Kopukë dhe debilë

May 18, 2018 10:10

Kopukë dhe debilë

Bedri Islami

Kopukët

Nga të gjithë kopukët, më të rrezikshmit dhe më të pështirët, janë kopukët politikë. Për fat të keq ata janë shtuar tej së zakonshmes dhe po bëhen një fenomen i përditshëm. Duke rendur me galop drejt së keqes së vendit të tyre.

Këto ditë, vemendja e të gjithëve është përqëndruar tek çështja Xhafa, vëllai dhe ministri. Kishte nisur prej kohësh dhe, në fund, si për të vënë kujën se çka po ndodhte, PD-ja bëri publike një video audio, realizuar në mjedise publike. Deri tani askush nuk e di se kush e ka krijuar këtë video, megithëse adresa e saj dihet. Me cilin mjet, kush e ligjëroi, është e saktë a jo çka tha Berisha se ishte një punë e gjatë përgatitore apo një i panjohur, X apo Y, ia kishte dhuruar shqupasve, për ta bërë publike? Janë shumë pyetje, ende të pasqaruara deri në fund, por që nuk do të vonojnë të kenë përgjigjen e tyre.

Dje, PD-ja, duke dashur të bëjë shfaqjen politike të kopukëve të radhës, nxori bashkëpunëtorin X, si është quajtur në fillim, ose dëshmitarin X, si e quan tani. Një njeri nga bota e krimit, për të cilin do të flasim në pjesën e poshtme të këtij shënimi.

Si të gjitha gjërat e nxjerra nga hiçi edhe ajo, videopërgjimi,  po shkon drejt hiçit. Çjerrjet e Bashës se po e terrorizojnë dëshmitarin apo bashkëpunëtorin X, apo ato të Berishës se “nuk e japim identitetin e tij se mund ta vrasin”, kanë dy përfundime: të dy e kanë ditur që në fillim se cili është ky X, e kanë ditur se kush e ka futur në lojë dhe përse është futur, e dinë më mirë se gjithë të tjerët me të cilët ai ka pasur takime dhe ndoshta edhe sa është shpërblyer. Një gjë është e qartë, kopukët politikë, si askush tjetër, pasi u ranë të gjithë trumbetave për largimin e ministrit Xhafa dhe hedhjen poshtë të Reformës në Drejtësi, duke dashur të heqin vetullat e opozitës, nxorën një palë sy që ende nuk kanë parë deri në fund. Koha për të qartësuar gjithçka nuk është e largët, mediokriteti i kopukëve të politikës që, për hir të pleshtit të shefit, të ri e të vjetër, janë gati të djegin gjithë Shqipërinë, ka sjellë edhe më afër të vërtetën se e gjithë sajesa, që do të bjerë shumë shpejt, duke zënë dikë brenda saj, ka autorë të njohur, shumë shpejt do të jetë një dëshmi e sigurtë se  gjithçka është krijuar brenda sallave të shqupit, me ndihmën idiote të ndonjë segmenti në prokurori, që mendon se, duke ngritur këtë furtunë në gotë, do të ndalojë vetingu, do të përmbysen gjërat dhe ata do të jenë ende në fronët e tyre.

Në fakt, ne nuk kemi një opozitë të mirëfilltë, me ide, vizion, kauzë dhe synim. Ne kemi liderë që janë kopukë politikë dhe që drejtojnë një tufë kopukësh të tjerë, një tufë ku, të mençurit dhe të ndershmit, jo vetëm që janë minorancë dhe të papërfillshëm, por do të detyrohen që dalngadalë, nga pafuqia, të kthehen në kopukë në minaturë.

Shefi i tyre Basha, pasi ka ngritur këtë furtunë në gotë, vrapon të shpërndajë kumtin e së keqes, të dëshmojë se Shqipëria dhe qeveria e saj është vendi i krimit, i gjakut, i mashtrimit, i korrupsionit, i drogës, i trafiqeve, ku ministrat dhe shefi i qeverisë janë në krye të botës së krimit dhe, pas saj, duke qeshur në një mënyrë tipike të vendeve të ulta, u thotë, por, na hapni rrugën për negociata, sepse, kur të hapen ato do të bëhen gjërat më së miri. Është njëlloj si t’i thuash një vajze që kërkon të martohet se, dhëndrri që po të afrojmë i ka gjithë të këqijat, është vrasës, është mashtrues, trafikant e drogaxhi, rend pas kumarit dhe hajdut, por, nëse martohet me ty, ku ta dish, mund të bëhet i mirë. Sikur Evropës nuk i dalin mjaft trafikantët dhe mashtruesit e saj dhe duhet të hapë dyert, pas paradës bashiane, edhe për një qeveri të krimit.

Krijimi i kësaj klase politike, thellësisht kopuke, nuk është lajm i ri, por, nga një precedent në fillimin e shfaqjes, tani është bërë mënyrë mbijetese në një parti ku vlerat janë të parëndësishme dhe në të cilën, nëse je harbut, mashtrues, vrasës e shitës vlerash, mund të kesh një vend në hierarkinë pranë kryetarit.

Të paktë janë ato deputetë shquas që nuk e dinë se ku është bërë njëra apo tjetra video, çfarë qëndron pas saj dhe cili prej radhëve të tyre pret shpërblimin e radhës, por ka edhe drojën se mund të ndodhë diçka në jetën e tij private, nëse demaskimi do të jetë i qëndrueshëm dhe drejtësia e saktë.

