Korçë, AKU sekuestron rreth 2 ton pije të skaduara

July 31, 2018 21:59

Korçë, AKU sekuestron rreth 2 ton pije të skaduara

1740 pije të llojeve të ndryshme dhe 40 kg produkte ushqimore të skaduara janë sekuestruar nga AKU në në një pikë shitje me shumicë në qytetin e Korçës.

AKU njofton se sekuestrimi i produkteve është ushtruar në subjektin “Argentil”.

Në këtë subjekt janë konstatuar gjithashtu produkte ushqimore pa etiketë në gjuhën shqipe, të cilat janë bllokuar sëbashku me pijet deri në momentin e asgjësimit nga institucionet përkatëse.

“Argentil” është gjobitur me 300 mijë lekë për mungesë të kushteve higjieno-sanitare, me 500 mijë lekë për tregtim të produkteve të pasigurta , si dhe me 50 mijë lekë për etiketim të parregullt në gjuhën shqipe.

s.a/dita

July 31, 2018 21:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*