Korçë, Basha në 25-vjetorin e themelimit të PD: Qeveria asnjë reformë

December 24, 2015 18:12

Korçë, Basha në 25-vjetorin e themelimit të PD: Qeveria asnjë reformë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte pasditen e sotme në Korçë me rastin e 25-vjetorit të themelimit të degës së PD në këtë qytet.

Duke kujtuar dhjetorin e ’91, Basha tha se PD lindi si pasion për liri dhe interes kombëtar dhe se sot kjo forcë politike sipas kryedemokratit është e vetmja garanci e qeverisjes për nesër.

Basha e ka cilësuar gjendjen ekonomike të degraduar për shkak të keqqeverisjes, mungesë së reformave dhe rezultateve.

“Ne jemi PD, garancia  qeverisjes për nesër. Gjendja ekonomike e vendit nuk ka nevojë për koment, të vetmit që nuk e shohin janë qeveritarët dhe oligarkët. Shtëpisë sonë i janë vjedhur 1,2 mld euro. Mazhoranca e tregoi veten me kapjen e institucioneve për të zhvatur shqiptarët. Nuk ka reforma dhe rezultate, por vetëm vjedhje”, tha Basha.

December 24, 2015 18:12
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*