Megjithatë, thuajse në një kor të përbindshëm, bëjnë si i thotë i pari i tyre, mendojnë si ai, flenë si ai, ngrihen në këmbë kur u thotë ai, dalin jashtë sallës kur ia do qejfi atij, futen brenda kur luan syrin shefi, flasin kur shefi i thotë leje, heshtin kur shefi kërkon heshtjen e tyre. Të jesh i mënçur, ta zëmë si Gurakuqi apo Mima, nuk të bën punë; të jesh harbut e kopuk si Noka je në ballë të oxhakut.

Bedelët

Shqup-i sapo shfaqi , me zë e me figurë, një trafikant nga Vlora, i cili mori përsipër bisedën që paska bërë me Agron Xhafën. Megjithëse, si deklaroi natën e parë, me zë e me figurë, Berisha, ata nuk kishin ndër mend ta nxirrnin, sepse do ia vrisnin, kur morën vesh se e kërkonin, i bënë shpejt e shpejt një video, aq budallaqe, dhe e lëshuan në duart e fatit. Fati i tij ishte policia që e ndaloi kur donte të largohej dhe, megjithëse mund të jetë tani nën mbrojtjen e saj, që të mos ketë fatin e Trebickës, ai një ditë do të duhet të saktësojë thëniet e tij.

Një mitingash pëdëist, i cili merr përsipër rolin e bedelit dhe e kthen veten në një kamikaz politik.

Njeriu trafikant që, një herë ankohej se Xhafa, i riu,

-nuk i kishte dërguar një paketë cigare e më pas ia kishte marrë djalin në punë;

-një herë se ishte i varfër dhe i thotë faleminderit për një kafe dhe harron se më parë e kishte ftuar për drekë;

-që nuk ka para për të jetuar, por në mitingjet e PD-së shfaqet si biznesmen;

-që kishte blerë vetëm 20 kg marijuanë, me borxhe, por këtë e kishte blerë sa për të futur në lojë Agronin;

-që si vazhdë të lojës nuk kishte ndër mend të nisej për trafik droge, por që harron e, më pas dëshmon se nuk u nis se ishte deti me dallgë;

-njeriu që ka punësuar djalin tek i akuzuari prej tij, por që nuk ka biseduar prej më shumë se 10 viteve kurrë me të;

-që gënjen pa të keq për dënimet e tij dhe për çfarë është dënuar;

-që shfaqet si njeriu i politikës pëdëiste, por në fakt është një hajdut makinash;

-që fillimisht i thotë Agronit se “e njoh Ermalin e po shkoj vetë tek ai”, më pas, “ku ta di unë se kush është Ermali”;

-që në fillim thotë se e bëra gjithë këtë për t’i dhënë një mësim Agronit, por më pas pohon se regjistrimi është nga vetë Agroni…

Nuk po futem në hollësitë tjera të këtij bedeli trafikant.

Unë kam respekt për lebërit, në të vërtetë i dua ata, mes të tjerave edhe se janë burra të fjalës, flasin qartë, rrjedhshëm e bukur dhe këngët e tyre, kur jam mes tyre, më rrëmbejnë.

Por, këtë lab, që nuk di as të flasë, që nuk di të mbrojë as veten, që flet një ditë si biznesmen dhe një ditë thotë se nuk ka bukë të hajë, që kthen kokën për të ditur se çfarë i thonë shqupasit afër tij, që mburret se ka qenë trafikant heroine dhe në fakt, veç kësaj është dënuar edhe si hajdut , ku e kanë gjetur këta shqupasit.

Kaq keq është katandisur opozita, sa që gjithë shansin e saj ta vendosë në letrat e bixhozit të këtij trafikanti dhe mashtruesi bedel e ordiner, i cili nuk di as të krijojë ngjarje, as të marrë përsipër atë që i kanë mësuar dhe që, në rastin e parë, desh t’ia mbathte nga vendi.

Një opozitë e tillë, e mbështetur në kopukë dhe në bedelë janë fati më i madh i qeverisë së Edi Ramës, por gjëma më e madhe për këtë vend.

 

May 18, 2018 10:10
Komento

29 Komente

  1. labi nga cameria May 18, 10:30

    nuk eshte LAB, po eshte…
    lere fare se merzitet Shpetim Idrizi me Ftamir Mediun…

    Reply to this comment
    • Preza May 18, 13:17

      Ashtu si edhe heret e tjera, me ate personalitetin e tij te dyzuar, shpesh edhe te lakuar, me nje te shkrehur te shkrimit kerkon te vrase mendimet e te gjithe atyre qe kane ndonje dyshim ne lidhje me ceshtjen, por edhe mendimet e atyre te cilet zhvillimet e fundit, tronditese i shohin ne nje hapsire me te gjere sesa kazani i Edi Rames, ne te cilin ka rene brenda edhe Bedriu dora vete. d.v.
      Ceshtja Xhafa do te mbetej brenda luftes se kopukeve politike te te dy kraheve dhe nuk do te merrte keto permasa nese nuk do te kishim skandalin e thelle, gerryes e te pa koagulueshem qe quhet ” fenomeni Tahiri “. Je se Xhafa ne vetvete eshte thjesh viktime, por sepse ceshtja Xhafa, eshte vazhdim i sages se Drogajve, te cilet zene vend fap e fap njeri pas tjetrit ne karriget e larta te pushtetit te darovitur nga vete shefi i qeverisjes.
      A i kishte Partia Socialiste te gjitha mundesite per te qeverisur ne menyre te drejte e ligjore, te pakten, sepse e dime fare mire qe ne nje vend si Shqiperia, ne nje kohe te shkurter, dhe sidomos kur pushtetin e merr ne kushtet e tokes se djegur nga kopuket e bashkuar te PD-LSI, nuk mund te kesh rezultate te menjehershme.
      Por semundjet e Saliut e te Ilirit u transmetuan me shpejtesine e gripit, jo me te atij te shpendeve, por te gripit te korrupsionit qe ne fakt nuk kish qene aspak i sheruar ne pjesen me te madhe te figurave qe u emruan te na qeverisin ne Shtatorin e 2013!!!
      Vendosja e qeverise ( Kryem e qeveritaret e tjere ) jo per te sherbyer por per tu sherbyer, dhe gara e fitimeve te padrejta, te shpejta e korruptive e degjeneroi drejtimin duke toleruar edhe vartesit te bejne e te veprojne ne te njejten menyre si shefat e tyre duke i dhene shkelmin e derrmen administrates e duke derguar ne skutat me te erreta, te gjithe ata punonjes te rregullt e ndershem, te cilet duhet te jene shtylla e shtetit, por qe per Drogajt, jane vetem pengues te ” Reformave ” dhe nuk meritojne te sherbejne perkrah banditeve me pushtet.
      Kjo eshte panorama e zymte e peizazhit, sidomos ne Policine e Shtetit, nje institucion qe te vjen keq ta zesh ne goje, sepse nga pozicioni i larte e i lavdishem ku duhet te ishte, per shkak te gjakut te derdhur e jeteve te dhena ne te gjitha keto vite, sot eshte shtrire pertoke dhe e shkelin me kembe, lloj lloj ministra halabake e drogaxhinj, e lloj lloj trafikantesh te mbledhur si me magnet nga ata te cilet ne i votuam qe te na kthenin besimin, rendin publik, dhe te sillnin ndryshimin.
      I kemi degjuar shpesh, shpesh, shpesh, cdo dite nga nje ngjarje e rende, cdo dite nje cudi e re, qe sic kemi bere zakon te themi per shkak te intensitetit, qe pas tre ditesh harrohet. Por dalja e llumit dhe zhulit ne siperfaqe, packa se jemi tashme te mesuar, perseri te tmerron.
      Fjalet e nje delikuenti qe na u shfaq ne menyren e tij, ndoshta me nje sforco per tu treguar me i mire sec ishte, me shpalosjen ne pak fjale te botes se zeze te krimit, ku tradhetia, fshehja, thika pas shpine, rezistenca ne xhunglen e frikshme te okultes, dhe pasiguria e burgu, bashkepunimi e ndarja, miku dhe armiku, lufta, jeta dhe vdekja jane aq prane njera tjetres sa te bejne te mendosh qe kjo bote qe na duket e nendheshme eshte aq afer, aq prane, saqe nevoja per te qene realiste, dhe nevoja per te percaktuar se kush eshte rreziku me i madh qe po i kanoset ketij vendi dhe qytetareve te tij, eshte tani imediate duke na larguar nga argumentet idiote qe ky ishte i atij apo ai tjetri i ketij.
      Cfaredo qe te jete njeri apo tjetri, deshmitar apo bedel, ai na zxorri perpara pikturen nudo te Shqiperise se sotme qe piktori ne krye te Qeverise mundohet te na e fshehe duke hedhur ca furca e ngjyra andej e ketej neper Shqiperi.
      Keshtu duhet pare ceshtja.
      Ato perrallat me i thashe e me tha si njehere e njekohe kur cakalli i Vicidolit, dhe qingji i presidences ishin ne pushtet, i shohim tani perdite ne tv ne menyre te perseritur por tani nga Kryeministri aktual qe ashtu si edhe ai i meparshmi, nuk mungojne ne asnje edicion lajmesh, nga dy e tre here per edicion, por qe per fat te keq rezonohen edhe nga Bedrite e gazetave.
      Fenomeni Tahiri dhe ceshtja Xhafaj, duhen pare me realizem dhe duhet goditur. Shembulli i pare u dha Saimir Tahiri eshte ne nje proces penal, dhe i vellai i Ministrit aktual u paraqit per te vuajtur denimin ( nese ).
      Duhet vazhduar me bisturi, doreheqje, procedime edhe per palen tjeter dhe per kedo qe ka kryer krime ne kete vend…
      Por kam frike se treni i Pushtetit te Reformave per te rregulluar Shqiperine, i ka ikur Rilindjes,
      dhe opozita eshte kapur nga perfaqesuesit me malinje te saj.

      Reply to this comment
  2. nipi i Teme Sejkos May 18, 11:11

    Nuk e ka zgjedhur SHQUP-i po ‘pronaret’ e SHQUP-it jashte.I mer te keqen edhe LABIT dhe LABERISE por ky i vuri damken e turpit tere ÇAMERVE e ÇAMERISE ashtu si krriminel Fatmir Medija SHQIPERISE

    Reply to this comment
  3. Claus May 18, 11:23

    Kopuke dhe debile!!!
    Po kopuket dhe debilet i gjen ne tere Shqiperine o Bedri!
    Nga kafeterite e Blllokut e deri ne rrenzat me te largeta te Shqiperise zor se gjen njerez normal.
    A keni degjuar se si flitet neper Shqiperi?
    Eshte per te vene duart ne koke. Askush nuk flet konkretisht, askush nuk i permbahet atij far lloj muhabetit, aty thote kete, atje thote ate. Lemsh ne muhabete, lemsh ne biseda serioze, njerezit duken sikur jane gdhire te cakerrdisur, plot strese, me receta neper duar, me trasta neper duar duke gjemuar ate apo kete treg ku blihet me lire, makinat kuturu dhe blilbilet e policeve a thua se je ne shtetrrethime te tipeve fashiste.
    Dhe pastaj per te gjetur nje minute qetesi ulesh diku per te pire nje freskuese. Relaks thua?
    Ne asnje rast. Aty fillon perseri stresi. Bilbili, bertitja, muhabeti pa lidhje dhe pa kuptim, ku njera fjali kundershton tjetren dhe ja, kaloi dhe nje paradite ne Tirane a diku ne ndonje cep te Shqiperise.
    Pastaj vjen darka me emisionet e Fevziut, Yllit, Enit, Penit, Lutfiut, Sabriut me te ftuar Takun, Shpetimin, Rustemin, Hajron, Laron, Babalen, Kadalen a ku ta i une.
    Fillojne perleshjet, sharjet, perleshjet, ngerdheshjet, pastaj ka nje lidhje live me Saliun, Tahirin, Habilin, Balilin, Moniken, Sufiden etj,etj ku 5-7 veta flasin njekohesisht dhe percart!!!!
    Dhe pastaj hajde e prit te flase ne ate vend njeriu ne menyre normale.
    Nga te gjithe flitet kopukce dhe debilce.
    Po ne Parlament?
    Po e le parlamentin dhe po hidhem ne parlamentin popullor ose ne ate emisionin e mengjesit „Koha per t`u zgjuar“ te Bashkim Hoxhes:
    Po ju sjell nje dialog, si fillon dhe si mbaron tek ky emision nje telefonate, qe me te vertete te zgjon nga idiotlleqet qe thuhen:

    (Bashkimi) Alo kush je?
    (Tjetri) Bashkim, ti je?
    -Po une jam, po flisni?
    -Me Bashkimin po flas?
    -Po me mua po flisni, por fol tani, cfare ke per te thene?
    -Bashkim mire je? Urime per emisionin! (Emisioni ka nja 30 vjet qe ka filluar)
    -Mire jam faleminderit po flisni, se ka dhe te tjere qe presin per te folur.
    -O Bashkim, a me degjon?
    -Po ju degjo,j po flisni se mbaroi koha?
    -O Bashkim, degjo, ore, po nuk kemi buke te hame, o Bashkim, kjo qeveri eshte kriminele, ai eshte hajdut, ai tjetri eshte kriminel, ja kestu poshte kemi nje pusete te hapur, a degjon Bashkim?
    Poshte komunistet, poshte qeveria, Bashkim a me degjon?
    -Ju faleminderit qe shprehet dhe ju mendimin tuaj Qytetar!!!!

    Ndersa Bedriu ka gjetur Veliun si kopuk dhe debil, kur ai vend kam e aq bollek te tille kudo dhe ne cdo cep, ku Vlora me rrethinat e saj mban rekorde te paarrira ndonjehere.
    Shqiperia po kthehet si stadiumi i Vlores!

    Reply to this comment
  4. Miri May 18, 11:33

    Të lumtë goja
    Mos fol me
    E ke qëndis

    Reply to this comment
  5. lejlek May 18, 13:32

    Z Bedri, gjithcka kuptohet nga te gjithe se kush i ben keto pune dhe pse sepse jo naiviteti por popuklleku eshte aq i madh e bajat sa eshte qesharak qe vetem te ben per te qeshur . Nje kopuk qe edhe i menderosur mban ligjerata per “etiken dhe ndershmerine “”elita e popullit”qe ndjek me vemendje tamam si komunistet Enverin me nje ndjenje kenaqesie deri ne dalldisje ….dhe me ne fund Superlideri vizionar qe betohet e perbetohet ne mbrojtje te “tribunit” fitimtar shptimtarit te SHQUPsave nga Xhafajt tmerrshem ….!!!
    Por nese Pd ne kohen e vet e pat ne politiken e saj kultivimin e hashashit dhe tregetimin po ashtu , athere pse u dashka te cilesohen “kriminele” oficere e police , si dhe treetare te paligjshem te shitjes , dhe jo hajdutet e vertete te popullit ? Krim eshte te vjedhesh xhepat e popullit tend sidozot ne rrugen e kombit, vrasjet per perfitim materjal si gerdeci hajnat e popullit qe nuk dine ti justifikojne pasurite e tyre Shfrytezuesit kapitaliste qe paguajne punetorin keq dhe nuk u krijojne kushte as me minimale , Punojne ne helme dhe qumeshtin ja hedhin qenit apo tufes se qenve por kurre punetoreve, krim eshte te vrasesh vellain per nje cope rruge etj.Por jo tregetaret e paligjshem te shumte ne ruzullin tokesor sepse si ne Amerike Hollande e shume vende hashashi pihet si cigaret ne dyqane , tjeter se tek ne eshte e ndaluar .

