gjeja e bukur qe Rama e theksonte vend e pavend ne fillimet e tij qeverisese ishte se donte te linte gjurme per mire. Se donte te kujtohej si reformator dhe njeri qe ndertoi disa baza te qendrueshme per zhvillimin e neserm. Pavaresisht shprehive egoiste, sikur te bente 10% te atyre qe thoshte do i benim monument. Me shume gjasa ai erdhi ne pushtet nga mbeshtetja popullore qe PS-se s’i ka munguar asnjehere, por edhe nga mbeshtetja e grupeve te biznesit qe maredheniet me Ramen i kane pasur qyshkur, ne ato vitet kur ishte kryetar bashkie dhe i bashkonte ceshtja e lejeve te pallateve e bizneseve me bashkine. Se drejt e drejt, privati ne Shqiperi parane e madhe me punet publike e ka bere. Rruge, autostrada, shkolla e kopshte, Hec-e dhe Tec-e, konçensione,etj me rradhe. Nqs ne kete vend do kishte vertet ligje te rrepta dhe dnime ekzemplare do ishte limituar shume korrupsioni dhe shume zyrtare do ishin bere burra shteti per merite te ketyre ligjeve dhe ekzekutoreve te Ligjit.

    Reply to this comment
  11. Mehmet Metaj February 23, 19:03

    • George Bayron “Vetitë bijve të Shqipes nuk ju mungojnë por.. ah..sikur të ishin më të arrira… a….” ! …*Child Harold..” ! George Bayron, poet-lord anglez, 1788-1824)

    • Jacob Fallemerayer-i (historian-gjerman, 1790-1861), tha se: “Shqiptarët janë një popull që s’kan kurrfarë kulture, që gjuha dhe origjina e tyre është e dyshimtë dhe s’kan patur kurrë ide që tu vlejnë të tjerëve..”….

    • Mahmut Mahiri (historian ottoman, sh. XIX): “Para 2000 vjetësh të paret tane iliret dhe epiriotet, bashke me te afermit tane, maqedonet dhe thrakët, ishin sundimtar dhe zotër të gjysmës së botës, dhe kan qenë disa milionë. (Kohë qe arriti kulmin me Aleksandrin e madh). Atyre iu desh 2000 vjet që të han njeri-tjetrin, derisa arritën të katandiseshin në nji milion e gjysëm njerëz të sëmurë. Dhe që të vetshfarosen plotësisht do të duhen vetëm njëzetë-vjet të kësajë pavarësie që e presin me aq mall”.
    • Kasëm Trebeshina thotë: “Shqiptarët kan 2000 vjet që s’kan bërë asgjë për veten e tyre, ende s’ngopen me bukë, dhe alfabetin e tyre mezi e vunë me 1908 (Kongresi i Manastirit) kur ne ndodheshim dhe jemi mes Romës, ku lulëzoi Perandoria më e madhe në gjithë historinë e njerëzimit, dhe Konstandinopojës-Stambollit, kryeqyteti i Perandorisë më ta madhe pas asajë Romake, Perandorisë Turke, epiqendra e Patriarkanës dhe Islamit/Muslimanizmit”.
    • Komb: “Kombet ndërtohen bazuar ne dy shtylla: virtyti dhe inteligjenca (Shqiptarit i mungon e para…). Feja në shekuj është marrë me kultivimin e virtytit….”si Budizmi izoterik apo/dhe Kristianizmi apokaliptik..e…deri tek Nostradamus-i.”
    • “Ne Shqiptarët, nga Grekët na shpëtuan Maqedonasit, nga Maqedonasit-Romakët, nga Romakët-Bizantinët, nga Bizantinët-Sllavët, nga Sllavët-Turqit, tani duhet të shpëtojme veten-vetë..” (Aleks Buda);

    Reply to this comment
    • Zigur Qarri February 23, 21:30

      Mehmet Metaj diçka ne lidhje me Mahmut Mahirin.
      Ate qe shkruan ti eshte marre nga Libri “Kujtime 1885-1925” i Eqerem bej Vlores faqe 145,ne nje bisede me Nënguvernatorin Mahmut Mahiri nga Berati,ne Portin e El-Katif-it,atehere pjese e Vilajetit te Basres.Eqerem bej Vlora nuk thote qe Mahmut Mahiri ishte historian,por thote vetem Nënguvernatori.Tung

      Reply to this comment
    • ID February 23, 21:53

      Ore ti druvari me 2M

      Pse kaq urrejtje a ditezi per vehten

      Ja lexoje kete analistin ketu poshte qe dhe pse urrente Enverin dhe sistemin e tij theksonte:

      Indro Montaneli ( analisti me I mire Italian dhe nga me te miret e planetit ) thote

      Shqiperia në fakt nuk kishte qenë kurrë i bashkuar as prej race, as prej gjuhe, as prej feje. U bashkua nën Hoxhën
      I cili arriti atë që nuk e arriti dot as Skënderbeu, … ndoshta është më mirë që të mos hetohet si i bashkoi.
      Sepse kur pati në dorë vendin e tij të vogël, Hoxha luajti si të ishte një fuqi e madhe.

      boll o anal iste me 2M

      Reply to this comment
    • mirel February 24, 06:26

      Mehmet Metaj, kombi nuk ka nevoje per suflere e kopjace. Ky tha keshtu, e ai tha ashtu. Punet e kombit duhen bere, sic i beri Skenderbeu dhe Enver HOXHA.
      Kombit nuk i duhen qaramane por burra. Alex Buda na rrofte topet se kombin e shpetuan shqiptaret qe nga Skendebeu, te Burrat e Shqipes ne Luften e pare, dhe te Enver Hoxha ne luften e dyte/ Shume shtete Evropiane nuk kishin kombe deri nga fundi i viteve 1700 1800. Dhe graqia u be nga shqipot. Dhe kete qe kemi e formoi Enver Hoxha me partizane, bij e bija nenash shqiptare, si trashegimni e tradites se shkelqyer te Luftes Se Vlores.
      Mos na cani trapin me fjale boshe, Ato as kane vlere dhe as i ndricojne mendjet e atyre qe i perserisin si majmune,. Ka shembuj burrash kjo toke. Nuk ka vetem ministresha te Ramut DUles

      Reply to this comment
  12. Zigur Qarri February 23, 21:24

    Per Mahmut Mahirin.
    Ate qe shkruan ti eshte marre nga Libri “Kujtime 1885-1925” i Eqerem bej Vlores faqe 145,ne nje bisede me Nënguvernatorin Mahmut Mahiri nga Berati,ne Portin e El-Katif-it,atehere pjese e Vilajetit te Basres.Eqerem bej Vlora nuk thote qe Mahmut Mahiri ishte historian,por thote vetem Nënguvernatori.Tung

    Reply to this comment
  13. aleksi i madh; pse s'na the te shpetojme dhe nga me i perçuduri dhunues..turku ?!? February 23, 22:25

    ja dhe buda paska gabuar .
    pse nga vetvetja ?
    le te vazhdonte diskursi i..shpetimit, dmth shpetimi nga …turku .

    Reply to this comment
  14. Mehmet Metaj February 23, 23:28

    Flm z. Zigur Qarri-per saktesimin-referecen per Mahmut Mahirin nga Libri i Eqrem bej Vlores..Gjithe te mirat

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim