Këngëtarit të pirë i bllokohen patenta dhe makina, reagimi i ashpër

April 1, 2019 12:45

Këngëtarit të pirë i bllokohen patenta dhe makina, reagimi i ashpër

Ditën e djeshme këngëtari i njohur Endri Prifti publikoi një video në rrjetin social Facebook, ku sipas tij kishte përjetuar tmerrin nga Policia e Shtetit.

Kjo e fundit i ka bërë një kontroll këngëtarit për konsumin e alkoolit.

Pas testit, efektivët i konfiskuan këngëtarit makinën dhe patentën, pasi sipas tyre konsumi i alkoolit prej tij ishte tej të gjitha normave të lejuara.

Këngëtari korçar shprehet i revoltuar për këtë veprim të policisë, pasi sipas tij është i padrejtë.

Ditën e djeshme të dhëna të tjera dolën në dritë në lidhje me ngjarjen e pakëndshme.

E vërteta duket ndryshe nga ajo që ka paraqitur në rrjetin social Facebook këngëtari Endri Prifti.

Sipas portalit JOQ  këngëtari ka në sistem 7 gjoba që i janë vendosur nga Policia e Shtetit me vlerën 10.000 lekë të reja.

Kurse kolaudimi i makinës së tij ka skaduar që në 4 gusht të vitit 2017.

Prifti shkruan se Policia e Shtetit i ka hequr gjithë lumturinë pas një koncerti që i kishte shkuar shumë mirë.

Reagimet nuk kanë munguar.

Pedagogu Ilir Metaj shkruan se faji nuk është i këngëtarit, por i popullit tallava, i cili e ka bërë një ordiner si ai që t’i duket vetja si Elvis Presley.

Fjalët e reaguesit janë vërtet të ashpra, por sipas tij Policia e Shtetit ka bërë pak edhe kaq.

Postimi i Metajt:

Ky korcarka me profesion pijanec qe ka hobi kengen, Endri Prifti, na qenkerkesh prekur se policia i hoqi patenten sepse ishte i pire. Dhe nuk ul koken te kerkoje falje, por publikon video duke ofenduar policet qe “bene sikur nuk e njohen”.

Madje thote se eshte normale te pije, se ne koncert pine te gjithe. Madje, madje tregon se here te tjera u ka dhene ryshfet kur e ndalojne te dehur ne timon, por kete rradhe ishin shume.

Nuk ke faj ti bre lalke jo! Faji eshte i popullit tallava, qe ben nje ordiner si ty, t’i duket vetja Elvis Presley. Faji eshte i edhe i atyre policeve qe marrin rryshfetin nga nje pijanec si ty duke rrezikuar t’u marresh jeten njerezve te tjere ne aksident.

Por faji me i madh, eshte i policeve qe vetem te ndaluan dhe nuk t’i numeruan dhembet ne dore!”

 

o.j. /dita

April 1, 2019 12:45
Komento

16 Komente

  1. Hosteni April 1, 12:55

    Ne thelb ky “pedagogu” ka shume te drejte. Vetem se me gjuhen shqipe qenka pak dobet.

    Reply to this comment
  2. Teli April 1, 13:28

    Cfare domethene “dhembet ne dore” o “profesor”!?

    Reply to this comment
  3. demo April 1, 13:37

    Ky thote:-Bene sikur s`me njohen.
    Ne trute e ketij ky duhet njohur,sepse per kete nuk ka ligj,ky mund te beje cfare te doje,deri sa s`ka pjekur me ndonje hundlesh,qe tja tregoje tallavane,ti dale tallavaja prej hundesh.

    Reply to this comment
  4. Pak me drasa mangut ! April 1, 13:54

    ..këngëtari i njohur Endri Prift !!

    Reply to this comment
  5. leka April 1, 13:57

    kur nje palo kengetari i duket vetja i paprekshem …imagjinoni pak nje cope politikani se ç’i duket vetja

    Reply to this comment
  6. Rrumpalla berishiane do vazhdoj per 50 vjet April 1, 14:06

    Ja me njerez te tille eshte mbushur Shqiperia.

    Reply to this comment
  7. Jovan bregu April 1, 14:43

    Komplimente policeve qe sekuestruan si patenten dhe makinen. Ligji eshte njesoj per te gjithe. Sme intereson nese eshte kengetar, amator apo aktor etj… Sipas meje dyfishoni gjobat kur eshte personazh i njohur publik dhe telendiseni ne cdo emision lajmesh per disa dite me radhe. Kengetarit i bej komplimente per foton, duket si sozia e Donkishotit.

    Reply to this comment
  8. faro April 1, 14:46

    Ju lutem mos ironizoni një këngëtar kaq të dashur!
    Ofendimet si tallaba etj. ulin ato që i thonë këto të pavërteta.
    Rëndësi ka që policia bëri detyrën dhe Endri të pranoj gabimin, se i dehur, merr në qafë në trafik jo vetëm veten.

    Reply to this comment
  9. faro April 1, 14:49

    Edhe Mel Gibson, I Hollywood – it, u kap I dehur dhe u denua

    Reply to this comment
  10. prizem April 1, 16:28

    E ke merituar plotesisht. Duhet te japesh mesazhe qytetarie e jo ahengxhinjsh dasmash.

    Reply to this comment
  11. Konti Sbalta April 1, 16:42

    Policia ka vepruar drejte dhe ne mbeshtetje ligjore,por ligjet per njerez te tille si ky”kengetari”duhet te jene me te rrepta deri ne heqien e te drejtes per te perdorur mjete motorrike ,sepse keta behen te rrezikshem per shoqerine me vesin e te pirit!

    Reply to this comment
  12. Alban Dega April 1, 17:51

    Replike e detyruar me nje artist te shkalluar

    HAJDE KETU NE SHBA SE POLICIA TE BEN TE PISH EDHE SHURREN TENDE PO TE KAPI TE DEHUR !

    750 dollare gjoba+
    95 per qind rritja e sigurimit te makines menjehere +
    Te pakten 1000 dollare kurs rehabilitimi +
    6- 9 prej 12 pikeve te patentes se shoferit te hequr a ne vend ne mos pezulljm te saj dhe 250 dollare gjoba+
    1500- 7500 dollare avokati+
    Rrezikimi setiozisht i statusit ligjor deri heqje Karde Jeshile apo statusi ligjor ne SHBA sepse DWI eshte shkelje e ligjeve fedérale amerikane qe te con ne largimit deportimit nga SHBA … !
    Pra edhe me keq se te push shurren tende dhe te policeve bashke !
    Ok artisti qe na ben te fortin me policin dhe garipin me ligjin !?
    Kam perkthyer apo njohur te pakten 15 shqiptare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e Mali I Zi qe kane pase probleme te tilla !
    Ku eshte ligji dhe demokracia !
    Askush nuk eshte mbi ligjin Zoteri Garipi !

    Reply to this comment
  13. shqiptari April 1, 18:03

    korcaret jan njerz te zgjuar kurse ky kengtari nga korca qenka tamam krric gomari

    Reply to this comment
  14. Lani April 1, 19:24

    Kerric gomari jo,po shume budalla po.

    Reply to this comment
  15. R April 1, 21:28

    Kërrķë fare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*