    Reply to this comment
  6. Shqip May 18, 13:41

    Shikoni edhe kete foto e Ju kuptoni shume kush Jane keta bandite antishqiptare e mjere kush I shkon nga prapa…………

    Reply to this comment
  7. info analitike May 18, 13:47

    Po bedrinjte e viktoret cfale lloj debilesh e kopukesh jane? Te mbrosh ca politikane te lidhur me krimin, trafiqet e droges dhe plackitjet me tendera do te thote te jesh i nje takemi me ta.

    Reply to this comment
  8. Arbeni May 18, 14:28

    Kopuke dhe debile kane qeverisur ne Shqiperi por kurre nuk kane qene keshtu 100% ne pushtet si tash 5 vjet ne kete qelbesire-qeveri Rama. Ka 5 vjet kjo qeveri e kopukeve debile qe per shqiptaret nuk ka sjelle asnje permiresim te jetes, te ekonomise tyre. Asnje te vetem! Ka sjelle vetem varferi te shtuar si kurre keto vite pas 1990. Asgje nuk mund te thote Rama bashke me kopuket e debilet e tij se ka rregulluar ne jeten e qytetareve shqiptare. Ka sot me shume varferi, me shume pa punesi e kjo tregohet te deshira totale e shqiptareve per t’ju larguar Shqiperise por sidomos, per ti ikur ketij pleh-pushteti te kopukeve e debileve me ne krye krye kopukun e krye debilin Edi Rama.

    Reply to this comment
  9. Dardani May 18, 14:35

    Eshte katandisur kokoshi nje thele.
    Nqs lulshit basha jep llogari per 21 janarin, rrugen e kombit, shitjen e detit, UCK atehere do degjojme sec cthone. Saliu per gerdecin , 1997 e plot plot Kane ngelur ca ….ku njeri pjerdh e tjetri mban ere. Iku koha , eshte koha e burgut per banden udebashe shqiptare.

    Reply to this comment
  10. Mark .U.K May 18, 15:15

    Sa te paguajn o Bedri kta ish shoket e tu per kto pacavurre qe shkruen o ish spiun i ministris se mbrendeshme,sot nje servil i thekur.

    Reply to this comment
    • Alban Dega May 19, 17:12

      Sent from my iPhone

      Begin forwarded message:

      From: Alban Dega
      Date: May 16, 2018 at 5:19:10 PM EDT
      To: [email protected]
      Subject: MA KAJ NANEN QE TE THERRAS BABE !

      MA KAJ NANEN QE TE THERRAS BABE !

      I nderuar Leke Plepi,

      Pershkrim dinjitoz i nje plage monstruoze!
      Te lumte pena e mendja Leke
      Po kam nje vetem nje pyetje per te ty dhe MarkUKun:
      – Kush e ringjslli hakmarrjen pasi qe shuar pothuajse krejtesisht!?
      Kjo eshte nje nder qindra aresyet qe si Bedriu, si Viktori, si Adriani, si Xhevdeti… si Mero Baze, si Lotenc Vangjsli, si Skender Minxhozi, si Dritan Hila… si cdo gazetar atdhetar e vertet demokrat fshikullojne shkaktaret e tragjedive Shqiptare si ajo e familjes se MarkUKut !
      E ne vend te jete ne anen e vet Marku shkon ne krahun e shkaktareve regjizoreve te tragjedise familjare e personale!
      Kesaj i thone shkurt e troc: ma kaj nanen qe te therras babe !

      Reply to this comment
  11. kush e ktheu enverin ne legjende ? May 18, 16:22

    i Nderuar Preza ( orgjinali apo sozia qofshi)
    .
    .Me kane pelqyer kometet e tuaja por ky eshte i dyti koment qe ke ‘dale nga vetja ” kuptohen ne se je orgjinali.
    Ketu nuk eshte pune Edi Rama apo Fatmir Xhafe Tahiri apo Sali Dasaraqiri.
    .
    SOT NE SHQIPERI KA 4 DREJTIME KRIMINALE;
    .
    1-VEPRIMTARIA KRIMINALE E JUNTES NAZI-BERISHISTE
    .
    2-TOLERIMI KRIMINAL QE PO I BEN USA-BE KETIJ PERBINDESHI
    .
    3-IMPOTENCA KRIMINALE E TE MAJTES SHQIPTARE TE EDIRAMIZUAR
    .
    4-SHURDHERI KRIMINALE E INTELEKTUALVE TE ISMAILKARDERIZUAR

    ****

    Le ta sqarojme :

    Të nderuar enverofagos shqiptare
    ,shquptare dhe shqipkare
    malsore dhe malokare
    amerikane dhe amerikare
    te përndjekur porno-politike qe keni marre 10 këste
    ….
    Ju lutem lexoni me kujdes
    .
    -Si ka mundesi qe i derguari Obames & Klintonit iku me bisht ne shale nga “frika ” Berishës
    .
    -Si ka mundesi qe antiamerikani Arvizu quajti kryemistrin vrases-burre shteti
    .
    Si ka mundesi qe sherbimet inteligjente amerikane jane gjunjezuar para Salimonsren qe u betua qe do vriste Edi Ramen ne 21 janar 2011 sipas kanunit Leke Dukagjinit
    Materiali i meposhtem eshte shenjterimi Enver hoxhes nga:
    shteti amerikan
    BE
    TE PERMJERRURIT POLITIKE

