Korçë, arrestohen dy shtetas për shpërndarje heroine

July 8, 2016 09:58

Korçë, arrestohen dy shtetas për shpërndarje heroine

Policia e Korçës ka arrestuar në flagrancë dy bashkëpunëtorë, banesa e njërit prej të cilëve përdorej për shpërndarje heroine.

Në pranga janë vënë Armando Hysenllari, 30 vjeç  dhe  Rando Duka, 26 vjeç, të dy banues në Korçë. Arrestimi i tyre u bë pasi, nga informacione të siguruara në rrugë operative, shtetasi Armando Hysenllari shpërndante dhe zotëronte (në banesën e tij në lagjen nr. 5) lëndë narkotike të llojit heroinë. Gjatë kontrollit trupor të këtij shtetasi, u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale 13 doza me mbështjellje alumini.

Në banesën e tij u gjet edhe shtetasi Rando Duka, i dyshuar si bashkëpuntor me shtetasin e lartpërmendur.

July 8, 2016 09:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*