Korçë, 54-vjeçari bën për spital ish-dhëndrin, e godet me sëpatë në kokë e qafë

September 9, 2018 21:21

Korçë, 54-vjeçari bën për spital ish-dhëndrin, e godet me sëpatë në kokë e qafë

Një 54-vjeçar është arrestuar nga Policia e Korçës, pasi ka plagosur ish-dhëndrin e tij.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:10 në fshatin Kamenicë.

Mësohet se shtetasi Nizami Bezati është konfliktuar me ish-dhëndrin e tij, 25-vjeçarin Aleksandër Maksuti, pasi ky i fundit nuk ka pranuar t’ia njohë atësinë së miturës të vajzës së autorit.

“Gjatë këtij konflikti të ndodhur për motive të dobëta, shtetasi Nizami Bezati dyshohet se ka goditur me sëpatë dhe ka plagosur në kokë e qafë shtetasin Aleksandër Maksuti, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore” thuhet në njoftimin policor.

Pas marrjes së ndihmës së parë në spitalin e Korçës, Maksuti eshte transportuar drejt Tiranës për mjekim më të specializuar.

Autori i ngjarjes po merret momentalisht në pyetje në Komisariatin e Policisë Korçë.

s.a/dita

 

September 9, 2018 21:21
Komento

1 Koment

  1. Spata nuk hyne ne mjetet /Aparatet laboratorike qe verteton Atesine e femijes . September 9, 23:07

    Vjerri ka dashur te vertetoje Atesine keshtu :
    me Sopate kokes dhendrit ?
    Metoda mjaft Primitive per te bindur dyshimin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*