    Ish-kryeministri Monstër Sali Berisha ka tronditur opinionin publik.
    .
    Për të parën herë ai ka deklaruar dje se ka pasur një skenar për të vrarë Edi Ramën më 21 janar të 2011.
    .Duke folur dje (para dy javesh) në studion e Sokol Ballës, Berisha deklaroi hapur se një ditë para kishte urdhëruar 5 snajperë që të qëllonin për vdekje kreun e opozitës të asaj kohe dhe sipas tij, kjo bëri që Rama të mos ishte në protestë. Berisha ka rrëfyer se i ka dërguar mesazh Ramës përmes një zyrtari të SHBA. “Në 21 Janar, qëndrova, ata që kanë ardhur më kanë gjetur në zyrë dhe më kanë gjetur me dosje në duar. Pas disa ditësh erdhi një zyrtar amerikan i dërguar nga Klinton dhe më thotë, më kërkon: “A ka mundësi të mos vish nesër në zyrë?” I them absolutisht, se është ditë pune, po edhe të mos ishte, do isha në zyrë. Me tha: “S’bëhet nami se nuk je”. I thashë: “A të të jap mesazhin për Ramën? Po preke gjënë më të vogël do jenë 5 snajper, 4 nga të katërt anët dhe unë në mes dhe do goditet, vetëm po nuk e shpoi plumbi”. “Ti po thua,- tha, Shqipëria e shek 19”.
    Më vjen keq i thashë, Shqipëria e shek 21. Unë për zjarrvënës do bëj atë që më takon të bëj. I thuaj se një postë policie po e prekën, në mënyrë absolute s’do kthehet në Shqipëri i gjallë. Ia kanë thënë, që po të lëvizte në atë mënyrë do qëllohej, u zhduk në 21 janar si ajo e pulës. Funksionoi”, deklaroi ai. Më tej ai ka përmendur dhe Kanunin.
    . Ai deklaroi se është rritur me frymën e Kanunit dhe prandaj nuk ka aspak frikë. “Prindërit e mi, 50 vite më parë, pavarësisht se ishin besimtarë myslimanë, Kanunin e Lekës e kishin si diç- ka hyjnore, pasi kështu ishte në tërë Veriun

    EPILOG:
    NESE BASHKESIA NDERKOMBETARE
    NUK DENON SALI SATANAIN
    KY TOLERIM ESHTE
    SHENJTERIM I ENVER HOXHES..
    . PIKE

    Reply to this comment
  12. PEJANI May 18, 19:27

    zoti Bedri nuk ka shqiptar qe nuk e di qe keto jane prodhime “MADE IN SERBERISHA” por nuk po i ecen me se ustallaret e tij te 2 prillit 1991 jane plakur dhe i kane rene dhembet.
    .Por nuk besoj se ka me veprim pervers te Berishajvanit se ky monstuozitet si me poshte:

    Sali Berisha ka postuar dje (22 janar 2016) disa foto makinash luksoze të një te vdekuri, duke thënë se ato i përkisnin Ermal Hoxhës.(nipit te Enver Hoxhes)

    Por, gënjeshtra i ka dalë një ditë më pas.

    Të paktën dy prej fotove ai i ka marrë në internet dhe i përkasin një sportisti, që ka ndërruar jetë në 2013-n.

    Bëhet fjalë për sportistin Kastriot Kukaj, i vrarë në tetor të vitit 2013, në Pejë.

    Berisha ka postuar një foto ku ai kishte dalë rreth tre vite më parë me makinën e tij tip-Hammer.

    Kushëriri i parë i Kukajt, Mendriti u shpreh se botimi i fotos së të ndjerit nga Sali Berisha, duke e cilësuar si baron droge është i turpshëm dhe pervers.

    “Kastriot Kukaj është djali i hallës sime dhe prej tetorit të vitit 2013 nuk jeton më. Makinën, të cilën Berisha e ka hedhur në Facebook, është e djalit të hallës sime dhe së bashku e kemi sjellë nga Amerika. Madje edhe një makinë tjetër në fotot e që ka hedhur ish-kryeministri i Shqipërisë është e jona. E kemi marrë në Amerikë. Kjo që Berisha ka bërë është e turpshme”, rrëfeu Mendrit Berisha.

    “Do t’i thosha Sali Berishës se gjesti i tij është i turpshëm dhe kriminal. Është turp i turpeve. Këtë gjest nuk do të bënte asnjë çun rrugësh dhe jo më një ish-kryeministër si Sali Berisha. E theksoj, të publikosh foton e një të ndjeri, për diçka që nuk ka të bëjë me të, është një turp i madh”, për këtë monstër.
    PRA KY ESHTE KANIBALI BERISHE NXJERR TE VDEKURIT NGA VARRI ME MAKINAT E TYRE DHE THOTE JANE TE NIPIT ENVERIT…..SHAME SHAME.. SHAME

    Reply to this comment
  13. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit May 18, 19:42

    komenti kush e ktheu enverin ne legjende eshte i plote.saliu eshte produkt i tyre,ndaj nuk e shesin dot.a i keni pare ambasador guvernatoret si falen tek saliu per konsultime.ndaj shkeputja prej tij eshte e dhimbeshme.kush eshte peshku i madh?ai qe merr doren e saliut

    Reply to this comment
  14. K. Matik May 18, 19:48

    Qofsha gabuar Bedri, por laskaret politike kane qene fati i madh i te gjitha qeverive. Pa perjashtim. Ne cdo kohe. Drejtesia dihet qe eshte suporti apo baza e demokracise, por keshtu siç eshte konceptuar nga kryebedelat e ketij tranzicioni pa fund, kjo me nder demokracie eshte kthyer ne kopjen me te shemtuar e totalitarizmit komunist. Zevendesimi i diktatures me nje regjim thellesisht korruptiv eshte shume here me i demshem dhe pasojat e debelizmit populli po i ndjen gjithmone e me shume mbi supe.

    Reply to this comment
  15. LUANI May 18, 22:48

    ZOTI BEDRI .KY PLEHRA NUK ESHTE LAB POR CAM .CAMET E VLORES JANE NJERES TE MIRE POR KY KA PASUR EDHE TE JATIN EQEREM VELIU KRYE SPIUN KAM PUNUAR ME TE KETA JANE RACE MUTI FAMILJARISHT

    Reply to this comment
  16. Fadili, Malesi e Madhe May 18, 22:52

    I sakte, si ne te gjitha shkrimet Tuaja, o Bedri, por…librin mos ma harro ! (Ma ke premtuar qe do ma sjellesh, mbasi nuk ka ne librari)

    Reply to this comment
  17. BUJAR LABI May 19, 06:18

    I LINI KETO GJERA CAM ,LAB , MALOK SE NUKI SHERBEJNE VENDIT.UNE JAM LAB DHE NUK KAM ASNJE NDJENJE TE KEQE PER CAMET VERIORET .TE GJITHE JEMI SHQIPTARE DH E DUAM SHQIPERINE .NE SE VIDEOJA ESHTE MONTAZH TE MERET PROKURORIA.SALIU ,BASHA ETE TJERE NUK JANE CEMER POR NUK EDUANSHQIPERINE TE VEJE NE EVROPE SE DUAN TA COJNE ATA , QE MUND TA COJNE NE VITIN 2070

    Reply to this comment
  18. Mark .U.K May 19, 08:50

    LUANI:Derisa ke punuar me te i till jeni edhe ju.Ju thuani se i njoh me rrej e me themel,Si pranove duke i njohur te punosh me ta.Mendoj se ata nuk ju kan njohur ju.Dihet lehtesisht se pse shkrueni te tilla gjera.O do jesh i afert i tyre o keni lidhje me cfar ai po diskutohet.Apo keni frig se do ju pyesin edhe ju oer bemat qe keni bere.

    Reply to this comment
  19. Mark U.K May 19, 09:01

    Bujar Labi: Me nje dore ne Rusi e me tjetren ne Turqi nuk na pranon Europa.Vjen Erdogan e takon kumaren Edi ne Tirane me 120 hoxhar,ne Beugrad merr 120 bisnesmen Ky turkushaku.Pervec ktyre Edi Rama ma pare se shtetin Rama drejton mafjen o Luan.

    Reply to this comment
    • UK MARKU May 19, 17:15

      Sent from my iPhone

      Begin forwarded message:

      From: Alban Dega
      Date: May 16, 2018 at 5:19:10 PM EDT
      To: [email protected]
      Subject: MA KAJ NANEN QE TE THERRAS BABE !

      MA KAJ NANEN QE TE THERRAS BABE !

      I nderuar Leke Plepi,

      Pershkrim dinjitoz i nje plage monstruoze!
      Te lumte pena e mendja Leke
      Po kam nje vetem nje pyetje per te ty dhe MarkUKun:
      – Kush e ringjslli hakmarrjen pasi qe shuar pothuajse krejtesisht!?
      Kjo eshte nje nder qindra aresyet qe si Bedriu, si Viktori, si Adriani, si Xhevdeti… si Mero Baze, si Lotenc Vangjsli, si Skender Minxhozi, si Dritan Hila… si cdo gazetar atdhetar e vertet demokrat fshikullojne shkaktaret e tragjedive Shqiptare si ajo e familjes se MarkUKut !
      E ne vend te jete ne anen e vet Marku shkon ne krahun e shkaktareve regjizoreve te tragjedise familjare e personale!
      Kesaj i thone shkurt e troc: ma kaj nanen qe te therras babe !
      E baba i Markut eshte Sali Uku!
      Nuk r ka vendosur kot edhe ne Nickun e vet !

      Reply to this comment
  20. Eduarti May 19, 13:05

    Ministri i brendeshem Fatmir Xhafaj ka vella te denuar 7 vjet burg per trefik droge!
    Per cilindo shtet kjo histori do mbaronte ketu, ministri do largohej me dorheqje pa patur nevoje per protesta.
    Vetem ne nje shtet qe qeveriset nga Kopuke e Debile kjo histori zgjatet e zgjatet si per te vertetuar masen e idiotesise se atyre qe qeverisin.

    Reply to this comment
  21. Alban Dega May 19, 17:02

    NUK BEHET FJALE PER PRESION …!

    – Behet fjale per prision… per burg
    per krime te renda !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Falsifikimi, mashtrimi i zakonshem eshte veper penale, krim !
    Ne cdo vend te Botes denohet me burg !
    Kur ato shkojne deri ne nivelin e dizinformacionit me qellim destabilizimin politik te shtetit i shtohen edhe pese akuza te tjera per komplot te organizuar e ne bashkepunim …. !
    Jo vetem cironkat, Jolldashi, Babalja Havalja, por se pari organizatoret, nxitesit financuesit, sponsoret dhe regjizoret e tij ala Ervin Salianjnin, Enkeled Gebels Alibeaj, Gezim Bardhi, Lulezim Basha … dhe kryepeshku Sali Berisha kane kryer nje krim te organizuar nepermjet nje Bande ose grupi te strukturuar kriminal per pembysjen e qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike, per prishjen dhe dhunimin e rendit kushtetues te Republikes se Shqiperise dhe per komplot te organizuar ne bashkepunim per destabilizimin e shtetit!
    Jo vetem Banda e Gangstereve politike, por edhe ajo mediatike qe u be telslli i saj , pa verifikuar informacionin, provat dhe faktet kane pergjegjesi ligjore dhe penale per panikun dhe dizinformimin e opinionit publik !

    Reply to this comment
  22. Alban Dega May 19, 17:03

    KUR UA PSHURRIN GAZIN NE BUZE !
    … apo qeshe ne mire kush qesh i fundit !

    SHQIPERIA QE DUAM UA NXIU, UA PSHURRI NE BUZE GAZIN ATDHERRENUESVE E ATDHESHITESVE TE SHQIPERISE ME KRYEPESHKUN SALI BERISHA NE KRYE!

    Mendime me vargje

    FATMIR XHAFAJ VERSUS SALI BERISHA !

    – “Fuqia e ligjit” perballe Sali Luigjit !
    – Nje shembull i duhur per
    Shqiperine qe duam !
    – Nderi kombit perballe turpit te
    antikombit !

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Fatmir Xhafaj e dorezoi vellain tek Ligji, tek Shen Drejtesia !
    Krenar per modelin qe na mungon:
    Askush nuk eshte mbi ligjin !
    Kryepeshku Sali Berisha i dorezoi djersen e gjakun, pasurite e popullit … qeverine, mbare shtetin shqiptar

    Tek i biri,
    Tek e bija,
    Tek Jamserbi
    Tek Liria
    Tek Gangsteret
    Tek Mafia !
    Tek Milloshi
    Tek Serbia
    Tek Fazlici
    Tek Greqia
    Shqiperine Qelibar
    E dorezoi Kandahar!
    I vu zjarrin
    I vu flaken
    I vu minat
    Dhe patllaken!
    E beri Kukurec
    Jug Veri
    E ktheu Gerdec!
    Per karrike
    Vrau Azemin!
    Per pushtet
    Vret dhe
    Shkelzenin!
    Se me thone
    Sali Berisha !
    Kryepeshk
    Bishe permbi bisha!
    O Shqiperi
    Nenen ta … ifsha !
    Nene mbi nene
    E kam Serbine
    Nafte e Arme
    I dhashe Serbise
    Otranton
    Kalit te Trojes
    Jam Mareshalli
    I Beogradit
    Jam Toptani
    I Tropojes !
    Vras me plumba
    Vras me fjale
    Me buzagaz
    Para e mbrapa
    Mua me ndjekin
    Mijera kamikaze!
    Jam Zogolli
    Nga Tropoja
    Kurre pa rre
    Une per se gjalli
    nuk e nxjerr
    Nje fjale nga goja!
    Vras me plumba
    E vras me fjale!
    Gjithcka e bej
    per Ligjin
    Sepse ligj mbi cdo ligj!
    Kam Shkelzenin !
    Kam Saliqin !
    Yll Polar e kam
    Luigjin !

    Reply to this comment
  23. Mark .U.K May 20, 11:23

    Alban Dega:Te gjitha kto te kqija e kan zanafillen te partia e punes.Ajo e cperftyturoj gjith njerzit.U rriten disa breza pa besim fetar qe eshte fakti numer nje ne edukimin e njeriut.Kurse edukoj njeriun e ri si puna jote qe nuk ke len gja pa paditur,mos mendo se flas kot,ju njof mire.Ata shoket tu qe drejtojn sot,organizuen firmat piramidale e kryesisht Arben Malaj besoj e dini ma mire se une.A ishin drejtuesit e PPSHne 97 qe banin thirrje te sheshi Ali Demi per luft civile me kto fjal:O DJEM RREMBENI PUSHKET JA VDEKJE JA LIRI.A ishin po kta ne Vlore me thirrje te tilla qe u prine te hapen depot e ushtris dihen pasojat.A jan dhe ishin disa kriminet ne parlament.Kryebashiaku i Kavaj a doli sic tha apozita.Po i Kuksit ku ju keni sherbyer para se te iknit me pasaport diplomatike ne ate ven ku jeni dhe thuan ne te gjitha komentet nju jork shkrueje ne shqip se nuk e kuptoj ata sekretart e partis te fshatit me kater klas.Alban baja qefin veti me kto shkrime se nuk ka met Edi Rama ta mbroni ju,se ka servila militaruc me pages sa te duash ktu ne albanistan.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*